Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u ndërpre pas tensioneve të krijuara në sallë, ku deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, tentoi të godiste me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. • Pak më parë, Kurti kishte kërkuar më shumë kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike. • Menjëherë pas fjalës së tij, Kadriaj u afrua dhe nisi të gjuante me vezë në drejtim të Kurtit. • Pas incidentit, deputetë nga grupe të ndryshme parlamentare u ngritën në këmbë dhe pati shtyrje fizike në sallë. • Kreu i AAK-së doli në mbrojtje të deputetes së tij në rrjetet sociale, ndërsa vetë Kurti u shpreh se nuk ankohet për vezët, por për mungesën e gatishmërisë së opozitës për t'u takuar. • Për shkak të incidenteve dhe bllokimit, seanca u ndërpre menjëherë pa u caktuar një datë se kur do të mblidhet sërish. • Kurti theksoi se propozimi i një emri për kreun e Kuvendit pa konsensues paraprak do të bllokonte zgjedhjen e presidentit dhe do të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. • Opozita e akuzoi ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritje të qëllimshme dhe për trajtim të Kuvendit si pronë private. • Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, e cilësoi seancën si të turpshme dhe antikushtetuese, ndërsa deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, denoncoi papërgjegjësinë totale të mazhorancës. • Aktualisht, me PDK-në dhe AAK-në të tërhequra nga bisedimet, Kurti po zhvillon takime vetëm me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, parti e cila synon postin e presidentit. • Haxhiu kritikoi edhe LDK-në, duke thënë se kërkesat e saj janë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve
7 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur pas incidentit të ndodhur sot në Kuvend, ku deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Duke folur për medait, ajo u bëri thirrje partive të vazhdojnë dialogun dhe tha se kushdo që mendon se janë shkelur procedurat kushtetuese mund t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Haxhiu kritikoi edhe LDK-në, duke thënë se kërkesat e saj janë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.
“Nuk kam asnjë problem me aksionet politike të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nëse ajo ka vlerësuar që kjo është forma, atëherë… le të vazhdojë ta bëjë, nuk kam asnjë problem. Këto i vlerëson Gjykata Kushtetuese. E rëndësishme është që të kemi marrëveshje politike për çështjen e presidentit. Mungesa e një marrëveshjeje na çon në zgjedhje të parakohshme. Nuk bën assesi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Unë mendoj që kërkesat e LDK-së deri tani kanë qenë në shpërputhje me vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Pra, nuk mund të kërkosh diçka që s’ta ka dhënë qytetari. Dhe kjo situatë ka ndodhur edhe vitin e kaluar, edhe në fillim të këtij viti, po ndodh edhe tani. Duket që vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka reflektuar nga kritikat, por që mesazhin e qytetarëve nuk po e kuptojnë drejt subjektet e tjera politike”, tha Haxhiu./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka shpjeguar pas ndërprerjes së seancës konstituive, se pse Lëvizja Vetëvendosje nuk paraqiti një kandidat për kryetar të Kuvendit. Duke folur për mediat, Kurti theksoi se ende beson te arritja e një marrëveshjeje politike dhe se kontaktet me liderët e partive duhet të vazhdojnë. Ai u bëri thirrje kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, që të bisedojnë dhe bëjnë marrëveshje politike për rrugën e përbashkët përpara, për hir të institucioneve të Republikës dhe popullit të Kosovës.
“Nuk propozuam një emër për kryetar Kuvendi, ndonëse i kemi votat për një gjë të tillë. Meqenëse çfarëdo konstituimi i Kuvendit, pa marrëveshje politike që do të garantonte qëndrimin në sallë dhe votimin për Presidentin e Republikës, pashmangshëm do të na shpinte tek zgjedhjet e reja, të përsëritura, të parakohshme, të pashmangshme, të panevojshme dhe gjithsesi të dëmshme. Vetëm nga lartësia e një marrëveshje politike dhe nga gjerësia e një marrëveshje mes meje me liderët e partive të tjera, të konsituojmë Kuvendin, formojmë qeverinë dhe ta zgjedhim presidentin apo presidenten e re. S’ka kuptim të mos bëjmë marrëveshje. S’ka kuptim të mos bashkëbisedojmë.
Në këto orët e fundit, unë kam pasur takim, kam shkruar letra që ftojnë për takim, e që japin përgjigje, kam shkruar mesazhe telefonike për t’u takuar me liderë të partive politike dhe s’duhet t’i shpallim përpjekjet e dështuara apo të përfunduara. Duhet të vazhdojmë të përpiqemi. Prandaj edhe një herë u bëj thirrje kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, që të bisedojnë duke u takuar, dhe duke u takuar të merren vesh, të bëjnë marrëveshje politike për rrugën e përbashkët përpara, për hir të institucioneve të Republikës dhe popullit të Kosovës”, tha Kurti./Dosja.al
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar tensionet e ndodhur në Kuvend, ku vetë ai u qëllua me vezë nga deputetja opozitare Time Kadrijaj. Duke folur për mediat, Kurti tha se nëse sulmi me vezë është çmimi që opozita të ulet në tryezë, atëherë ai e pranon. Kurti theksoi ndër të tjera se ai nuk po ankohet për sulmet me vezë, por çështja kryesore është që ata nuk duan të takohen.
“Vazhdimi i seancës përcaktohet nga kryesuesi i seancës e cila ka filluar, por përfundon atëherë kur të zgjidhet kryetari dhe 5 nënkryetarët. Edhe nëse bëhen aksione të tilla kundër meje, unë nuk jam këtu për veten time, jam për Kosovën, kërkojnë të ulemi bashkë dhe për Kosovën të bëjmë marrëveshje. Nëse gjuajta me vezë dhe goditja e pantallonave të kryeministrit, është çmimi që unë duhet të paguajë në mënyrë që ata të ulen e të bisedojmë, jam i lumtur ta paguaj. Vetëm të vijnë në takim. Unë nuk ankohem që ata hedhin vezë, unë ankohem që ata s’duan të takohen”, tha Kurti./Dosja.al
KOSOVA- Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka deklaruar përpara kamerave pjesëmarrjen në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Para hyrjes në Kuvend ai nuk foli për zhvillimet e fundit politike, por tha se prania e tij në seancë vjen si një përgjigje e ftesës së kryesuesit të seances dhe deputetit më të vjetër Avni Dehari.
“Kryesuesi i seancës konstitutive, deputeti më i moshuar Avni Dehari, e ka ftuar për sot vazhdimin e seancës dhe unë kësaj po i përgjigjem”, deklaroi Kurti./Dosja.al

KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë përplasur fizikisht gjatë seancës për konstituimin. Përplasja mes tyre erdhi pasi Kryeministri në detyrë, Albin Kurti kërkoi sërish kohë për bisedime me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit.
View this post on Instagram
“Marrëveshje politike nuk kemi ende prandaj për të evituar zgjedhjet e reja ju lus për kohë shtesë”, tha Kurti.
Por ky moment irritoi opozitën, ku deputetja dhe nënkryetarja e Aleancës, Time Kadrijaj qëlloi me vezë në drejtim të Albin Kurtit. Më pas, Kryesuesi i seancës Avni Dehari vendosi ndërprerjen e seancës./Dosja.al
KOSOVË- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit, tha se LVV-ja ka ofruar pozitën e kryeparlamentarit për partitë e tjera, me qëllim që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja. Haxhiu u bëri thirrje partive të tjera që të marrin pjesë në seancë dhe të bëjnë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje.
"Kushdo që ka probleme me seancën e sotme, unë e ftoj t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”, tha Haxhiu.
Ajo akuzoi partitë e tjera se mund të jenë duke tentuar ta çojnë vendin sërish në zgjedhje, duke e cilësuar këtë si gabim. Duke komentuar situatën e mbrëmshme, kur dyert e sallës së seancave plenare ishin të mbyllura, Haxhiu tha se kjo është procedurë e rregullt kur nuk ka seancë plenare të caktuar zyrtarisht.
“Kushdo që thotë se janë mbyllur dyert e Kuvendit për deputetët e opozitës nuk po e thotë të vërtetën”, deklaroi ajo.
Haxhiu shtoi se, nëse do të kishte 40 nënshkrime të protokoluara, seanca do të mbahej, ndërsa sipas saj, mbrëmë kishte vetëm njoftim dhe jo nënshkrime të protokoluara./Dosja.al
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituohet brenda afatit 30 ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka vendosur që vazhdimi i seancës konstiutive të mbahet sot në 11:00, ndërkohë afati kushtetues ka mbaruar mesnatën e së premtes. Deputetët e partive opozitare e aktorë të shoqërisë civile e kanë interpretuar kët vendimi si antikushtetues.
Seanca konstituive nuk u zhvillua të enjten, pasi kryesuesi i Kuvendit, vendosi ta shtyjë seancës pas kërkesës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për kohë shtesë për bisedime për një marrëveshje politike për formimin e institucioneve të reja dhe dhënien fund të krizës së gjatë politike. Seanca e sotme pritet të vazhdojë aty ku ka mbetur, me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve, por pritet të shihet edhe reagimi i opozitës.
Njoftimi për të zhvendosur senacën sot në 11:00 erdhi pak orë pasi Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike (LDK), Lumir Abdixhiku, mbajtën një tjetër takim tjetër pa sukses për marrëveshje politike. Që të tre partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), LDK-ja dhe Aleanca, e kundërshtuan vendimin e Deharit, duke e akuzuar partinë në pushtet për shpërfillje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit brenda afatit 30-ditor.
Ato kërkuan që vazhdimi i seancës të mbahej të premten para mesnatës. Madje, disa deputetë opozitarë qëndruan në ambientet e Kuvendit deri në mesnatë në shenjë proteste. Ekspertët kushtetues thonë se shpërfillja e këtij afati përbën shkelje kushtetuese. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se caktimi i vazhdimit të seancës konstituive për të shtunën përbën shkelje të hapur dhe cenim të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues.
“Kryesuesi Avni Dehari ka pasur obligim ta thërriste vazhdimin sot, në një kohë që do të mundësonte edhe përfundimin e seancës deri në orën 23:59. Afati 48-orësh për pauzën është kufi procedural dhe zbatohet vetëm brenda afatit kushtetues”, theksoi Cakolli.
Ndërkohë, Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se shpërfillja e afatit për konstituimin e Kuvendit përbënte shkelje kushtetuese, por nuk nënkuptonte se ajo nuk ka mundësi të mbahet më vonë. Ai i tha Radios Evropa e Lirë më herët se vazhdimi i seancës do të mundë të caktohej pas afatit kushtetues meqë nuk është përcaktuar se cili është sanksioni konkret në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda këtij afati.
“Normalisht, që edhe nëse kalon afati i sotëm, ai [kryesuesi Dehari] duhet ta thërrasë seancën konstitutive. Fatkeqësisht, nuk ka pasojë juridike. Sikur të kishte, do të vepronte në mënyrë të detyrueshme”, tha Jakaj.
I gjithë ky zhvillim rreth seancës konstituive vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshjeje politike për formimin e institucioneve të reja, një përpjekje për t’i dhënë fund krizës pothuajse dyvjeçare politike e institucionale. Në një tentim të fundit të premten në mbrëmje, Kurti i dërgoi letër kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, duke iu ofruar partisë së tij postin e kryetarit të Kuvendit, në këmbim të qëndrimit të 22 deputetëve të tij në sallë gjatë votimit për presidentin e Kosovës.
Më herët të premten, LVV-ja dhe LDK-ja dështuan të arrijnë marrëveshje edhe pas takimit të katërt mes liderëve të tyre. Kurti dhe Abdixhiku thanë se dallimet në qëndrime dhe kërkesa mes tyre janë të thella, gjë që e bëjnë shumë të zorshme arritjen e një marrëveshjeje politike. Mospajtimi kryesor mes tyre është posti i presidentit, të cilin e do me ngulm LDK-ja.
Kurti. partia e të cilit i fitoi bindshëm zgjedhjet duke marrë 53 mandate tha se nuk ka ende marrëveshje politike. Duke folur për kërkesën e LDK-së, e cila siguroi 18 vende në Kuvend, për postin e presidentit, Kurti nënvizoi se LVV nuk mund të bëjë marrëveshje që do ta zëvendësonte vullnetin e popullit dhe do ta deformonte rezultatin zgjedhor.
Ndërkohë, Abdixhiku tha se në takimet e tyre LDK-ja ka kërkuar që ajo ta propozojë emrin e presidentit, por në këtë pikë nuk ka pasuar pajtueshmëri. Abdixhiku paralajmëroi se partia e tij nuk ka vullnet për vazhdimin e bisedimeve, nëse nuk i jepet mundësia ta propozojë kandidatin për president.
Ai tha se oferta e deritanishme që LDK-ja ta ketë postin e kryetarit të Kuvendit, atë të zëvendëskryeministrit dhe disa Ministri, nuk është e mjaftueshme për të dhënë zgjidhje. Por, Kurti nguli këmbë se ai është i interesuar të bashkëqeverisë me LDK-në dhe ata t’i kenë postet e tyre, prej postit të zëvendëskryeministrit dhe disa ministrive.
Ndërkohë, dy partitë e tjera opozitare, Partia Demokratike dhe Aleanca nuk kanë pranuar të hyjnë në bisedime me Kurtin, duke shprehur qëndrimin se duan të jenë në opozitë. Kurti ka nevojë për një marrëveshje politike për t'i shmangur edhe një palë zgjedhjesh të parakohshme parlamentare që do të ishin të katërtat brenda dy vjetëve të fundit.
Ai i ka votat për Kuvendin dhe Qeverinë, por jo edhe për presidentin, për votimin e të cilit nevojitet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë. Dështimi për ta arritur një marrëveshje për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit në dy muajt e ardhshëm do ta çonte vendin drejtpërdrejt në zgjedhje të parakohshme parlamentare./Dosja.al