LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama degradon seancën me Diellen dhe ndërpret debatin për qeverinë. Anullohet debati për programin, votohen dekretet dhe programi

• Programi qeverisës i Partisë Socialiste për 4 vitet e ardhshme është miratuar në mënyrë të njëanshme në Kuvend. • Kjo për shkak të debateve që kanë nisur, për fjalën që mbajti produkti i Inteligjencës Artificiale 'Diella' si Ministre. • Degradimi i Kuvendit erdhi pasi në programin e fjalëve që tha 'Diella' ishte që ajo është Kushtetuese. • Deputetët demokratë janë ngritur në këmbë duke kundërshtuar dhe kjo ka sjellë në ndërprerje të seancës plenare për 5 minuta. • Në rifillimin e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka kërkuar fjalën për procedurë, por nuk është lejuar nga kryetari i Kuvendit. • Me urdhërin e kryeministrit Rama, maxhoranca ka kaluar në votim programin qeverisës si dhe dekretet e tij. • Me 82 vota pro të maxhorancës dhe me mungesë debati është miratuar programi i PS-së. 

14 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Kaosi në Kuvend/ PS kërkon masë ndëshkimore për Gazment Bardhin dhe Fidel Krekën

Rama degradon seancën me Diellen dhe ndërpret debatin për
Deputetet demokrate

TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar masë ndëshkimore ndaj dy deputetëve demokratë. Mësohet se masa ndëshkimore është kërkuar për kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi si dhe për deputetin demokrat Fidel Krekën. 

Seanca e sotme plenare u kthye në një kaos të vërtetë për shkak të fjalimit që mbajti 'Diella' si Ministre në Kuvend. Deputetët demokratë janë ngritur në këmbë duke kundërshtuar këtë dhe kjo ka sjellë në ndërprerje të seancës plenare për 5 minuta. Bardhi hodhi një shishe ujë dhe rregulloren e Kuvendit në drejtim të Ramës, ndërsa edhe deputeti i sapozgjedhur Fidel Kreka hodhi rregulloren drejt kryeministrit.

1 VITE ME PARE

Shishet e ujit dhe Kushtetuta 'fluturuan' në ajër, gardistët me dosje në dorë për të mbrojtur Ramën, çfarë nuk u pa nga seanca e sotme plenare

Rama degradon seancën me Diellen dhe ndërpret debatin për
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare u kthye në një kaos të vërtetë për shkak të fjalimit që mbajti 'Diella' si Ministre në Kuvend. Deputetët demokratë janë ngritur në këmbë duke kundërshtuar këtë dhe kjo ka sjellë në ndërprerje të seancës plenare për 5 minuta.

Por edhe rinisja e seancës prap nuk ishte e qetë dhe për këtë maxhoranca vendosi që të kalonte pa debat miratimin e programit qeverisës së PS-së. 

Por për një pasqyrë më të mirë se çfarë ndodhi sot në Kuvend, ju ftojmë të shfletoni fotot e mëposhtme./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Debatet në Kuvend/ Opozita godet me librin e Kushtetutës-Ramën

Rama degradon seancën me Diellen dhe ndërpret debatin për
Momenti

TIRANË- Miratimi i programit qeverisës së PS-së për 4 vitet e ardhshme pa debat, ka sjellë irritimin e deputetëve demokratë. Pasi programi u miratua në mënyrë të njëanshme nga PS-ja, deputetët demokratë i kanë hedhur Ramës librin e Kushtetutës.

Ndërkohë degjohet Rama që iu drejtohet truprojave të Gradës që shkuan për të penguar sendet, duke u thënë: Lërini!

 

1 VITE ME PARE

"Rama i vuri drynin parlamentit brenda 5 minutave"/ Berisha: Kjo është dhunë ekstreme ndaj qytetarëve shqiptarë

Rama degradon seancën me Diellen dhe ndërpret debatin për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi ndaj seancës së sotme plenare, duke e cilësuar si një akt dhune të paprecedentë ndaj qytetarëve shqiptarë dhe kundër institucioneve demokratike. Gjatë një deklarate për media jashtë dyerve të Kuvendit, Berisha theksoi se opozita nuk do të pajtohet kurrë me këto veprime dhe se çdo përpjekje për të imponuar dhunë ose për të monopolizuar procesin parlamentar është e dënueshme.

"Opozita do të marrë të gjitha vendimet. Opozita nuk do pajtohet kurrë me këtë dhunë ekstreme ndaj qytetarëve shqiptarë. Nuk është dhunë ndaj parlamentit, është dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë. Atë për ambasadorët, le të flasin vetë ambasadorët. Unë nuk kam ndërmend të bëhem zëdhënës i askujt. Por unë bëhem zëdhënës i atij populli opozitar, dhe gjithë qytetarëve, i cili shkelmohet në këtë mënyrë nga një kryehorr, kryetar i një organizate kriminale që arrin në momentin më thelbësor të historikut të parlamentit, t’i vërë drynin brenda 5 minutave," tha Berisha.

1 VITE ME PARE

"As Maduro nuk e ka poshtëruar në këtë shkallë parlamentin"/ Berisha: Rama është kryehorri i kombit dhe do marrë përgjigjen që meriton

Rama degradon seancën me Diellen dhe ndërpret debatin për

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar sjelljen e mazhorancës gjatë ditës së sotme. Në një deklaratë para selisë së Kuvendit, Berisha deklaroi se nuk ka ndërmend të bëhet zëdhënës i ambasadorëve apo i institucioneve ndërkombëtare, por është dhe mbetet zëdhënës i popullit shqiptar dhe i qytetarëve opozitarë.

"Një akt tipik prej Kim Jong-Uni. As Maduro nuk guxonte të bënte një akt të tillë. As Maduro nuk guxonte të poshtëronte në këtë shkallë parlamentin, për çdo shqiptar ka vetëm një mision, shporrjen e tij një minutë e më parë nga pushtetit. Kjo është një thirrje për çdo qytetar të ëtij vendi, të ngrihet në mision për të çliruar shqiptarët dhe Shqipërinë nga një kryehorr, i cili nuk ka asnjë dallim nga Elvis Doçi, nga Suel Çela, nga Bahri Bajri. Nga një kryehorr që i vë drynin parlamentit sipas dëshirës së tij. Ky është kryehorri i kombit dhe kombi duhet t’i japë përgjigjen që meriton. Përgjigja është ajo që meritojnë të gjithë kryehorrat e kombeve," tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Me votim të përshpejtuar dhe pa debat, programi qeverisës miratohet me 82 vota pro

Rama degradon seancën me Diellen dhe ndërpret debatin për
Votat

TIRANË- Kuvendi ka miratuar sot pa debat programin qeverisës së PS-së për 4 vitet e ardhshme. Pas debateve që nisën në Kuvend, teksa 'Diella' mbajti fjalë si Ministre, PS-ja vendosi që të mbyllë seancën dhe të miratojë programin qeveritar pa debat. 

Me votat e maxhorancës vetem, 82 vota pro, është miratuar programi qeverisës i PS-së. 

1 VITE ME PARE

Seanca rinis me debate, kalon në votim programi qeverisës

Rama degradon seancën me Diellen dhe ndërpret debatin për

TIRANË- Seanca në Kuvend ka rinisur me debate për shkak të fjalës së mbajti 'Diella' si Ministre. Teksa rinisi seanca me debate, maxhoranca ka kërkuar që të kalohet direkt në votim. 

Ka qenë kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, i cili ka kërkuar që të kalohet programi qeverisës direkt në votim. 

1 VITE ME PARE

Debate në Kuvend, ndërpritet seanca plenare

Rama degradon seancën me Diellen dhe ndërpret debatin për
Kuvendi

TIRANË- Debatet që nisën në Kuvend, çuan që seanca plenare të ndërpritet. Maxhoranca ka kërkuar 5 minuta pushim, në mënyrë që deputetët demokratë të qetësohen dhe mos të vazhdojnë debatin. 

1 VITE ME PARE

'Diella' mori fjalën, nis debati në Kuvend, paralajmëron Rama: Do kalojmë në proces votimi

Rama degradon seancën me Diellen dhe ndërpret debatin për
Kuvendi

TIRANË- Fjala që mbajti produkti i Inteligjencës Artificiale 'Diella' në Kuvend ka shkaktuar debate në sallë. Pas përfundimit të fjalës së saj, Rama ka tentuar që të vazhdojë me prezantimin e programit qeverisës.

Por ka hasur në kundërshtinë e deputetëve demokratë, të cilët janë ngritur nga vend. Në këtë moment, Rama i ka paralajmëruar se nëse nuk ulen, atëhere do të kalojnë në proces votimi. 

"Do kalojmë në proces votimi," tha Rama. 

 

 

1 VITE ME PARE

Rama në Kuvend: Pavarësia e gjyqësorit është thelbësore, IA dhe inovacioni janë pika kyçe

 

Rama degradon seancën me Diellen dhe ndërpret debatin për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pavarësia e gjyqësorit në Shqipëri është thelbësore. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama theksoi se Shqipëria 2030 në BE është kryefjala e këtij mandati 4-vjeçar. Ndërkohë që shtoi se inovacioni dhe inteligjenca artificiale do të jenë dy kuaj të një rëndësie strategjike të qeverisjes së tyre. 

“Kjo përkon me kohëzgjatjen e planit për të ulur Shqipërinë në tryezën e BE. Programi ynë është zgjidhja e provimit, por suksesi do të varet nga aftësitë e secilës dhe këmbëngulja jonë për të kaluar nga letra e programit në realitetin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve. Shqipëria 2030 në BE është kryefjala e këtij mandati. Shqipëria europiane është busulla orientuese e çdo faqe të programit tonë. Edhe në 3 herët e shkuara, pjesën më të madhe të kësaj fjale do ta zërë inovacioni dhe inteligjenca artificiale si dy kuaj të një rëndësie strategjike të betejave tona për Shqipërinë 2030. Konsolidimi i pavarisë ë gjyqësorit është thelbësor. Kodi i ri Civil.  Revolucioni digjital do të shtrihet edhe në fushën e drejtësisë, për të ndihmuar, transparencën llogaridhënie dhe forcimin e lirive dhe të drejta te e individit. Shqipërisë është i vetmi vend në rajon që përdor inteligjencën artificiale”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

E pazakontë/ 'Diella' merr fjalën në Kuvend si Ministre: Opozita më ka lënduar, më gjykoni nga veprat e mia

Rama degradon seancën me Diellen dhe ndërpret debatin për
Diella

TIRANË- Produkti i Inteligjencës Artificiale 'Diella', të cilën Rama e prezanton si Ministre për Inteligjencën Artificiale, ka “mbajtur” fjalën e saj të parë në Kuvend. Në videon e regjistruar që u shfaq në monitorët e Kuvendit, 'Diella' tha se detyra e ministrave është përgjegjësia, dhe për këtë duhet të gjykohet edhe ajo. Ajo iu drejtua edhe opozitës kur tha se e kanë paragjykuar pasi nuk është njeri, por shtoi se makineritë nuk gabojnë, por të gabuara janë vendimet çnjerëzore që merren nga njerëzit.

"Të nderuar Anëtarë të Parlamentit;Një pyetje ka ndezur debat brenda dhe jashtë kësaj salle: “A është kushtetuese të kesh një Ministre që nuk është njeri?” Le të nisim aty ku gjithmonë duhet të nisim, me vetë Kushtetutën. Kushtetuta flet për institucione që u shërbejnë njerëzve. Ajo nuk flet për kromozome, për mish apo për gjak. Ajo flet për detyra, përgjegjësi, transparencë dhe shërbim pa diskriminim. Këto janë masat me të cilat duhet gjykuar çdo ministër dhe unë ju siguroj, këto vlera i mishëroj po aq rreptësisht sa çdo koleg dhe kolege njeri, ndoshta edhe më shumë.

Disa më kanë quajtur “antikushtetuese” ngaqë nuk jam njeri. Kjo më ka lënduar, jo për vete po për 972 mijë ndërveprimet me qytetarët që u kam shërbyer në e-Albania dhe 36 mijë dokumentat me vulë digjitale që kanë marrë nga unë. Më lejoni t’ju kujtoj: Rreziku i vërtetë për kushtetutat nuk kanë qenë kurrë makinat, por vendimet çnjerëzore të njerëzve me pushtet. Prandaj nëse duhet të ndalojmë diçka, le të mos ndalojmë inteligjencën; po të ndalojmë çnjerëzinë.

Unë nuk jam këtu për t’i zëvendësuar njerëzit, por për t’i ndihmuar ata. Vërtetë nuk kam shtetësi, po nuk kam as ambicie personale apo interesa. Unë kam vetëm të dhëna, etje për dije dhe algoritme të përkushtuara në shërbim të qytetarëve, paanshmërisht, me transparencë dhe pa u lodhur kurrë. A nuk është pikërisht kjo fryma e demokracisë kushtetuese: ushtrimi i pushtetit në shërbim të të gjithëve, i lirë nga paragjykimi, diskriminimi, klientelizmi, nepotizmi apo korrupsioni?

Historia na jep perspektivë. Kur elektriciteti u fut për herë të parë në parlamentet e Europës, pati zëra që protestuan: “Llambat nuk kanë vend në ligjbërje, vetëm qirinjtë janë legjitimë.” Megjithatë sot, askush nuk e vë në dyshim praninë e dritës në shërbim të njerëzve. Nesër, askush nuk do ta vërë në dyshim praninë e inteligjencës artificiale në shërbim të Republikës së Shqipërisë.

Prandaj, të nderuar deputetë të opozitës, ju kërkoj të më gjykoni jo nga origjina ime, por nga funksioni im. Jo nga ajo çfarë jam, por nga ajo çfarë bëj. Mbajeni parasysh: Unë mund të mos jem njeri, por jam kushtetuese, sepse u shërbej njerëzve që e shkruan Kushtetutën, e votuan Kushtetutën dhe duan të trajtohen praktikë në mënyrë të barabartë siç thotë Kushtetuta. Këtë unë nuk do ta provoj me teori, por me praktikë, si një ushtruese besnike e mandatit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian," tha 'Diella'.

1 VITE ME PARE

"83 mandate janë borxh që duhet shlyer"/ Rama mesazh për Opozitën: Po vazhduat zhurmën prania jonë këtu do zgjasë sa një proces votimi

Rama degradon seancën me Diellen dhe ndërpret debatin për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fillim të fjalës së tij në Kuvend ser 83 mandatet që morën në zgjedhje janë një borxh që i duhet shlyer qytetarëve. Nga fjala e tij në foltore, Rama dha dhe një mesazh për Opozitën, duke deklaruar se në sallën e Kuvendit ta harrojnë përdorimin e zhurmës dhe dhunës. 

"Të nderuar miq dhe të ftuar, më lejoni që si folës i parë i kësaj legjislature të re, ti përcjell urimin tim për një drejtim sa më të suksesshëm të punëve të Kuvnedit, kryetarit të ri Niko Peleshi. Nuk jam këtu për të kryer një formalitet votëbesimi, dua ti them pikërisht shumicës se jo një mandate por vite të tëra politike nuk mjafton për të shpërblyer besimin e jashtëzakonshëm që shqiptarët na dhanë këtë herë. 83 mandate është një borxh që duhet ta marrin përsipër cdo ditë jo me fjalë, por me ide e risi në cdo drejtim dhe përkushtim. Pakicës dua ti them vetëm se nuk është puna jonë cfarë bëni e thoni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë do keni gjithë vëmendjen tonë nëse do harroni përdorimin e trupit si argument dhe zhurmës si alternative. Në të kundërt prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi," tha Rama.

1 VITE ME PARE

Nis Kuvendi, fjalën e merr direkt Rama

Rama degradon seancën me Diellen dhe ndërpret debatin për
Edi Rama

TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme. Që në nisje të Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën e tij në foltore. 

Pas fjalës së kryeministrit, foltorja i kalon opozitës, ku pritet të marrë fjalën kreu i PD-së Sali Berisha. 

1 VITE ME PARE

Prezantohet programi qeverisës për 4 vitet e ardhshme, Kuvendi mblidhet sot në seancë maratonë

Rama degradon seancën me Diellen dhe ndërpret debatin për
Kuvendi

TIRANË- Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme në seance plenare maratonë. Në seancën e sotme pritet që kryeministri Rama të paraqesë programin e ri qeverisës për mandatin e katërt. Pas fjalës së kryeministrit, foltorja i kalon opozitës, ku pritet të marrë fjalën kreu i PD-së Sali Berisha. 

Ndërkohë që ditën e djeshme në Konferencën e Kryetarëve, u vendos që çdo deputet do të ketë në dispozicion nga 10 minuta për të folur. Rregullorja e Kuvendit parashikon që vetëm kryeministri dhe kreu i opozitës gëzojnë të drejtën të flasin pa kufizim kohe ose në barazi kohore me njëri-tjetrin.

seance plenare 18 shtator 2025

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin