LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi takim me Institucionet e Pavarura/ Gonzato: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të zbatohen nga Parlamenti! Zhupa: Xhaçkës i garantohet mbrotje politike

• Në kryesinë e Kuvendit po zhvillohet një tryezë për drejtësinë me përfaqësuesit e Institucioneve të Pavarura. • Të pranishëm janë dhe përfaqësuesitë diplomatike të ambasadave në Shqipëri. • Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato shprehu tre mesazhe gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, ku i pari lidhej me rëndësinë e parlamentit dhe dialogut mes palëve politike, të cilat kanë një rol kyç për kontekstin e hyrjes në BE. • Më tej Gonzato u shpreh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen sic nxirren nga ky institucion dhe kjo sipas tij është thelbësore në një shtet demokratik. • Ai shprehu po ashtu mbështetjen e BE për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në union. • Ambasadori britanik, Nick Abott u shpreh se Shqipëria duhet të përmbushë reformat që kërkohen, me qëllim integrimin në Bashkimin Europian. • Ai tha se institucionet e pavarura duhet që të fuqizohen, ndërsa llogaria dhe transparenca nga institucionet janë prioritet absolut. • Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, solli në vëmendje çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, ku u shpreh se Kuvendi nuk ka respektuar vendim e Gjykatës Kushtetuese, duke i grantuar ish-ministres mbrojtje politike. • Zhupa theksoi se në vend ende nuk jepet drejtësia në kohë qytetarëve, ku u shpreh se u duhet deri në 7 vite për të marr një vendim gjyqësor.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Mandati i Olta Xhaçkës, Zhupa: Kuvendi nuk ka respektuar vendimin e GJK, i garantohet mbrojtje politike

Kuvendi takim me Institucionet e Pavarura/ Gonzato: Vendimet e Gjykatës
ina zhupa

TIRANË- Në Kryesinë e Kuvendit po zhvillohet një tryezë për drejtësinë me përfaqësuesit e Institucioneve të Pavarura. 

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj u shpreh se Kuvendi nuk ka respektuar vendim e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, duke i grantuar ish-ministres mbrojtje politike.

Zhupa theksoi se në vend ende nuk jepet drejtësia në kohë qytetarëve, ku u shpreh se u duhet deri në 7 vite për të marr një vendim gjyqësor.

FJALA E PLOTË:   

1. Respekti ndaj pavaresise se GJK, kuvendi nuk respekton vendimet e GJK, për mandatin e deputetes Olta Xhacka, duke garantuar mbrojtje politike. Kuvendi ka rrënuar besimin e publikut tek autoriteti i GJK

2. Sulmi ndaj KLSH. E paprecedent ajo që ka ndodhur ne Komisionin e Ekonomise. Pengimi i KLSH për të raportuar në Kuvend eshte i paprecedent. I vetmi institucion që nuk ka ende të miratuar një rezolutë dhe nuk ka ardhur për raportin në seancë plenare. Presion politik

3. Ska ndodhur kurrë që në institucionet e pavarura të mos ketë balancë. Të gjitha emërimet e Kuvendit janë bërë nga mazhoranca, pa asnjë diskutim dhe përfshirje të opozitës.

Mandatet zgjaten jashtë afateve, duke i mbajtur peng, te lidhur me vullnetet e mazhorancës dhe pa forcën për vendimarrje të pavarura. Kemi mandatet e KLGj, KLP, Avokat i Popullit etj

4. Politizimi i administares publike, shndërrimi i tyre në ushtri elektorale është shqetësim madhor. 3 raporte të osbe-odihr për zgjedhjet në Shqipëri ngrenë shqetësimin për përdorimin e administratës publike në zgjedhje, edhe pse me ligj ato janë të depolitizuar, pushteti i përdor për zgjedhje. Ska asnjë përmirësim, vetëm përkeqësim.

5. Drejtësia, a është sot eficente dhe efikase në shërbim te interesit publik?! Nuk është sepse një vendim gjyqësor zgjat të paktën 6-7 vjet sipas të dhënave zyrtare. Gjykata Kushtetuese ne tetor 2021 ka marr një vendim që i drejtohet Kuvendit për të marr masat e duhura për këtë problem madhor sepse përpjekjet e KLGJ dhe KLP janë të pamjaftueshme.

2 VITE ME PARE

Ambasadori britanik në Tiranë: Të fuqizohen institucionet e pavarura, llogaridhënia dhe transparenca janë prioritet absolut

Kuvendi takim me Institucionet e Pavarura/ Gonzato: Vendimet e Gjykatës
nick abott

TIRANË- Ambasadori britanik në Tiranë, Nick Abbott është i pranishëm në tryezën e zhvilluar në kryesinë e Kuvendit për drejtësinë, me përfaqësitë diplomatike dhe të insitucioneve të pavarura. Abott u shpreh se Shqipëria duhet të përmbushë reformat që kërkohen, me qëllim integrimin në Bashkimin Europian.

Ai tha se institucionet e pavarura duhet që të fuqizohen, ndërsa llogaria dhe transparenca nga institucionet janë prioritet absolut.

"Institucionet e pavarura duhet të fuqizohen. Duhet llogaridhënie dhe transparencë nga institucionet. Ju inkurajojmë për ta parë këtë si një mundësi për të ushtruar aktivitetin tuaj duke ju inkurajuar të ngrini zërin. E di që ka nevojë për bashkëpunim të fuqishëm në mënyrë që të garantohet balanca dhe efikasiteti në qeverisje. Fuqizimi i institucioneve të pavarura aspekt kyç në rrugën drejt integrimit."- tha Abbott.

2 VITE ME PARE

"Parlamenti qendra për dialog konstruktiv", Gonzato 'shuplakë' Kuvendit: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen siç dalin nga ky institucion!

Kuvendi takim me Institucionet e Pavarura/ Gonzato: Vendimet e Gjykatës
silvio gonzato

TIRANË- Paraditen e sotme në kryesinë e Kuvendit është zhvilluar një tryezë për drejtësinë me përfaqësitë diplomatike. Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato shprehu tre mesazhe gjatë fjalës së tij para të pranishmëve. 

Mesazhi i parë i ambasadorit lidhej me rëndësinë e parlamentit dhe dialogut mes palëve politike, ku tha se kanë një rol kyç për kontekstin e hyrjes në BE. 

Më tej Gonzato u shpreh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen sic nxirren nga ky institucion dhe kjo sipas tij është thelbësore në një shtet demokratik. Ai shprehu po ashtu mbështetjen e BE për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në union.

FJALA E GONZATOS: 

Mirënjohës që marr pjesë në këtë takim, mënyrë për mua për të theksuar partneritetin që duhet të ngrihen mes institucioneve. Kam tre mesazhe:

1. Mesazhi i parë është të theksoj rëndësinë e parlamentit gjithashtu institucioneve të përvarur në kontekstin e hyrjes në BE. Shqipëria ka hyrë në një fazë kritike të hyrjes në BE dhe punohet shumë për të hapur negociatat që ka të bëjë me funksionimin  institucioneve demokratike, institucioneve gjyqësore, por edhe të tjera. Ky parlament ka një rol kyç, për të luajtur duke filluar me komitetin e BE që do të rishikojë pozicionin e negociatave, të cilat do ti paraqiten Këshillit Evropian. Negociatat do të konsistojnë në reforma thelbësore që do ta sjellin Shqipërinë në stadardet në të gjithë këto fusha Shqipëria ka miratuar një udhërrëfyes për administratën publike ambicioz dhe është në funksionim të institucioneve demokratike.

2. Mesazhi im i dytë ka të bëjë me negociatat e suksesshme në hyrje në BE që kërkojnë një dialog ndërparlamentar në parlament por edhe në bashkëpunime ndërinstitucionale. Shpresoj që në parlament integrimi në BE të konsiderohet nga të gjitha forcat politike si një prioritet kombëtar strategjik. Parlamenti është qendra për të pasur dialogun konstruktiv duke përfshirë edhe çështjen e integrimit në BE por edhe të miratojë legjislacione dhe ndryshimet ligjore.

Sic u përmend edhe në raportin e fundit është e rëndësishme fokusimi i bashkëpunimit mes parlamentit dhe instituicioneve të pavarura. Parlamenti ka një rol të rëndësishëm edhe nga ana buxhetore. Parlamenti duhet të raportojë sic duhet kur është e nevojshme për krerët e institucioneve të pavarura apo dhe komisionet e ndryshime. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen sic nxirren nga ajo dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik. Për reformën në drejtësi parlamenti duhet të luajë një rol kyç për mos kthimin pas të këtyre reformave. Këto reforma duhet të shoqërohen me  luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

3. Mesazhi im i tretë është që BE do vazhdojë të mbështesë institucionet e Shqipërisë në rrugën drejt BE”, tha ambasadori.

kryesia e kuvendit elisa spiropali silvio gonzato nick abott ina zhupa

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin