LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Lëvizja Bashkë dhe qytetarët në protestë kundër ndërtimit të kullës në parkun pas TKOB: Mbani duart larg parkut!

• Ndërtesa më e lartë në Ballkan pritet t’i shtohet Tiranës pas Teatrit të Operës dhe Baletit, e parashikuar të përfundojë pas 7 viteve punë, projekt i cili po kundërshtohet nga lëvizja Bashkë me në krye Arlind Qorin. • Lëvizja Bashkë dhe qytetarë të ndryshëm kanë zhvilluar një protestë në qendër të Tiranës, në mbrojtje të parkut pas TKOB dhe kundër ngritjes së një ndërtese 58 kate. •Parku është rrethuar dhe pritet të kthehet në një kantier ndërtimi.•Protestuesit përsëritën thirrjen “Larg duart nga parku”.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

‘Lulëzimi i kullave’, protesta për të mbrojtur parkun pas Operas/ Qytetarët heqin rrethimin tek lulishtja, ndërhyn policia

Lëvizja Bashkë dhe qytetarët në protestë kundër
policia nderhyn gjate protestes

“Tirana s’ka më parqe, s'ka më pemë”. Ishte kjo thirrja e vazhdueshme e protestuesve nga Lëvizja Bashkë, të cilët kanë protestuar për të mbrojtur parkun mes pallateve 9-Katëshe dhe Teatrit të Operës dhe Baletit. Në momentin kur kanë tentuar që të heqin rrethimin tek lulishtja, menjëherë ka ndërhyrë policia.

Parku është rrethuar dhe pritet të kthehet në një kantier ndërtimi.

“Këta ulërasin do të bëjmë Dubain, por Dubai ngrihet mbi asgjë. Hiqni dorë, mos ju bindni një njeriu pa dinjitet. Çdo pallat që ngrihet në Tiranë është një vrasje”, u shpreh një protestues.

Lëvizja Bashkë dhe qytetarët në protestë kundër

Pedagogu Ervin Goci, pjesë e kësaj proteste, u shpreh se ky sistem nuk do të ndalojë deri sa të ndëtojë në çdo cep të vendit.

“Kjo kauzë dhe shumë kauza të tjera ndërtimi në Tiranë, nuk ka asnjë dallim nga inceneratori. Skema e inceneratorëve ndoshta është më e shpejtë, por skema të tilla janë grabitje. Toka këtu është pasuri publike, siç mbrohen taksat, duhet mbrojtur edhe prona”, tha ai.

3 VITE ME PARE

‘Larg duart nga parku’, Lëvizja Bashkë protestë kundër ndërtimit të kullës, Qori: Do pastrojnë paratë e drogës e korrupsionit

Lëvizja Bashkë dhe qytetarët në protestë kundër
foto ilustruese

TIRANE- Lëvizja Bashkë protestoi sot, për të mbrojtur parkun mes pallateve 9-Katëshe dhe Teatrit të Operës dhe Baletit. Parku është rrethuar dhe pritet që të kthehet në kantier ndërtimi, për një kullë tjetër në atë zonë. Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, tha mes të pranishmëve se kullat janë për të pastruar paratë e drogës e korrupsionit.

“Tirana është një nga më të varfërat në Ballkan. Këto hotele të pafundme nuk do ti shërbejnë konsumatorëve, se Tirana është një qytet i varfër. Këto kulla kanë një funksion; të pastrojnë paratë e drogës, paratë e korrupsionit, këto kulla jo vetëm po shkatërrojnë qytetarin, por nuk do të kenë asnjë minimum funksionaliteti. Kush blen zyra, apartamente në këtë qytet që po zbrazet? Fatkeqësia e Tiranës ka një qeveri nga hajduta e përbindësha. Ka një sistem të përbërë nga parti të vjetra që përbëjnë nga të njëjtët oligarkë”, tha Arlind Qori.

3 VITE ME PARE

"Larg duart nga parku"/ Lëvizja Bashkë protestë për të mbrojtur parkun pas Teatrit të Operës dhe Baletit

Lëvizja Bashkë dhe qytetarët në protestë kundër
Parku

TIRANË- Lëvizja Bashkë do të organizojë një protestë ditën e sotme për të mbrojtur parkun mes pallateve 9-Katëshe dhe Teatrit të Operës dhe Baletit. Në një njoftim të publikuar në media, thuhet se protestë do të nisë në orën 18:00 te parku pas Teatrit të Operës dhe Baletit. Kjo protestë do të mbahet, pasi ky park është rrethuar dhe pritet që të kthehet në kantier ndërtimi për një kullë tjetër në atë zonë. 

Njoftimi i Lëvizjes Bashkë:

LARG DUART NGA PARKU! Tiranës po i zhduket një nga parqet e fundit, ai që shtrihet midis pallateve 9-Katëshe dhe Teatrit të Operës dhe Baletit. Dhuna e betonit nuk ka të ndalur. Pushtetarë të korruptuar dhe oligarkë të pangishëm po na lenë pa një prej hapësirave të fundit publike e të gjelbra që i kanë mbetur qytetit. Po ne, qytetarët e Tiranës, jemi më të fuqishëm se pushteti dhe miliardat e tyre. Ndaj Lëvizja BASHKË u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohemi në një protestë të fuqishme nesër (e diel) në orën 18:00 në vendin e krimit ndaj qytetit. Takohemi te parku ynë!

Lëvizja Bashkë dhe qytetarët në protestë kundër
Njoftimi

protesta kullat ne tirane levizja bashke

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin