LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

LIGJET/ Institucionet kërkojnë para shtesë, Sula: Na duhen për ujë e drita! Bylykbashi debat me Bushkën: Mos më ndërprit më

• Komisioni i Ligjeve u mblodh ditën e sotme rreth orës 11:00 dhe për dy orë u diskutua projektbuxheti i vitit 2023. • Në komision ishin të ftuar Autoriteti i Dosjeve, Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Shkolla e Magjistraturës. Institucionet kishin mundësinë të parashtronin kërkesat e tyre në lidhje me ndryshimet në buxhet si dhe kërkuan para shtesë për institucionet që drejtojnë. • Kështu kreu i Institucionit të Avokatit të Popullit Erinda Ballanca tha në komision se pavarësisht kërkesës së bërë prej saj për një shtesë 3 milion lekë në buxhet në lidhje me një studim që Avokati i Popullit do të bënte në lidhje me ndikimin ekonomik që ka pasur fasha 800 KW e miratuar nga qeveria kjo shtesë nuk ishte miratuar. • Por Ballanca hasi në përgjigjen e drejtueses së komisionit Klotilda Bushka, e cila i kujtoi se jemi në një situatë të vështirë dhe paratë duhen mirë menaxhuar. • Dhe drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula kërkoi një shtesë në buxhet me arsyetimin se duhen për pagesat e ujit dhe dritave por dhe për një mbrojtje më të mirë në rast të sulmeve kibernetike. • Ndërkohë në debat janë përfshirë dhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i cili e quajti ditën e sotme një ditë turpi si dhe u përfshi në debat me drejtuesen e komisionit Klotilda Bushka, e cila e ndërpreu. • Deputetja demokrate Dhurata Çupi, e cila propozoi që burgu i Burrelit ose të paktën një pjesë e tij që është ndërtuar që në vitin 1939 të kthehet në muze. Por Bushka nga ana tjetër u shpreh se nuk ka buxhet për diçka të tillë

5 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

'Ligjet'/ Sula: Na duhen 18 persona në staf. Alibeaj: Keni mbështetjen tonë për fonde dhe burime njerëzore

LIGJET/ Institucionet kërkojnë para shtesë, Sula: Na duhen
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, Drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula bëri një rezyme të institucionit që ajo drejton dhe problematikat që kanë hasur. Ajo bëri të ditur se kanë nevojë për më shumë staf e se buxheti i institucionit për një vit shkon deri në 5mln lekë. Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh se do të ofrojë mbështetjen e tij për çdo gjë që kërkohet nga Autoriteti.

Enkelejd Alibeaj: Shpreh dakordësi për atë që u tha. Nuk është vetëm fotgrafimi por dhe mbushja me informacion ku jeni keni një rol parësor. Kjo cështje kërkon vëmendjen të rëndësishme në buxhetim. Keni mbështetjen tonë. Doja të dija se sa është nevoja në burime njerëzore ose në teknologji, ose në buxhet lidhur me gjetjen e eshtrave. Ju e thatë, se një nga cështjet ku ju do përballeni është ajo që ka lidhje me hapjen e dosjeve. Shtohet dhe ajo që konsiderohet si kërkesa e qytetarëve. Dhe për këtë keni mbështetje nga ana jonë, për fonde, burime njerëzore dhe me radhë. Kam disa pyetje. Si e keni bërë analizën për burimet njerëzore shtesë që ju duhen. Sa teknologji ju duhen në mënyrë që kërkesa për hapjen e dosjeve të marrë një përgjigje të shpejtë. Do doja të dija si e keni bërë analizën në lidhje me hapjen e dosjeve. Duhet ta dimë se sa të përgatitur jeni. 

Drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula: Kemi punuar me strukturën. Presim shtesa. Në një ditë na vijnë dhe 40 kërkesa, po shtohen. Presim që të ketë shumë kërkesa, së pari është krijuar drejtoria e posacme. Kërkohet një dhomë ku kartelat hapen dhe janë të renditura. Duhet një personel shtesë që të kërkojë. Do të ketë disa ndryshme pasi nuk bëhet fjalë vetëm për skanim. Ka nevojë për një punë të mirëfilltë. Hapje dosjesh do të thotë ulje barrierash. Të mbrohen qytetarët nga keqpërdorimi. Kemi filluar mbledhjen e dëshmive gojore. është një punë komplekse, është një projekt voluminoz. Kemi kërkuar staf shtesë 18 veta. Si buxhet është 5 mln lekë në vit. është vetëm për organikën.

4 VITE ME PARE

Autoriteti i Dosjeve kërkon para shtesë, Sula: Na duhen për të paguar dritat e ujin si dhe për mbrojtjen kibernetike

 

LIGJET/ Institucionet kërkojnë para shtesë, Sula: Na duhen
Gentiana Sula

TIRANË- Autoriteti i Dosjeve ka kërkuar ditën e sotme fonde shtesë për të mbuluar shpenzimet dhe për të paguar dritat dhe ujin. Kreu i këtij institucioni Gentiana Sula gjatë raportimit në Kuvend ku po diskutohej miratimi i projektbuxhetit të viti 2023 kërkoi edhe një fond për sigurinë në kushtet e sulmeve kibernetike duke marrë parasysh sulmet e fundit të hakerave të ndodhur në vend.

Gentiana Sula: Ka disa nevoja shtesë për sa i përket pagesave drita, ujë, të energjisë të cilat i kemi parashikuar dhe i kemi paraqitur si kërkesë për buxhet shtesë. Për pajisje, mjete IT, pajisje zyre, servera të sigurisë, pavarësisht se përmes ligjit ne jemi koshient që nuk do deklasifikojmë siç deklasifikonim më përpara sigurisht prapë 1/4 e fondit mbetet lind nevoja e krijimit të serverave të sigurisë sidomos në kushtet e nevojës për një mbrojtje kibernetike. Kemi kërkuar staf shtesë 18 veta, 1 drejtor të përgjithshëm, 2 drejtor drejtorie dhe 15 specialist, kjo është me funksionet e reja, si buxhet është 5 mln lekë. Institucioni që unë drejtoj ka kapacitete të kufizuara për ushtrimin e mandatit të vet. Vit pas viti ne kemi pasur zero shtesa në buxhet, përjashtimisht vetëm 1 vit, që nga viti 2016 deri më sot ka pasur vetëm 1 shtesë vitin e kaluar në burimet njerëzore. Ne kemi shumë më pak staf se Kosova, shumë më pak staf se Maqedonia e Veriut, nuk po marr vende të tjera

 

4 VITE ME PARE

Ballanca: Nuk miratuat një fond për studimin e pasojave ekonomike të fashës 800 KW! Bushka: Merrni parasysh situatën

LIGJET/ Institucionet kërkojnë para shtesë, Sula: Na duhen
Erinda Ballanca

TIRANË- Institucioni i Avokatit të Popullit ka dështuar të realizojë një studim mbi pasojat eknomike nga vendosja e fashës mbi 800 këh për shkak të mungesës së fondeve. Kështu u shpreh kreu i institucionit Erinda Ballanca. Ajo tha se ka bërë disa kërkesa në komision për një fond prej 3 milion lekësh por që nuk ishte miratuar. Në përgjigje kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka tha se duhet të marrin parasysh edhe kohën ku jemi duke jetuar për shkak të krizës.

Erinda Ballanca: Unë e kam ngritur herë pas here këtu në këtë komision kërkesën tonë që shpenzimet tona operative të rriten por kemi pasur problematika që do të donim të kishim ndërhyrë por nuk kemi kapacitete për të ndërhyrë. Një e tillë është çështja e energjisë elektrike dhe e fashës prej 800këh. Ajo është ndër ato çështje që ne mund të kishim bërë një hetim të veçantë. Këtë e kemi pasur të pamundur për ta bërë pasi nuk kemi kapacitete të brendshme për ta bërë një gjë të tillë.

Klotilda Bushka: Katër milion lekë janë në institucion. Mos më ndërprit. Më rezulton që buxheti për shpenzimet është rritur me 4.3 milion lekë. Buxheti është bërë para se të miratohet në Këshillin e Ministrave prandaj do të shtohet. Duhety të jemi të qartë për situatën që jemi duke kaluar. Uluni dhe njëherë me ralatorët dhe i saktësoni dhe njëherë këto të dhëna.

4 VITE ME PARE

Debate tek Ligjet/ Bylykbashi-Bushkës: Mos më ndërprit më, sot është një ditë turpi. Deputetja e PS: Kijeni mendjen kur flasim

LIGJET/ Institucionet kërkojnë para shtesë, Sula: Na duhen
Oerd Bylybashi

TIRANË- Është zhvilluar me debate mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve ku po diskutohej projektbuxheti i vitit 2023 dhe shtesat në financimin e institucioneve ku në këtë rast ishte Autoriteti i Dosjeve që në komision përfaqësohej nga kreu i këtij institucioni Gentiana Sula. Gjatë fjalës së tij deputeti demokrat Oerd Bylykbashi kërkoi që në shtesat në buxhet për institucionin të shtohej dhe projekligji për lustracionin, i cili nuk është votuar ende në parlament. Ai tha se sot është një ditë turpi duke iu referuar datës 8 nëntor pasi siipas tij në këtë datë ka nisur dhe e keqja e gjithë këtyre krimeve që po diskutohen sot. 

Në debat u përfshi drejtuesja e Komisionit Klotilda Bushka, e cila i kërkoi deputetit demokrat që komentet politike t'i bënte në parlament dhe jo në komision dhe drejtueses së Autoritetit të Dosjeve. Bylykbashi në përgjigje të tij i kërkoi Bushkës që të mos i ndërhynte në diskutim teksa shtoi se përderisa ndodhemi në Kuvend do flasim për politikë pasi sipas tij dhe Autoriteti kërkon një shtesë në fonde dhe këtë shtesë e miraton politika. 

Pjesë nga debati:

Oerd Bylykbashi: Sot është një ditë turpi, dita e turpit, dita kur është gjeneza e gjithë për të gjitha ato krime që sot na duhet që t'i kujtojmë. Kështu nuk ma mbushin mendjen këto retorikat tuaja për shtesat në buxhet. Pyetja ime është, ju si e keni parashikuar, çfarë kapaciteti ligjor keni parashikuar se do ndodhë e po kërkoni këto shtesa për aq kohë që ky ligj nuk ka hyrë në fuqi. Duke patur ju këtë, keni bërë një parashikim për lustracionin, i cili parashikon Autoritetin si një trupë me kompetencën e hetimit që sot nuk e ka. Pra do të jetë një proces që kërkon punë nga ana juaj. Ky ligj është më mbrapa në proces, a keni parashikuar për këtë një dhe e dyta kjo që keni paraqitur a e parashikon këtë llojë kapaciteti. Ne keni vakanca të paplotësuara në institucion. Ju po invesnstoni buxhetin e shtetit pë4r diçka që nuk është miratuar. Dhe konkluzioni unë mendoj që këto ndryshime deklasifikuan dosjet. Në momentin kur 3 milion shqiptar të hapin dosjet, procedura e hapjes nuk është deklasifikimi. Neni që propozoi Taulant Balla që gjoja hap dosja ka aq shumë kushte sa nuk hap asgjë. 

Klotilda Bushka: Zoti Bylykabashi, po flasim për buxhetin. Diskutimet politike i bëni me ne dhe jo me komisionin. 

Oerd Bylkbashi: Mos më ndërhy, unë do flas në këtë komision dhe në seancë plenare për politikë. Politika në këtë rast përfshinë dhe buxhetin. Mos më ndërprit më.

Klotilda Bushka: Politikën bëje me anëtarët e komisionit.

Oerd Bylykbashi: Juve i thoni se nuk bëhet, merreni mbrapsht kërkesën. Me këto kushte ata që e propozuan janë ata që devijojnë nga 8 nëntori.

Klotilda Bushka: Një sqarim, e para kërkesat për staf nuk vijnë për ligje që nuk kanë hyrë në fuqi, shtesa për staf vijnë nga ligjet që kanë hyrë në fuqi që i kanë shtuar institucionit kopetenca.

Oerd Bylykbashi: Bylukbashi flet nga vendi nuk dëgjohet.

Klotilda Bushka: Kijeni mendjen kur flasim ju lutem. Kështu ajo që thatë deri më tani ju është hedhur poshtë. 

Oerd Bylykbashi: Mos ma fik, unë po vë në pikpyetje një moment që në gjykimin tim ka të bëjë me një hiproktizi që për fat të keq po diskutohet sot më datë 8. Ajo që po diskutojmë është se nëse juve e planifikoni a e planifikoni dhe për lustraciionin?

4 VITE ME PARE

Çupi: Burgu i Burrelit të kthehet në muze, kam amendamentin gati. Bushka: S’kemi buxhet

LIGJET/ Institucionet kërkojnë para shtesë, Sula: Na duhen
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka propozuar që burgu i Burrelit ose të paktën një pjesë e tij që është ndërtuar që në vitin 1939 të kthehet në muze. E pranishme në Komisionin e Ligjeve, Çupi tha se në burgun e Burrelit janë izoluar pesë kryeministria dhe ai mbart vlera e ndaj duhet kthyer në muze. Për këtë projekt, Çupi tha se ka përgatitur dhe një amendament e që do ta paraqesë për të fituar fonde për këtë projekt. Përgjigja që mori nga kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka ishte që të propozonte që burgu i Burrelit të futej në listën e godinave që duhen kthyer në muze.

Pjesë nga biseda:

Dhurata Çupi: Burgu i Burrelit duhet rikonstruktuar, sigruisht nëse më jeoen fonde, duhet të kthehet në një memorie dhe në një vend pelegrinazhi. Është i vetmi burg politik që efektiv e plotë e ka pasur në vitin 1946-1947. Aty është burgosur e gjithë elita dhe duhet kërkuar një fond e miratuar këtë gjë. Ka pasur një shprehje të tmerrshme në lidhje me burgun e Burrelit, ‘në Burrel, aty ku hyn e s’del’.

Sula: Bie shumë dakort me zonjën Çupi. Është e vërtetë, është një vend i rëndësishëm. Ka një vend të mirë që ndodhet në qytet, vizitohet kollaj. Aty brenda një viti kanë qen 5 kryeministra. Aty janë gjetur dhe trupa. Ne jemi munduar që të ndërmarrim hapat tona.

Klotilda Bushka: Nuk vëmë dot buxhet, kjo është pjesë e kuadrit rregullator për nismat për muze, duhet të shohim se çfarë keni për momentin.

Dhurata Çupi: Unë kam përgatitur dhe një amendament në mënyrë që burgun e Burrelkit ta kemi pojesë të listës së muzeut kombëtar. Unë e kam studiuar dhe specialistët më kanë konfirmuar që pjesa e ngriutr e burgut në vitin 1939 mund të shëbrejë si muze. Është e mundur dhe unë do të kërkoj që të jetë pjesë e listë.

komisioni i ligjeve 8 nentor 2022 klotilda bushka gentiana sula oerd bylykbashi dhurata çupi erinda ballanca

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin