Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
•Partia Demokratike e kryesuar nga Sali Berisha dhe grupi tjetër i vulës i Lulzim Bashës, kanë depozituar ditën e sotme dy padi në Gjykatën Kushtetuese për marrëveshjen e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë. •Ata akuzojnë Qeverinë se nuk ka pasur transparencë dhe kërkojnë nga GJK të pezullojnë marrëveshjen pasi sipas tyre është anti-kushtetuese. •Partia Demokratike e kryesuar nga Sali Berisha ka çuar padinë për marrëveshjen në Kushtetuese. •Padia mban firmën e 30 deputetëve, si atyre të Berishës edhe atyre të Bardhit, ndërsa dorëzimi u bë nga deputetja e Lezhës, Lindita Metaliaj• Kjo e fundit tha se duhet të shqyrtohet nëse protokolli pajtohet me Kushtetutën e vendin tonë. •Nga ana tjetër, padia e Partisë Demokratike së vulës, në një deklaratë për shtyp nga ana e nënkryetarit të PD, Kreshnik Çollaku u tha se kjo marrëveshje u shpall në mënyrë të çuditshme dhe se nuk ka pasur asnjë transparencë nga ana e kryeministrit Edi Rama.
3 artikuj për këtë temë.
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar sërish në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar disa javë më parë me Shqipërinë për strehimin e refugjatëve.
Meloni ka thënë se kjo marrëveshje është e dobishme dhe sipas saj mund “të përfaqësojë një precedent që mund të bëhet në shumë vende në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Nuk e di pse e majta e konteston kështu, ndoshta sepse shpresojnë se ne nuk do të arrijmë ta zgjidhim problemin, gjë që shpresojmë ta bëjmë në një realitet në të cilin përballemi me flukse të paprecedentë.”
Marrëveshja me Italinë ka sjell debate të forta edhe në venin tonë. Partia Demokratike e ka çuar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese këtë marrëveshje. Kjo vjen pas deklaratës që bëri me dije dje kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi.
TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, i përfaqësuar nga Gazment Bardhi, ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese një padi për rrëzimin e marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Kjo është padia e dytë për sot që dorëzohet në Kushtetuese, pasi më herët këtë hap e njoftoi Partia Demokratike e vulës së Lulzim Bashës.
Në një dalje për mediat, Lindita Metaliaj deklaroi se kjo është një marrëveshje antiligjore.
“Dorëzuam padinë për këtë marrëveshje, pasi jemi në mbrojtje të interesit të qytetarëve. Nuk mundet të vendosë për fatin e vendit tonë në shkelje të të drejtave të njeriut. I jemi falënderues popullit italian, por kjo nuk ka të bëjë me ta. Ne do të presim vendimin e gjykatës Kushtetuese dhe nëse pajtohet apo jo kjo marrëveshje me Kushtetutën e Shqipërisë.”, tha Metaliaj.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar deklarimin e papajtueshëm me Kushtetutën të Protokollit të qeverisë shqiptare me qeverinë italiane, bazuar në këto argumente:
1. Ky protokoll është negociuar dhe nënshkruar në mungesë të autorizimit nga Presidenti i Republikës, çka është një kusht thelbësor referuar neneve 4, 7 dhe 92/ë të Kushtetutës së Shqipërisë, Konventës së Vjenës për të Drejtën e Traktateve dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese (vendimi nr. 15/2010).
2. Protokolli është nënshkruar pa u botuar në Fletoren Zyrtare për miratimin në parim, çka do të thotë se nuk kishte akoma fuqi ligjore. Nënshkrimi pa një vendim në fuqi të Këshillit të Ministrave për miratimin në parim vjen në kundërshtim me kuadrin ligjor të brendshëm për marrëveshjet ndërkombëtare.
3. Protokolli është negociuar dhe nënshkruar në mungesë të konsultimeve dhe bashkëpunimit me Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB për refugjatët, që vjen në kundërshtim me nenin 35 të Konventës së Gjenevës. Në një reagim publik, Zyra e Komisionerit është shprehur se nuk jemi pjesë dhe as nuk kemi dijeni për këtë marrëveshje.
4. Protokolli shkel dhe cenon të drejtat që Kushtetuta e Shqipërisë, iu njeh të huajve. Në kuptim të nenit 16 të Kushtetutës, të huajt gëzojnë të drejta njësoj si shtetasit, me përjashtim të atyre që lidhen me shtetësinë. Ndërsa Protokolli iu mohon kësaj kategorie të huajsh çdo të drejtë që Kushtetuta shqiptare garanton për çdo individ në Republikën e Shqipërisë.
5. Protokolli parashikon kufizimin e padrejtë të lirisë, cka vjen në kundërshtim me nenin 27 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenin 5 të Konventës Evropiane. Ndërkohë që këta individë do të qëndrojnë të mbyllur për një kohë të pakufizuar, atyre nuk iu garantohet asnjë e drejtë ankimi për të kundërshtim burgosjen e tyre. Referuar jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut, mbajtja e shtetasve të huaj ose pa shtetësi për një kohë të pakufizuar të mbyllur, pa ndonjë arsye të veçantë, dhe pa iu nënshtruar rishikimit gjyqësor, përbën një shkelje flagrante të nenit 5 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Këtë shqetësim e ka ngritur me forcë Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Këshilli Evropian për Refugjatët dhe Migrantët, Amnesty International, si dhe 29 organizata vendase dhe të huaja, në një letër publike, ku i kërkojnë qeverisë shqiptare tërheqjen nga kjo marrëveshje.
6. Në kuadër të Konventës së Gjenevës, shteti shqiptar ka detyrimin që të ofrojë mbrojtje ndërkombëtare për shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi që e kanë të nevojshëm, duke garantuar një sërë të drejtash për ta.
7. Protokolli cenon parimin e barazisë.
8. Kushtetuta e Shqipërisë, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Konventa e Gjenevës, jurisprudenca e GJEDNJ, por edhe vendimi i Gjykatës së Lartë Britanike së fundmi, e ndalojnë kategorikisht dëbimin kolektiv të të huajve, si dhe dëbimin individual të personave që mund t'iu kërcënohet liria dhe jeta padrejtësisht.
9. Shteti shqiptar nuk mund të justifikohet se përgjegjësinë për mënyrën e trajtimit të këtyre individëve e ka shteti italian, sepse siç ka theksuar Gjykata e Strasburgut në vendimin Jamaa kundër Italisë, asnjë shtet anëtar i Këshillit të Evropës nuk përjashtohet nga përgjegjësia për respektimin e të drejtave sipas Konventës, për sa kohë që këta individë gjenden në territorin e saj.
10. Shteti shqiptar ka detyrimin që të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, sipas dispozitave të Kushtetutës, Konventës Evropiane, Konventës së Vjenës, Konventës së Gjenevës dhe jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut. Ky Protokolli përbën një nga rastet më flagrante të shkeljes së një tërësie të drejtash dhe lirish që garantohen nga Kushtetuta dhe e drejta ndërkombëtare.
Në zbatim të pikës 3, të nenit 52, të ligjit organik për Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit, duhet të vendosë pezullimin e menjëhershëm të procedurave parlamentare për ratifikimin e këtij Protokolli, deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike të grupit të vulës së Lulzim Bashës, Kreshnik Çollaku ka bërë një deklaratë për mediat ku ka njoftuar se PD ka çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen Rama–Meloni për emigrantët. Çollaku është shprehur se siç e kanë bërë publike që në orët të këtij vendimi, PD ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për sqarim.
DEKLARATA E ÇOLLAKUT:
“Sic e kemi bërë publike në orët e para të këtij vendimi. Sot PD ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për sqarim. Dua t’i kujtoj publikut, që marrëveshja u shpall pa u njoftuar dhe e fshehë. Në dallim nga Italia, në Shqipëri ka munguar transparenca. Mjerisht Rama ia ka dalë të fshihet” tha ndër të tjera ai.
PD çon në Kushtetuese marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët
• Shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes së
nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe
Qeverisë së Republikës së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET QEVERISË SË
REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E
MIGRACIONIT”.
• Pezullimin e proçedurës parlamentare për ratifikimin e “PROTOKOLL
NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË
MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E
BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT”.
• Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4, 7 të Kushtetutës dhe Ligjit Nr.
43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” të
marrëveshjes së së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “PROTOKOLL NDËRMJET
QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË
FUSHËN E MIGRACIONIT”.
PARTIA DEMOKRATIKE