LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Masakër në Greqi, vriten 6 shqiptarë, policia greke: Dyshohet për larje hesapesh droge

 • 6 persona janë vrarë ditën e sotme në Greqi. • Mediat greke deklarojnë se 6 personat e ekzekutuar me 25 plumba janë shqiptarë, por deri më tani nuk është konfirmuar. • Episodi i përgjakshëm ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos dhe duket se ka pasur një shkëmbim të shtëna me armë zjarri. • Njëri nga të vrarët, i cili ishte shoferi, tentoi të arratisej dhe u hodh nga automjeti. • Pesë të tjerët ndodheshin brenda automjetit. • Makina në të cilën u gjetën të vdekurit është me targa gjermane. • Policia ndodhet në kërkim të një motori dhe një makinë të zezë me të cilën dyshohet se autorët u arratisën. • Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një larje hesapesh me autorët.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTOT/ 6 shqiptarët e masakruar në Greqi, mediat greke: Pas atentatit qëndron mafia shqiptare e burgjeve

Masakër në Greqi, vriten 6 shqiptarë, policia greke: Dyshohet
Pamje nga vendngjarja

GREQI- Urdhëri për vrasjen e 6 shqiptarëve ditën e sotme në Greqi e ka dhënë mafia shqiptare e burgjeve. Kështu shkruan media greke 'Iefimerida', e cila ka theksuar se ky është skenari mbizotërues i ekzekutimit të shqiptarëve. 

Dyshohet se anëtarët e mafies së burgjeve shqiptare kishin mosmarrëveshje për afera të paligjshme (drogë, zhvatje, etj) dhe duke dhënë një urdhër shfarosjeje. Në fakt, nga provat e para të mbledhura nga vendi i krimit rezulton se autorët kanë hequr sende nga automjeti i viktimave. Autorët kanë qëlluar mbi 20-25 herë me pistoletë të kalibrit 9 mm në drejtim të 6 pasagjerëve të mjetit.

5 viktima, u gjetën të vdekur në makinë, ndërsa i gjashti ishte shtrirë me fytyrë poshtë në një pellg gjaku, jashtë saj. Më pas autorët janë larguar me një makinë Ford me ngjyrë të zezë, ndërsa autoritetet janë në kërkim të një bashkëpunëtori të tyre me motor. Targat gjermane në makinën e viktimave, janë të rreme dhe të pa regjistruara.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Vrasja e 6 shqiptarëve në Greqi, dalin pamjet nga vrasja, dhjetëra efektivë të mbledhur në vendngjarje

Masakër në Greqi, vriten 6 shqiptarë, policia greke: Dyshohet
Ngjarja

GREQI- Pamjet e mëposhtme janë nga vendi ku 6 shqiptarët u vranë në Greqi ditën e sotme. Siç, shihet makina tip Ford e braktisur në vend, ndërkohë që brenda saj ndodhen 5 viktima. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Arafinos dhe Arionos, në Artemisa, duke vënë alarmin në policinë greke, e cila është në kërkim të një automjeti me ngjyrë të zezë, që kanë hipur autorët e arratisur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Arionos dhe ambulanca ka shkuar në vendngjarje me një njësi të lëvizshme me ekipe shpëtimi dhe një mjek, i cili dyshohet se konfirmon se personat që kanë marrë të shtënat kanë humbur jetën. Forca të shumta të policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. 

3 VITE ME PARE

Ekzekutimi i shqiptarëve, mediat greke: Autorët ishin në makinë me targa shqiptare, janë lajmëruar portet dhe pikat kufitare

 

Masakër në Greqi, vriten 6 shqiptarë, policia greke: Dyshohet
Ambulanca

 

GREQI- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i 6 shqiptarëve në Greqi. Newsbomb.gr shkruan se makina e autorëve të ngjarjes ishte me targa shqiptare false dhe se të shtënat u qëlluan nga një armë e vetme.

Autoritetet po hetojnë nëse gjashtë shqiptarët e vrarë janë persona me të kaluar kriminale. Ndërkohë që autorët dyshohet se janë larguar me një Ford Focus të zi dhe një motoçikletë. Autoritetet greke kanë vënë në dijeni portet dhe aeroportet për të mos lejuar që autorët të largohen jashtë vendit.

3 VITE ME PARE

Ekzekutimi i 6 shqiptarëve në Greqi, dëshmitarët: Ishim të tmerruar, u gjuajt me automatik

Masakër në Greqi, vriten 6 shqiptarë, policia greke: Dyshohet
Viktimat

 

GREQI- Mbi 25 plumba u kanë marrë jetën gjashtë shqiptarëve në zonën e Artemidës në Greqi. Protothema shkruan se të shtënat janë dëgjuar kudo.

“Dëgjuam të shtënat ” , thotë një banor i zonës.

Megjithatë, askush nuk ka shkuar menjëherë në vendngjarje, për shkak të frikës.

“Nuk shkuam drejt atje sepse, në rregull, ndoshta u trembëm”, shpjegoi ai, duke shtuar se në bazë të breshërive dukej sikur ishte automatik.

 “Ishte shumë shpejt”, shtoi ai, duke shpjeguar se ishte e pamundur të numërohej sa plumba ranë. 

“Të shtënat vazhduan për një kohë të gjatë, nuk e di si dhe ishin shumë të shpejta. Dhe duhet të ketë qenë shkëmbimi i zjarrit nga të dyja palët. Natyrisht që ishim të tmerruar, nuk guxuam t’i afroheshim vendit që në fillim”, tha ai.

Banori ka shkuar në vendngjarje kur është njoftuar se çfarë kishte ndodhur dhe ka parë se ka pasur një mobilizim të madh me makina patrullimi dhe autoambulanca.

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Vrasja e 6 personave në Greqi, mediat greke: Shqiptarët u ekzekutuan me 25 plumba

Masakër në Greqi, vriten 6 shqiptarë, policia greke: Dyshohet
Makina

GREQI- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 6 personave, të cilët dyshohet se janë shqiptarë, në Greqi. Protothema shkruan se persona të panjohur ekzekutuan gjashtë burra me 25 plumba. Në foton e mëposhtme shihet makina në të cilën gjendeshin të vdekur pesë nga gjashtë viktimat. 

Policia ndodhet në kërkim të një motori dhe një makinë të zezë me të cilën dyshohet se autorët u arratisën. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në rrugën Arafinos, në afërsi të kryqëzimit me rrugën Arionos në Artemisa, ku persona të panjohur kanë sulmuar një makinë në të cilën ndodheshin gjashtë persona, dyshohet se të gjithë të huaj.

Në përfundim të ngjarjes, në automjetin me targa gjermane janë gjetur pesë persona të vdekur dhe një tjetër i vdekur, jashtë mjetit. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një larje hesapesh me autorët të cilët janë arratisur, me një automjet të zi. Ambulanca ka shkuar në vendngjarje me një njësi të lëvizshme me ekipe shpëtimi dhe një mjek, i cili dyshohet se ka konfirmuar se personat që u qëlluan kanë vdekur.

3 VITE ME PARE

Masakra me 6 të vrarë në Greqi, mediat greke: Dyshohet se viktimat janë shqiptarë

Masakër në Greqi, vriten 6 shqiptarë, policia greke: Dyshohet
Makina

GREQI- Mediat greke kanë deklaruar se 6 personat e vrarë pasditen e sotme në Greqi janë shqiptarë. Fillimisht ka qenë CNN.gr, e cila ka shkruar se me siguri viktimat janë shqiptarë. Por kjo nuk është konfirmuar ende, pasi nuk është bërë identifikimi i viktimave. Deri më tani dihet se makina që ata po lëviznin ishte Ford Focus me targa gjermane.

"Alarmi është dhënë pasditen e së hënës në Artemisa pas një incidenti me armë zjarri, ku sipas informacioneve të para janë gjashtë të vdekur. Me siguri janë shtetas shqiptarë. Më konkretisht, episodi i përgjakshëm ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos dhe duket se ka pasur një shkëmbim të shtëna me armë zjarri, rrethanat e të cilit ende nuk dihen.

Njëri, i cili ndoshta ishte edhe shoferi, tentoi të arratisej dhe u hodh nga automjeti. Pesë të tjerët ndodheshin brenda automjetit. Megjithatë, këto janë të shtëna nga një pistoletë 9-gamesh dhe ndoshta kanë të bëjnë me një rast "mafia" për të larë hesapet . Makina në të cilën u gjetën tre të vdekurit është me targa gjermane," shkruhet në lajmin e CNN.gr.

3 VITE ME PARE

FOTOT/ Masakra me 6 të vrarë në Greqi, publikohen pamjet e makinës ku u gjetën shqiptarë e ekzekutuar

Masakër në Greqi, vriten 6 shqiptarë, policia greke: Dyshohet
Ngjarja

GREQI- Makina në të cilën u gjetën të vdekur pasditen e së hënës 5 nga 6 viktimat e të shtënave në Loutsa shihet nga fotoja e mëposhtme. Në pamjet e publikuara nga Protothema shihet se makina është një Ford Focus. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Arafinos dhe Arionos, në Artemisa, duke vënë alarmin në policinë greke, e cila është në kërkim të një automjeti me ngjyrë të zezë në të cilën kanë hipur autorët, të cilët janë arratisur.

Masakër në Greqi, vriten 6 shqiptarë, policia greke: Dyshohet
Makina

Nga raportimet e para bëhet me dije se bëhet fjalë për një lagje, ku janë qëlluar me armë zjarri gjashtë persona, të cilët dyshohet se janë shqiptarë. Pesë të vdekurit ndodheshin brenda makinës, e cila mësohet se kishte targa gjermane. 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Arionos dhe ambulanca ka shkuar në vendngjarje me një njësi të lëvizshme me ekipe shpëtimi dhe një mjek, i cili dyshohet se konfirmon se personat që kanë marrë të shtënat kanë humbur jetën. Forca të shumta të policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. 

3 VITE ME PARE

Masakër në Greqi, përplasje me armë mes grupesh, 6 persona të vdekur

Masakër në Greqi, vriten 6 shqiptarë, policia greke: Dyshohet
Policia greke

GREQI- Alarmi është ngritur në policinë greke pasi pasditen e së hënës ka ndodhur një masakër me armë zjarri në zonën e Artemidës ku mbetën të vdekur gjashtë persona. Protothema shkruan se sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një larje hesapesh në të cilën janë gjetur të qëlluar me armë zjarri gjashtë persona. 

Të pestë në fakt ndodheshin brenda një automjeti ndërsa njëri u gjet jashtë makinës, e cila dyshohet se ka targa gjermane. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Arionos dhe EKAV-ja ka shkuar në vendngjarje me një njësi të lëvizshme me ekipe shpëtimi dhe një mjek, i cili dyshohet se konfirmon se personat që kanë marrë të shtënat kanë humbur jetën. Forca të shumta të policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. 

perplasje me arme ne greqi 6 shqiptare te vrare

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin