LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbështetësit poshtë banesës/ Berisha: 2023, viti i përpjekjeve të Ramës për të shkatërruar opozitën. Gjokutaj: Doktori shumë shpejt mes nesh

• Mbështetësit demokratë vijonë mbledhjen e tyre poshtë banesës së kreut të opozitës, Sali Berisha. • Siç janë shprehur më herët, ata thonë se këto mbledhje janë në shenjë solidarizimi me kryedemokratin i cili ndodhet në arrest shtëpie që nga 31 janari. • Mbledhjet e tyre kanë vijuar çdo ditë për një javë rresht. • Berisha ashtu si netët e tjera, ka përshëndetur nga dritarja e banesës, mbështetësit e tij. • Gjatë fjalimit të mbajtur, ai ka folur për vitin që lamë pas dhe se si ishte për ai vit për Shqipërinë dhe shqiptarët. • Berisha e cilësoi 2023 si viti i përpjekjeve antiligjore, antikushtetuese, banditeske të Edi Ramës, sipas tij për të shkatërruar opozitën shqiptare. • Ish-kryeministri foli edhe për zgjedhjet e 14 majit të kaluar ku akuzoi Ramën se përjashtoi nga listat e votimit në qendrat e tyre mbi 1.3 milionë shqiptarë, dhe se përjashtoi të drejtën e opozitës për komisionerë në gjysmën e qendrave të votimit. • Berisha ka rikthyer çështjen e inceneratorëve, ku akuzon SPAK se sipas tij për të amnistuar Edi Ramën, amnistuan vjedhjen e qindra milionë eurove. • Mes demokratëve të mbledhur posht Berishës ishte edhe avokati i tij, Genc Gjokutaj.• Ai tha se shumë shpejt, Berisha do jetë mes tyre dhe u kërkoi atyre që të bashkohen ndaj kësaj kauze dhe shprehu bindjen se çështja e tij do të fitojë.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Gjokutaj mes mbështetësve poshtë pallati të kryedemokratit: Doktor Berisha së shpejti do të jetë midis nesh

Mbështetësit poshtë banesës/ Berisha: 2023, viti i
genc gjokutaj

TIRANË- Mes demokratëve të mbledhur poshtë pallatit të liderit të PD-së, Sali Berishës ishte edhe avokati i tij, Genc Gjokutaj. Gjatë fjalës së tij ai tha se shumë shpejt, Berisha do jetë mes tyre dhe u kërkoi atyre që të bashkohen ndaj kësaj kauze dhe shprehu bindjen se çështja e tij do të fitojë.

‘Të bëhemi bashkë se këta nuk janë trima, por janë mashtrues, deri më tani kanë mashtruar popullin. Tani këtyre nuk u duhet besuar as e vërteta. Përpara, se njerëzit i kanë hapur sytë. Për pjesën ligjore unë ju garantoj besnikëri ndaj çështjes tonë. Çështja do të fitojë. Doktor Berisha së shpejti do të jetë midis nesh’, tha Gjokutaj.

Prej ditësh mbështetësit e ish-kryeministrit janë zhvendosur çdo pasdite në Rrugën Mustafa Matohiti, kundër vendimit të GJKKO-së që ashpërsoi masën e sigurisë ndaj Berishës, duke e lënë atë në arrest në shtëpi.

2 VITE ME PARE

"2023 ishte viti i amnistive të shekullit", Berisha: Skapistët e partisë për të amnistuar Edi Ramën, amnistuan vjedhjen e qindra milionë eurove

Mbështetësit poshtë banesës/ Berisha: 2023, viti i
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha si netët e mëparshme ka mbajtur nga dritarja e banesës fjalimin e tij për mbështetësit e mbledhur poshtë palllatit. 

Berisha ka rikthyer çështjen e inceneratorëve, ku akuzon SPAK se sipas tij për të amnistuar Edi Ramën, amnistuan vjedhjen e qindra milionë eurove.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Edi Rama në vjedhjet, skandalet e tij nuk di të ndalur.
Institucionet e vendit u shndërruan në mënyrë përfundimtare, në armë të diktaturës së re.
Shërbimi Informativ, Policia e Shtetit, patronazhistët, aktivistët të gjithë u sulën kundër opozitës. U vërsulën për ti grabitur votat shqiptarëve. Ky ishte viti i amnistive të shekullit, ku skapistët e partisë për të amnistuar Edi Ramën, amnistuan vjedhjen e qindra milionë eurove.

Miqtë e mi!
Le të marrim vetëm disa fakte. Ju të gjithë e dini se, Erion Veliaj është pronari së bashku me Edi Ramën i djegësit të Tiranës që gjer sot ka zhdukur 130 mln euro. Pra nga taksat e qytetarëve të Tiranës dhe qarkut të Tiranës, janë paguar për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, 138 mln euro deri më sot, dhe ato janë zhdukur pa nam dhe nishan.

Asnjë nga 5 objektet që duhej ndërtuar, nuk ekziston. Erion Veliaj me firmën e vulën e tij, ishte përgjegjës për të ndjekur çdo ditë, javë, muaj procesin e ndërtimit të tyre. Por Erion Veliaj nuk ndiqte ato, ndiqte paratë që depozitonte me Edi Ramën në bankat ofshore, kurse shqiptarëve u linte plehrat e Tiranës.

Miqtë e mi! Edi Rama duke amnistuar Erion Veliajn, ka amnistuar veten e tij. Sepse kompaninë e tij me Veliajn e vlerësoi të parën, i dha 8% bonus. Pa firmën e tij, kurrë vjedhja e fushës së Sharrës nuk mund të ndodhte. A po e mbrojnë skapistët Edi Ramën, por e mbrojnë në verbërinë më të madhe sepse vetë ata janë bashkëpunëtor në krimet e tij, në krimet e tyre.

2 VITE ME PARE

Berisha: Viti 2023 ishte viti i përpjekjeve antiligjore, antikushtetuese, banditeske të Edi Ramës për të shkatërruar opozitën shqiptare

Mbështetësit poshtë banesës/ Berisha: 2023, viti i
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ashtu si netët e tjera, ka përshëndetur nga dritarja e banesës, mbështetësit e tij të cilët prej një jave janë mbledhur poshtë banesës në shenjë solidarizimi. 

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka folur për vitin që lamë pas dhe se si ishte për ai vit për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai e cilësoi 2023 si viti i përpjekjeve antiligjore, antikushtetuese, banditeske të Edi Ramës, sipas tij për të shkatërruar opozitën shqiptare.

Ish-kryeministri foli edhe pë zgjedhjet e 14 majit të kaluar ku akuzoi Ramën se përjashtoi nga listat e votimit në qendrat e tyre mbi 1.3 milionë shqiptarë, dhe se përjashtoi të drejtën e opozitës për komisionerë në gjysmën e qendrave të votimit.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme, për praninë tuaj këtu, vazhdimin e një beteje e cila ndoshta është ndër më të rëndësishmet në historinë dhe faktet e këtij vendi, një beteje që synon çlirimin e Shqipërisë nga diktatura e bandave, krimit dhe drogës. Miqtë e mi, në emër tuaj do të ftoj sonte çdo qytetar shqiptar, që banon në Shqipëri, jashtë Shqipërisë, të ndalet për një moment të shkurtër dhe të analizojmë vitin që lamë pas.

Çfarë ishte për Shqipërinë dhe shqiptarët viti 2023.
Viti 2023 për çdo shqiptar ishte viti i përpjekjeve antiligjore, antikushtetuese, banditeske të Edi Ramës për të shkatërruar opozitën shqiptare. Ishte viti në të cilin Edi Rama me lakejtë e tij në gjykata, pasi i mori logon dhe vulën PD-së, vazhdoi skenarin e tij për të lenë vendin pa opozitë.

Në përpjekjen për të përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij, Edi Rama aktivizoi me 14 maj, vrasës serial, liroi nga burgjet elementët më të rrezikshëm të krimit të organizuar. I solli ata nga jashtë, vendosi qytetet në terrorin e tyre. Përjashtoi nga listat e votimit në qendrat e tyre mbi 1.3 milionë shqiptarë. Hoqi nga fletëvotimi emrin e PD-së, logon e saj dhe kryetarin e saj, Sali Berisha. Përjashtoi të drejtën e opozitës për komisionerë në gjysmën e qendrave të votimit.
Përdori dhjetëra e qindra milionë fonde publike për të blerë fonde dhe influenca.

Megjithë këtë, opozita ja doli të konfirmohet e pamposhtur. Në revanshin e tij kundër demokracisë, Edi Rama vazhdoi i pandalshëm, i mohoi opozitës deputetëve të saj, të drejtat themelore kushtetuese. E nxori veten mbi kushtetutën, mbi ligjin.
Ai nuk pranoi të hetohet për aktet e shëmtuara kriminale, ai nuk pranoi të hetohet për krimet që ka kryer me organizatën e tij kriminale që quhet qeveri. Ai nuk pranoi të hetohet për vjedhjet e mëdha të pasurive publike, për shndërrimin e Durrësit në parajsën e tij dhe të trafikantëve të tij, duke i plaçkitur shqiptarëve në port rreth 4 mln euro tokë dhe pronë publike.

Ai nuk pranoi të hetohet për skandalin më të madh të kohërave, ndërkombëtar, Rama-McGoninal, në të cilin Edi Rama, Charles McGonigal, Agron Neza dhe Dorian Duçka, funksionuan si një grup kriminal i vërtetë.

Në këtë skandal Edi Rama mobilizoi McGonigalin kundër Sali Berishës dhe opozitës shqiptare.
Në këtë skandal Edi Rama vendosi sistemin e gjobave shumëmilionëshe mbi biznesmenët shqiptarë.
Në këtë skandal Edi Rama hoqi e vendosi sikur të ishin të familjes së tij, licencat e naftës pronë publike e shqiptarëve.

2 VITE ME PARE

VIDEO- Mbështetësit e Berishës mblidhen sërish poshtë banesës

Mbështetësit poshtë banesës/ Berisha: 2023, viti i
foto e mbështetësve

TIRANË- Mbështetësit demokratë vijonë mbledhjen e tyre poshtë banesës së kreut të opozitës, Sali Berisha. 

Siç janë shprehur më herët, ata thonë se këto mbledhje janë në shenjë solidarizimi me kryedemokratin i cili ndodhet në arrest shtëpie që nga 31 janari. 

Mbledhjet e tyre kanë vijuar çdo ditë për gati një javë rresht. Berisha ka komunikuar herë pas here me mbështetësit e tij me megafon nga dritarja e shtëpisë. 

sali berisha genc gjokutaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin