LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Domosdoshmëri, thellimi në zbatimin e reformave"/ Mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Xhafaj: I keqardhur që opozita nuk iu përgjigjën pozitivisht ftesës

• Pas miratimit të rezolutës në Kuvend është zhvilluar sot mblidhja e parë për e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Antikorrupsionin, por janë paraqitur vetëm anëtarët e mazhorancës, ndërsa opozita e ka bojkotuar. • Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj është shprehur se ndihet i keqardhur që opozita nuk iu është përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në mbledhjen e konstituimit, duke shtuar se roli i saj është shumë i rëndësishëm. • Xhafaj shtoi se përgjegjësia e tyre është të adresojnë sfida në interesin ë qytetarëve dhe në funksion të integrimit të vendit. • Ai tha se ky Komision synon të adresojë çështje me rëndësi jetike për qytetarët, për të ardhmen e vendimit, çështje që shkojnë përtej interesit të partive tona, pasi, sipas tij, i shërbejnë forcimit dhe modernizimit të vendit, të ardhmes së vendit. • Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj në mbledhjen e parë të Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, tha se metodogjia e re e anëtarësimit të plotë në BE kërkon vazhdimësi të reformave dhe politika të koordinuara në të gjitha sektorët. • Spiropali tha se Shqipëria synon hapjen e negociatave për grupin e parë themelor brenda 6 muajve të parë të vitit 2024. • Ajo shtoi se paralelisht është ndërtuar edhe drafti i parë i pozicionit negociues për themeloren. • Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit. • Parashikohet që Komisioni të ketë 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Drejtimin e këtij komisioni do ta ketë shumica parlamentare ndërsa nënkryetari i takon pakicës. • Komisioni ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi, thuhet në vendimin e votuar në parlament, por në funksionet e tij do ketë edhe thirrjen në seanca dëgjimore të institucioneve të drejtësisë.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Mbledhja e parë e Komisionit për Antikorrupsionin, Spiropali: Domosdoshmëri, thellimi në zbatimin e reformave

"Domosdoshmëri, thellimi në zbatimin e reformave"/ Mbledhja
Elisa Spiropali

TIRANA- Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj në mbledhjen e parë të Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, tha se metodogjia e re e anëtarësimit të plotë në BE kërkon vazhdimësi të reformave dhe politika të koordinuara në të gjitha sektorët. Spiropali tha se Shqipëria synon hapjen e negociatave për grupin e parë themelor brenda 6 muajve të parë të vitit 2024. Ajo shtoi se paralelisht është ndërtuar edhe drafti i parë i pozicionit negociues për themeloren.

Pjesë nga fjala e Spiropalit:

Procesi i negociatave me qëllim anëtarësimin në BE, do t’i japë hov demokratizimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri. Do të nxisë proceset reformuese duke përshpejtuar zhvillimin ekonomik. Metodologjia e re e anëtarësimit kërkon vazhdimësinë e reformave dhe politika të kordinuara në të gjitha sektorët për plotësimin e kritireve për anëtarësimin në BE dhe detyrimeve që lindin.

Një nga sfidat kryesore lidhet me domosdoshmërinë e vazhdimit e mëtejshëm dhe thellimin në zbatimin e reformave themelore. Qeveria shqiptare ka udhëhequr një proces kompleks shqyrtimi analatik në Bruksel. Në përfundimit të procesit screening janë zhvilluar 67 takime screening dhe dypaleshë në Bruksel për 33 kapitujt dhe 3 kriteret e anëtarësimit.

Janë përfshirë 157 institucione shtetërore dhe 32 institucione të pavarura. 575 kanë marrë pjesë në takimet shpjeguese dhe 1004 zyrtarë në takimet bilaterale. Janë përgatitur 777 prezantime të relatuara me rreth 20 mijë faqe e dokumenta. Janë zhvilluar 126 ushtrime simuluese kanë janë trajtuar 621 zyrtarë të shtetit. Shqipëria synon hapjen e negociatave për grupin e parë themelore brenda 6 muajve të parë të vitit 2024.

Lidhur me hapjen e negociatave për grupin e parë, institucionet qeveritare kanë punuar paraprakisht për hartimin e dy udhërrëfyesve. Udhërrëfyese “Shteti i së drejtës” dhe udhërrëfyesi “Reforma në administratën publike”. Paralelisht me këtë, është ndërtuar edhe drafti i parë i pozicionit negociues për themeloren. Këto masa janë marrë për tu siguruar që Shqipëria të jetë gati teknikisht për hapjen e negociatave.

2 VITE ME PARE

"Përgjegjësia jonë, të adresojmë sfida"/ Mbyllet mbledhja e parë e Komisionit për Antikorrupsionin, Xhafaj: I keqardhur që opozita nuk iu përgjigjën pozitivisht ftesës

"Domosdoshmëri, thellimi në zbatimin e reformave"/ Mbledhja
Lindita Nikolla dhe Fatmir Xhafaj

TIRANA- Ka përfunduar pas disa minutash nisjeje, mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, mbledhje e cila u bojkotua nga opozita. Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj është shprehur se ndihet i keqardhur që opozita nuk iu është përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në mbledhjen e konstituimit, duke shtuar se roli i saj është shumë i rëndësishëm.

Xhafaj shtoi se përgjegjësia e tyre është të adresojnë sfida në interesin ë qytetarëve dhe në funksion të integrimit të vendit. Ai tha se ky Komision synon të adresojë çështje me rëndësi jetike për qytetarët, për të ardhmen e vendimit, çështje që shkojnë përtej interesit të partive tona, pasi, sipas tij, i shërbejnë forcimit dhe modernizimit të vendit, të ardhmes së vendit.

Pjesë nga fjala e Xhafajt:

Si mbledhje e parë për konstituimin e Komisionit, çka është një detyrim që rrjedh nga rezoluta e miratuar nga Kuvendi. Ky Komision ka për qëllim thellimin e reformave shtet formuese, për mirëqeverisjen e vendimit, luftën ndaj korrupsionit, kjo është përcaktua qartë në rezolutë.

Objektivi i Komisionit të Posaçëm Parlamentar, përgjegjësia jonë është të adresojmë sfida në interesin ë qytetarëve dhe në funksion të integrimit të vendit. Kam bindjen se do të jetë proces gjithëpërfshirës, në rrafshin politik, institucional e social. Roli i opozitës është tejet i rëndësishëm,  pjesëmarrja e saj në këtë proces është me rëndësi për qëllimet që do të adresojë kjo reformë.

Jam i keqardhur që opozita nuk iu është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese për bashkëpunim, këtij detyrim të përbashkët për pjesëmarrje dhe angazhim në këtë Komision që buron nga Kushtetuta, pjesë e së cilës jemi bashkarisht. Ky Komision synon të adresojë çështje me rëndësi jetike për qytetarët, për të ardhmen e vendimit, çështje që shkojnë përtej interesit të partive tona, pasi i shërbejnë forcimit dhe modernizimit të vendit, të ardhmes së vendit tonë.

Për fat të keq, kjo situatë e sotme më sjell në kujtesë një situatë të ngjashme kur filloi veprimin në 2014 Komisioni i Oosaçme për Reformën në Drejtësi. Opozita edhe atëherë në 2014. megjithëse e votoi ngritjen e Komisionit, nuk mori pjesën në mbledhjen e parë të konstituimit të atij komisioni dhe në disa mbledhje në vazhdim. Reflektuan me vonesë dhe u përfshinë më pas.

Koha tregoi që kolegët tanë gabuan atëherë, kjo i kushtoi shumë politikisht dhe elektoralisht. Shpresoj që kjo histori të mos përsëritet dhe ta kemi midis nesh opozitën. Procesi do të duhet të ecë përpara duhet zhvilluar një proces sa më gjithëpërfshirës, transparent, duke përfshirë të gjithë aktorët e mundshëm, të shoqërisë civile, botës akademike, grupeve të interesit. Kjo mbledhje është hapi i parë i natyrës formale përgatitore, si mbledhje edhe detyruese për ne.

2 VITE ME PARE

Mblidhet për herë të parë Komisioni i Posaçëm për Antikorrupsionin, opozita e bojkoton

"Domosdoshmëri, thellimi në zbatimin e reformave"/ Mbledhja
Komisioni

TIRANA- Pas miratimit të rezolutës në Kuvend është mblidhet për herë të parë Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Antikorrupsionin, por janë paraqitur vetëm anëtarët e mazhorancës, ndërsa opozita e ka bojkotuar. Ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion u miratua në Parlament më 30 maj me 74 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim.

Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.

Parashikohet që Komisioni të ketë 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Drejtimin e këtij komisioni do ta ketë shumica parlamentare ndërsa nënkryetari i takon pakicës.

Komisioni ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi, thuhet në vendimin e votuar në parlament, por në funksionet e tij do ketë edhe thirrjen në seanca dëgjimore të institucioneve të drejtësisë.

2 VITE ME PARE

Sot konstituohet Komisioni Antikorrupsion, Xhafaj zhvillon mbledhjen e parë, opozita paralajmëron bojkot

"Domosdoshmëri, thellimi në zbatimin e reformave"/ Mbledhja
Kuvendi

TIRANA- Komisioni Antikorrupsion me drejtues Fatmir Xhafajn do të zhvillojë sot mbledhjen e parë të konstituimit. Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 09:30 dhe do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Në mbledhje janë të ftuar edhe deputetët e opozitës, por këta të fundit nuk e kanë votuar dhe kanë deklaruar se nuk do të bëhen pjesë e këtij komisioni. Një pjesë e saj ka akuzuar mazhorancën se po tenton të ushtrojë presion mbi organet e reja të drejtësisë nëpërmjet këtij komisioni.

I njohur ndryshe edhe si komisioni “antikorrupsion”, ai është rezultat i një rezolute të propozuar nga mazhoranca. Komisioni ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi, thuhet në vendimin e votuar në parlament, por në funksionet e tij do ketë edhe thirrjen në seanca dëgjimore të institucioneve të drejtësisë.

 

komisioni antikorrupsion

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin