LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

U arrestua për ryshfet, mjeku pëson ishemi cerebrale, lihet në 'arrest shtëpie' (Përgjimet)

• Fitim Marku, mjeku reanimator që u arrestua në spitalin e Traumës për rushfet është lënë në masën e sigurisë ‘arres shtëpie’. Markut iu bë me dije masa e sigurisë në shtratin e spitalit ku ndodhet aktualisht për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. • Ai ka pësuar ishemi cerebrale këtë mëngjes dhe është transferuar nga spitali i Traumës tek reparti i Neurologjisë. Hetimi për të do të vijojë pas shërimit në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. • Vetë mjeku nuk ka dhënë asnjë sqarim për togat e zeza për shkak të situatës në të cilën ndodhej, i lidhur me tuba në një shtrat spitali. • Sot u zbuluan dhe përgjimet në të cilat tregohej se si merrte ryshfet doktori. Në një rast, ai kishte marrë 10 mijë lekë të reja nga një agjent i infiltruar. • Rasti i arrestimit të doktorit ka sjellë dhe reagime. Dy kolegët e tij, Ilir Allkja dhe Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj i dolën në krahë duke u shprehur se ‘bakshishi’ për mjekët është diçka normale kudo në botë dhe se të gjithë shqiptarët japin lekë për shërbime në spitale.

5 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

U kap teksa merrte 20 mijë lekë, Gjykata lë në arrest shtëpie mjekun e arrestuar te Trauma

U arrestua për ryshfet, mjeku pëson ishemi cerebrale, lihet në
Fitim Marku

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën 'arrest shtëpie' për mjekun Fitim Marku të arrestuar të premten te spitali i Traumës. Duke qënë se ishte në gjendje të rëndë, Marku, nuk mundi të jepte dëshminë para gjykatës.

Mjeku pësoi ditën e sotme ishemi cerebrale në paraburgim. Duke qënë se iu rrezikua jeta, ai u dërgua në spitalin e Traumës, aty ku dhe iu komunikua masa e sigurisë.

Marku u vu në pranga më 23 shtator, në kuadër të një operacioni të realizuar nga një agjent i infiltruar. Ky i fundit u shtir si pacient dhe ka shkuar tek Trauma për të kërkuar ndihmën e Markut. Në momentin që reanimatorit i ka dhënë 20 mijë lekë, grupi ka ndërhyrë dhe ka arrestuar mjekun. Bashkë me Markun kanë përfunduar në komisariat edhe disa mjekë të tjerë. 

4 VITE ME PARE

'Po vriste njeri?'/ Arrestimi i mjekut te Trauma, Brataj: Show! Të më thotë një shqiptar që nuk ka dhënë lek

U arrestua për ryshfet, mjeku pëson ishemi cerebrale, lihet në
Skender Brataj

TIRANË- Arrestimi i mjekut Fitim Marku te Trauma, për shefin e Urgjencës, Skënder Brataj ishte një shoë. Kështu u shpreh ai ditën e sotme teksa ishte i ftuar në emisionin 'Shqipëria Live'. Sipas tij, korrupsioni ekziston në çdo fushë dhe nuk doli sot që të habitemi se çfarë ndodhi. Ai pyeti nëse ka një shqiptar që nuk ka dhënë para në spitale, duke nënkuptuar se kjo gjë ndodh shpesh në vend.

“Çfarë krimi është? Po vriste njeri? Ka kërkuar lek, se nuk e dimë a i ka kërkuar apo ja ka dhënë. Si procedurë nuk duhet t’i marrë në spital. Të më thotë një shqiptar që nuk ka dhënë lek. Kamerierit i lë bakshish, marr kafen 8 qind dhe i japim 100 lek. Në Itali pranohej dhuratë deri në 300 euro, ligjërisht ishte e pranueshme. Dhurata mjekut deri në një farë shume ishte e pranueshme”, tha Brataj.

Shefi i Urgjencës shtoi se mënyra se si u arrestua kolegu i tij nuk ishte i duhuri, e sidomos duke ditur se ai ishte i sëmurë.

“Pse duhej të vinte policia me kapuç, kur i infiltruari ishte i zbuluar. Pse duhej të zinte vendin e urgjencës? Një show i ekzagjeruar. Kolegu ka qenë i sëmurë para 6 muajsh, pse nuk merren parasysh këto? Kush i merr parasysh këto? Pse uniforma e mjekut shkon në burg? Se ne kur dalim nga spitali, e heqim uniformën. Mënyra se si u veprua dhe u demonstrua, atëherë nuk është e pranueshme, as nga ne kamishat e bardha”, u shpreh Brataj.

Fitim Marku, mjeku i Spitalit të Traumës që u arrestua pak ditë më parë në një operacion të Policisë me agjent të infiltruar, është dërguar me urgjencë po në spitalin ku punonte. Marku ka pësuar ishemi cerebrale në paraburgim. Ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në Spitalin e Traumës, në duart e kolegëve të tij, për ndërhyrje të menjëhershme. Po sot, pritet që togat e zeza të Tiranës t’i komunikojnë Fitim Markut masën e sigurisë.

4 VITE ME PARE

“Më jep njëqindëshe”, dalin përgjimet, si u arrit arrestimi i mjekut Marku tek Trauma, agjenti: Fol o burrë, sa do

U arrestua për ryshfet, mjeku pëson ishemi cerebrale, lihet në
Fitim Marku

TIRANË- Sot janë zbardhur edhe përgjimet që kanë sjellë organizimin e operacionit për arrestimin e mjekur reanimator Fitim Marku. Përgjimet janë publikuar nga Euronews Albania dhe tregojnë se si Marku merr ryshfet nga një agjent, i cili ishte infiltruar si pacient te Spitali i Traumës.

Pasi infermierja i merr të dhënat pacientit, ai shkon për të bërë skanerin. Infermierja i thotë që më pas të shkojë në korridor dhe të takohet me mjekun. Në momentin që pacienti i thotë mjekut Marku për paratë, ky i fundit i kërkon 100 mijë lekë.

Pjesë nga përgjimet

Agjenti -Më tha ajo që të prisja këtu në korridor.

Mjeku -Ok më thuaj, si e ke mundësinë tani?

Agjenti -Më thuaj or burrë, më thuaj.

Mjeku -Po ja se këtu është plot me njerëz.

Agjenti -Po sa?

Mjeku -Po ja, njëqindëshe.

Agjenti -100 mijë lekë?

Mjeku -Po.

Agjenti -Ok.

Mjeku -Se këto i ndajmë me të tjerat.

Agjenti -Ato janë punën tuaja. Për sa e marr diskun? Sa vonon?

Mjeku -Ja sa ta bëj gati, ta sjell unë jashtë.

Agjenti -Ok.

Mjeku i Qendrës Spitalore të Traumës, Fitim Marku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ka pësuar ishemi cerebrale ndaj është dërguar menjëherë në spital. Aty pritet që t'i komunikohet masa e sigurisë që do të caktohet nga gjykata. Mjeku reanimator Fitim Marku u arrestua më 23 shtator në kuadër të një operacioni të organizuar nga efektivët me maska e antiplumb.

4 VITE ME PARE

Mjeku Ilir Allkja e pranon: Kam marrë "bakshish" nga të afërmit, s'kam turp e as frikë

U arrestua për ryshfet, mjeku pëson ishemi cerebrale, lihet në
Ilir Allkja

TIRANE- Mjeku Ilir Allkja bëhet personazhi i parë nga bluzat e bardha që pohon publikisht se ka marrë ryshfet për shërbimin mjekësor që iu ka dhënë pacientëve të tij. I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euroneës Albania”, Allkja u shpreh se edhe ai vetë është paguar nga familjarë të tij dhe njerëz të afërt, ndërsa sipas tij, nuk ka asnjë koleg që të mos ketë marrë para. 

“Është vështirë të gjesh mjekë që nuk kanë marrë bakshish në jeten e vet. Kam marrë, nuk kam as turp dhe as frikë. Unë kam marrë nga njerëz të mi, nga kushërinjtë, nga familjarët. Më kujtohet një bisedë e para 10 viteve me një kolege nga Rumania.

Në Rumani numërohen 3.2 mjekë për 1 mijë banorë, ndërsa Shqipëria ka 1 mjek për 1 mijë banorë, është skandaloze. Mjekja më thotë, që vetë ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se nëse njerëzit japin një bakshish pas shërbimit, merreni sepse e meritoni”, theksoi ai.

Deklarata vjen pas arrestimit të mjekut reanimator në spitalin e Traumës, Fitim Marku, i cili u arrestua pasi i mori para një agjenti të infiltruar. Mjeku pësoi ishemi celebrale pas prangosjes dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. 

4 VITE ME PARE

E RËNDË/ U arrestua me antiplumb dhe maska... mjeku i Traumës pëson ishemi në tru, në gjendje të rëndë për jetën

U arrestua për ryshfet, mjeku pëson ishemi cerebrale, lihet në
Fitim Marku

TIRANË- Mjeku i Qendrës Spitalore të Traumës, Fitim Marku i arrestuar për korrupsion ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjeku ka pësuar ishemi cerebrale ndaj është dërguar menjëherë në spital. Aty pritet që t'i komunikohet masa e sigurisë që do të caktohet nga gjykata. 

Mjeku reanimator Fitim Marku u arrestua më 23 shtator pasi dyshohet se ka marrë ryshfet në këmbim të shërbimit për disa ditë me radhë nga qytetarët në spital.

Marku u vu në pranga në kuadër të një operacioni të realizuar nga një agjent i infiltruar, i cili u shtir si pacient që kishte nevojë për mjekun. Në momentin që reanimatorit i ka dhënë 20 mijë lekë, grupi ka ndërhyrë dhe ka arrestuar mjekun. Bashkë me Markun kanë përfunduar në polici edhe disa mjekë të tjerë. Identitetet dhe rolet e këtyre të tjerëve nuk janë zbuluar ende.

Por ajo që ndezi një diskutim të fortë publik ishte mënyra sesi Marku u arrestua. Në një regji të plotë filmi, mjeku u arrestua me agjentë specialë, maska dhe anti-plumb, duke bërë që opinioni publik të ngrejë dyshime për standartet e dyfishta të Policisë së Shtetit, që nga njëra anë kriminelët nuk arrin dot as ti gjejë e jo më ti arrestojë me forca speciale, ndërsa në rastet si ky i Markut, shteti tregon forcën në maksimumin e parashikuar nga ligji. 

fitim marku aksioni tek trauma

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin