LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës/ Berisha: Licenca u dha në shkelje të ligjit. Dosjen do ta dorëzojmë në SPAK, por do ketë fatin e 'Xibrakës'

• Partia Demokratike ka publikuar dokumente dhe ka hedhur akuza për licencën e kazinosë në kullën ‘Air Albania’. • Në një konferencë për mediat, së bashku me kryetarin e PD-së Sali Berisha, nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, publikoi dokumentet dhe deklaroi se pas transaksionit të kompanisë ‘GLG Investment’ fshihen persona të lidhur me rrethin e Olsi Ramës dhe kërkoi hetim nga SPAK. • Këlliçi deklaroi se një tokë në Kepin e Rodonit, e blerë sipas tij për rreth 320 mijë euro, është rivlerësuar më pas në rreth 26 milionë euro dhe është përdorur për ndryshimin e strukturës së kapitalit të kompanisë që mori licencën e kazinosë. • Nga ana tjetër, Berisha ka akuzuar Edi Ramën dhe vëllain e tij, Olsi Rama për përfshirje në këtë skemë të paligjshme. • Sipas Berishës, kjo është një nga aferat më të padëgjuara, duke theksuar se dokumentet e përgatitura nga nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi dhe grupi i ekspertëve të PD-së do të depozitohen në Prokurorinë e Posaçme. • Berisha theksoi se licenca e kazinosë në kullën ‘Air Albania’ është dhënë në kundërshtim me ligjin dhe për persona që janë përdorur si ‘prestanome’ për interesa të lidhura me Olsi Ramën. • Gjatë konferencës, kryetari i PD-së Sali Berisha u shpreh se opozita do të vijojë të depozitojë dokumente në organet e drejtësisë. 

4 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

"Dënoj dhunën shtazore ndaj protestuesve"/ Berisha: Rama nuk ka të ardhme, ftoj çdo qytetar t’i bashkohet protestës t'i japim shtysën përfundimtare

Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, duke akuzuar qeverinë për përdorim të dhunës ndaj qytetarëve që, sipas tij, po protestojnë në mënyrë paqësore. Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri thirrje për bashkimin e qytetarëve dhe mbështetësve të opozitës në protestë, duke deklaruar se Edi Rama nuk ka të ardhme politike dhe se duhet dhënë "shtysa përfundimtare" për ndryshim.

"Së dyti, dua të dënoj me forcën më të madhe dhunën e egër shtazore të përdorur dje kundër protestuesve. Janë agresuar gra me fëmijë të vegjël me karroca. Janë agresuar qytetarë pa asnjë lidhje me protestën. Janë agresuar dhe kërcënuar me jetë eksponentë të protestës, vetëm e vetëm se po protestonin në mënyrën më paqësore. Aktet e dhunës shtazore të ushtruara këto ditë ndaj protestuesve paqësorë janë dëshmi e plotë e fytyrës kriminale të këtij regjimi diktatorial. Duke dënuar ato me forcën më të madhe, u bëj thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, të gjithë qytetarëve, të bashkohen dhe të mbështesin këtë protestë për të realizuar largimin e këtij regjimi, ndër më të këqijtë që kanë njohur shqiptarët në histori.

Është koha që çdo qytetar shqiptar të japë kontributin e tij për shpëtimin e vendit. Kërkesat e lëvizjes së protestës rinore qytetare, janë kërkesa të çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Janë kërkesa në mbrojtje të interesave jetike të shqiptarëve, interesa të kërcënuara në mënyrë fatale nga organizata kriminale dhe qeverisja shqiptare dhe kreu i saj Edi Rama që plaçkisin çdo orë, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, dhe varfërojnë në mënyrë të të tmerrshme shqiptarët. Ndaj dhe ftoj demokratët, të frymëzuar nga kjo protestë e pandërprerë, të japin kontributin e tyre në këtë moment historik. Edi Rama nuk ka të ardhme. Është i plagosur për vdekje politikisht, ndaj dhe duhet t'i japim shtysën përfundimtare," tha Berisha./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

Mega-afera e kazinosë në Air Albania/ Berisha: Dosjen do e dorëzojmë në SKAP, por do ketë fatin e Xibrakës!

Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës/ Berisha:

TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi se dosja do t’i dorëzohet SPAK-ut dhe e krahasoi çështjen me denoncimet e mëparshme të opozitës. Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te transaksionet e kompanisë GLG Investment dhe rivlerësimi i një prone në Kepin e Rodonit, duke pretenduar se një tokë e blerë me rreth 320 mijë euro është vlerësuar më pas në rreth 26 milionë euro. 

Gjatë konferencës, Berisha u shpreh se opozita do të vijojë të depozitojë dokumente në organet e drejtësisë. I pyetur nga gazetarët për besimin te SPAK, lideri i opozitës Sali Berisha kritikoi mënyrën se si, sipas tyre, është trajtuar nga drejtësia çështja që lidhet me familjarë të kryeministrit.

"Besoj se me dokumente të pakundërshtueshme faktohet implikimi i rrethit të Edi Ramës, vëllait dhe shokëve të tij, në afera bixhozi, larjesh parash, licencimesh që nuk mund të ndodhin kurrë përveçse në familjen kryeministrore në Shqipëri. Nuk mund të lëshohen licencat. Unë e kam denoncuar me kohë atë, e kam quajtur kulla Kristaq Rama. Nuk ka asnjë përgënjeshtrim të vërtetë, real. Dhe tani, urdhëroni mega-aferën e një mafie të rrezikshme me tentakula nga familja Rama në Miçigan tek venezuelasit, etj, etj. Sigurisht që dosja do të dorëzohet në Skap dhe pa dyshim do ketë fatin e Xibrakës ku Olsi Ramës u faktua si eksponent kryesor i grupit të Xibrakës, u faktua se po në këtë kontekst bëri mashtrim publik pasi deklaroi pas denoncimit të zotit Bardhi dhe denoncimeve të mia të dokumenteve të kompjuterit për kalimin e kufirit me makinën e grupit të drogës, deklaroi se e ka përdorur vetëm njëherë, në një kohë kur këtu janë dokumentet e përdorimit të saj shtatë herë. Dhe sipas të dhënave të tjera, është përdorur 15 herë nga Olsi Rama. Por ky denoncim i sotëm është një kontribut i jashtëzakonshëm që shqiptarët të kuptojnë se me kë kanë të bëjnë, me çfarë klani të rrezikshëm, çfarë familje të rrezikshme kanë në krye të qeverisë. Urdhëroni pra. Blihet 300 mijë, shitet 26 milionë, përdoret për këto qëllime, përdoret për ato qëllime, gjëra të cilat as në veprat e realizimit fantastik nuk mund të shkruhen sepse shndërrohen në komedi, e humbasin komplet besueshmërinë. Natyrisht duke përgëzuar zotin Këlliçi dhe gjithë ekipin që është marrë me investigimin e kësaj afere, kryqëzon përfundimisht vëllaçkon e Ramës dhe enturazhin e tij, ne do bëjmë detyrën tonë, ne do ta dërgojmë me këto të dhëna dhe të tjera në organet e prokurorisë speciale," tha Berisha./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Kazinoja e prestanomes së Olsi Ramës/ Belind Këlliçi zbardh skemën: Për të përfituar licencën, një tokë e blerë me 320.000 euro u rivlerësua 26.000.000 euro

Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës/ Berisha:
Belind Kellici

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi denoncoi një aferë lidhur me dhënien e licencës së kazinosë në hotelin me pesë yje në kullën "Air Albania". Në një konferencë për mediat, Kwlliçi ka paralajmëruar se e gjithë dosja do t’i dorëzohet Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Sipas Këlliçit, opozita ka përgatitur një material me dokumente dhe fakte që, sipas tij, tregojnë lidhje mes kompanive të përfshira në transaksion dhe individëve të afërt me vëllain e kryeministrit Edi Rama. 

Këlliçi u ndal te ndryshimi i aksionerëve të kompanisë "Space Plus", e cila zotëron licencën e kazinosë, duke pretenduar se miratimi i dhënë nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit është bërë në kundërshtim me kuadrin ligjor. Sipas tij, një pronë pyjore në Kepin e Rodonit, e blerë nga kompania GLG Investment për rreth 320 mijë euro në prill të vitit 2025, u rivlerësua vetëm pak muaj më vonë në rreth 26 milionë euro dhe u përdor si kapital për transaksionin.

"Në lidhje me këtë aferë, ne do të bëjmë një prezantim në raport dhe me të gjithë individët e përfshirë në këtë aferë dhe lidhjen e tyre me vëllain e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ky material përmban dhe një rrjet të tërë kompanish të lidhura edhe me biznesin e call center-ave, ashtu dhe me lejet e ndërtimit, që për efekt kohe sot e kemi të pamundur ta bëjmë publik, i gjithi do të përcillet pranë SPAK-ut për hetime të mëtejshme. Por ta nisim me prezantimin e këtyre fakteve për licencën e kazinosë. Sipas kuadrit ligjor në fuqi, hotelet me pesë yje në vendin tonë mund të përfitojnë licencë për ushtrimin e aktivitetit të kazinosë.

Një ndër hotelet me pesë yje është ai në kullën e stadiumit Air Albania. Shoqëria që ka një licencë kazinoje në këtë hotel është shoqëria Space Plus. Sipas të dhënave të QKB-së, ky subjekt fillimisht kur mori licencën kishte si aksioner në masën 99% të aksioneve shoqërinë Albstar dhe 1% shoqërinë W CZ Holding s.r.o. Kjo e fundit një kompani e regjistruar në Republikën Çeke. Ju lutem regjia, shfaqni në ekran ekstraktin e QKB-së. Sipas detyrimeve ligjore, kompania e cila aplikon për marrjen e një licence kazinoje duhet të ketë një kapital minimalisht prej 1 miliard e 200 milionë lekë ose ndryshe rreth 12 milionë euro. Ligji përcakton gjithashtu se kompania duhet të ketë eksperiencë në fushën e lojërave të fatit.

E me sa duket kjo ka qenë në fakt arsyeja pse është futur aksioner me vetëm 1% ortaku çek W CZ Holding s.r.o. në kazinonë në kullën Air Albania. Kjo kompani është e lidhur me shoqëri të cilat kanë pjesën më të madhe dhe operojnë në tregun e lojërave të fatit, Adria Entertainment dhe WSI sh.p.k., të lidhura drejtpërdrejt me shtetasin Bledar Sinani. Në nëntor të vitit 2025, Albstar ka shitur aksionet e kazinosë drejt kompanisë GLG Investment. Sipas dokumentacionit të depozituar në QKB, rezulton se marrëveshja fillestare mes Albstar dhe GLG Investment është firmosur në gusht të vitit 2025. Dhe më pas janë bërë kërkesat pranë AMLF dhe Autoritetit të Konkurrencës për dhënien e miratimit për ndryshimin e aksionerit sipas përcaktimeve ligjore.

Kjo marrëveshje nuk ka të përcaktuar një çmim për këtë transaksion, ose marrëveshja e plotë nuk është depozituar ende në QKB. Në ekran mund të shihni ekstraktin e QKB-së dhe një kopje të marrëveshjes. Kuadri ligjor aktual kërkon që AMLF të qartësojë se kush është pronari fundor përfitues, të verifikojë burimin e të ardhurave për krijimin jo vetëm të kapitalit, por edhe të shumave të tjera që do të duhet të investohen, pasi licenca nuk mund t'i jepet një individi anonim i cili nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të operuar në këtë fushë. AMLF-ja e ka dhënë miratimin në kundërshtim me kuadrin ligjor, pasi kjo ishte një kompani anonime, sikundër e kemi parë këtë skemë të ndodhë në 13 vitet e pushtetit të Edi Ramës. Me zero historik si kompani, me zero aktivitet në Shqipëri, por me kushtin që të hiqej toka në pronësi të kompanisë Albstar si kapital aksionar dhe të zëvendësohej me një tjetër tokë në pronësi të GLG Investment sh.p.k.

Dhe ky është momenti ku situata bëhet tërësisht flagrante dhe kriminale. Në ekran mund të shihni foton e miratimit të Agjencisë Mbikëqyrëse të Lojërave të Fatit që thotë me kusht që toka të kalojë si kapital i shoqërisë Space Plus sh.a. Sipas dokumentacionit të depozituar në QKB, rezulton se pasuria në pronësi të kompanisë GLG Investment është pasuria e llojit pyll, numër pasurie 118 fraksion 9, zona kadastrale 1522 me sipërfaqe 275,550 metër katror e ndodhur në Draç, në Kepin e Rodonit, një nga zonat më të lakmueshme në Shqipëri, në Durrës. E cila vlerësohet sipas raportit të vlerësimit të hartuar nga eksperti vlerësues, inxhinieri Eno Kume, bashkëngjitur vendimit, në vlerën 2 miliard e 556 milion e 732 mijë e 8 lekë, rreth 26 milionë euro. Grupi ynë i ekspertëve investigoi dhe më tepër origjinën dhe kohën që GLG e kishte blerë tokën si dhe vlerën e saj. Në aktin e ekspertit Eno Kume të datës 19 qershor 2025 rezulton se pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 275,550 metër katror është blerë nga GLG Investment në datën 9 prill 2025 në vlerën qesharake 32 milion e 239 mijë e 350 lekë, rreth 320 mijë euro në total. Në ekran keni foton e raportit të vlerësimit," tha Këlliçi./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Berisha: Licenca e kazinosë në Air Albania u dha në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës

Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të qeverisë, duke pretenduar se licenca për kazinonë në kompleksin Air Albania është dhënë në kundërshtim me ligjin dhe në favor të personave që janë të lidhur me Olsi Ramën. Berisha deklaron për mediat se bëhet fjalë për një aferë që “tejkalon çdo lloj imagjinate”, ndërsa akuzoi vëllain e kryeministrit Edi Rama për lidhje me aktivitetet e lojërave të fatit dhe bizneset e call-centerave.

Sipas Berishës, objekti i njohur si “kulla e Air Albania” po shoqërohet tashmë edhe me një aktivitet që ai e konsideron të paligjshëm. Ai pretendoi se licenca e kazinosë është dhënë me dokumentacion që, sipas tij, nuk do të ishte pranuar në kushte normale dhe se përfituesit e saj janë “prestanome” të Olsi Ramës.

"Sot jemi këtu për të paraqitur para medieve dhe opinionit publik shqiptar një nga aferat më të padëgjuara, afera që tejkalojnë çdo lloj imagjinate. Por natyrisht jo në narkoshtetin e Edi Ramës, në familjarët e tij, bëmat e tyre. Tashmë janë bërë të njohura për publikun pasioni i çmendur i Olsi Ramës për lojërat e fatit. Pasioni i tij i çmendur për call-centerat. Pra për ët gjitha mënyrat e plaçkitjes së qytetarëve. I pangopur! E vërteta është siç e kam deklaruar dhe siç është faktuar lidhja e tij me grupin e Xibrakës, është një ndër lidhjet më kriminale që mund të ketë njeri. Sot këtu ju do dëgjoni, edhe njëherë kthehet në skenë ajo që dikur unë e kam quajtur kulla Kristaq Rama apo kulla e Air Albania.

Në atë kohë ne e kemi denoncuar ndërtimin e saj, por siç thotë populli, dardha e ka bishtin mbrapa. Aq sa është e paligjshme kulla, po aq e paligjshme është aktiviteti i saj dhe dhënia e licencës për kazino me dokumente personave që nuk mund ta merrnin kurrë po të mos ishin prestanome i Olsi Ramës. Ndaj dhe unë u ftoj ju të ndiqni ekspozenë e një investigimi që zoti Belind Këlliçi dhe grupi i ekspertëve tanë kanë bërë për një aferë, thashë edhe njëherë, që tejkalon çdo lloj imagjinate," tha Berisha./Dosja.al

olsi rama sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin