LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Megaoperacion në Berat, zbulohen 2 hektarë tokë të mbjella me kanabis! Shoqërohen 105 gratë 'fermere'

• Një 'fshat ferme' është zbuluar në Berat. • Mbi 105 punëtorë, kryesisht gra u kapën duke punuar në serën e kanabisit në Drenovicë të Beratit, por ajo që bie në sy është fakti që janë të marra nga disa zona të vendit dhe jo vetëm nga Berati. Shumica nga Fushë Kruja dhe Lezha. • Serat ku mbillej kanabisi janë në pronësi të Xhimi Dylit, i cili i kishte dhënë ato me qira. • Policia ka shoqëruar kryeplakun, Sokol Kallmi, ndërkohë janë arrestuar 9 persona të armatosur që ruanin kanabisin. • Deri më tani mendohet se deri më tani janë sekuestruar 800 kg kanabis. • Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë informacion zyrtar, por nëser është lajmëruar një konferencë e jashtëzakonshme për shtyp në orën 10.00.

5 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Nga mosha 15 deri në 65 vjeçe, ZBARDHEN emrat e disa nga grave të shoqëruara në Berat

Megaoperacion në Berat, zbulohen 2 hektarë tokë të mbjella
Berat

BERAT- 800 kilogramë rezulton të jetë deri më tani droga e kapur këtë të enjte në fshatin Drenovicë të Beratit, ndërsa numri i të shoqëruar është 105, prej të cilëve 95 janë gra ndërsa 10 të tjerët burra. Mendohet se janë nga veriu i Shqipërisë, nga Shkodra, Lezha, Burreli, Mati etj, ndërsa Report TV zbardh disa nga emrat e grave të shoqëruara nga Policia.

Disa nga të shoqëruat janë: Fatmira Zaja; Dëshire Hoxha; Honke Farruku; Besnike Tartari; Hajrie Dika; Flora Kodheli; Lumturie Toshi; Diana Meta; Mimoza Doku; Sadie Gjana; Fatmire Tota; Mihane Marku; Afërdita Cani; Behije Hasa; Rrushie Cuku; Fatmire Marku; Valentina Disha; Elida Disha; Lule Luka; Rudije Halili; Mirushe Bardholi; Enkeleda Bardholi; Bukurie Bardholi; Vera Sala; Nurie Hysenaj; Shyrete Hysenaj; Laureta Stafa; Blerina Likmetaj; Dashurie Sinaj dhe Afërdita Hasa.

Mosha e tyre varionte nga 16 deri në 65 vjeçe dhe gjatë kohësh që punonin në fermë, paguheshin deri në 50 mijë lekë dita.

4 VITE ME PARE

Kultivimi i drogës në Berat, dëshmitari për VOA: Gratë vinin nga qytete të tjera dhe flinin në serat e plastmasit, policia gjeti rroba dhe disa sende që përdoreshin…

Megaoperacion në Berat, zbulohen 2 hektarë tokë të mbjella
Foto ilustruese

Policia shqiptare zbuloi të enjten në një zonë bujqësore të Beratit sasi të mëdha marijuane të kultivuar në mjedise të mbyllura, një mënyrë e re që grupet kriminale po e përdorin gjithnjë e më tepër në disa zona të vendit. Sipas burimeve policore në zonën e njohur për kultivimin e perimeve të Dronovicës, Kutalli policia ndaloi disa dhjetëra gra, që punonin në sera të mbyllura plastmasi për përpunimin dhe paketimin e marijuanës dhe i dërgoi ato me autobuz në policinë e Beratit.

Sipas burimeve policore disa prej grave, në moshë mbi 50 vjeçare, kanë paraqitur nevojën e trajtimit shëndetësor dhe janë shoqëruar në spitalin civil për shkak të efektit të marijuanës në mjediset e mbyllura të serave.

Serat ishin në pronësi të shtetasit Hamit Dyli, i cili është arrestuar nga policia ndërsa hetimet paraprake kanë dëshmuar se ai i kishte lëshuar serat me qera në disa hekatrë tek persona të tjerë që janë shpallur në kërkim policor. Sipas burimeve policore hetimet paraprake kanë provuar se gratë silleshin nga zona të tjera të Shqipërisë për t`u marrë me përpunimin e marijuanës.

Dëshmitarë i thanë Zërit të Amerikës se janë gjetur rroba dhe sende jetike të punëtorëve që mund të jenë strehuar me ditë të tëra në kushtet tejet të vështira në serat e plasmasit. Mund të kenë qenë 60 – 80 vajza dhe gra që punonin, tha një banor i zonës që kërkoi të mos identifikohej. Policia asgjësoi me djegie një pjesë të marijuanës, ndërsa ende nuk ka deklaruar zyrtarisht numrin e personave të ndaluar dhe sasinë e marijuanës së gjetur.

Gati një muaj më parë një aksion i ngjashëm ishte zhvilluar në Bardhaj të Shkodrës ku 10 gra që udhëtonin nga disa zona periferike të Tiranës u gjetën në një fermë bujqësore tek merreshin me përpunimin e sasive të mëdha të marijuanës.

Po të enjten policia shqiptare tha se zbuloi në Derven të Krujës bimë narkotike, të kultivuara në mjedise të përshtatura me llamba për rritjen e tyre duke shpallur në kërkim tre persona të dyshuar që e organizonin këtë aktivitet. Gjatë këtij viti dhjetëra operacione policore kanë provuar një tendencë të re të kultivimit dhe përpunimit të marijuanës në mjedise të mbyllura, kryesisht objekte të braktisura, shtëpi ku pronarët janë në emigrim, apo sera bujqësore. /VOA

4 VITE ME PARE

Ferma e kanabisit në Berat/ Më shumë se 80 persona të ndaluar, disa gra ndihen keq gjatë shoqërimit

Megaoperacion në Berat, zbulohen 2 hektarë tokë të mbjella
Policia

BERAT- Ditën e sotme u zbulua një fermë kanabisi në fshatin Drenovicë, në Kutalli, në Bashkinë Dimal. Policia e shtetit arrestoi më shumë se 80 persona, mes tyre burra dhe gra. Personat e arrestuar, numri i saktë i të cileve nuk bëhet i ditur nga policia janë nga qytete të ndryshme të vendit.

Disa gra të shoqëruara në polici janë ndjerë keq dhe ka mbërritur brenda ambjenteve të policisë ambulanca.

Pronarët e fermës së kanabisit nuk janë identifikuar ende. Pritet që të ndaluarit të merren në pyetje në lidhje me fermën ku ishin punësuar dhe të zbardhen më tepër detaje në lidhje me këtë aksion anti-drogë. Nuk dihet ende se sa lëndë narkotike është sekuestruar.

4 VITE ME PARE

Policia e Shtetit NJOFTON konferencë për shtyp: Nesër zbulojmë DETAJE nga megaoperacioni i Beratit

Megaoperacion në Berat, zbulohen 2 hektarë tokë të mbjella
Policia e Shtetit

TIRANË- Policia e Shtetit do të dalë nesër me një deklaratë urgjente për shtyp. Fillimisht zyra e shtypit ka njoftuar se në orën 17.00 do të japin një njoftim të rëndësishëm për megaoperacionin e Beratit. Por më pas u vendos që konferenca të anulohej deri nesër. Policia Kriminale do të dalë nesër në një njoftim për shtyp paradite në orë 10.00, për të dhënë detaje lidhur me aksionin.

"Në orën 17:00, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale do të japë një deklaratë për shtyp. Përshëndetje kolegë. Ju lutem konferenca e planifikuar për në orën 17.00, do anullohet dhe do zhvillohet neser në orën 10.00 paradite. Ju faleminderit për mirëkuptimin. Konferenca është për megaoperacionin e beratit por do zhvillohet neser në orën 10.00,"-është bërë me dije nga Policia e Shtetit.

Sot është bërë me dije se të paktën 100 persona kanë përfunduar në pranga, mes tyre 80 gra si rezultat i një operacioni anti-drogë të zhvilluar në Berat. Në njësinë administative në Kutalli ishte ngritur një fermë kanabisi. Kaq janë informacionet e mbledhura nga mediat, ndërsa Policia do të reagojë nesër për të dhënë më shumë detaje. 

4 VITE ME PARE

Zbulohet fermë kanabisi në Berat, 105 të arrestuar, mes tyre 80 gra, dërgohen me autobus në komisariat

Megaoperacion në Berat, zbulohen 2 hektarë tokë të mbjella
Ferma e kanabisit

BERAT- 105 persona kanë përfunduar në pranga, mes tyre 80 gra si rezultat i një operacioni anti-drogë të zhvilluar në Berat. Mësohet se personat në fjalë janë kapur në një fermë kanabisi në një fshat të Beratit, në njësinë administrative Kutalli. Gratë që ishin punësuar në fermën e kanabisit janë kapur në flagrancë teksa po pastronin lëndën narkotike.

Ndërsa pronarët e fermët së kanabisit nuk janë identifikuar ende. Të ndaluarit janë dërguar me autobus në komisariat për shkak të numrit të madh. Pritet që ata të merren në pyetje në lidhje me fermën  ku ishin punësuar dhe të zbardhen më tepër detaje në lidhje me këtë aksion anti-drogë. Nuk dihet ende se sa lëndë narkotike është sekuestruar.

ferma e beratit berat operacion antidroge ne berat

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin