LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ministri Hasani: Më shumë se kurrë pranë hapit të ardhshëm të integrimit në Bashkimin Evropian! BE: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në familjen europiane

• Ministri i Jashtëm dhe për Europën, Igli Hasani ka marrë pjesë ditën e sotme në Konferencën e Komisioneve të Integrimit për Çështjet Europiane dhe procesin e asociim-stabilizimit për negociatat drejt anëtarësimit në BE. • Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe ambasadori gjerman në Tiranë Karl Bergner dhe shefi i Seksionit Politik në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Andre Rizzo. • Ministri Hasani gjatë fjalës së tij u shpreh se Shqipëria ka hapur 4 kapituj dhe se vendi është gati ti hapë të gjitha kapitujt deri në qershor. • Ai u shpreh se ky forum luan një rol për të ardhmën europiane të Shqipërisë në BE, për të bashkëpunuar dhe çuar përpara qëllimin e integrimit. • Hasani theksoi se më shumë se kurrë jemi pranë hapit të ardhshëm të integrimit. • Sipas tij nga fundi dhjetorit do të shkojmë në mbylljen e kapitujve të parë të hapur. • Hasani më tej falenderoi BE-në për mbështetjen dhe dëshirën e shprehur për ta bërë Shqipërinë në Europë. • Ai tha se tani është koha për të shtyrë përpara dhe realizuar reformat, me qëllim anëtarësimin në BE. • Bergner deklaroi se mbështet pa rezerva procesin e zgjerimit të BE-së. • Ai shtoi se që në fillim ka shprehur aprovimin për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. • Ambasadori pranoi se procesi i zgjerimit nuk ka ecur ashtu siç duhet por përgëzoi për vijimin e reformave për të shkuar drejt BE-së. • Rizzo gjatw fjalws sw tij tha se zgjerimi i unionit është qëllimi strategjik i BE-së. • Në mungesë të ambasadorit të BE-së Silvio Gonzato, Rizzo tha se qëllimet për zgjerimin e BE-së përfshijnë vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre Shqipërinë. • Po ashtu Rizzo theksoi se dëshira e vendeve të Ballkanit Perëndimor për tu integruar në BE-ja është e madhe. 

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Më shumë se kurrë pranë hapit të ardhshëm të integrimit në BE", ministri Hasani: Deri nga fundi dhjetorit shkojmë në mbylljen e kapitujve të parë të hapur

Ministri Hasani: Më shumë se kurrë pranë hapit të
Ministri Hasani

TIRANË- Ministri i Jashtëm dhe për Europën, Igli Hasani ka marrë pjesë në Konferencën e Komisioneve të Integrimit për Çështjet Europiane dhe procesin e asociim-stabilizimit për negociatat drejt anëtarësimit në BE. Gjatë fjalës së tij Hasani u shpreh se Shqipëria ka hapur 4 kapituj dhe se vendi është gati ti hapë të gjitha kapitujt deri në qershor. Ai u shpreh se ky forum luan një rol për të ardhmën europiane të Shqipërisë në BE, për të bashkëpunuar dhe çuar përpara qëllimin e integrimit.

Hasani theksoi se më shumë se kurrë jemi pranë hapit të ardhshëm të integrimit. Ai tha se katër nga 6 grupkapitujt janë hapur tashmë dhe se në qershor do të hapim edhe dy të fundit. Sipas tij nga fundi dhjetorit do të shkojmë në mbylljen e kapitujve të parë të hapur.

“Kemi hapur 4 nga kapitujt dhe jemi gati të hapim të gjitha deri në qershor. Këtu nuk jam për fushatë, jam për procese transparente, të afta për të përfshirë të gjithë shoqërinë, jam i kënaqur që ju presim këtu në Tiranë në këtë forum. Luan rol në të ardhmen europiane të Shqipërisë në BE, për të bashkëpunuar dhe çuar përpara qëllimin e integrimit.

Ballkani Perëndimor ka kontribuar në ecurinë përpara të proceseve dhe në bashkëpunim, teksa ky bashkëpunim do çohet më përpara. Ky është proces i udhëhequr nga vizioni, ndaj vendi ka shënuar ecuri shumë pozitive. Më shumë se kurrë jemi më pranë hapit të ardhshëm të integrimit. Katër nga 6 grupkapitujt janë hapur tashmë, në qershor hapim edhe dy të fundit dhe nga fundi dhjetorit shkojmë në mbylljen e kapitujve të parë të hapur”, u shpreh ministri.

Hasani më tej falenderoi BE-në për mbështetjen dhe dëshirën e shprehur për ta bërë Shqipërinë në Europë. Ai tha se tani është koha për të shtyrë përpara dhe realizuar reformat, me qëllim anëtarësimin në BE. Ministri shtoi se bashkëpunimi me BE-në është thelbësor për t’i çuar gjërat përpara.

"Falenderojmë BE-në për mbështetjen dhe dëshirën e shprehur për të na pasur në Europë. Tani është koha për të shtyrë përpara dhe realizuar reformat, me qëllim anëtarësimin në BE. Është e rëndësishme që ne të jemi të gjithë së bashku në këtë tryezë, edhe me vende që nuk janë pjesë e procesit të Berlinit. Bashkëpunimi mes nesh është thelbësor për t’i çuar gjërat përpara.

Thelbësore është të mbështesim njëri-tjetrin. Lufta e guximshme e Ukrainës ka rikthyer dëshirën për zgjerimin e Bshkimit Europian. Kemi një çështje kritike në tavolinë, bashkëpunimin rajonal dhe mes njëri-tjetrit. Si mund të shkojmë përpara drejt BE nëse nuk bashkëpunojmë? BE është gati të na përqafojë, por duhet të pyesim njëri-tjetrin a jemi gati në të përqafojmë njëri-tjetrin në përpjekje, bashkëpunim dhe ecje përpara, solidaritet dhe unitet, sepse është thelbësor në BE”, shtoi Hasani.

1 VITE ME PARE

BE: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në familjen europiane

Ministri Hasani: Më shumë se kurrë pranë hapit të

TIRANË- Shefi i Seksionit Politik në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Andre Rizzo ka deklaruar se zgjerimi i unionit është qëllimi strategjik i BE-së. Në mungesë të ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, Rizzo tha se qëllimet për zgjerimin e BE-së përfshijnë vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre Shqipërinë.

“Procesi i asociimit për vendet e Europës Juglindore, është i rëndësishëm dhe qëllimi është ecuria përpara nëpërmjet reformave dhe dëshirën e vendeve për t’u bërë pjesë e BE-së nëpërmjet bashkëpunimit rajonal. Qëllimi dhe vizioni për të ardhmen është bashkëpunimi dhe bashkimi i mëtejshëm i familjes europiane. Që BE të jetë stabël, duhet të kemi edhe këtë pjesë të rajonit në bashkimin Europian. Zgjerimi është qëllimi strategjik i yni edhe në kuadër të asaj që po ndodh në Ukrainë. Në po mbështesim zhvillimin socio-ekonomik, duke ju mbështetur juve në reforma. Plani i zhvillimit sjell përfitime të ndryshme, përpara se të bëheni anëtare, duke inkurajuar integrimin rajonal dhe lidhjet ekonomike, me anë të reformave thelbësore”, tha Rizzo.

Po ashtu Rizzo theksoi se dëshira e vendeve të Ballkanit Perëndimor për tu integruar në BE-ja është e madhe. 

“Kjo nismë vërteton vullnetin e vendeve pjesëmarrëse për të realizuar këto reforma të përbashkëta. Tregon se kuptojmë njëri-tjetrin dhe çojmë përpara punët drejt integrimit dhe bashkëpunimit. Mbrojtja dhe siguria gjithashtu duhet të jetë një qëllim i përbashkët. Kështu mund të përballojmë edhe krizat, nëpërmjet bashkëpunimit, si kriza e luftës në Ukrainë-Rusi, apo ato të ndryshimeve klimaterike. Bashkëpunimi rajonal është transformues, ndihmon paqen dhe stabilitetit. Kjo është edhe arsyeja pse BE mbështet zgjerimin. Ndaj parlamentet tuaja kanë rol kyç për të luajtur në procesin e reformave dhe anëtarësimit në BE. Që të ndërtojmë rajon më të lidhur, të sigurt, të zhvilluar dhe drejt integrimit në BE”, tha Rizzo.

1 VITE ME PARE

"Jam për zgjerimin!"/ Ambasadori gjerman: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ministri Hasani: Më shumë se kurrë pranë hapit të
Karl Bergner

TIRANË- Ambasadori gjerman në Tiranë Karl Bergner ka deklaruar se mbështet pa rezerva procesin e zgjerimit të BE-së. Në Konferencën e Komisioneve të Integrimit për Çështjet Europiane dhe procesin e asociim-stabilizimit për negociatat drejt anëtarësimit në BE.

Bergner ka deklaruar se që në fillim ka shprehur aprovimin për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ambasadori pranoi se procesi i zgjerimit nuk ka ecur ashtu siç duhet por përgëzoi për vijimin e reformave për të shkuar drejt BE-së.

“Shqipëria do jetë e mirëpritur javën e ardhshme në panairin e madh të Turizmit. Por edhe Konferenca e Gjykatës Kushtetuese që pritet të zhvillohet këtu. Janë ngjarje të rëndësishme, ku mund të bëheni pjesë. Plani i Zhvillimit në Ballkanin perëndimor është shumë i rëndësishëm dhe duhet t’i jepet shumë vëmendje. Dua të përmend edhe rolin e parlamenteve që kanë qëllim të përbashkët, anëtarësimin në BE. Jeni vende në procese të ndryshme. Gjithmonë kam mbështetur integrimin në BE të rajonit dhe Ballkanit Perëndimor, e kjo mbi bazën e meritave.

Anëtarësimi në BE nuk ka ecur ashtu siç ishte parashikuar në Procesin e Berlinit, por kjo po vijon dhe po tregohet vullneti i madh i vendeve. Këto aktivitete tregojnë vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve. Këto janë procese komplekse teknike. Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara, ndaj ka edhe detyrimin për të informuar nëpërmjet Parlamentit, partive politike dhe institucioneve. Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ndaj ne jemi këtu për t’ju mbështetur më tej në këtë rrugë dhe proces integrimi”, tha Bergner.

ministri hasani andre rizzo be

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin