LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

NATA E FERRIT NË FIER E HIMARË/ Zjarrfikësit në luftë me flakët në jug të vendit, digjen banesat dhe evakuuohen banorët

•Vatrat e zjarrit që kanë pushtuar vendin prej 24 orësh vijojnë të mbeten problematike. •Edhe pse në prag të vjeshtës, zjarret vijojnë të jenë prezente duke përfshirë në disa raste sipërfaqe të mëdha. •Në Himarë, vatra e zjarrit ka sjellë dëme të mëdha materiale duke shkaktuar dëme të mëdha në disa banesa që u përfshinë nga flakët. •Vatrat e zjarrit në disa prej fshatrave të Bashkisë Fier janë vënë nën kontroll dhe konsiderohen të parrezikshme për zonat e banuara.• Ne Frakull, forcat zjarrfikëse po vijojnë betejën mes flakëve ku prania e madhe e tymit e ka vështirësuar punën për nderhyrje nga terreni. •Deri më tani, situata paraqitet e stabilizuar në vatrat më kryesore ato në Fier dhe Himarë ndërsa po punohet për izolimin e plotë të tyre.

9 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Regjistrohet një vatër zjarri në Selenicë, zjarrfikëset në vendngjarje

NATA E FERRIT NË FIER E HIMARË/ Zjarrfikësit në luftë
Pamje nga zjarri

VLORË- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në kodrat e fshatit Kot, në bashkinë e Selenicës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte dhe flakët po përhapen me shpejtësi në terrenin përreth.

Temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve duke e bërë më të vështirë punën e zjarrfikësve. Në vendngjarje janë angazhuar zjarrfikësit e Selenicës të cilët po punojnë për shuarjen totale të vatrës së zjarrit./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

39 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Situata më e rëndë në Himarë dhe Fier

NATA E FERRIT NË FIER E HIMARË/ Zjarrfikësit në luftë
Zjarri

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 39 vatra zjarri, prej të cilave 11 mbeten aktive. Situata më problematike është regjistruar në Fier dhe Himarë, ku flakët kanë shkaktuar dëme në banesa dhe sipërfaqe të mëdha me bimësi.

Në Himarë u evakuuan 36 persona dhe u dogjën 6 banesa, ndërsa në terren janë angazhuar qindra forca operacionale, mjete zjarrfikëse, helikopterë dhe avionë për vënien nën kontroll të vatrave aktive.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë raportuar 39 vatra zjarri, prej të cilave 11 mbeten aktive, 3 janë nën mbikëqyrje dhe 25 janë shuar plotësisht. Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 881 forca operacionale dhe 75 automjete zjarrfikëse, si dhe 340 forca ushtarake, 4 automjete zjarrfikëse të FA, helikopterët e Forcës Ajrore me 6 operacione dhe 1 avion Air Tractor. Për ditën e sotme parashikohet angazhimi i 380 forcave ushtarake, 2 helikopterëve dhe 1 Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive janë në Tiranë, Dibër, Lezhë, Shkodër, Durrës, Fier dhe Vlorë. Në Dajt vijon puna pa rrezik për zonat e banuara, ndërsa në Qinam të Zall-Herrit është shmangur rreziku për banesat. Në Dibër vijojnë aktive vatrat në Vajkal, Lundre–Madhesh dhe Mallunxë–Lis, pa rrezik për zonat e banuara. Në Lezhë, aktive mbeten Gallata dhe Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, ku rreziku për zonat e banuara është shmangur. Situata më e rëndësishme gjatë 24 orëve është regjistruar në Fier dhe Himarë.

Në zonën Drizë–Vadhizë–Peshtan–Levan, pas angazhimit të forcave tokësore dhe ajrore, rreziku për banesat është shmangur dhe operacioni vijon. Në lagjen “1 Maji”, Himarë, u angazhuan rreth 300 forca operacionale dhe 171 efektivë të FA; u evakuuan 36 persona dhe u dogjën 6 banesa, prej të cilave 3 të banuara. Zjarri ka ulur intensitetin, rreziku për banesat është shmangur dhe puna për shuarjen vijon.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Të dyshuar si autorë të zjarrvënieve të qëllimshme, arrestohen tre persona në Durrës

NATA E FERRIT NË FIER E HIMARË/ Zjarrfikësit në luftë
Pamje nga zjarret

DURRËS-  Tre persona janë vënë në prangat e Policisë së Durrësit si të dyshuar për vendosjen e zjarreve në mënyrë të qëllimshme. Sipas njoftimit të Policisë në pranga kanë rëë shtetasit Shaban Domi, Ilir Rika dhe Reshit Jaheshi.

Nga hetimet paraprake, rezultoi se zjarri i rënë në një tokë bujqëore në fshatin Ishëm ishte shkaktuar nga Ilir Rika së bashku me Reshit Jaheshin të cilët ishin duke prerë tuba me gur fresibël dhe si pasojë e shkëndive ka rënë zjarrë.

Ata akuzohen për veprën penale "Shkatërrim i pronës me zjarr". Njëkohësisht, është arrestuar edhe 44-vjeçari Shaban Domi i cili akuzohet për vendosjen e zjarrit në fshatin Rreth në Shijak ku si pasojë e flakëve janë djegur telat e rrjetit elektrik dhe sipërfaqe me bimësi.

NJOFTIM:

"Durrës/Zbardhen dy raste zjarrvënieje, arrestohen 3 persona të dyshuar si autorë.

Dy persona arrestohen pasi shkaktuan zjarrin në fshatin Ishëm, ndërsa një tjetër arrestohet për zjarrvënien në fshatin Rreth, Shijak. Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimeve për dy raste zjarri në territorin e Durrësit, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe shkuan në ndihmë të shërbimeve zjarrfikëse për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.

Në lidhje me zjarrin e rënë në një sipërfaqe toke bujqësore në fshatin Ishëm, nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasit I. R., 48 vjeç, dhe R. J., 59 vjeç, banues në Sukth, Durrës, gjatë kohës që ndodheshin në banesën e shtetasit S. L., në fshatin Ishëm, duke prerë tuba hekuri me gur fresibël, dyshohet se, si pasojë e shkëndijave të krijuara, kanë shkaktuar zjarrin.

Zjarri më pas është përhapur në sipërfaqen bujqësore përreth, duke përfshirë dhjetëra hektarë tokë, qindra pemë frutore dhe ullinj. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. R. dhe R. J., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjithashtu, u identifikua dhe u arrestua shtetasi Sh. D., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Rreth, Shijak, ku, si pasojë, janë djegur tela të rrjetit elektrik dhe sipërfaqe me bimësi. Materialet procedurale për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos kryejnë veprime që mund të shkaktojnë zjarre, të cilat mund të sjellin pasoja të rënda për jetën dhe pronën e qytetarëve. Në mënyrë të veçantë, Policia apelon për banorët që djegin mbetjet bujqësore apo pastrojnë territorin nëpërmjet djegies, që të mos kryejnë veprime të tilla, pasi do të përballen me përgjegjësi ligjore. Policia fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm."/Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Pas betejës me flakët, ja çfarë la pas zjarri në Himarë

NATA E FERRIT NË FIER E HIMARË/ Zjarrfikësit në luftë
Pamje nga Himara

HIMARË- Zjarri masiv që përfshiu ditën e djeshme Himarën ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesa si dhe në tokat bujqësore. Dhjetëra hektarë tokë janë shkrumbuar plotësisht nga flakët si dhe qindra rrënjë ullinj janë djegur.

Këto janë pamjet nga ajo çfarë mbeti pas luftës me flakët. Banorët e zonës u evakuuan në kohë duke mos u vënë jeta në rrezik. Operacioni për shurjen e flakëve vijojë edhe gjatë natës ku mbi 20 mjete u angazhuan për të shmangur përhapjen e mëtejshme të vatrës së zjarrit dhe avancimit të flakëve./Dosja.al 

2 MUAJ ME PARE

Zjarri në Himarë/ Zjarrfikëset vijojnë luftën me flakët, po ndërhyet edhe në rrugë ajrore

NATA E FERRIT NË FIER E HIMARË/ Zjarrfikësit në luftë
Pamje nga zjarri

HIMARË- Operacioni për shurjen e flakëve të zjarrit që përfshiu Bashkinë e Himarës mbrëmjen e djeshme vijon ende edhe gjatë ditës së sotme. Sipas informacioneve paraprake, forca të shumta janë angazhuar nga terreni dhe ajri për të izoluar plotësisht vatrën e zjarrit.

Vatrat e zjarrit tashmë janë larg zonave të banuara, dhe që nga mëngjesi po ndërhyet me mjete ajrore. Forcat e shërbimit zjarfikëse po punojnë pë izolimin e vatrës si dhe shmangien e përhapjes së flakëve në zonat përreth./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Erdhën policët dhe na nxorën nga banesa"/ Banorët tregojnë tmerrin e përjetuar nga situata e zjarrit: Ndodhi gjithçka për 10 minuta

NATA E FERRIT NË FIER E HIMARË/ Zjarrfikësit në luftë
Zjarri në Himarë

HIMARË- Vatra masive e zjarrit që përfshiu ditën e djeshme Bashkinë e Himarës ka terrorizuar banorët e zonave të prekura të cilët kanë shprehur frikën dhe momentin e panikut që kanë ndjerë në ato momente. Një prej banorëve e përshkruan situatën të tmerrshme dhe se fakët u përhapën brenda disa minutave me shumë shpejtësi. 

“Nuk e di si ndodhi. Erdhi zjarri nga lart, pak nga pak. Erdhën policët dhe na nxorën nga banesa. Zjarri ka ardhur për 10 minuta.”, u shpreh një banore.

Ajo tregon se shumë shtëpi janë djegur kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

“Shtëpi janë djegur, ishin shtëpi të banuara. Është përvëluar çdo gjë. Policia na dha ndihmën e parë dhe na ndihmuan”, u shpreh më tej banorja.

Zjarri në Himarë vijon ende të mbetet në qendër të vëmendjes së autoriteteve, ndërsa mësojhet se mëngjesin e sotëm ka nhisur ndërhyrja nga ajri./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Zjarri masiv në Himarë/ Prefektja e Vlorës: Është nën kontroll, 170 efektivë të përfshirë në operacion

NATA E FERRIT NË FIER E HIMARË/ Zjarrfikësit në luftë
Zjarri në Himarë

HIMARË- Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu ditën e djeshme Bashkinë Himarë vijon ende të mbetet aktiv, ndërsa mëngjesit e sotëm ka nisur ndërhyrja nga ajri. Sipas informacioneve paraprake, në terren janë angazhuar trupat e Forcave të Armatosura së bashku me forcat e shërbimit zjarrfikës nga Himara, Vlora, Delvina dhe Saranda.

Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Alushi ka bërë një deklaratë në lidhje me situatën duke u shprehur se 170 efektivë janë të angazhuar në terren për shuarjen e flakëve. Sipas saj, situata po monitorohet që nga mbremja e djeshme dhe aktualisht konsiderohet nën kontroll.

“Jemi sërish në terren duke monitoruar situatën me të gjitha forcat që janë prezent që nga mbrëmjen e djeshme, ku kemi marrë sinjalizimet. Janë angazhuar forcat e MSZH-së së Himarës dhe kanë ardhur në ndihmë forcat nga Delvina, Vlora dhe Saranda, si edhe Forcat e Armatosura. Janë rreth 170 efektivë të përfshirë në këtë operacion.

Dje patëm një risk në zonën e Potamit, por nuk ka rrezik për në zonën e banuar. Aktualisht jemi në kodrën e Pilurit dhe operacioni është pozicionuar atje për shkak të rrezikut që ka pasur zona.

Bashkia do të bëjë verifikimet në terren. Kemi pasur 3 shtëpi të banuara dhe 3 të pabanuara, të cilat janë prekur nga zjarri. Sa i përket banorëve të evakuuar, kemi pasur 36 të tillë, jo sepse ka pasur rrezik për banesat e tyre, por si masë parandaluese”, deklaroi Alushi./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Zjarri në Frakull të Fierit/ Angazhohen në terren trupat e Forcave të Armatosura nga Poshnja dhe Tirana, situata paraqitet problematike

NATA E FERRIT NË FIER E HIMARË/ Zjarrfikësit në luftë
Vatër zjarri

FIER- Vatrat e zjarrit në disa prej fshatrave të Bashkisë Fier vijojnë të mbeten problematike. Flakët kanë përfshirë një masiv me pisha në fshatin Frakull, ndrësa përhapja e madhe e flakëve dhe prania e tymit e kanë bërë mjaft të vështirë ndërhyrjen nga terreni.

Njëkohësisht, zjarri vijon edhe në drejtim të fshatit Peshtan ku terreni i vështirë për të ndërhyrë forcat zjarrfikëse e bëjnë edhe më të vështirë punën e tyre. Vatra e zjarrit ndodhet larg banesave dhe deri më tani nuk ka rrezik për banorët.

Në terren vijon punë për shuarjen e zjarreve, dhe mësohet të jenë angazhuar rreth 90 trupa të Forcave të Armatosura nga repartet e Poshnjës dhe Tiranës ndërsa operacioni mbështetet nga 7 mjete zjarrfikëse dhe efektivët./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Situata e zjarreve në Levan të Fierit/ Kreu i Emergjencave Civile: Prioritet janë banorët, situata vijon të mbetet problematike

NATA E FERRIT NË FIER E HIMARË/ Zjarrfikësit në luftë
Haki Çako

FIER- Situata e zjarreve në Levan të Fierit vijon të mbetet problematike. Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako ka deklaruar se forcat e shërbimit zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit.

Sipas tij, për shuarje e flakëve janë angazhuar dy helikopterë dhe një avion Air Tractor për ndërhyrje nga ajri. Gjatë situatës kritike të zjarreve disa persona kanë pësuar asfiksi dhe kanë marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa prioritet mbetet siguria e banorëve të zonës që po përballen me një situatë të vështirë.

Çako ka kërkuar nga organet përgjegjëse marrjen e masave ndaj autorëv të zjarrvënies së qëllimshme duke kërkuar ndëshkim maksimal për ta. Forcat e shërbimit zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave po vijojnë punën në terren për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit e cila ka shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa ndërhyrja nga ajri po përdoret në zonat ku terreni është i  vështirë nëse flakët përhapen./Dosja.al

zjarret ne vend

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin