LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale/ “Marshi për Liri” kthehet në Prishtinë, mijëra qytetarë protestojnë sot në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

•"Marshi për Liri" në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë po mbahet në Prishtinë. • Marshi ka nisur në sheshin 'Skënderbeu' dhe po mbahet vetëm katër ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. • Kryetari i Komunës, Përparim Rama, ka njoftuar se transporti publik në Prishtinë do të jetë falas sot. • Ndërsa, transport falas drejt kryeqytetit është organizuar edhe nga të gjitha qytetet e tjera të Kosovës për pjesëmarrësit në marsh. • Marshi, i organizuar nga lëvizja qytetare “Liria ka Emër”, zhvillohet në një periudhë kur procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka hyrë në fazën përfundimtare. • Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar 16 shtatorin si datën e shpalljes së aktgjykimit, pas më shumë se tre vjetësh nga nisja e gjykimit.

6 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

"Kosova do ta kundërshtojë çdo padrejtësi"/ Kreu i PDK-së: Atyre që marrin vendimin, nga ky shesh ju themi mendoni për pasojat para se të vendosni më 16 shtator

Në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale/ “Marshi
Bedri Hamza 

KOSOVË- Kreu i PDK-së, Bedri Hamza tha gjatë fjalës së tij se Kosova pret një vendim të drejtë më 16-shtator për ish krerët UÇK-së. Ai theksoi se Kosova në datën 16 Kosova do të jëtë me sy te drejtësia dhe me zemër tek Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi. Hamza shprehet ndër të tjetra se Kosova do ta kundërshtojë çdo padrejtësi. 

"Të dashur qytetarë Kosovës dhe anëembanë Shqipërisë, sot në këtë shesh nuk po shoh mijëra qytetarë, po shoh njerëzit që kanë mbajtur Kosovën gjallë në ditë të vështira. Sot nuk kemi ardhur vetëm për të marshuar, por Kosova mbron UÇK, kemi ardhur për të thënë se Kosova po pret drejtësi. Edhe tri ditë na ndajnë nga vendimi që lexohet në Hagë. Atyre që do marrin vendimin, sot nga sheshi i themi mendoni për pasojat para se të merrni vendimi. Një vendim i padrejtë është një dënim për Kosovën dhe padrejtësinë nuk e pranojmë sepse e kemi provuar. 

Jemi popull që kemi pritur lirinë, por liria nuk erdhi vetë. Sot ne jetojmë në shtetin tonë të lirë se kishte atdhetarë si Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe shumë burra e gra që dhanë jetën dhe sakrifikuan shumë për këtë vend. Historinë e Kosovë nuk e lejojmë që të rishkruhet. Prandaj kur preket UÇK ne ringrihemi. Ne nuk do të jemi në heshtje me flamurin dhe dinnjitetin tonë duke pritur drejtësi, por pa heshtje. Jemi këtu për të mbrojtur të tashmen e të ardhmen. Kosova po pret, Kosova do ta kundërshtojë çdo padrejtësi. Në 16 Kosova do të jëtë me sy te drejtësia dhe me zemër tek ata. Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, të shpallen të pafajshëm”, tha Hamza./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Kryetari i Aleancës për Kosovën: Ish-krerët e UÇK-së luftuan kundër atyre që dhunuan mijëra gra

Në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale/ “Marshi
Ardian Gjini

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Kosovën, Ardian Gjini, ka thënë në “Marshin për Liri” në Prishtinë se qytetarët e mbledhur sot po i dërgojnë një mesazh të gjithë botës, miqve dhe kundërshtarëve të Kosovës. Gjatë fjalës së tij ai ka theksuar se katër krerët e UÇK-së që aktualisht ndodhen në paraburgim në Hagë kanë luftuar kundër forcave që kanë kryer krime ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Ai tha se UÇK-ja kishte luftuar kundër atyre që, sipas tij, kishin kryer krime ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Gjini tha se qytetarët do t’i presin të lirë ish-pjesëtarët e UÇK-së.

“A e dini kundër kujt kanë luftuar këta, kundër kujt ka luftuar UÇK-ja, a e dini kundër kujt kanë luftuar këta katër burra që sot nuk janë të lirë, por kanë me qenë të lirë, sepse ne jemi të lirë? Kanë luftuar kundër atyre që i kanë mbushur kamionët, frigoriferët me trupa, bashkëqytetarëve tanë, të shqiptarëve, djemve e vajzave të reja, pleqve, gra. Kanë luftuar kundër atyre që kanë dhunuar me mijëra gra në Kosovë. Kanë luftuar kundër atyre që më 14 dhjetor 1998 i kanë vrarë fëmijët e vetë, të na akuzojnë neve. Fëmijët e vet i kanë vrarë, me na akuzu neve, kundër atyre kanë luftuar këta njerëz. Dhe shumë prej jush që jeni këtu sot, komandantë të UÇK-së, ushtarë, kundër atyre kanë luftuar, kundër të njëjtëve njerëz që kanë organizuar me vra njerëz në Sarajevë, të njëjtit kanë ardhur këtu me vra shqiptarë, kundër atyre kanë luftuar. E qysh munden me pas faj, me pas faj një popull, njerëzit që kanë kap pushkën për liri kundër atyre që kanë katilët më të mëdhenj në 80 vjetët e fundit në Evropë, kundër atyre kanë luftuar këta njerëz”, tha ai./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së: Respektoni verdiktin e Speciales, nuk është përfundimtar

Në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale/ “Marshi
Bruksel

BRUKSEL- Bashkimi Europian ka kërkuar nga të gjitha shtetet dhe palët që të respektojnë vendimin e Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Thirrja nga Brukseli vjen para marshit të sotëm në sheshet kryesore të Prishtinës dhe katër ditë para shpalljes së verdiktit në Hagë.

Bashkimi Europian ka kërkuar respektimin e vendimit që do të merret ndaj katër të akuzuarve në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

“Në prag të shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë në çështjen e Prokurorit të Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, u bëjmë thirrje të gjitha shteteve dhe palëve që të respektojnë procedurat gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe vendimin”, thuhet në reagim.

BE mbështeti Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) si një institucion gjyqësor i pavarur, ndërsa rikujtoi se është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës.

“Parlamenti i Kosovës (përmes një amendamenti kushtetues) autorizoi zhvendosjen e procedurave në Hagë, për të ndihmuar në garantimin e procedurave gjyqësore të pavarura, të paanshme dhe të drejta në lidhje me pretendimet për krime të rënda të kryera gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë”, thuhet në reagim.

Në fund BE-ja thekson se vendimi i 16 shtatorit nuk është fundi i procesit gjyqësor dhe se ai mund të apelohet nga të dyja palët.

“Ashtu si në të gjitha procedurat e tjera gjyqësore, ndaj aktgjykimeve të shkallës së parë mund të ushtrohet ankesë si nga mbrojtja, ashtu edhe nga prokuroria”, përfundon reagimi./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Protesta 'Marshi i Lirisë'/ Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës(VIDEO)

Në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale/ “Marshi

KOSOVË- Autobusë me qytetarë janë nisur nga komunat e Kosovës në drejtim të Prishtinës. Qytetarët po udhëtojnë drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në Marshin e Lirisë, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër” e cila do të fillojë në orën 14:00.

Pamjet nga Rahoveci, Suhareka, Peja, Ferizaj, Mitrovica, Skenderaj, etj, tregojnë autobusët me qytetarë duke u nisur drejt Prishtinës, ndërsa pritet që pjesëmarrës të shumtë nga komuna të ndryshme t’i bashkohen marshit në kryeqytet./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

“Marshi për Liri” kthehet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale/ “Marshi

KOSOVË- Në Prishtinë sot do të mbahet "Marshi për Liri" në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, vetëm katër ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Marshi pritet të nisë në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë në orën 14:00, por turma të njerëzve tashmë janë grumbulluar aty. Kryetari i Komunës, Përparim Rama, ka njoftuar se transporti publik në Prishtinë do të jetë falas sot. Ndërsa, transport falas drejt kryeqytetit është organizuar edhe nga të gjitha qytetet e tjera të Kosovës për pjesëmarrësit në marsh.

Marshi, i organizuar nga lëvizja qytetare “Liria ka Emër”, zhvillohet në një periudhë kur procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka hyrë në fazën përfundimtare. Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar 16 shtatorin si datën e shpalljes së aktgjykimit, pas më shumë se tre vjetësh nga nisja e gjykimit.

Katër të akuzuarit përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata i kanë mohuar të gjitha akuzat.

Në agjendën e marshit janë paraparë fjalime nga kryetarët e PDK-së dhe AAK-së, Bedri Hamza e Ardian Gjini, si dhe nga përfaqësues të “Liria ka Emër”, shoqatave të dala nga lufta dhe familjeve të dëshmorëve, ndërsa programi do të shoqërohet me këngë patriotike.

Protesta e sotme nuk është e para që organizohet në Kosovë kundër Gjykatës Speciale apo në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në prill të vitit 2023, një ditë para nisjes së gjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, mijëra qytetarë marshuan në Prishtinë në mbështetje të tyre. Protestuesit e cilësuan procesin si të padrejtë dhe shprehën përkrahje për luftën e UÇK-së.

Një prej tubimeve më të mëdha të viteve të fundit u mbajt më 17 shkurt 2026, në 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Mijëra qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, të organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ky marsh u mbajt në kohën kur gjykimi në Hagë po i afrohej fundit. Prokuroria kishte përfunduar paraqitjen e rastit në prill 2025, mbrojtja e kishte përfunduar rastin në dhjetor të po atij viti, ndërsa deklaratat përmbyllëse u mbajtën në shkurt 2026.

Pas kësaj, shpallja e aktgjykimit u shty. Fillimisht ishte paraparë për më herët gjatë vitit, ndërsa në korrik Dhomat e Specializuara njoftuan se verdikti do të shpallet më 16 shtator, duke e arsyetuar shtyrjen me kompleksitetin e rastit dhe vëllimin e madh të provave.

Në këtë rast, prokuroria pretendon se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale për krime të kryera në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë gjatë periudhës së luftës. Aktakuza përfshin gjashtë pika për krime kundër njerëzimit dhe katër për krime lufte dhe Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin të akuzuar.

Të katër ish-krerët e UÇK-së u arrestuan në nëntor 2020 dhe u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Gjykimi nisi më 3 prill 2023. Aktgjykimi i 16 shtatorit pritet të jetë një prej vendimeve më të rëndësishme të Dhomave të Specializuara, të krijuara në vitin 2015 për gjykimin e rasteve që lidhen me pretendime për krime të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999./REL

2 MUAJ ME PARE

Prishtina proteston sot në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Liri për çlirimtarët

Në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale/ “Marshi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen e tij për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, në pritje të vendimit të gjykatës për procesin ndaj tyre. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar procesin gjyqësor si “farsë”, ndërsa është shprehur se liria e Hashim Thaçit nuk mund të merret nga askush.

Postimi i Plotë:

LIRI PËR ÇLIRIMTARËT Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund, e ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë

marshi për liri

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin