LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Operacion rrufe në Elbasan/ Arrestohen 14 persona me rrezikshmëri të lartë, nga biznesmeni te miku i Emiljano Shullazit (EMRAT+PAMJET)

• Një operacion policor i befasishëm u zhvillua mesditën e djeshme në Elbasan, e si rezultat ka çuar në arrestimin e 14 personave, pas një hetimi disa mujor të përqendruar mbi aktivitetin kriminal dhe posedimin e armëve pa leje. • Sipas uniformave blu, ndërhyrja është kryer në një nga lokalet e njohura të qytetit, në segmentin rrugor Elbasan–Ish-Metalurgji, ku dyshohej se frekuentohej nga persona me precedentë penalë. • Gjatë operacionit, disa nga të ndaluarit kundërshtuan me forcë arrestimin, duke shkaktuar një përshkallëzim të situatës dhe detyruar ndërhyrjen e forcave të shumta policore për neutralizimin e tyre. • Policia e Elbasanit bëri të ditur se hetimet vijojnë, për të përcaktuar nëse të arrestuarit kanë lidhje me ngjarje të tjera kriminale në këtë zonë apo në qytete të tjera të vendit. • Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet përreth lokalit, forcat e policisë sekuestruan një sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh të ndaluara, përfshirë: 3 armë zjarri (pistoleta), municion luftarak, një elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio policie, një jelek me mbishkrimin “Policia”, sende në formë pistolete dhe sinjalizues metalik, një thikë, një shkop metalik, një shumë parash, 4 automjete, 13 celularë dhe një pajisje DVR. • Sipas burimeve zyrtare, personat e arrestuar janë me precedentë penalë të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe narkotikëve, ndërsa konsiderohen me rrezikshmëri të lartë shoqërore. • Operacioni është zhvilluar në kuadër të goditjes së grupeve kriminale që veprojnë në qarkun e Elbasanit, dhe po vijon nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit për identifikimin e lidhjeve të mundshme të të arrestuarve me ngjarje të tjera kriminale në qytet. • Të arrestuar kanë ngelur 14 persona, disa prej të cilëve janë; Endri Doda, Ervin Cani, Akil Kertusha, Blerim Heta, Egi Çaushi, Maksim Suçi, Bujar Muça, Hanson Mullahi, Stefan Mehmeti, Ergys Tusha, Jurgers Mullahi. 

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Radiomarrëse, thika dhe pistoleta, çfarë u sekuestrua nga operacioni në Elbasan

Operacion rrufe në Elbasan/ Arrestohen 14 persona me rrezikshmëri
Armet

ELBASAN- Pamjet e mëposhtme janë nga operacioni 'Fast' i Policisë së Elbasanit, ku janë vënë në pranga 14 prsona. Mësohet se operacioni u zhvillua në një lokal në zonën e Katundit të Ri në Elbasan.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet përreth lokalit, forcat e policisë sekuestruan një sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh të ndaluara, përfshirë: 3 armë zjarri (pistoleta), municion luftarak, një elektroshot, 4 radio policie, një jelek me mbishkrimin “Policia”, sende në formë pistolete dhe sinjalizues metalik, një thikë, një shkop metalik, një shumë parash, 4 automjete, 13 celularë dhe një pajisje DVR.

1 VITE ME PARE

Operacioni 'rrufe' në Elbasan! Persona me rrezikshmëri të lartë dhe me precedent kriminal penal, policia jep DETAJE mbi 14 të arrestuarit

Operacion rrufe në Elbasan/ Arrestohen 14 persona me rrezikshmëri
Foto ilustruese

ELBASAN- Një operacion i befasishëm i zhvilluar nga Policia e Elbasanit ka çuar në arrestimin në flagrancë të 14 personave, të cilët u kapën në një lokal në zonën e Bradasheshit. Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet përreth lokalit, forcat e policisë sekuestruan një sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh të ndaluara, përfshirë: 3 armë zjarri (pistoleta), municion luftarak, një elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio policie, një jelek me mbishkrimin “Policia”,
sende në formë pistolete dhe sinjalizues metalik, një thikë, një shkop metalik, një shumë parash, 4 automjete, 13 celularë dhe një pajisje DVR.

Sipas burimeve zyrtare, personat e arrestuar janë me precedentë penalë të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe narkotikëve, ndërsa konsiderohen me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni është zhvilluar në kuadër të goditjes së grupeve kriminale që veprojnë në qarkun e Elbasanit, dhe po vijon nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit për identifikimin e lidhjeve të mundshme të të arrestuarve me ngjarje të tjera kriminale në qytet.

Emrat e disa prej te arrestuarve: 

- Endri Doda, 43 vjeç -armë mbajtje pa leje
- Ervin Cani, 35 vjeç -armë mbajtje pa leje
- Akil Kertusha, 39 vjeç – Armëmbajtje pa leje
- Blerim Heta, 39 vjeç – Kundërshtim policie
- Egi Çaushi, 32 vjeç – Kundërshtim policie
- Maksim Suçi (alias Lika), 50 vjeç – Kundërshtim policie
- Bujar Muça, 52 vjeç – Kundërshtim policie (pronar i kompanise hidrosanitare Delta)
- Hanson Mullahi, 25 vjeç – Kundërshtim policie
- Stefan Mehmeti, 46 vjeç – Kundërshtim policie
- Ergys Tusha, 39 vjeç – Kundërshtim policie
- Jurgers Mullahi, 30 vjeç – Kundërshtim policie

NJOFTIMI I POLICISË: 

Elbasan/Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u finalizua në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Fast”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete, 13 celularë dhe DVR.

Vihen në pranga 14 shtetasit që i posedonin, të cilët u kapën në flagrancë në një lokal në Bradashesh.

Shtetasit e arrestuar, me precedent kriminal të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve (recidivistë), si dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë siguruar informacion për një rast të armëmbajtjes pa leje. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të këtij informacioni, është organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Fast”.

Në kuadër të operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. T., 39 vjeç, H. M., 25 vjeç, A. K., 49 vjeç, M. S., 47 vjeç, B. M., 53 vjeç, J. M., 30 vjeç, A. D., 49 vjeç, E. D., 29 vjeç, banues në Tiranë;
-T. Z., 52 vjeç, S. M., 46 vjeç, E. C., 36 vjeç, E. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, B. H., banues në Itali dhe një 17-vjeçar (djali i shtetasit T. Z.).

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin e shtetasit T. Z., në fshatin Bradashesh, ku ndodheshin këta 14 shtetas. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën 3 armë zjarri dhe municion luftarak.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete , 13 celularë dhe DVR.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të arrestuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të kryera në bashkëpunim./ Dosja.al

1 VITE ME PARE

Operacioni 'rrufe' në Elbasan! Një biznesmen e miku i Emiljano Shullazit, zbardhen EMRAT e 10 personave të vënë në pranga

Operacion rrufe në Elbasan/ Arrestohen 14 persona me rrezikshmëri
Foto ilustruese

ELBASAN- Emrat e 10 të arrestuarve që ranë në prangat e policisë ditën e djeshme në Elbasan në kuadër të një operacioni të befasishëm që u zhvillua mesditën e djeshme janë zbardhur. Të arrestuarit akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim me forcë ndaj punonjësve të policisë.

Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë:

1. Endri Doda
2. Ervin Cani
3. Akil Kërtusha
4. Blerim Heta
5. Bujar Muça
6. Maksim Suci alias Lika
7. Stefan Mehmeti
8. Ergys Tusha
9. Jurgers Mullahi
10. Hanson Mullahi

Operacioni i befasishëm u zhvillua mesditën e djeshme në Elbasan, e si rezultat ka çuar në arrestimin e 10 personave, pas një hetimi disa mujor të përqendruar mbi aktivitetin kriminal dhe posedimin e armëve pa leje. Sipas uniformave blu, ndërhyrja është kryer në një nga lokalet e njohura të qytetit, në segmentin rrugor Elbasan–Ish-Metalurgji, ku dyshohej se frekuentohej nga persona me precedentë penalë.

Gjatë operacionit, disa nga të ndaluarit kundërshtuan me forcë arrestimin, duke shkaktuar një përshkallëzim të situatës dhe detyruar ndërhyrjen e forcave të shumta policore për neutralizimin e tyre. Policia e Elbasanit bëri të ditur se hetimet vijojnë, për të përcaktuar nëse të arrestuarit kanë lidhje me ngjarje të tjera kriminale në këtë zonë apo në qytete të tjera të vendit.

Gjithashtu, pritet që në ditët në vijim të zhvillohen kontrolle të mëtejshme dhe të merren në pyetje persona të tjerë në kuadër të këtij operacioni. Autoritetet kanë theksuar vendosmërinë për të luftuar aktivitetin e paligjshëm dhe për të garantuar sigurinë publike në qytet/ Dosja.al

operacion ne elbasan

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin