Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një konference për shtyp ka folur për procesin e “Ripërtëritjes” së PD-së, duke thënë se synimi është modernizimi i partisë dhe rikthimi i saj te anëtarët dhe mbështetësit. • Ai tha se do të rritet roli i anëtarësisë, duke u dhënë më shumë hapësirë ideve, funksioneve dhe veprimtarive të tyre. • Berisha ka kritikuar qeverinë për menaxhimin e aeroporteve, duke u ndalur veçanërisht te aeroporti i Kukësit, për të cilin tha se edhe sot nuk është funksional. • Ai akuzoi qeverinë për keqmenaxhim dhe për vendime që, kanë pasoja për taksapaguesit. • Berisha foli edhe për konfliktin mes aksionerëve të aeroportit të Vlorës dhe proceset në arbitrazh, duke theksuar se Shqipëria mund të përballet me një faturë prej rreth 500 milionë eurosh. • Sipas tij, situata me aeroportet është tregues i keqmenaxhimit dhe abuzimit me fondet publike.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demoktratike, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp të mbajtur ditën e sotme është shprehur se PD nuk e bojkoton Kuvendin. I pyetur nëse do të ketë një vendimmarrje nga Partia Demokratike në lidhje me marrëdhënien që duhet të mbajë me parlamentin, ai u shpreh se të gjitha qëndrimet e tjera janë në tryezë përveç bojkotit dhe se vendim për tu larguar nga parlamenti nuk do të ketë.
"PD, siç e thatë ju bukur, e ka të përjashtuar me statut bojkotin. E ka të përjashtuar. Natyrisht, të gjitha qëndrimet e tjera janë në tryezë përveç bojkotit. Bojkot ne nuk bëjmë, ne jemi të përcaktuar. Në qoftë se nuk shkojmë në një seancë, nuk marrim pjesë në dy seanca, këto nuk janë bojkote, janë krejt tjetër. Por ne vendim për t’u larguar nga parlamenti nuk marrim," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partise Dermokratike Sali Berisha është pyetur në lidhje me prioritetet për modernizimin e PD që do të miratohen në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se synimi i platformës "Ripërtëritja" do të jetë forcimi i rolit të anëtarëve dhe mbështetësve.
Ai theksoi se ajo do të fokusohet te komunikimi, hapësirat dhe përfshirja më e madhe e anëtarësisë në jetën e partisë.
"Platforma, apo do t’i referohemi Ripërtëritja, është një proces i gjithanshëm i kësaj partie. Në rastin konkret, komunikimi, roli, hapësirat për anëtarin dhe mbështetësin e PD, do të jenë objektivat më të afërta të saj. Pra, janë bërë studime të rëndësishme, janë nxjerrë konkluzione dhe mbi bazën e tyre do të ndodhë ajo që ne e kemi quajtur Ripërtëritje! Por në rastin konkretin partia rikthehet tek anëtarët, mbështetësit, roli, funksionet, idetë, veprimtaritë e tyre," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kritikuar qeverinë për menaxhimin e aeroporteve, duke u ndalur te aeroporti i Kukësit. Gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se aeroporti sot nuk është ende funksional, pavarësisht investimeve dhe inaugurimit të tij.
Berisha foli edhe për përplasjen mes aksionerëve të aeroportit të Vlorës, duke pretenduar se vendimet e qeverisë mund tu kushtojnë shqiptarëve miliona euro për shkak të proceseve në arbitrazh. Ai hodhi akuza mbi kryeministrin Edi Rama për një aferë me aeroportin e Vlorës, duke pretenduar se ai synon të përfitojë 130 milionë euro.
"Aeroportet janë si djegësat për Edi Ramën. Ku është aeroporti i Kukësit, tani që i ranë aksionet? Çfarë ka ndodhur, ta dinë shqiptarët. Nuk kam asnjë lloj sentimenti apo dëshire të ndërhyje midis partnerëve. Ato janë probleme që zgjidhen me gjykata dhe arbitrazhi. Por çfarë ka ndodhur?
Dikush i thotë Edi Ramës se aksionet turke nuk janë tuajat. Dhe ky dikush nuk mund të jetë kush tjetër përveç atij që ka 92 përqind të aksioneve. Ndaj dhe këtij, që de facto është në sherr me pretenduesin tjetër, jo me qeverinë, ky nuk ka asnjë lidhje me qeverinë, pretendimin pas aksione ndaj tij e ka ortaku. Këtij i anulohet kontrata.
Pacolli është drejtuar në dy arbitrazhe, në njërin arbitrazh kundërshton vendimin për revokimin e kontratës si një akt zuzar ndërkombëtar i pashembullt. Qeveria nuk ka asnjë bazë të kërkojë revokimin e kontratës për një sherr mes dy ortakëve.
Dhe e dyta, në arbitrazhin ndërkombëtar, në të cilën minimumi taksapaguesit shqiptarë për hir të çmendurisë së Edi Ramës, të babëzisë së tij të papërmbajtur dhe të Lubi Ballukut, do paguajnë rreth 500 milionë euro. Kjo është kur verbohesh, kur babëzia të verbon sytë dhe mendjen.
E hapa këtë takim me ju, duke deklaruar se aeroportet janë si djegësat për Edi Ramën. Shkoni pak në aeroportin e Kukësit.
A u kujtohet kur zbarkonte Lubia me helikopter? U lutem, tregojuani shqiptarëve, të shohin monstrën, monstër është ajo, se si mashtronte, se i thoshte se erdha për të bërë një provë para se të vijë avioni me qindra çuna nga Londra. Duhej bërë prova, shkoi kjo dhe bëri provat, pilotja, monstër e vërtetë.
Ku është aeroporti i Kukësit sot? Më thoni pak, ku është? Nuk ka asnjë pengesë. Klauzola që e pengonte aeroporti i Tiranës është e hequr, nuk ekziston më. Aeroporti i Kukësit, dikush më thotë, po shndërrohet në termocentral me panele diellore, të tjera në destinacione të tjera. Pra loja me aeroportet e Edi Ramës dhe Lubisë është një lojë e turpshme, por me pasoja financiare shumë të rënda. Shkoi atje, e inauguroi aeroportin e Kukësit ajo, erdha tha se duhen bërë prova. Zbriti me një helikopter. Nxirrjani pak të shohin atë faqezezë që mbrohet nga 83 mandate krimi. Nxirrjani pak ta shohin edhe shqiptarët edhe njëherë monstrën e korrupsionit. Dhe tani ku është aeroporti? Tani i ranë aksionet," tha Berisha./Dosja.al