LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nis mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Rubin: Thaçi nuk kishte kompetenca të merrte vendime për UÇK-në

• Mbrojtja në gjykimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ka nisur ditwn e sotme në Hagë. • Dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit është ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. • Ish-ndihmëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit rrëfeu detaje nga roli i tij gjatë procesit të demilitarizimit të UÇK-së në Kosovë. • Ai tha se detyra e tij ishte të pasqyronte pikëpamjet e të gjithë aleatëve të NATO-s dhe vendeve pjesëmarrëse në KFOR, ndërsa struktura e UÇK-së ishte e paorganizuar dhe e vështirë për t’u kuptuar. • Rubin tha se Thaçi ishte i ri dhe nuk kishte kompetenca të merrte vendime për aspektet ushtarake të UÇK-së. • Aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit përfshin burgosje të paligjshme, torturë, vrasje dhe persekutim.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Na shqetësonin shumë raportet që merrnim"/ Dëshmia në Hagë, Rubin: Shqiptarët vriteshin thjesht sepse ishin shqiptarë të Kosovës

Nis mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/
James Rubin

HAGË- Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin deklaroi se shqiptarët vriteshin nga serbët vetëm për shkak të etnisë së tyre. Gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë ai tha se qëllimi i politikës së SHBA në atë kohë ishte që të parandalonin përsëritjen dhe krizën e Bosnjës. Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon e pyeti dëshmitarin, James Rubin lidhur me ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë. Gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues, Rubin tha se qëllim kishin mbrojtjen e civilëve të pafajshëm.

“Na shqetësonin shumë raportet që merrnim, familje që vriteshin, që u digjeshin shtëpitë, dhe vriteshin thjesht sepse ishin shqiptarë të Kosovës. Kjo filloi të ngjasonte me krizën e Bosnjës, ku u vranë njerëz e u masakruan thjeshtë për shkak të etnisë së tyre dhe jo për diçka që kishin bërë dhe filluam të shihnim që po shfaqej e njëjta politikë, e njëjta gjë, dhe kjo na bëri të vepronim, ata ishin viktima, jo vetëm se ishin të shtypur me dhjetra vite, por po masakroheshin nga forcat ushtarake serbe, dhe ne nuk donim që të përsëritej tmerri i Bosnjës në Kosovë, ky ishte qëllimi i politikës sonë – të parandalonim të përsëritej e njëjta gjë. 

Pas Bosnjës ku menduam se e ndaluam një luftë dhe ndihmuam krijimin e një shoqërie tolerante, të mos ishte kaotike, ne ishim krenarë për këtë që bëmë, dhe pamë situatë të re në Kosovë, dhe ne donim të siguroheshim të ishim në anën e engjëjve themi ne, në anën të mirëve, nuk nuk donim që ata të ishin viktima. Por s’mund të ishin viktima nëse do të kryenin krime lufte, as nuk do të ishin viktima nëse do të kishin qasje ekstremiste islamiste.

Në këtë kohë Amerika ishte superfuqi, donim të ishim në anën e viktimave …Ne nuk donim të bënim operacione ushtarake apo të harxhonim me miliarda dollarë për persona apo organizata që nuk shprehnin tolerancë të paktën publikisht. Këta janë persona pa pushtet, këta ishin viktima, ne takoheshim me ta, ndërkohë ata ishin viktimat e një shtypësi. Ishin persona që ishin në anën e kundërt të pushtet në Kosovë, dhe ne donim të siguroheshim që të ishin të lirë dhe të mos ndiqnin politikat e shtypësit”, shtoi ai gjatë dëshmisë në Hagë.

KosovaPress shkruan se James Rubin u intervistuar edhe nga avokati i Thaçit, Luka Misetiç.  Gjatë pyetjeve të Misetiç, Rubin u pyet nëse i kujtohet që ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, i kishte thënë Thaçit se do të mbante përgjegjësi penale për krimet që mund të kryheshin në Kosovë, pas hyrjes së KFOR-it. Në dëshminë e tij, Rubin tha se Albright në atë takim i kishte kërkuar Thaçit që të tregonte tolerancë dhe që populli të ishte tolerant.

Misetiç: A ju kujtohet se më pas atë ditë ajo u takua me zotëri Thaçi?

Rubin: Po.

Misetiç: Ju keni qenë i pranishëm në takimet me zotëri Thaçi.

Rubin: Absolutisht po.

Misetiç: A ju kujtohet gjatë këtij udhëtimi që sekretarja e shtetit t’i ketë thënë Hashim Thaçit se ai do të mbante përgjegjësi penale për krimet që do të kryheshin në Kosovë pas hyrjes së KFOR-it?

Rubin: Absolutisht jo.

Misetiç: A i tha ajo atij që ai do t’i hetonte dhe të ndiqte penalisht krimet që po kryheshin.

Rubin: Nuk më kujtohet, mund të ju them nëse më kujtohet mua, ajo mund të donte të ja jipte këtë mesazh, do të donte thoshte që do të ketë tolerancë, ju lutem të ketë parasysh të jeni tolerantë dhe jo në formën siç e thatë ju.

1 VITE ME PARE

Gjyqi në Hagë, Rubin: Nuk ka asnjë provë lidhur me pretendimet për vrasje nga drejtuesit e UÇK-së

Nis mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/
James Rubin

HAGË- Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin ka deklaruar se nuk kanë gjetur asnjë provë se drejtuesit e UÇK-së donin të ekzekutonin apo të vrisnin njerëz. Duke vijuar dëshminë e tij në gjyqin që po mbahet Hagë ai nënvizoi se asnjë e dhënë dhe asnjë provë nuk është gjetur as për drejtuesit e tjerë UÇK-së. 

“Ne nuk kemi gjetur asnjë të dhënë, asnjë provë, asnjë informacion që lidhte pretendime të tilla për ekzekutime të tilla dhe vrasje me udhëheqës të tillë, as me zotin Krasniqi as me zotin Thaçi. Rreth 25 vjet që jam larguar nga Qeveria kam pyetur të gjithë ata që kanë pasur informacion lidhur me ketë pretendim dhe jo vetëm në vitet 2000, por edhe dekada më vonë miqtë e mi që kishin informacione inteligjente kur kanë punuar ndonjë kohë, nuk më kanë dhënë informacione që bëjnë lidhjen e këtyre pretendimeve me ndonjërin prej drejtuesve të UÇK-së”, tha ai.

 

1 VITE ME PARE

"Roli i tij ishte më shumë politik"/ Rubin: Thaçi nuk kishte kompetenca të merrte vendime për UÇK-në

Nis mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/
James Rubin

HAGË- Ish-ndihmëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin rrëfeu detaje nga roli i tij gjatë procesit të demilitarizimit të UÇK-së në Kosovë. Ai tha se detyra e tij ishte të pasqyronte pikëpamjet e të gjithë aleatëve të NATO-s dhe vendeve pjesëmarrëse në KFOR, ndërsa struktura e UÇK-së ishte e paorganizuar dhe e vështirë për t’u kuptuar. Rubin tha se Thaçi ishte i ri dhe nuk kishte kompetenca të merrte vendime për aspektet ushtarake të UÇK-së. 

"Nuk u thoshte Hshimi komandantëve se çfarë të bënin, por komandantët i thoshin atij", tha Rubin.

Rubin përshkroi gjithashtu tensionet brenda UÇK-së, ku disa komandantë kërkonin të ruanin nivelin maksimal të forcës ushtarake, ndërsa ndërkombëtarët synonin minimumin, për të lehtësuar demilitarizimin.

"Unë këtë e përktheva si rol të një ministri të Jashtëm, ose rol politik", tha Rubin.

1 VITE ME PARE

Rubin rikujton takimin e fundit me Thaçin: Donim ti jepnim fund konfliktit

Nis mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/
James Rubin

HAGË- Ish-ndihmëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin është pyetur për takimin e fundit me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në vitin 2019. Rubin tha se atëherë kishte një kontratë me Qeverinë e Kosovës për të përfaqësuar përpjekjet e Thaçit për të arritur paqe me Serbinë.

“Unë isha shumë i gëzuar që ta shoh”, tha Rubin, duke kujtuar momentin e takimit.

Ai shtoi se përpjekjet e tyre synonin të sillnin paqe mes Kosovës dhe Serbisë dhe të siguronin njohje të ndërsjellë mes dy vendeve.

“Pikërisht këtë synova në punën time me të - t’i jepnim fund konfliktit, të sillnim paqe e stabilitet në rajon dhe të arrihej njohja e Kosovës dhe njohja e Serbisë si dy shtete të pavarura, që jetojnë në paqe dhe siguri. Ky do të ishte një përfundim i bukur i një historie mjaft të dhimbshme”, tha Rubin.

1 VITE ME PARE

James Rubin dëshmon në Hagë: Kam vizituar Prishtinën 2-3 herë, jam takuar me Ibrahim Rugovën

Nis mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/
James Rubin

HAGË- Ish-ndihmëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, përgjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, ka folur për angazhimin e tij në pjesën e Ballkanit përgjatë viteve '90.

Rubin ka thënë se ka vizituar Bosnjën dhe Kroacinë dhe se para konflikteve ka zhvilluar takime edhe me politikanë nga Kosova, ndër ta dhe ish-presidentin Ibrahim Rugova. Në dëshminë e tij, Rubin ka thënë se ishte i vetëdijshëm që konflikti mund të zgjerohej edhe më shumë prandaj kishte vizituar Prishtinën 2-3 herë.

Pjesë nga dëshmia:

Misetiq: Më 8 shtator 2025, mbrojtja e Thaçit ka dërguar përmes emailit një përmbledhje të propozuar për këtë dëshmitar dhe tani ky dokument i është dorëzuar të gjithë palëve pjesëmarrëse. Në këtë kuadër z. Rubin, ka pasur takime të shumta me Hashim Thaçin dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së. Kjo lejoi z. Rubin që z. Thaçi ishte i shqetësuar që të mos kishte autoritetin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë pa miratimin e anës ushtarake. Gjatë negociatave që çuan në transformimin e UÇK, z. Rubin vërejti se roli i z. Thaçi ishte i kufizuar. Z. Thaçi i ka shprehur atij personalisht që prej fillimi që të siguronte një Kosovë demokratike, të lirë dhe ndëretnike. Z. Rubin ju thoni në deklaratën e dëshmitarit se ju keni punuar senatorin amerikan Joe Biden deri 1993-ën.

Rubin: Po.

Misetiq: A ke pasur mundësi të vizitoni një vendet e ish-Jugosllavisë?

Rubin: Po kam vizituar më 1991, 1992 dhe 1993 para luftës ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë së pari dhe më pas kam vizituar Sarajevën dhe rrethinën e saj gjatë sulmeve. Kam qenë në disa qytete.

Misetiq: A keni pasur mundësi që të takoheshit me udhëheqës të Kosovës?

Rubin: Gjatë luftërave në atë kohë… Megjithatë ka qenë e vetëdijshme se konfliktet e tjera mund të shtriheshin më tej. Kam vizituar Prishtinën atë kohë 2-3 herë. Jam takuar së paku dy herë me Ibrahim Rugovën dhe me shqiptarë të tjerë të Kosovës.

Misetiq: Ju thoni që më 1993-1996 gjatë mandatit të parë të presidentit Clinton, ju keni shërbyer si këshilltar i lartë i znj. Albright. Ju thoni që juve e keni njohur njëri-tjetrin, ju dhe znj. Albright, për çështjen e Bosnjës para zgjedhjes së 1992.

1 VITE ME PARE

Avokati i Thaçit: Sot kuptohet se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999

Nis mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/
Pierre Richard Prosper

HAGË- Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper ka deklaruar se Thaçi është falënderues ndaj të gjithëve që po e përkrahin në këtë proces. Pak para se të nis procesi gjyqësor ku do të dëshmojë ish-diplomati James Rubin në Hagë, Prosper tha se tani është koha që të zbulohet e vërteta e Kosovës e vitit 1999.

“Presidenti falënderon të gjithë që po e përkrahin në këtë proces. Jemi entuziast për sot, që do të na jep një shans që të kthehemi në realitet, do të kemi një shans që të tregojmë të vërtetën se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999. Do të jetë fillimi i ri ku ju mund të shihni prova të reja që do të tregohen që presidenti nuk është përgjegjës për akuzat që i janë bërë. Ne kemi qenë të suksesshëm dhe do të vazhdojmë të jemi të suksesshëm”, tha ai.

kosova ne hage

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin