Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 11-të në Kuvendin e Kosovës janë mbledhur në seancën konstituive të Kuvendit. • Fillimisht u votua për formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve. • Pas betimit të deputetëve, në rend ditë ishte zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve. • Por Albin Kurit në cilësinë e kryetarit të LVV, partisë me më shumë vota, nuk dha një emër për kryetar Kuvendit, por kërkoi kohë shtesë për një marrëveshje politike, me qëllim zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. • Pas kërkesës së Kurtit, kryesuesi Avni Dehari ka shtyrë për një kohë të papërcaktuar seancën konstituive për Kuvendin. • Pas konstituimit të Kuvendit nis afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit, që mbetet pika kryesore e mosmarrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. • Afati 15-ditësh për votimin e Qeverisë fillon vetëm pasi ushtruesja e detyrës së presidentit ta mandatojë kandidatin e propozuar nga shumica parlamentare.
6 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Sot në Parlamentin e Kosovës, 120 deputetët e legjislaturës së 11-të janë betuar, duke marrë zyrtarisht mandatin e tyre të ri.
Mësohet se, para betimit Kuvendi miratoi me 120 vota pro raportin e komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.
"Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”, shkruan në tekstin e Betimit./Dosja.al
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Duke folur për mediat, Hamza tha se Vetëvendosje po tregon papërgjegjësi, ndërsa shtoi se vendi po vazhdon të mbetet pa institucione. I pyetur nëse do të shqyrtonin një takim me LVV-në, Hamza tha se nuk kanë nevojë për takime “pa rezultat”.
“Kjo është një shenjë e mungesës së seriozitetit, përgjegjësisë, nga partia që ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvendin e Kosovës. Po shihet që vazhdojnë sjelljet e tyre të papërgjegjshme në raport me institucionet e Kosovës. Thirret seanca, thuajse në ditën e fundit në përputhje me Kushtetutën e ligjet, që të kemi konstituimin e Kuvendit. Në fund, dalin mbajnë fjalime politike, abuzojnë me pozitën e kryesuesit dhe në vend se të propozojnë emër, e shtyjnë propozimin e emrit për kryetar/e të Kuvendit dhe nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës. Pa përmbajtje, pa produkt, pa rezultat s’kemi nevojë të takohemi. Ne kemi dhënë qëndrimin tonë. Ne në mungesë të një vizioni, projekti serioz që me i dhënë vendit institucione, në mungesë të një oferte të përgjegjshme, në mungesë të seriozitetit, ne kemi deklaruar që do të jemi parti në opozitë”, tha Hamza, në deklarim për media pas ndërprerjes së seancës./Dosja.al
KOSOVË- Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kërkuar kohë shtesë për të vijuar bisedimet me partitë politike, duke mos paraqitur një emër për postin e kryeparlamentarit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kurti deklaroi se pas certifikimit të rezultateve kanë nisur takimet me subjektet politike dhe se nevojitet më shumë kohë për arritjen e marrëveshjeve.
Kurti theksoi se diskutimet lidhen jo vetëm me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por edhe me çështje të tjera institucionale, përfshirë zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm.
“Urime detyra e përfaqësuesve të popullit. Ju dëshiroj punë të mbarë dhe suksese në legjislaturën e 11. Menjëherë pas certifikimit të rezultateve filluam takimet, e falënderoj Bedri Hamzën e PDK-së për takimin, e falënderoj Lumir Abdixhikun e LDK-së për takimet. Zgjedhjet e shtatë qershorit na u shkaktuan si rezultat i mungesës së marrëveshjes… Nuk duhet të shkaktohen zgjedhjet e tjera“, u shpreh Kurti.
Seanca u zhvillua me tensione dhe reagime nga radhët e opozitës, ndërsa miratoi më herët raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, duke konfirmuar vlefshmërinë e mandateve të 120 deputetëve./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se nuk sheh asnjë arsye që seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës të mos përfundojë me sukses. Duke folur për mediat, Hamza theksoi se përgjegjësia për krijimin e institucioneve i takon partisë fituese, Lëvizjes Vetëvendosje. I pyetur për negociatat mes Vetëvendosjes dhe LDK-së lidhur me postin e presidentit, Hamza theksoi se PDK nuk ka qenë pjesë e asnjë diskutimi për ndarjen e posteve institucionale.
"Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është konsistent, do të thotë ne kemi shkuar në takim, nuk kemi pasur, nuk kemi garuar ne kush të bëhet, kush në cilën pozitë të bëhet. Kemi garuar edhe kemi kërkuar votat e qytetarëve të Kosovës me një program çka për ekonominë, çka për drejtësinë, çka për energjinë, çka për infrastrukturën, çka për anëtarësimet, këto kanë qenë temat", u shpreh ai./Dosja.al
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, deklaroi se çelësi i një marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mbetet arritja e një balance demokratike mes palëve.
Pas tri takimeve me Kurtin, në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e krizës politike dhe formimin e institucioneve të reja, Abdixhiku tha se është shënuar progres në disa çështje, por se ende ekzistojnë dallime të mëdha lidhur me postin e presidentit.
"Ka shumë afrime në shumë çështje, por ende kemi distancë në çështjen kryesore, që është balanca demokratike. Kuvendi duhet të konstituohet sot, nuk ka arsye për të mos u konstituuar", u shpreh ai.
Lideri i LDK-së theksoi se nuk dëshiron të diskutojë për emra konkretë për postin e presidentit, por këmbënguli se partia e tij duhet të përfaqësohet në këtë funksion për të garantuar balancën institucionale.
"Ne kërkojmë balancë demokratike, e cila kërkon që LDK-ja të jetë e përfaqësuar. Nuk po flasim për emrat individësh, por për balanca demokratike që do të ishte e mirë edhe për Kosovën", deklaroi Abdixhiku.
Ai shtoi se afati për formimin e Qeverisë është edhe 25 ditë dhe se do të ishte më mirë nëse marrëveshja për të gjitha institucionet do të arrihej sa më shpejt.
"Kemi edhe 25 ditë për formimin e Qeverisë. Nëse merremi vesh më herët për të gjitha institucionet, më mirë. Nëse nuk merremi vesh, duhet të jemi transparent me ju dhe popullin se kaq kemi mundur dhe fatkeqësisht nuk mund të bëjmë më shumë. Përderisa po takohemi, është lajm i mirë", përfundoi ai./Dosja.al
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës mban seancën konstituive, vetëm një ditë para përfundimit të afatit kushtetues, pas zgjedhjeve të 7 qershorit të këtij viti. Takimi ndërmjet kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk rezultoi me një marrëveshje për krijimin e inistitucioneve të reja.
Kurti insiston që posti i Presidentit të mos i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës, por të jetë një emër jopolitik. Dështimi për ta zgjedhur Presidentin e ri të vendit në dy muajt e ardhshëm do ta çonte vendin drejtpërdrejt në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të ishin të katërtat në dy vjet./Dosja.al