LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Paketa e Maleve/ Rama 'dush të ftohtë' kryebashkiakëve: Ngrini Task Forcë, brenda muajit Tetor dua të gjitha hartat

• Kryeministri Edi Rama ka bërë për dush të ftohtë kryebashkiakët ditën e sotme në lidhje me mungesën e ecurisë për Paketën e Maleve. • Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se Paketa e Maleve po ecën me ritme të ulëta dhe se kjo vonesë është dekurajuese. • Kryeministri kritikoi kryetarët e bashkive për vonesën e treguar në dorëzimin e hartave për zonat prioritare të vendeve. • Në mbledhje, Rama u ka vënë ultimatum të gjitha bashkive të vendit që brenda muajt tetor të dorëzohen hartat për "Paketën e Maleve". • Kryeministri u shpreh se nuk mund të jetë historia, mblidh të ardhura përmes taksave, shpërndaji dhe pastaj kërko më shumë të ardhura, por bashkitë duhen të jenë pararojë për të krijuar të ardhura në ekonomi. • Gjatë fjalimit, Rama është kapur dhe me disa kryebashkiak specifikisht duke kritikuar punën e tyre. • Pre e kritikave të Ramës kanë rënë kryebashkiakët e Kukësit, Shkodrës, Devollit, Pogradecit, Kuçovës, Roskovecit, Tepelenës, Sarandës dhe Dimalit. 

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Ti ke trasenë e Leninit"/ Rama kapet me kryebashkiaken e Dimalit: Mos i tund kokën atij, nuk e ke sjell hartën

Paketa e Maleve/ Rama 'dush të ftohtë'
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të sotëm me kryebashkiakët për Paketën e Maleve është kapur dhe me kryebashkiaken e Dimalit. Gjatë fjalës së tij, Rama ka parë teksa Juliana Mema po bisedonte me Ilir Xhakollin, i ka tërhequr vëmendjen.  

"Edhe ti s’e ke sjellë, mos i tund kokën atij aty, mos fol me Xhakollin. Unë e di që ti ke trasenë e Leninit që të flasësh me 7 veta, por po them se kjo paketë u bë për ata që duan të investojnë te toka e tyre dhe s’i kanë dokumentet. Vijnë në bashki, shprehin interesin, e presin. Ndaj krijohet mundësia, jepet një kontratë me një çmim një euro, e mundëson kontrata këtë, ai e bën investimin derisa të fitojë edhe të drejtën e tokës në fund të mbarojë proces," i tha Rama-Memës./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Rama dush të ftohtë Majlinda Bufit: Bëj autokritikë. Kryebashkiakja: Faleminderit që nuk na kritikove më shumë

Paketa e Maleve/ Rama 'dush të ftohtë'
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama bëri për 'ujë të ftohtë' kryebashkiaken e Roskovecit Majlinda Bufi. Rama i kërkoi Kryebashkiakes që të bënte edhe autokritikë, teksa Bufi e pranoi kritikën, duke premtuar se do realizonte detyrën.

Bufi: Nuk i kam sjellë hartat është e vërteta.

Rama: Mirë pra, po bëj autokritikë…!

Bufi: Po, bëj autokritikë jo vetëm për mua, po për të gjithë ne që s’i kemi sjellë. Ne e kemi filluar punën dhe jemi në proces. Faleminderit që nuk na kritikove më shumë.

1 VITE ME PARE

Rama kapet me kryebashkiakët e Devollit dhe Pogradecit: Pse nuk i sillni hartat, se problematikat e karburanteve i mbylle

Paketa e Maleve/ Rama 'dush të ftohtë'
Edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit për "Paketën e Maleve", kritikoi ashpër pothuajse të gjithë kryebashkiakët që nuk kishin dorëzuar hartat e zonave. Gjatë takimit kritikat nuk munguan as për për kryebashkiakët e Devollit dhe Pogradecit. Në fund Kryeministri u vuri një afat, që brenda muajt tetor bashkitë të dorëzojnë të gjitha hartat. 

“Më dëgjon ti kryebashkiaku i Devollit. Se i mbylle edhe ato problematikat e karburanteve, se u bë kjo puna e karburanteve, i zgjidhe dhe ato tani… Tani pse nuk i sillni hartat…”, tha Rama.

“Nuk po flas për Pogradecin. Duhet të vijë harta e paketës së maleve, ke pasur Adamin e fermerëve në Pogradec dhe tani duhet të më sjellësh hartat”, tha Rama./Dosja.al

1 VITE ME PARE

"E nisëm kur ti ishe pa mjekër"/ Rama kritikon Benet Becin: Tani mjekra të është bërë sa mua, po hartën nuk e ke sjell

Paketa e Maleve/ Rama 'dush të ftohtë'
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët, ka kërkuar përfundimin e procesit për Paketën e Maleve. Rama tha se puna për këtë nismë është nisur prej kohësh, por ritmet nuk janë të kënaqshme dhe  ende mungojnë hartat e disa bashkive. Gjatë fjalës së tij Kryeministri u 'kap' edhe me Benet Becin, për mos dërgimin e hartës. 

"Kjo vlen deri tek Benet Beci, që ka qenë promotori i kësaj paketa dhe unë Shkodrën nuk e shoh këtu. E kemi nisur këtë punë bashkë kur ti nuk kishe mjekër. Unë kisha dhe ti nuk kishe, tani mjekra të është bërë si mua dhe harta nuk ka ardhur akoma. Edhe Memaliaj edhe Fushë Arrzi që janë këtu hudhrat që na mbrojnë nga syri i keq me lëkurën e tyre blu nuk kanë sjellë gjë, kështu që ju kanë shpëtuar nga vënia në pozitë të vështirë. Kjo tregon që si majtas dhe djathtas, kur shqiptarët flenë gjumë flenë gjumë," tha Rama./Dosja.al

1 VITE ME PARE

"Zotrote ma ke ngritur si problem"/ Rama kapet me kryebashkiakun e Kuksit: Mos më tund kokën

Paketa e Maleve/ Rama 'dush të ftohtë'
Edi Rama 

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për 'Paketën e Maleve' kritikoi edhe kryebashkiakun e Kukësit. Gjatë fjalës së tij Kryeministri i akuzoi se po bëhen pengesë për procesin duke mos dorëzuar hartat e zonave. Rama gjithashtu u la kohë deri në fund të tetorit të zgjedhurve vendorë që të dorëzojnë hartat e zonave.

"Njerëzit mund ta kenë tokën, por nuk kanë marrë dokumentin që i jep me letër atë që ka në zakon dhe duan të investojnë në tokën e tyre mirëpo të gjithë kemi ngritur duart lart se nuk kanë letrat. Bëmë ligjin 20/20 për të adresuar këtë problem. Ne kemi ndërtuar këtë paketw që ti japë mundësi atij që ka tokën që të vijë në bashki e të thotë dua të ndërtoj këtu. As ti nuk e ke sjellë kështu mos pyet Ilir Xhakollin. Po të them për paketën që paketa i jep përgjigje edhe asaj problematike që nuk ia jep ligji 20/ 20. Unë po them të njëjtën gjë. Unë e di që ke kapacitetet e Leninint që të flasësh me 7 veta në të njëjtën kohë.

Ajo që ne kemi pritur është që procesi të ngece, është hapi juaj që të përcaktoni zonat, që në këto zona duam të hapim rrugën e kësaj pakete, duke praktikisht përjashtuar vetëm ato pjesë që janë zona të mbrojtura. Pse nuk bëhet kjo? Çfarë e pengon këtë punë, që njerëzit të rrinë të presin tu hapet rruga. Nuk kemi hartat e zonave të përcaktuara. Do të ju lutesha shumë që të përcaktoni zonat, duke përfshirë sa më shumë territore, përveç atyre pikave që për arsye ligjore është e pamundur të investohet. Më dëgjon ti kryetari i bashkisë së Kukësit, më dëgjon. Më dëgjon?! Por se di nëse më kupton?! Një nga shtysat për këtë paketw kanë qenë kuksianët, ku niveli i interesimit për të investuar është shumë i lartë nga ata që janë në emigracion. Sa herë kam ardhura atje zotrote ka ke ngritur si problem. Ka pesë muaj që i ke në dispozicion, të gjithë instrumentet, e ti koma nuk ke sjellë hartën”, tha Rama./Dosja.al

1 VITE ME PARE

"Ngrini një Task Forcë"/ Rama ultimatum bashkive: Brenda muajit Tetor dua të gjitha hartat

Paketa e Maleve/ Rama 'dush të ftohtë'
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka vënë ultimatum të gjithë bashkive të vendit që brenda muajt tetor të dorëzohen hartat për "Paketën e Maleve". Kryeministri u shpreh se nuk mund të jetë historia, mblidh të ardhura përmes taksave, shpërndaji dhe pastaj kërko më shumë të ardhura, por bashkitë duhen të jenë pararojë për të krijuar të ardhura në ekonomi.

“Duhet të ngrini një Task Force. 500 të parët që do marrin kontratën, për 10 vjet nuk do paguajë asnjë lloj takse. Por duhet t’i ndihmoni që të jenë te 500 të parët. Duhet t’i rrini në gatishmëri. Kriteri i parë, sa do kontribuosh në rritjen ekonomike të vendit. Nuk mund të jetë historia, mblidh të ardhura përmes taksave, shpërndaji dhe pastaj kërko më shumë të ardhura. Bashkitë duhen të jenë pararojë për të krijuar të ardhura në ekonomi.

Ky është një nga instrumentat, rritje ekonomike në nivel vendor. Pastaj kanë kontribut edhe në ekonominë në nivel kombëtar. Kjo vlen për të gjithë, edhe për Benet Becin, që ishte promotor, por nuk e shoh këtu. Nuk ka ardhur akoma harta. Të paktën, edhe Memaliaj, edhe Fushë Arrëzi, nuk na kanë sjellë gjë, ju kanë shpëtuar nga pozita e vështirë. Si majtas, si djathtas, flejnë gjumë. Zgjohuni nga gjumi, brenda muajit tetor, të vijnë hartat”, tha Rama./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Paketa e Maleve/ Rama: Po ecim me ritëm shumë të ulët, kjo vonesë është dekurajuese

Paketa e Maleve/ Rama 'dush të ftohtë'
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thënë Paketa e Maleve po ecën me ritme të ulëta dhe se kjo vonesë është dekurajuese. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes me kryetarët e bashkive në vend, Rama u shpreh se një numër i madh personash kanë shfaqur interes për të investuar nëpërmjet Paketës së Maleve.

Në lidhje me këtë, kryeministri Rama kritikoi kryetarët e bashkive për vonesën e treguar në dorëzimin e hartave për zonat prioritare të vendeve. Sipas tij, kjo vonesë është dekurajuese për ata, të cilët e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në këtë proces.

"Ne besojmë që bëhet fjalë për një politikë jashtëzakonisht nxitëse, për të krijuar një platformë investimesh në territoret malore. Fakti që në hapin e parë që u hap kanali i komunikimit online lidhur me këtë paketë pati 800 shprehje interesi nga shumica dërrmuese shqiptarë Shqipërisë, flet vetë për fuqinë tërheqëse që ka kjo paketë. Nga ana tjetër e bëjmë këtë takim, sepse kemi shqetësimin që po ecën me një rritëm shumë të ulët në raport me atë që paketa vetë ka në thelb, shpejtësinë. Kjo vonesë është dekurajuese për ata të cilët tanimë e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në këtë proces”, tha Rama./Dosja.al

1 VITE ME PARE

"Ty Kreshnik çfarë të ka penguar”/ Rama 'kapet' me kryebashkiakun e Kuçovës: Nuk keni sjellë ende hartën e zonave

Paketa e Maleve/ Rama 'dush të ftohtë'
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër kryebashkiakun e Kuçovës për mosdërgimin e hartës për “Paketën e Maleve”.  Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari në përgjigje deklaroi se është duke pritur përgjigjen nga ASHK-ja pasi hartën e ka gati për ta dorëzuar.

Gjatë takimit, Rama i tha krybashkiakut të Kuçovës se nëse po pret përgjigjen nga ASHK, nuk e ke kuptuar ligjin dhe nuk ka kuptuar as paketën. Sipas kryeministrit, Paketa është ilaçi për një dhimbje 30 vjeçare të njerëzve që e kanë tokën. 

Pjese nga debati: 

Rama: Ti kreshnik psh ca të ka penguar që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri. Pse nuk e ke dorëzuar, ku e ke dorëzuar?

Kreshnik Hajdari: I kemi shpallur zonat prioritere ne kryeministër

Rama: Zonat ti i identifikon, i çon te ministri i Pushtetit vendor dhe ministri ja jep tryezës së qeverisë për të dhënë miratimin.

Kreshnik Hajdari: Jemi duke pritur përgjigjen nga ASHK

Rama: Nëse ti pret përgjigjen nga ASHK, ti nuk ke kuptuar ligjin dhe nuk ke kuptuar paketën. Paketa është ilaçi për një dhimbje 30 vjecare të njerëzve që e kanë tokën, nuk e kanë pranuar 7501, ose për shumë arsye nuk e kanë marrë akoma dokumentin që i jep edhe me letër atë që e kanë me zakon dhe duan të investojnë në tokën e tyre, por të gjithë kemi ngritur duart lart me vite sepse nuk kanë letrat./Dosja.al

 

edi rama paketa e maleve

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin