LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Pas atentateve 'shpërthejnë' aksidentet! Në 24 orë shënohen 3 viktima në Shqipëri

•4 vrasjet e ditëve të fundit i lanë sot vendin aksidenteve me viktima në Shqipëri. •Pa kaluar as 24 orë, janë rregjistruar tre viktima nga përplasjet me makina. • Dy në Tiranë dhe një në Fier. •Aksidenti i parë ndodhi në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”. Flamur Maloku, banues në Kosovë, aksidentoi për vdekje me automjetin tip “Jeep”, 75 vjeçarin Hysen Rucaj, banues në Cakran. •Nuk kaloi as 1 orë kur u raportua për një tjetër vdekje. •Marjana Seitaj, vetëm 25-vjeç u përplas për vdekje nga një makinë e cila iu fut në banesë. Drejtuesi i mjetit, Sajmir Taci, i cili dyshohet se ishte në efektin e lëndëve narkotike, humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e më pas ka hyrë në oborrin e banesës. Sipas dëshmive të familjarëve, 25-vjeçares i ra porta sipër duke gjetur vdekjen më pas në spital. •Po në kryeqytet, pak minuta pas vdekjes së 25-vjeçares, ndërroi jetë nga plagët e marra një 32-vjeçar. Në zonën 'Mjull Bathore', një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit, vetëm 32-vjeçar, ka ndërruar jetë. •

3 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Viktima e 3-të! Kamioni përplaset me trafikndarësen, humb jetën një person në Tiranë

Pas atentateve 'shpërthejnë' aksidentet! Në 24 orë
Aksidenti

TIRANË- Viktima e tretë nga aksidentet në vend. Një kamion është përplasur me ndarësen e rrugës, e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, 32-vjeçari me inicialet H.D. Kamionçina e cila u përfshi në aksident transportonte viça, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 31.08.2022, në Mjull Bathore, një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

'Në lidhje me informacionin e dhënë pak më parë për një aksident në Mjull Bathore, ku ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, ju informojmë se drejtuesi i mjetit është shtetasi H. D., 32 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.'- njofton sërish policia.

Në orët e para të mëngjesit, u raportuan dy aksidentet me pasojë vdekjen, një në Fier dhe një në Tiranë. Ndërsa në Vlorë u shënua një aksident me pasojë lëndimin e një personi.

4 VITE ME PARE

E RËNDË në Tiranë/ Makina përplas për vdekje 25-vjeçaren në oborrin e banesës, shoferi nën efektin e drogës

Pas atentateve 'shpërthejnë' aksidentet! Në 24 orë
Ambulance

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në kryeqytet. Në rrugën "Shaban Bardhoshi", Sajmir Taci, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese. Si pasojë ka gjetur vdekjen 25-vjeçarja Marjana Seita e cila ndodhej në oborr. E reja u transportua në spital mirëpo aty u shpall e vdekur.

Mësohet se Taçi po drejtonte mjetin me shpejtësi të madhe, ndaj u fut në oborrin e banesës së viktimës. Policia informon se drejtuesi i mjetit kishte konsumuar lëndë narkotike. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFIMI I POLICISË:

Më datë 31.08.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën "Shaban Bardhoshi", shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

4 VITE ME PARE

Makina përplas për vdekje këmbësorin në rrugën Levan-Tepelenë, vdes 75-vjeçari

Pas atentateve 'shpërthejnë' aksidentet! Në 24 orë
Foto ilustruese

FIER- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”. Flamur Maloku, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, 75 vjeçarin Hysen Rucaj, banues në Cakran. Policia ka bërë shoqërimin në Komisariat të drejtuesit të mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale për rastin në fjalë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit” shtetasi F. M., 49 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin H. R., 75 vjeç, banues në Cakran, Fier. U shoqërua në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksidente ne shqiperi aksident flamur maloku marjana seitaj sajmir taci

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin