LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përfundon procesi Vettingut/ Kreu i KPA-së: Një etapë e nevojshme. Gonzato: Ka sjellë rezultate të prekshme

• Ceremonia përmbyllëse e Procesit të Rivlerësimit Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve është mbajtur ditën e sotme më 17 qershor. • Kreu i KPA-së Sokol Çomo deklaroi se vettingu ishte një proces i vështirë, por i domosdoshëm për Shqipërinë. • Në fjalën e tij, Çomo u shpreh se procesi mbyll tranzicionin e drejtësisë në vend. • Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato ishte i pranishëm në ceremoninë e përfundimit të procesit të vetingut. • Gonzato në fjalën e tij tha se 9 vite më parë, Shqipëria filloi një reformë në drejtësi, të paprecedentë nga shtrirja. • Më tej, ambasadori tha se pavarësia e gjyqësorit duhet të ecë krah për krah me integritetin si dhe vlerësoi profesionalizimin e gjyqtarëve të KPA. • Gonzato tha se ILDKPI duhet të forcojë punën e tij si institucion në lidhje me deklarimet e pasurive të magjistratëve në detyrë. • Zv kryeministrja Albana Koçiu theksoi se me vettingun, drejtësia është bërë më e besueshme. • Ndërsa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi e cilësoi vetingun si një proces domethënës për Shqipërinë, duke theksuar se kjo ndihmon procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

3 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

Zv.Kryeministrja Koçiu: Reforma në drejtësi dhe Vettingu kanë qenë gur themeli në rrugën europiane të Shqipërisë

Përfundon procesi Vettingut/ Kreu i KPA-së: Një etapë e
Albana Koçiu

TIRANË- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ishte e pranishme sot në ceremoninë përmbyllëse të Procesit të Rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke cilësuar këtë process një nga reformat më të thella dhe transformuese në historinë e shtetit shqiptar. Ajo theksoi se procesi, i nisur gati një dekadë më parë, synoi rindërtimin e besimit të qytetarëve te drejtësia përmes kontrollit të pasurisë, integritetit dhe aftësive profesionale të mbi 800 gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve ligjorë.

“Sot mbyllet një kapitull i jashtëzakonshëm i shtetformimit shqiptar dhe përmbyllet një nga proceset më të thella, më të vështira dhe më transformuese që ka ndërmarrë ndonjëherë shteti ynë. Pothuajse një dekadë më parë, Shqipëria mori një vendim që shumëkush e konsideronte të pamundur: që vetë sistemi i drejtësisë t’i nënshtrohej një rivlerësimi të paprecedentë në historinë tonë kushtetuese. Pak vende kanë ndërmarrë një proces kaq të thellë. Edhe më pak kanë pasur vendosmërinë për ta çuar deri në fund. Ky proces nuk ka qenë i lehtë. Por kostoja e mosveprimit do të kishte qenë shumë më e madhe: vazhdimi i një sistemi që nuk gëzonte besimin e qytetarëve dhe që nuk mund t’i përgjigjej ambicies europiane të Shqipërisë”, u shpreh Koçiu.

Për qeverinë shqiptare sipas Koçiut Reforma në Drejtësi dhe Vettingu kanë qenë gur themeli në rrugën europiane të Shqipërisë.

“Ato dëshmuan se vendi ynë është në gjendje të ndërmarrë reforma të vështira, të përballet me interesa të rrënjosura dhe ta vendosë interesin publik mbi çdo interes tjetër. Por Shqipëria europiane nuk ndërtohet vetëm me ligje, institucione apo kapituj negociatash. Ajo ndërtohet kur qytetari beson se ligji zbatohet njësoj për të gjithë dhe se e drejta e tij mbrohet brenda një kohe të arsyeshme”, theksoi Koçiu.

Ndër të tjera, ajo vlerësoi punën e institucioneve të vettingut duke nënvizuar se reforma në drejtësi nuk përfundon me mbylljen e këtij procesi.

“Vettingu ishte një instrument. Nuk ishte qëllimi në vetvete. Qëllimi ishte dhe mbetet një drejtësi e pavarur, profesionale, e paanshme, e përgjegjshme dhe në shërbim të qytetarit. Tani nis prova më e rëndësishme: nëse sistemi do të arrijë ta ruajë vetë standardin që procesi i rivlerësimit krijoi”, tha Koçiu./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Ceremonia e procesit të Vettingut/ Gonzato: LDKPI duhet të forcojë punën me deklarimet e pasurive të magjistratëve në detyrë

Përfundon procesi Vettingut/ Kreu i KPA-së: Një etapë e
Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato ishte i pranishëm në ceremoninë e përfundimit të procesit të vetingut. Gjatë fjalës së tij ai tha se ILDKPI duhet të forcojë punën me deklarimet e pasurive të magjistratëve në detyrë. 

Ai tha se pavarësia e gjyqësorit duhet të ecë krah për krah me integritetin, ndërsa shtoi se vlerëson përkushtimin dhe profesionalizmin e gjyqtarëve të KPA. Në fund, Gonzado tha se duke vepruar së bashku institucionet mund të sigurojnë që standardet e vendosura nga vetingu të shndërrohen në tipare të përhershme.

“9 vite më parë Shqipëria filloi një reformë në drejtësi që ishte e paprecedentë për nga shtrirja. Pavarësia e gjyqësorit duhet të ecë krah për krah me integritetin. Më lejoni të vlerësoj përkushtimin dhe profesionalizmin e gjyqtarëve të KPA. Kolegji luajti një rol vendimtar në garantimin e procesit. Shpreh mirënjohjen time dhe për vëzhguesit ndërkombëtarë. ILDKPI duhet të forcojë punën e tij me deklarimet e pasurive të magjistratëve në detyrë. Duke vepruar së bashku institucionet mund të sigurojnë që standardet e vendosura nga vetingu të shndërrohen në tipare të përhershme”, tha Gonzato./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Përfundon procesi Vettingut/ Kreu i KPA-së: Një etapë jo e lehtë, por e nevojshme

Përfundon procesi Vettingut/ Kreu i KPA-së: Një etapë e
Sokol Çomo

TIRANË- Ceremonia përmbyllëse e Procesit të Rivlerësimit Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve është mbajtur ditën e sotme më 17 qershor. Kreu i KPA-së Sokol Çomo deklaroi se vettingu ishte një proces i vështirë, por i domosdoshëm për Shqipërinë. Në fjalën e tij, Çomo u shpreh se procesi mbyll tranzicionin e drejtësisë në vend.

“Ishte një përvojë e vështirë, dhe e dhimbshme. Ishte etapë që nuk ishte e lehtë për vendin tonë. Por kjo etapë ishte e nevojshme. Ne krijuam kushtet që sistemi i drejtësisë të funksionojë mbi themele më të forta. Sot po shënohet mbyllja e kapitullit të tranzicionit. Shqipëria po futet në shinat e duhura të demokracisë funksionale. Sfida jonë e përbashkët është që përjashtimi të mbetet përjashtim e normaliteti të jetë garancia se do ketë drejtësi për qytetarët. Dua të falënderoj të gjithë ata që dhanë kontribut në procesin e vettingut. Një mirënjohje e veçantë i takon partnerëve tanë ndërkombëtarë, sepse ka qenë një partneritet i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta. Një falënderim i shkon edhe ONM-së. Qëllimi ka qenë i përbashkët: forcimi i drejtësisë shqiptare”, tha Çomo./Dosja.al

procesi i vettingut sokol Çomo

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin