LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përplasja me armë në Bushat/ SPAK kopsit dosjen, dërgohen për gjykim “ushtarët” e grupit Bajri! I vëllai i Aleksandër Prendit: Ishalla nuk kapin kamerat (DOSJA)

• Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur dhe zyrtarizuar akuzat ndaj Izmir Sakicës, Samuel Troshanit dhe Franko Lekës, të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar për organizimin e një atentati ndaj Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij. • Sipas hetimeve të SPAK, plani për ekzekutimin nuk arriti të realizohej, pasi grupi i armatosur u qëllua me armë zjarri nga vetë Aleksandër Prendi menjëherë pasi kishte hyrë në fshatin Rranxë. • Ndaj tre të pandehurve janë ngritur akuzat për “vrasje në rrethana cilësuese” të mbetur në tentativë, “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, si edhe “armëmbajtje pa leje”, vepra këto të kryera, sipas SPAK, në kuadër të një grupi kriminal. • Ndërkohë janë zbardhur edhe detaje nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme, ku dokumentohen prova të grupit ‘Bajri’. • Nga zbërthimi i disa telefonave celularë është zbuluar edhe veprimtaria kriminale, pasionin për armë dhe qitjet në natyrë. • Hetimet tregojnë se konflikti lidhet me mosmarrëveshje për çështje të trafikut të drogës, ndërsa në dosje përmenden emra të njohur të botës së krimit në Shkodër. • Gjithashtu në dosje janë zbuluar disa komunikime mes të afërmve të Aleksandër Prendit, i cili ishte shënjestër e anëtarëve të grupit ‘Bajri’. • Nga bisedat e zbuluara, personi me pseudonimin ‘Cavalli’ i dyshuar si Andrea Prendi, i vëllai i Aleksandër Prendit, komunikon me Arsen Cenin. • 'Cavalli' i tregon Arsenit se ka parë kamerat e shtëpisë gjatë natës dhe ka vërejtur forcat e policisë që kanë shkuar për të ushtruar kontroll. • Nga ana tjetër, Arseni i përgjiget se e ka marrë vesh sepse ia kishte thënë edhe "Kapedani" që dyshohet se është Pjetër Prendi. • Gjithashtu në biseda, Arseni thotë se do qëndrojë te shtëpia e vëllezërve së bashku me "Noizyn" për të bërë roje. • Në dosje zbulohet më tej, "Cavalli" është i shqetësuar për disa kamera të zonës ku ka ndodhur ngjarja dhe dërgon Arsenin të shohi drejtimin e kamerave. 

4 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

‘Noizy’, ‘Kapedani’, ‘Nusja’ dhe ‘Q8’/ Cilat janë kodet që përdornin familja e Aleksandër Prendit për të komunikuar me njëri-tjetrin

Përplasja me armë në Bushat/ SPAK kopsit dosjen, dërgohen
SPAK

TIRANË- Zbërthimi i celularëve të familjarëve dhe të afërme të Aleksandër Prendit, ka nxjerrë në pah edhe pseudonimet që përdornin me njëri-tjetrit gjatë komunikimeve me mesazhe. Sipas dosjes hetimore, pseudonimet që familjarët dhe të afërmit e Aleksandër Prendit përdornin janë: ‘Noizy’, ‘Kapedani’ e ‘Nusja’. 

‘Noizy’ është Gëzim Prendi, babai i Aleksandër, Andreas dhe Pjetri Prendit. Ndërsa, Aleksandër Prendit i referohen me pseudonimin ‘Nusja’. Andrea Prendi thirret si ‘Q8’, si moderi i makins që ai kishte në përdorim ndërsa Pjetri Prendit thirret ‘Kapedani’. Ndërkohë Arsen Ceni, një person i afërm me ta, thirret si ‘Strategu’.

Pjesë nga dosja hetimore:

Nga bisedat e këqyrura vihet re se biseduesit thirren me pseudonime me njëri tjetrin si dhe përdorin pseudonime kur i referohen personave të tjerë, dhe më konkretisht, Arsen Ceni e quan veten “Strategu” ashtu si është i regjistruar edhe në aplikacionin Ëhatsapp ku përdor numrin +3935004…., Andrea Prendi, përdorues i numrit telefonik +35569511…. është i regjistruar në telefonin e Arsenit me pseudonimin “Q8” (si modeli i autoveturës Audi Q8 të cilën e ka në përdorim Andrea dhe e ka të regjistruar në emër të shtetasit Arsen Ceni), Aleksandër Prendi thirret nga bashkëbiseduesit “Nusja”, Gëzim Prendi (i ati i Aleksandrit, Andreas dhe Pjetrit) thirret “Noizy” ndërsa Pjetër Prendi (alias Pjetër Dragoti) thirret “Kapedani”./Dosja.al

 

6 MUAJ ME PARE

"Mua më hanë ....."/ Përplasja me armë në Bushat, autorët studiuan ‘shënjestrën’! I vëllai i Aleksandër Prendit: Ishalla nuk kapin kamerat të shpëtojë Aleksi

Përplasja me armë në Bushat/ SPAK kopsit dosjen, dërgohen
SPAK

TIRANË- Detaje të tjera janë zbuluar nga dosja hetimore lidhur me përplasjen me armë zjarri të ndodhur në fshatin Rranxë të Bushatit në Gusht 2024. Në dosje janë zbuluar disa komunikime mes të afërmve të Aleksandër Prendit, i cili ishte shënjestër e anëtarëve të grupit ‘Bajri’.

Nga bisedat e zbuluara, personi me pseudonimin ‘Cavalli’ i dyshuar si Andrea Prendi, i vëllai i Aleksandër Prendit, komunikon me Arsen Cenin. 'Cavalli' i tregon Arsenit se ka parë kamerat e shtëpisë gjatë natës dhe ka vërejtur forcat e policisë që kanë shkuar për të ushtruar kontroll.

Nga ana tjetër, Arseni i përgjiget se e ka marrë vesh sepse ia kishte thënë edhe "Kapedani" që dyshohet se është Pjetër Prendi. Gjithashtu në biseda, Arseni thotë se do qëndrojë te shtëpia e vëllezërve së bashku me "Noizyn" për të bërë roje. Në dosje zbulohet më tej, "Cavalli" është i shqetësuar për disa kamera të zonës ku ka ndodhur ngjarja dhe dërgon Arsenin të shohi drejtimin e kamerave. 

Pjesë nga dosja hetimore

"Cavalli", i thotë Arsenit se ka parë kamerat e shtëpisë gjatë natës dhe ka vërejtur forcat e policisë që kanë shkuar për të ushtruar kontroll dhe Arseni i përgjiget se e ka marrë vesh sepse ia kishte thënë edhe "Kapedani" që duhet të jetë Pjetër Prendi (alias Dragoti).

Ndër të tjera Arseni thotë se do qëndrojë te shtëpia e vëllezërve së bashku me "Noizyn" për të bërë roje se mos vjen dikush dhe ka në dispozicion një cifte me disa fishekë dhe "Cavalli" shprehet se "po tbani roje fratelo....kot ajo pune...po he...se thojn na kan gjujt diten lene ma naten".

Të nesërmen me datë 25.08.2024 "Cavalli" është i shqetësuar për disa kamera të zonës ku ka ndodhur ngjarja dhe dërgon Arsenin të shohi drejtimin e kamerave. Arseni pasi afrohet tek zona me kamera e qetëson pasi sipas tij kamerat nuk kanë këndvështrimin andej nga mund të identifikohet kalimi i mjetit BMW dhe në atë moment "Cavalli" shprehet se "ishalla skapin" "se pshton dhe aleksi” “se mu mhajn k..." "Se vec njajo kamer asht tan problemi".

Për sa i përket ditës së ngjarjes Arseni i thotë Cavallit se personat me automjete të blinduar që kanë shkuar në Rranxë, mund të kenë qenë në zonë që një natë më parë për të marrë informacion se ku banonin vëllezërit Prendi dhe më konrektisht i shprehet se "Se ndejta me jonin pak par me tha se kishte nigju se ishin sjell qysh nade ato" "Edhe i kishte than fatjoni se kishte ken nje pajton knej sterr i zi" "Edhe at dit kishin pyt ner cunaj per ty e kapedanin", ndërsa "Cavalli" i përgjigjet “E kan gjet mir shpin" ndërsa Arseni kundërpërgjigjet se "jan da mir me aq".

Gjithashtu "Cavalli" është i shqetësuar për dicka që Arseni duhet të fshihte pas ngjarjes së dates 23.08.2024 dhe e pyet Arsenin "a jan lerg ato qe ke mshef" "apo sdin gja", ndërsa Arseni i përgjigjet "1 aty ku i kam meshe ather", "Tj pa shku te toka agimit ne krah te majt ne ferra"./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Vrasja në tentativë e Aleksandër Prendit/ SPAK zbërthen celularët e anëtarëve të grupit ‘Bajri', foto me armë, tufat me euro dhe femra, ja çfarë u gjet në telefona (PAMJET)

Përplasja me armë në Bushat/ SPAK kopsit dosjen, dërgohen

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme, ku dokumentohen prova kundër grupit ‘Bajri’, të cilët akuzohen se kishin planifikuar vrasjen e Aleksandër Prendit. Sipas dosjes hetimore, nga zbërthimi i disa telefonave celularë është zbuluar veprimtaria kriminale, pasionin për armë dhe qitjet në natyrë. 

Një nga të pandehurit, Izmir Sakicaj, të cilët Prokuroria e Posaçme i ka çuar në gjyq, nga këqyrja e telefonit të tij, rezulton se ai shfaq interes për armë. Në dosje zbulohet gjithashtu, se në galerinë e telefonit të tij, shfaqet edhe një foto e një muri, ku janë ekspozuar armë. Po ashtu edhe Samuel Troshani shfaqet duke bërë qitje me armë, në shoqërinë e një femre të paidentifikuar. Po ashtu, Izmir Sakicaj ka ekspozuar dhe një foto ku shfaqen disa tufa të mëdha me euro, kartëmonedha 50 dhe 20 euro.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, autoritetet kanë rënë në gjurmët e të përfshirëve përmes fotove dhe videove të publikuara në rrjetin social “TikTok”, si edhe nga materialet e sekuestruara në telefonat e të dyshuarve. Hetimet tregojnë se konflikti lidhet me mosmarrëveshje për çështje të trafikut të drogës, ndërsa në dosje përmenden emra të njohur të botës së krimit në Shkodër. Nga shkëmbimi i zjarrit janë dëmtuar disa mjete të blinduara, ndërsa SPAK ka dokumentuar lëvizjet dhe armatimin e grupit kriminal përmes provave filmike dhe ekspertimeve teknike.

Pjesë nga dosja e SPAK:

Referuar te dhenave te siguruara nga rrjeti "Tik-tok", te pandehurit jane konstatuar ne shoqerine e njeri-tjetrit dhe te shtetasit Safet Bajri e persona te tjere. Edhe nga akti i ekspertimit te telefonit sekuestruar ne datën 12.12.2024, ne ambientin tip bar, i ndodhur ne zonën e quitur Tregu i Lire, në Dobraç, por qe i perket shtetasit Sabjan Troshani, vella i te pandehurit Samuel Troshani, eshte siguruar e njejta video. Ky ambient, nga hetimet e kryera, frekuentohet nder te tjera dhe nga shtetasi Safet Rustemi dhe lidhjet e tij te aferta shogerore. 

Nga këqyrja e telefonit te sekuestruar që i perket të pandehurit Izmir Sakica janë konstatuar foto dhe video te shumta armesh te llojeve dhe kalibrit te ndryshëm. Ne fotot dhe videot e mëposhtme shfaqet i pandehuri Izmir Sakicaj, ne disa raste i shogëruar me persona te tjere, teksa gjuan me armë. 

Ne videon me date krijimi 28.07.2024, e cila shte registruar ne ambientin tip bar ge ndodhet ne Dobras dhe qe frekuentohet nga Izmir Sakicaj, Samuel Troshani, Safet Rustemi etj., shfaqen disa persona dhe evidentohet me interes fakti se ne mur jane varur disa arme te gjata. Ne videon e datës 21.11.2024, shfagen dy shtetas, nje mashkull, i cili eshte i pandehuri Samuel Troshani dhe nje femer, e paidentifikuar.  Dy shtetasit shfaqen ne video teksa gjuajne me arme zjarri, të tipit pistolete. Gjithashtu jane konstatuar shuma te konsiderueshme parash, me origine te paligishme.

Duke qenë pjese e nje grupi kriminal te perfshire ne veprimtari kriminale, qe konsiston kryesisht në kryerjen e veprave te dhunshme kunder shëndetit apo jetes se personave, nën perdorimin e armëve të zjarrit, të pandehurit ne datën 23.08.2024 rreth orës 17.00 te pasdites janë nisur së bashku me persona të tjerë te paidentifikuar deri tani, me tre mjete te blinduara, nga zona e Dobracit në drejtim te fshatit Rranxa, ne Njesinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejes, zone ka kishte banesën i pandehuri Aleksandër Prendi, bazuar ne deklarimet e dhina nga i pandehuri në datën 24.08.2024. Të pandehurit kanë qenë te armatosur dhe kanë shkuar ne këtë zonë, me gëllim vrasjen e të pandehurit Aleksander Gezim Prendi. Motivi besohet te jete i lidhur me mosmarreveshje te krijuara per shkak te lëndeve narkotike. Ne kohën qe ata kanë kaluar në këte zonë, janë gilluar me arme zjarri nga i pandehuri Aleksandër Gezim Prendi, i cili gjithashtu provohet te kete gene i armatosur, por te kete kuptuar arsyen pse te pandehurit janë gendur aty. 

Ndermjet tyre ka patur shkembim zjarri, ku nuk ka të dhena per dëmtime te shëndetit te personave te perfshire ne kete ngjarje apo personave te tjere, por vetëm dëmtime të mjeteve me te cilët keta te pandehur kanë gene duke levizur.

Pavaresisht se nuk shtë bere e mundur identifikimi i te gjithe personave pjesë e grupit kriminal që ka marre pjesë ne vendin e ngjarjes, provohet ge i pandehuri Aleksander Prendi te kete gelluar te paktën ne drejtim te dy ose me shumë personave, me qillim vrasjen e tyre, vrasje e cila ka mbetur ne tentative per shkaqe te pavarura prej te pandehurit, duke konsumuar kështu verën penale "Vrasjes në rrethana te tjera cilësuese" kunder dy ose me shume personave, mbetur ne tentative

Vendi ku ka ndodhur ngjarja, fshati Rranxa, në Njësinë Administrative Bushat njihet si zonë e te pandehurit Aleksandër Prendi dhe familjarëve e tij, Andrea Prendi dhe Pjetir Dragoti (Prendi) (vëllezërit) dhe ndodhet rreth 21 km larg Dobraçit, që njihet si zonë e të pandehurve Izmir Edmond Sakicaj, Samuel Zamir Troshani dhe Franko Gjergji Leka 

Kështu, si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, eshtë demtuar një makinë e blinduar, tip Audi A8, ngjyrë blu e errët, me targa gjermane SWAG276, e cila është gjetur në vendngjarje, ne gjendje të fikur, e cila rezulton të ketë genë në përdorim të paktën nga i pandehuri Izmir Sakicaj, referuar gjobave të marra për këtë mjet. Nga keqyrja e mjetit ka dëmtime të shumta të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Gjithashtu, nga gjuajtjet me armë zjarri eshte demtuar dhe makina e blinduar tip Audi A8, ngjyrë e zezë, me targë AA021RU, automjet i cili eshtë në pronësi të pandehurit Franko Leka. Ky mjet është larguar prej ketij të fundit nga vendi i ngjarjes drejt një servisi ne pronësi të shtetasit Tonin Ejlli, ku eshtë edhe sekuestruar si prove materiale. Nga keqyrja e tij ka demtime të shkaktuara nga gjuajtja me armë zjarri.

Në vendngjarje, nga hetimet rezulton se ka qenë dhe një mjet e blinduar tip Mercedes Benz S600 me targe AB857LV, i cili ishtë konstatuar duke u larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me makinën Aud A8 me targa AA021RU, dhe është ndaluar nga sherbimet e policisë në datën 03.09.2024, nën drejtimin e shtetasit Safet Bajri.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes, është gjetur e dëmtuar dhe makina tip BMW me targë AB216LL, e cila sipas te dhënave tê përftuara nga hetimet, rezulton te ketë qenë në përdorim, e marrë me qera nga i pandehuri Aleksander Prendi, i cili sipas logimeve të numrit te telefonit në përdorim të tij, por edhe nga te dhënat e rezultuara nga akti i ekspertimit të telefonit të shtetasit Arsen Ceni, ka qenë personi i cili ka qelluar.

SPAK i ka mbyll hetimet dhe ka marrë të pandehur tre anëtarët e grupit ‘Bajri’, Samuel Troshanin, Izmir Sakicën dhe Franko Lekan. Ndërkohë, Aleksander Prendi, është anëtari i katërt, nga grupi rival, ku tre të pandehurit, akuzohen se kishin planifikuar ta vrisnin.

Pavarësisht se ishte objektivi i sulmit, edhe Aleksandër Prendi është vënë nën akuzë. Ndaj tij rëndon akuza e “vrasjes në tentativë”, pasi sipas prokurorisë, dyshimet janë provuar pas një sërë hetimesh të kryera në zonë. Franko Leka dhe Aleksandër Prendi vijojnë të jenë në kërkim.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme në shkurt të vitit të kaluar, Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka, bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar, janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës. Personat nën hetim kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se ata kanë shkuar në këtë zonë me qëllim vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, të cilët janë banorë të kësaj zone.

Njëri nga mjetet me të cilin kanë lëvizur personat nën hetim është dëmtuar si pasojë e të shtënave në vendin e ngjarjes. Ai ka rezultuar i paregjistruar, me pronësi të panjohur dhe me targa të huaja, të cilat nuk i përkasin të njëjtit mjet. Për këtë ngjarje, në burg ndodhen vetëm Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të cilët zgjodhën të vetëdorëzohen në polici, pasi ishin në kërkim për një sherr të ndodhur në Shkodër./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Organizuan vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, SPAK merr të pandehur tre autorët

Përplasja me armë në Bushat/ SPAK kopsit dosjen, dërgohen
SPAK

TIRANË- SPAK ka marrë të pandehur Izmir Sakicën, Samuel Troshanit dhe Franko Lekës, të cilët akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe planifikuar vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij. Plani i tyre kriminal nuk u realizua, pasi sapo grupi i atentatorëve është futur në brendësi të fshatit Rranxë, janë sulmuar me armë zjarri nga Aleksandër Prendi.

SPAK ka ngritur ndaj tyre akuzat për “vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, si dhe “armëmbajtje pa leje”, të gjitha të kryera në kuadër të grupit kriminal. Pavarësisht se ishte objektivi i sulmit, edhe Aleksandër Prendi është vënë nën akuzë. Ndaj tij rëndon akuza e “vrasjes në tentativë”, pasi sipas prokurorisë, dyshimet janë provuar pas një sërë hetimesh të kryera në zonë. Franko Leka dhe Aleksandër Prendi vijojnë të jenë në kërkim.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme në shkurt të vitit të kaluar, Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka, bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar, janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës. Personat nën hetim kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se ata kanë shkuar në këtë zonë me qëllim vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, të cilët janë banorë të kësaj zone.

Njëri nga mjetet me të cilin kanë lëvizur personat nën hetim është dëmtuar si pasojë e të shtënave në vendin e ngjarjes. Ai ka rezultuar i paregjistruar, me pronësi të panjohur dhe me targa të huaja, të cilat nuk i përkasin të njëjtit mjet. Për këtë ngjarje, në burg ndodhen vetëm Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të cilët zgjodhën të vetëdorëzohen në polici, pasi ishin në kërkim për një sherr të ndodhur në Shkodër.

spak gjkko samuel troshani franko leka zmir sakica

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin