Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debateve dhe kundërshtimeve të ngritura pas publikimit të propozimit për reformën e re administrativo-territoriale, duke hedhur poshtë pretendimet se brenda PS ka protesta kundër nismës. • Me anë të një reagim në platformën "X", Rama e quan të turpshme aktin e djegies së teserave të PS, ndërsa thekson se ka deputetë brenda të majtës që siç thotë ai kanë bërë “tribunin e vegjëlisë” pa ditur tamam çfarë thonë. • Rama thekson më tej se sipas ligjit, kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë duhet të paraqesin me shkrim qëndrimet e tyre, ndërsa ata që kundërshtojnë reformën mund të protestojnë në mënyrë paqësore, për sa kohë nuk cenojnë rendin publik apo pengojnë lëvizjen e qytetarëve. • Pas reagimit të Ramës, ka reaguar edhe Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe Bashkëkryetari i Komisionti të Reformës Territoriale, Luçiano Boçi. • Bardhi shprehet se Rama nuk po zhvillon një konsultim real për hartën e re territoriale, por një procedurë formale për një vendim të paracaktuar. • Demokrati është ndalur gjithashtu edhe te protestat e anëtarëve dhe kryebashkiakëve socialistë në disa rrethe, duke deklaruar se reagimi i tyre nuk lidhet me “gojëdhënat” siç i ironizon Rama, por me refuzimin për tu përdorur si “kavje” të vendimeve të Kryeministrit. • Ndërkohë Boçi hodhi akuza ndaj Ramës, duke thënë se po përpiqet të paraqesë si ‘pluralizëm’ atë që sipas tij është një shenjë pakënaqësie dhe përplasjeje brenda mazhorancës. • Teksa kundërshton deklaratat e Ramës për afatin 60-ditor të konsultimeve, Boçi thotë se procesi nuk mund të reduktohet në procedura formale apo diskutime institucionale pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të komuniteteve. • Në fund të reagimit të tij, Boçi e lidh kundërshtimin ndaj reformës me pakënaqësi të qytetarëve dhe disa përfaqësuesve vendorë, duke u shprehur se kryeministri se po përballet me një revoltë edhe brenda radhëve të tij politikë.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionti të Reformës Territoriale, Luçiano Boçi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me reformëm territoriale. Me anë të një postimi në Facebook, Boçi hedh akuza ndaj Ramës, duke thënë se po përpiqet të paraqesë si ‘pluralizëm’ atë që sipas tij është një shenjë pakënaqësie dhe përplasjeje brenda mazhorancës.
Teksa kundërshton deklaratat e Ramës për afatin 60-ditor të konsultimeve, Boçi thotë se procesi nuk mund të reduktohet në procedura formale apo diskutime institucionale pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të komuniteteve. Në fund të reagimit të tij, Boçi e lidh kundërshtimin ndaj reformës me pakënaqësi të qytetarëve dhe disa përfaqësuesve vendorë, duke u shprehur se kryeministri se po përballet me një revoltë edhe brenda radhëve të tij politikë.
Reagimi i plotë i Boçit:
PËR “KALORËSIN” QË ECËN MBI GOMAR. (Një përgjigje e detyruar). Zoti me nder Kryeministër! Nuk e dija që, pas 13 vitesh qeverisje me komandë, befas ju na paskët zbuluar “pluralizmin” e mendimit ndryshe brenda PS. Deri dje, një fjalë ndryshe nga vija juaj zyrtaro-personale quhej sabotim. Sot, kur kryetarët socialistë kanë filluar të mbrojnë bashkitë e tyre, na thoni se kjo qenka demokraci. Jo, zoti Rama. Ajo është revoltë e kjo e jotja quhet panik.
Dhe paniku zakonisht fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu. Nuk janë të parët e as të vetmit që janë shprehur. Janë dhe plot të tjerë që mezi presin ditën. E në përpjekje për të qetësuar revoltën që tashmë ka mbërritur edhe në radhët e Partisë Socialiste e për të ledhatuar panikun tënd, ju fshiheni pas një gjoja parashtrimi juridik që, fatkeqësisht për ju, nuk ekziston.
Nuk është hera e parë që demonstroni probleme të njohjes së ligjeve. Me dashje po se po, por dhe nga padija po. E kur e keqja dhe padija japin mend shteti është në rrezik. Ju përpiqeni ta mbuloni këtë krizë politiko-territoriale me argumentin e “60 ditëve të konsultimit”. Por këtu propaganda e padija jote ligjore përplaset me ligjin. Së pari, Kushtetuta, në nenin 108, pika 2, nuk kërkon thjesht një afat. Ajo kërkon marrjen paraprake të mendimit të popullsisë së territoreve ku ndryshohen kufijtë.
Vendos syzet e duhura e shihe në sy Kushtetutën kur thotë: “Kufijtë e tyre (administrativë-territorial) nuk mund të ndryshohen pa u marrë mëparë mendimi i popullsisë që banon në to”. Ky është një detyrim absolut kushtetues dhe nuk zëvendësohet dot me postime në Facebook, X, konferenca shtypi apo dëgjesa formale.
Së dyti, afati 60-ditor që përmendni nuk është afati i “konsultimit publik”, siç përpiqeni ta paraqisni. Ligji nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” e lidh këtë afat me kohën që u jepet këshillave bashkiakë, qarqeve dhe institucioneve për të dhënë mendimin e tyre zyrtar, pasi marrin kërkesën. Janë dy procese krejt të ndryshme.
Së treti, konsultimi nuk përmbushet duke dëgjuar vetëm kryetarët e bashkive apo ekspertët e përzgjedhur. Kushtetuta dhe ligji kërkojnë që të merret mendimi real, paraprak, i dokumentuar dhe territorial i popullsisë së çdo bashkie që preket. Një debat i përgjithshëm në Tiranë nuk zëvendëson konsultimin në Klos, Prrenjas, Mamaliaj, Fushë Arrëz, Poliçan, apo kudo tjetër ku ndryshohen kufijtë.
Së katërti, ligji kërkon që Kuvendit t’i paraqiten jo vetëm hartat dhe arsyetimet, por edhe mendimi i popullsisë, analizat ekonomike, sociale, kulturore e demografike për çdo territor të prekur. Nëse këto mungojnë ose janë thjesht formale, problemi nuk është politik. Është procedural dhe kushtetues.
Së pesti, për vendime të tilla me impakt tërësor e kohor të gjatë publik siç është Reforma Territoriale, Parlamenti në traditën e konsoliduar dhe referuar Kushtetutës, nuk mund të zëvëndësojë një komision me paritet politik pozitë-opozitë, me një nismë ligjore të njëanshme deputetësh.
Dhe një detaj që ju e anashkaloni me lehtësi. Evropa nuk kërkon konsultime për t’u bërë fotografi. Kërkon konsultime që mund të ndryshojnë vendimin. Nëse harta është vendosur paraprakisht dhe konsultimi bëhet vetëm për t’i vënë një vulë formale, atëherë nuk kemi proces demokratik.
Kemi një ritual burokratik. Prandaj nuk janë në hall ata që protestojnë. Në hall je ti, sepse nuk po bind dot as kryetarët tuaj te bashkive Pastaj vjen pjesa “më zbavitëse” e statusit tuaj. Ju talleni siç e keni zakon në fakt, me historinë, traditën dhe identitetin e komuniteteve, sikur këto të ishin “gojëdhëna”. Vetëm se problemi është se është përsëri ajo që ti e shkel sa herë të pengon, Kushtetuta që të kundërshton, jo thjesht opozita e qytetarët.
Ajo flet qartë flet për traditën historike si kriter për ndarjen administrativo-territoriale. Pra nuk jemi ne, as Bashkiakët tuaj, as qytetarët në konflikt me tekstin kushtetues. Jeni ju! Si perherë. Dhe së fundi… Nëse reforma është kaq e mrekullueshme, pse po detyroheni të shkruani statuse për të bindur kryetarët tuaj?!!! Pse protestojnë qytetarët, dhe pse i janë bashkuar ata që kanë fituar zgjedhjet me siglën e PS-së?!
Kuptojeni pak këtë me nder Kryeministër! Kjo ndodh sepse ata jetojnë në bashkitë që ju i shihni vetëm në hartë. Ata tani po dëgjojnë qytetarët. Ju dëgjoni vetëm hartografët e propagandës. Prandaj mos u shqetësoni për “kalorësin”. Ju fatkeqësisht nuk jeni aspak kalorës, nuk kalëroni, ju gomaroni (ecni mbi gomar). Shqetësohuni për revoltën e drejtë të njerëzve tuaj. Sepse kur kjo ndodh dhe është e prekshme, beteja zakonisht është humbur para se të fillojë./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama tha se propozimi i PS për hartën e re territoriale është ende në fazë konsultimi. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shprehet se Rama nuk po zhvillon një konsultim real për hartën e re territoriale, por një procedurë formale për një vendim të paracaktuar.
Bardhi është ndalur edhe te protestat e anëtarëve dhe kryebashkiakëve socialistë në disa rrethe, duke deklaruar se reagimi i tyre nuk lidhet me “gojëdhënat” siç i ironizon Rama, por me refuzimin për tu përdorur si “kavje” të vendimeve të Kryeministrit. Në reagimin e tij, Bardhi thekson ndër të tjera se zgjidhja e vetme për këtë reformë është përballja me qytetarët përmes një referendumi.
Reagimi i Bardhit:
Për flamingot socialistë të bashkive në protestë! Edi Rama nuk po zhvillon një konsultim për hartën administrativo-territoriale. Po zhvillon një konsultim formal për një vendim të paracaktuar, njësoj si tenderat e Belindës. Prandaj edhe tallet me ata që flasin. Sepse Edi Rama nuk ka ndërmend të dëgjojë askënd që mendon ndryshe prej tij dhe prek interesat e tij të ngushta.
Nëse konsultimi do të ishte i sinqertë, kryeministri nuk do t’i kërcënonte kryetarët e bashkive dhe socialistët 24 karatësh që kundërshtojnë projektin e tij. Minimalisht, do t’i dëgjonte dhe do të reflektonte. Socialistët nuk i dogjën teserat e PS-së as për historinë, as për gojëdhënat, as sepse u dhimbsen 2 mijë dëshmorët që nga antikiteti, siç ironizon Edi Rama. Socialistët u bënë flamingo, sepse refuzojnë të bëhen sërish kavje për vendimet e çmendura të kryetarit dhe kryeministrit të tyre.
Socialistët, demokratët, ata qytetarë të tjerë pa parti nuk po kërkojnë privilegje. Ata po ngrenë shqetësime për një reformë që e largon vendimmarrjen prej tyre, dobëson përfaqësimin e tyre dhe rrezikon t’i lërë ata me më pak shërbime. Për këto shqetësime, Edi Rama nuk jep asnjë përgjigje. Përkundrazi, zgjedh t’i përqeshë, si gjithmonë, kur argumentet nuk janë në anën e tij.
Një reformë administrativo-territoriale duhet të ndërtohet mbi interesin e qytetarëve: shërbime më të mira, përfaqësim më të drejtë dhe pushtet vendor më funksional. Jo mbi interesin e kryeministrit për të vizatuar një hartë që i shërben llogarive të tij elektorale. Në vend që të harxhojë kohën me konsultime të paracaktuara, Edi Rama nuk duhet të fshihet pas votës së Parlamentit noter. Le të shkojë të përballet me qytetarët në referendum./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestat që po zhvillohen në disa bashki të vendit, të cilat kundërshtojnë propozimin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale. Me anë të një postimi në "X", Rama e cilësoi djegien e teserave të PS si një akt të turpshëm, ndërsa iu sul edhe deputetëve të cilët e kanë kundërshtuar propozimin e PS. Sipas Ramës disa deputetë të partisë kanë bërë “tribunin e vegjëlisë” pa ditur tamam çfarë thonë për këtë çështje.
Kryeministri shprehet më tej se dokumenti i reformës territoriale është në fazën e vet të konsultimit publik prej 60 ditësh dhe sipas tij, gjithësekush ka të drejtë të shprehë mendimin e vet.
Rama thekson më tej se sipas ligjit, kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë duhet të paraqesin me shkrim qëndrimet e tyre, ndërsa ata që kundërshtojnë reformën mund të protestojnë në mënyrë paqësore, për sa kohë nuk cenojnë rendin publik apo pengojnë lëvizjen e qytetarëve.
Lideri i qeverisë thotë ndër të tjera se në Shqipëri e as në PS nuk ka dhe nuk do të ketë ndonjëherë ndonjë vendim që dekurajon këdo që të shprehë mendimin e tij për këtë reformë, për të cilën do të vendosë parlamenti.
Reagimi i Ramës:
Vazhdon qarja e hallit të kalorësit se po i varen këmbët, së fundi edhe me një agjitim të madh nga vajtorët e vajtojcat, pse tanimë po protestohet edhe “brenda PS” dhe kjo qenka një shenjë tmerrsisht e keqe për “regjimin”.
Në fakt jo, përjashto aktin e turpshëm të djegies së teserave të PS në një rast, nga disa individë që as vetë s’kanë ditur tamam ç’kanë bërë apo ndonjë rast kur deputetë tanët kanë bërë “tribunin e vegjëlisë” pa ditur tamam çfarë thonë, gjithçka tjetër është jo vetëm normale po edhe e mirëseardhur.
Një, sepse dokumenti i reformës së propozuar është pikërisht në fazën e vet të konsultimit publik ligjor prej 60 ditësh dhe kjo fazë do të thotë pikërisht, bujrum gjithkush të shprehet lirisht për propozimin
Dy, sepse sipas ligjit kryetarët e bashkive e këshillat bashkiakë duhet të shprehen me shkrim për qëndrimet e tyre dhe është krejt e kuptueshme që ata që janë kundër të shprehen edhe me forma të tjera paqësore – për sa kohë nuk bllokojnë rrugë e nuk pengojnë të tjerët të bëjnë jetën e tyre, duke u futur vetë në konflikt me ligjin dhe me PS bashkë.
Tre, sepse as në Shqipëri nuk ka regjim, as në PS nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë vendim për të shkurajuar askënd që të shprehë opinionin e vet për këtë reformë, për të cilën sigurisht do të vendosë parlamenti, por deri atëherë të gjithë do të dëgjohen, përfshirë edhe bashkitë që mund të duan të integrojnë tek vetja bashki më të vogla që në propozimin aktual mbeten siç janë.
Nga ana tjetër të gjithë do të informohen shumë më tepër përgjatë këtyre 60 ditëve lidhur me arsyet logjike të propozimeve – ku nuk ka pasur si të merren parasysh reputacioni i zonës bashkiake që nga koha e antikitetit, numri i të rënëve në luftrat e 2000 vjetëve të fundit apo të tjera të dhëna e gojëdhana të kësaj natyre, të cilat s’kanë qenë dhe s’mund të jenë farë argumenta në këtë debat./Dosja.al