LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Pjesë e 'skifterëve' në Itali, arrestohet polici nga Lezha/ Përjashtohet nga Policia e Shtetit, nën hetim edhe për kultivim droge, merrte leje të gjata në punë

• Një oficer policie i patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shëngjinit është vënë në prangat e Policisë italiane. • Si pasojë, Klisman Nikolli është përjashtuar nga Policia e Shtetit nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku. • Ai ishte nën vëzhgim prej kohësh nga autoritetet shqiptare pasi dyshohej se ishte përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të lëndëve narkotike. • Ndërsa në Itali, ai akuzohet si pjesë e një grupi personash të akuzuar për disa vjedhje përgjatë dy javëve të fundit. • Ndërkohë që Nikolli 'punonte' në Itali, në Shqipëri ai ishte vënë në përgjim pasi kishte marrë leje të shpeshta nga puna si efektiv në Lezhë, duke u justifikuar për arsye shëndetësore. • Në Policinë e Shtetit ai ishte futur bazuar në rregulla, madje ishte dhe djalë i një dëshmori. • Nikolli është ndaluar pak ditë më parë nga karabinierët italianë 5 ditë më parë teksa po tentonte të kthehej në Shqipëri. •Në dhomën e hotelit ku po qëndronte me dy bashkëpunëtorët e tij Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç policia gjeti valixhet e paketuara por planet e tyre për udhëtim u ndërprenë nga karabinierët.

5 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Efektivi ‘skifter’ është djalë dëshmori, babai iu vra në krye të detyrës, i riu ndoqi hapat e tij

Pjesë e 'skifterëve' në Itali, arrestohet polici nga
Klisman Nikolli

TIRANË- Klisman Nikolli, 27-vjeçari i cili ishte pjesë e strukturës së Policisë së Shtetit, por u arrestua për vjedhje në Itali, është djali i një dëshmori. Babai i të riut, Mark Nikolli, efektiv, u vra në fshatin Markatomaj. Pavarësisht ngjarjes së rëndë, i riu kishte vendosur të ndiqte hapat e të atit e t'i futej Akademisë së Policisë.

Por, me vitet që kalonin, 'karriera' e Nikollit, mori tjetër rrjedhë. Ai merrte herë pas here leje nga puna për arsye shëndetësore dhe ikte në Itali, ku kryente grabitje. Pas 18 të tillave, 27-vjeçari u vu në pranga nga karabinierët. 

4 VITE ME PARE

“Jemi familje dëshmori”/ U arrestua në Itali për vjedhje, nëna e efektivit të Policisë së Lezhës: S'ka lidhje me lajmin, ndodhet në Gjermani

Pjesë e 'skifterëve' në Itali, arrestohet polici nga
Policia e Lezhës

LEZHË- Familjarët e Klisman Nikollit, efektivit 27-vjeçar i cili u përjashtua nga Policia e Shtetit mohojnë lajmet e mediave italiane për arrestimin e tij në Itali për vjedhje. Nëna e 27-vjeçarit, Gjelina Nikolli deklaroi për “Balkanweb” se i biri ndodhet në Gjermani dhe nuk ka asnjë lidhje me atë që shkruajnë mediat italiane.

“Ne jemi familje dëshmori. Janë të gjitha gënjeshtra, shpifje e intriga të keqdashësve të familjes Nikolli. Dje kam folur me djalin, më tha që ndodhet në Gjermani te nipi,”- tha ajo.

4 VITE ME PARE

U kap duke vjedhur në Itali, Policia e Shtetit përjashton 'skifterin' nga struktura, mori leje për arsye shëndetësore

Pjesë e 'skifterëve' në Itali, arrestohet polici nga
Klisman Nikolli

TIRANË- Klisman Nikolli, efektivi 27-vjeçar që u arrestua për vjedhje në Itali është përjashtuar nga struktura e Policisë së Shtetit. Në njoftimin e PSH-së, bëhet me dije se 27-vjeçari kishte marrë leje nga eprori i tij nga data 1 nëntor e këtij viti, deri në fund të dhjetorit, pa të drejtë page. Arsyeja që Nikolli kishte paraqitur për të marrë lejen, ishte për trajtim shëndetësor dhe i është aprovuar nga eprori. Punësimi i Nikollit, sipas PSH-së, është bërë konform rregullave. 27-vjeçari është djali i një dëshmori të rënë në krye të detyrës. 

Njoftimi nga Policia e Shtetit:

Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me homologët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve dhe të paligjshmërive në përgjithësi, ka marrë njoftim se shtetasi K. N., 27 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Postën e Policisë Shëngjin, në Komisariatin e Policisë Lezhë, ishte arrestuar nga organet ligjzbatuese italiane, për veprën penale "Vjedhja". Menjëherë pas njoftimit të marrë nga homologët italianë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur përjashtimin nga Policia e Shtetit, të punonjësit të Policisë K. N.. Punonjësi i Policisë K. N., konform procedurave ligjore, ka marrë leje pa të drejtë page, nga data 01.11.2022 deri më datë 31.12.2022. Kjo leje i është miratuar nga eprori i tij, për dalje jashtë shtetit, pas kërkesës së bërë nga vetë punonjësi, për arsye shëndetësore. Sqarojmë opinionin publik se rekrutimet në Kolegjin e Policisë, të Akademisë së Sigurisë, për Patrullë të Përgjithshme, bëhen në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe në zbatim të kritereve të përcaktuara me VKM. Aplikantët kalojnë disa faza testimi dhe verifikimi, të cilat përjashtojnë kategorikisht mundësinë e hyrjes në Akademi, të aplikantëve me të kaluar kriminale. Përsa i përket shtetasit K. N., të arrestuar nga autoritetet policore italiane, tashmë ish-punonjës i Policisë, sqarojmë se pranimi i tij në Akademinë e Sigurisë, është bërë konform procedurave ligjore dhe se 27-vjeçari është djali i një dëshmori të Policisë. Gjithashtu, sqarojmë opinionin publik ne në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në drejtoritë vendore të Policisë, janë ngritur dhe funksionojnë këshillat e emërtesës, për emërimin e drejtuesve të strukturave të Policisë, bazuar në rezultatet e punës, profesionalizmin, integritetin dhe pastërtinë e figurës. Shprehim keqardhje për deklaratat dashakeqe që synojnë të përbaltin punën, mundin dhe sakrificën e mijëra djemve dhe vajzave, burrave dhe grave, të Policisë së Shtetit, që punojnë 24/7 për të garantuar rendin e sigurinë, dhe që përballen e luftojnë çdo ditë, me krimin në përgjithësi dhe me krimin e organizuar në veçanti.

4 VITE ME PARE

EMRI+FOTO/ Arrestohet polici "skifter", grabiste në Itali, në Shqipëri oficer patrulle i Policisë së Shëngjinit

Pjesë e 'skifterëve' në Itali, arrestohet polici nga

SHËNGJIN- Një oficer i patrullës së përgjithshme në Policinë e Shëngjinit është arrestuar nga karabinierët në Itali, si pjesë e një grupi prej tre personash të akuzuar për disa vjedhje dhe tentativa në Venetto dhe Friuli nga data 30 tetor deri më 15 nëntor. Sipas "Ballkanweb", Klisman Nikolli ndodhej nën vëzhgim prej kohësh në Shqipëri, pasi dyshohet për shpërdorim detyre dhe i implikuar në kultivimin e bimëve narkotike. Por disa ditë më parë është vënë në prangat e Policisë italiane, pasi akuzohet si pjesë e një grupi personash të akuzuar për disa vjedhje përgjatë dy javëve të fundit.

Nikolli prej më shumë se një viti po mbahej nën përgjim, teksa ishte shkëputur disa herë nga puna si efektiv në Lezhë duke marrë leje të zgjatura duke nxjerrë justifikime nga më të ndryshmet. Por duket se shkonte në Itali për të grabitur. Ndërkohë që pas mbledhjes së provave, pritet dhe urdhër-arresti për të nga Gjykata në Shqipëri.

Klisman Nikolli u prangos bashkë me bashkëpunëtorët e tij: Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç, valixhet e tyre tashmë ishin gati, por në vend se ti merrte dhe ti dërgonte në aeroport një grua vendase siç e kishin parashikuar. Por tek dera i priste Policia. Pas një vjedhjeje të kryer në San Michele është përgjuar një ‘BMW’ e dyshimtë, e cila lëvizte aty ku gjatë natë ndodhnin grabitjet.

4 VITE ME PARE

Bënë 'kërdinë' në vilat e italianëve, arrestohen 3 'skifterët' shqiptarë, njëri prezantohet si polic

Pjesë e 'skifterëve' në Itali, arrestohet polici nga
Foto ilustruese

ITALI- "Unë jam polic,”-kështu paraditen e djeshme Klisman Nikolli, 27-vjeçari shqiptar u arrestua pasi akuzohej për grabitje të ndodhura nga data 30 tetor deri më 15 nëntor në Veneto dhe Friuli. Nikolli u ndalua nga karabinierët teksa ishte nisur për t'u kthyer në Shqipëri. Ndërsa në pranga u vendosën edhe bashkëpunëtorët e tij: Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç, që gjithashtu kishin bërë valizhet gati për të ikur nga Italia. Të tre prisnin një grua nga zona e cila do t'i merrte dhe do t'i shoqëronte deri në aeroport.

Akuza ndaj tyre është grabitja e 18 vilave dhe banesave në territoret e komunave Portogruaro, Concordia Sagittaria, San Michele al Tagliamento, Azzano Decimo, Chions e Musile di Pia, të rajoneve Veneto e Friuli. Para prokurorëve italianë kanë zgjedhur të heshtin e të mos u përgjigjen pyetjeve, ndërsa kërkesa e avokates mbrojtëse për të lehtësuar masën e ndalimit me burg është hedhur poshtë pasi për autoritetet italiane, 3 të arrestuarit konsiderohen persona në rrezik arratisje e largimi nga territori italian.

Nga hetimet rezultoi se nëpër San Stino qarkullonte një mjet BMW që ndalonte pikërisht aty ku natën do të kishte vjedhje. Më 16 nëntor, një banor i guximshëm i Musile di Piave parandaloi vjedhjen në shtëpinë e tij dhe ndoqi hajdutët.

Sot, i vendosur përballë tyre tha: Ishin dy prej tyre. 

Të nesërmen, gruaja që kujdesej për akomodimin njofton shërbimin se qëndrimi është pezulluar. Të tre shqiptarët po largohen. Pikërisht në këtë moment prokurori i Pordenones vë në lëvizje policinë. Ata gjetën dhe sekuestruan 119 bizhuteri ari, mes tyre dy unaza martese me datën dhe emrin e një gruaje, 9 kapele bejsbolli, një tub dhe kaçavida.

Tre të rinjtë shqiptarë përfunduan në pranga, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe mbi të gjitha për kthimin e mallit të vjedhur te viktimat.

 

klisman nikolli perjashtohet nga policia klisman nikolli

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin