Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
•Protestuesit janë mbledhur sot në protestën para Kuvendit, pikërisht në ditën ku po zhvillohet edhe seanca plenare. • Fillimisht qytetarët u mblodhën në orën 08:30 në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt Kuvendit. • Zona përreth Parlamentit ishte e rrethuar me gardhe metalike dhe forca të shumta policie. • Me mbërritjen e protestuesve nisën edhe tensionet e para. • Disa qytetarë tentuan të afroheshin pranë Kuvendit dhe të hiqnin gardhet metalike, por u ndaluan nga policia. • Më pas protestuesit hodhën vezë në drejtim të efektivëve dhe disa mjeteve të deputetëve e Ministrave të qeverisë Rama. • Situata u përshkallëzua në momentin, kur policia ndërhyri duke shpërndarë protestuesit me ujë me piper e gaz lotsjellës. • Siç shihet edhe në pamjet e publikuara, uji që efektivët hodhën kishte ngjyrë blu dhe shumë qytetarë shfaqën djegie në sy, skuqje të lëkurës dhe vështirësi në frymëmarrje. • Gjatë ndërhyrjes, nga mjetet e policisë u goditën edhe gazetarë e kameramanë që po raportonin kaosin para Parlamentit. • Policia nuk kurseu me ujë me piper as fëmijë e të moshuar. • Në një moment një grua e moshuar u tërhoq zvarrë nga forcat e policisë, ndërsa në disa momente pati edhe përplasje fizike me protestuesit. • Si pasojë e përplasjeve dhe ujit me piper, disa protestues u ndjenë keq dhe u dërguan me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore. • Njëri prej tyre u transportua pasi kishte skuqje në lëkurë dhe vështirësi në frymëmarrje e probleme me shikimin. • Më vonë, edhe një protestues tjetër u lëndua në kokë, pasi u godit nga një gur. • Gjatë tubimit, efektivët e policisë kanë shoqëruar gjithashtu 23 protestues. • Mes thirrjeve “polici e krimit”, “revolucion”, "nuk na përfaqësoni", "deputetë të krimit", "PS-PD këlysha komunistash", "Jepni dorëheqjen", "Shqipëria nuk është në shitje", " Rama në burg, Berisha në Burg", protestuesit kanë shprehur pakënaqësit prej 54 ditësh ndaj të gjithë klasës politike.
31 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Numri i qytetarëve të cilët janë shoqëruar nga policia, në lidhje me protestën e cila u zhvillua ditën e sotme para ambienteve të Kuvendit, ka shkuar në 23.
Demostrata u karakterizua nga tensione dhe koas, ku nuk munguan as përplasjet e protestuesve me efektivët e policisë. Këta të fundit përdorën ndaj tyre ujë dhe gaz lotjellës, ndërsa pas kësaj vijuan me shoqërimet e tyre për në komisariat.
Shtatëmbëdhjetë persona, mes tyre 6 efektivë policie dhe 11 protestues, kanë marrë ndihmë mjekësore pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të lënduarit iu drejtuan Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalit të Traumës, ndërsa të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al
TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme gjatë protestës së zhvilluar para ambienteve të Kuvendit. Siç shihet edhe në video, patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin i cili po lëvizte qetësisht në rrugë.
Sipas tyre ai është protestues, ndërkohë që qytetari shprehur se nuk ishte pjesë e tubimit. "Hiqi duar. Jam njeri normal", thotë qytetari. Ndonëse ai pohon këtë, patronazhistat vazhdojnë ta ndjekin duke e kapur për krahu, ndërsa i kthen edhe personit i cili po filmonte situatën duke i thënë: "Ç'punë ke ti".
Protesta e ditës së sotme u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku këta të fundit hodhën ujë dhe gaz lotsjellës ndaj tyre. Pas këtyre veprimeve, blutë nisën valën e shoqërimeve drejt komisariatit. Mes të shoqëruarve kishte edhe aktivistë dhe gazetarë./Dosja.al
TIRANË- Potesta para Kuvendit është shoqëruar me momente tensionitë cilat përsëriten herë pas here. Protestuesit kanë gjuajtur me vezë makinat e deputetëve pasi ata kanë dalë nga Kuvendi.
Forcat policore kanë ndërhyrë menjëherë për të shpërndarë qytetarët./Dosja.al
TIRANA- Numri i personave të shoqëruar nga policia ka shkuar në 11. Protesta e sotme para Parlamentit u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Pas kësaj, policia përdori ndaj tyre ujë, spraj djegës dhe gaz lotsjellës.
Më herët policia ka tërhequr zvarrë aktivistin, Edison Lika, i cili ishte duke folur për programin e drekës në News24, ku denonconte dhunën policore. Lika u kap forcërisht nga efektivët dhe më pas u shoqërua dhunshëm.
Para se të shkëputej linja, Lika deklaroi se policia kishte ushtruar dhunë të paprecedentë ndaj tyre, dhe se kishte patur sjellje të tillë që në nisje të protestës. Ai theksoi se efektivët kanë dhunuar të moshuar, gra dhe fëmijë./Dosja.al
TIRANË- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur gjatë protestës së sotme para Parlamentit. Policia ka tërhequr zvarrë aktivistin, Edison Lika, i cili ishte duke folur për programin e drekës në News24, ku denonconte dhunën policore. Siç shihet edhe në pamje, Lika u kap forcërisht nga efektivët dhe më pas u shoqërua dhunshëm.
Aktivistit iu mor me forcë telefoni, ndërsa dhunshëm i është kontrolluar çanta dhe një tjetër aktivisteje. Në pamje dëgjohen ulërima dhe britma, ‘lëshoje’, ‘plehra’, ndërkohë që i riu shoqërohet dhunshëm nga disa policë drejt furgonit të policisë
Para se të shkëputej linja, Lika deklaroi se policia kishte ushtruar dhunë të paprecedentë ndaj tyre, dhe se kishte patur sjellje të tillë që në nisje të protestës. Ai theksoi se efektivët kanë dhunuar të moshuar, gra dhe fëmijë.
“Sot jemi përballur me një dhunë të paprecedentë të policisë. Çdo ditë kemi ardhur për të protestuar dhe kemi qenë të pajisur me vezë. Policia e shtetit sot ka qenë shumë e dhunshme që prej fillimit të protestës. Kanë hedhur spraj piperi, tre bote me ujë, kaë dhunuar pleq, gra e fëmijë në mënyrë të paprecedentë. Numri jonë në raport me policinë ka qenë disproporcional,” tha aktivisti./Dosja.al
TIRANË- Protesta e organizuar nga qytetarët e cila vijon të mbahet ende perpara godinës së Kuvendit është shoqëruar me tensione të shumta. Shtatëmbëdhjetë persona, mes tyre 6 efektivë policie dhe 11 protestues, kanë marrë ndihmë mjekësore pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të lënduarit iu drejtuan Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalit të Traumës, ndërsa të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë:
"Ju informojmë se aktualisht në strukturat e shëndetit publik, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT) dhe në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), po marrin shërbim mjekësor gjithsej 17 pacientë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në QSUT janë paraqitur 10 protestues. Prej tyre, 3 pacientë kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë larguar nga spitali, sipas këshillës së mjekut.
Aktualisht, 4 pacientë po marrin trajtim në Urgjencën e QSUT-së, nën kujdesin e ekipit mjekësor, ndërsa 3 pacientë po trajtohen në shërbimin e Toksikologjisë. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në Spitalin Universitar të Traumës, po marrin shërbim mjekësor 6 efektivë policie dhe 1 protestues, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm nga ekipet mjekësore."/Dosja.al

TIRANË- Protestuesit kanë "shënjestruar" me vezë deputetët e Partisë Socialiste, Ervin Hoxha dhe Eduard Shalsin, teksa po shkonin në Kuvend për seancën plenare. Hoxha dhe Shalsi po lëviznin në këmbë në Pedonale, ndërsa protestuesit nisin të gjuanin me vezë ndaj tyre.
Portestuesit thirrën gjithashtu njëzëri “O tradhtarë”, " Parlamet i krimit", "tradhtarët e kombit", dhe "o çifut". Pak më herët, protestuesit sulmuan me vezë edhe Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallarin, teksa po kalonte tek pedonalja./Dosja.al

TIRANË- Protestuesit kanë gjuajtur me vezë Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, teksa po kalonte pranë zonës së pedonales. Siç shihet edhe në pamje, Ministri ishte duke ardhur drejt Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që disa aktivistë e kanë goditur nga distanca me vezë.
Situata është tensionuar teksa shoqëruesi i ministrit ka ndjekur nga pas të rinjtë duke kapërcyer gardhin metalik, ndërkohë që aktivistët e tjerë kanë lëshuar vezë në drejtim të pjesëtarit të qeverisë./Dosja.al

TIRANË- Policia ka shoqëruar pesë qytetarë gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë, pas tensioneve të regjistruara gjatë tubimit. Sipas informacioneve paraprake, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1 në Tiranë.
Protesta para Kuvendit po vijon që prej orës 08:30, ku qytetarët rrethuan godinën dhe vijuan me thirrjet kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al

TIRANË- Një qytetar është ndjerë keq gjatë protestës para Kuvendit. Mësohet se qytetari është rrëzuar në tokë dhe për pasojë ka përplasur kokën. Një infermiere i ka bërë frymëmarrje artificale, ndërkohë që më pas u vendos në barrelë dhe u dërgua në spital.
Në pamje shihen edhe disa qytetarë të tjerë që i vijnë në ndihmë. Nuk dihen ende arsyet se përse është ndjerë keq qytetari./Dosja.al

TIRANË- Deputetja socialiste, Sara Mile, ka mbërritur në Kuvend për seancën plenare e shoqëruar me truprojë. Siç shihet edhe në pamje, protestuesit e kanë pritur deputeten në rrugën pedonale që çon drejt godinës së Kuvendit. Gjatë mbërritjes së deputetëve nuk kanë munguar tensionet dhe hedhjet e vezëve në drejtim të automjeteve dhe deputetëve të Partisë Socialiste.
Në pamjet e publikuara shihet momenti kur protestuesit dhe aktivistët kanë hedhur akuza ndaj deputetes, duke e cilësuar me thirrje si “deputete të krimit”. Gjatë protestës ka pasur gjithashtu edhe hedhje vezësh ndaj automjeteve të disa ministrave dhe përfaqësuesve të mazhorancës./Dosja.al

TIRANË- Pesë efektivë kanë mbetur të lënduar pasi protestuesit kanë qëlluar me sende të forta në drejtim të Policisë gjatë tubimit përpara Kuvendit.
Burime për mediat bëjnë me dije se kanë mbetur të lënduar, Qazim Haxhaj, punonjës i Komisariatit Nr. 3 – dëmtim në kokë. Zaudin Torba, punonjës i Komisariatit Nr. 3 – dëmtim në këmbë. Baki Kullolli, SPZ i Komisariatit Nr. 3 – dëmtim në kokë. Arjan Cali, Shef i Njësisë “Shqiponja” Durrës – dëmtim në kokë dhe Kreshnik Aliaj, punonjës i Njësisë “Shqiponja” Tiranë – dëmtim në dorë.
Efektivët janë duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa Policia vijon hetimet për identifikimin e personave përgjegjës për incidentet e regjistruara gjatë tubimit. Nga ana tjetër, as policia nuk i ka kursyer qytetarët, pasi i ka sulmuar me ujë me piper e gaz lotsjellës, i cili u ka shkaktuar dëmtime të shumta./Dosja.al
TIRANË- Një protestues është lënduar nga një gur në kokë gjatë protestës para Kuvendit. Siç shihet edhe në pamje, protestuesi me ndihmën e dy protestuesve të tjerë është dërguar me nxitim drejt ambulancës.
Edhe pse i lënduar, protestuesi vijon me thirrje të forta “Mos u dorëzoni!”./Dosja.al
TIRANË- Pamje të rënda janë publikuar nga protesta para Kuvendit, ku njëkohësisht po mbahet edhe seanca e fundit plenare. Siç shihet edhe në pamje, protestuesit kanë pësuar lëndime të mëdha, pasi policia hodhi ujë ndaj tyre.

Si pasojë protestuesit janë marrë me ambulanca, ndërsa kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Konkretisht, policia ka përdorur ndaj qytetarëve ujë me piper, ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Ajo që është ndryshe nga herët e tjera, është fakti se uji i përdorur ndaj protestuesve ka një ngjyrë blu, ndërsa nuk dihet përbërje kimike që ajo ka. Por, ajo që dihet është se lënda krijon një reaksion të fortë në lëkurën e qytetarëve, pasi shumë prej tyre janë në vështirësi./Dosja.al

TIRANË- Policia përdori ujë me piper, ujë me presion dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Pas hedhjes së ujit me presion, shumë protestues janë ndjerë keq, me ndjesi të forta djegie në sy dhe të lëkurë.
Siç shihet edhe në pamje, uji ka një ngjyrë blu ndërsa nuk dihet përbërje kimike që ajo ka. Por, ajo që dihet është se lënda krijon një reaksion të fortë në lëkurën e qytetarëve, pasi shumë prej tyre janë parë në vështirësi./Dosja.al
TIRANË- Efektivët e policisë janë treguar "të pamëshirshëm" edhe ndaj fëmijëve, duke hedhur ujë me piper me presion. Në disa moment ka përplasje fizike, hedhje uji dhe spraj vetëm se disa protestues tentuan të kalojnë gardhin metalik.
Ndërkohë ujë me presion është hedhur dhe ndaj mediave, të cilët po raportonin kaosin para Parlamentit. Më pas, protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur vezë në drejtim të forcave të rendit, ndërsa tensionet vijojnë përpara godinës së Parlamentit./Dosja.al
TIRANË- Disa nga deputetët kanë mbërritur në Kuvend, ku edhe do të mbahet seanca e fundit për këtë sesion parlamentar. Siç shihet edhe në pamje, protestuesit kanë goditur me vezë një makinë zyrtare që i përket deputetes socialiste Iris Luarasi.
Kuvendi është i rrethuar me protestues të cilët kërkojnë për të 54-tën ditë me radhë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë./Dosja.al
TIRANË- Policia nuk ka kursyer as gazetarët dhe kameramanët, të cilët po raportojnë protestën e qytetarëve të mbledhur përpara Kuvendit. Siç shihet edhe në pamje policia ka hedhur ujë me piper e gaz lotsjellës me shumicë për të shpërndarë qytetarët.
Gjithashtu në disa moment ka pasur përplasje fizike, hedhje uji dhe spraj, pasi disa protestues tentuan të kalojnë gardhin metalik.
Zona është rrethuar nga një numër i lartë efektivësh të rendit dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të mbështetur edhe nga autobote uji, duke krijuar kordone të pakalueshme nga Ura e Tabakëve e deri te Qendra Tregtare Toptani./Dosja.al

TIRANË- Tensionohet situata përballë Kuvendit. Policia po përdor ujë për të shpërndarë protestuesit të cilët po protestonin në mënyrë paqësore. Në disa moment ka përplasje fizike, hedhje uji dhe spraj vetëm se disa protestues tentuan të kalojnë gardhin metalik.
TIRANË- Një moment tensioni është regjistruar gjatë protestës para Kuvendit, ku një e moshuar ka tentuar të bllokojë rrugën e Elbasanit, ndërsa është përballur me ndërhyrjen e forcave të policisë.
Siç shihet edhe në pamje, efektivët kanë ndërhyrë për ta larguar gruan nga zona e bllokuar, duke e tërhequr atë zvarrë në asfalt. Ndërsa më parë edhe një e re është larguar nga policia pas tentativave për të bllokuar rrugën./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit kanë tentuar që të bllokojnë kryqëzimin e Unazës te rruga e Elbasanit, pasi nuk u lejuan nga policia që të afrohen te Parlamenti.
Më herët, ata hoqën dy gardhe metalike të vendosura në anën e sipërme nga qendra, ndërsa një tjetër është vendosur te Kryqëzimi i rrugës së Elbasanit./Dosja.al

TIRANË- Protestuesit kanë zgjedhur një formë simbolike për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj deputetëve dhe qeverisë gjatë tubimit para Kuvendit. Me arka të mbushura me vezë, disa qytetarë janë shfaqur para Parlamentit, duke i cilësuar ato si “armatosjen” e tyre përballë politikës.

Vezët janë hedhur në drejtim të godinës së Kuvendit dhe forcave të policisë, ndërsa situata gjatë protestës është shoqëruar me tensione, përplasje me efektivët dhe përpjekje për të kaluar perimetrin e sigurisë./Dosja.al


TIRANË- Sot po mbahet para Kuvendit protesta e 54-tën radhazi për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Siç shihet edhe në pamje, pranë Kuvendit nuk ka vetëm numër të shtuar forcash policore dhe gardhe metalike.
Pankarta në formë flamingosh janë paraqitur në mes të protestuesve, një simbolikë kjo që ka ndjekur revoltën prej rreth dy muajsh, në atë që është quajtur edhe “Revoluconi flamingo”./Dosja.al

TIRANË- Situata para Kuvendit është tensionuar. Protestuesit kanë hedhur vezë dhe domate në drejtim të policisë, ndërkohë që është afruar edhe autoboti i ujit në rast se do të jetë nevoja për të ndërhyrë.
Ndërkohë, qytetarët kanë hequr edhe një pjesë të gardhit metalik që kishte rrethuar perimetrin e sigurisë së vendosur nga forcat e rendit. Siç shihet edhe në pamje, policia e ka bllokuar rrugën te Kuvendi në të gjitha anët. Edhe nën anën te kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit, është vendosur një gardh metalik./Dosja.al

TIRANË- Incidente janë shënuar pak para nisjes së protestës mes disa qytetarëve dhe forcave të sigurisë para Kuvendit. Siç shihet edhe në pamje, disa protestues janë afruar pranë gardhit metalik të vendosur nga Policia e Shtetit dhe në video shihet momenti kur qytetarët tentojnë të shtyjnë dhe të heqin rrethimin metalik për të depërtuar drejt godinës së Kuvendit.
Pas këtij veprimi kanë ndërhyrë punonjësit e Policisë, të cilët kanë bllokuar kalimin e qytetarëve për të mbajtur nën kontroll perimetrin e sigurisë. Ndërkohë, pjesa tjetër e qytetarëve është nisur nga Sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit, ku në orën 10:00 pritet të nisë zyrtarisht protesta.

TIRANË- Protestuesit janë mbledhur para Kuvendit, ndërkohë që policia ka blinduar zonën duke vendosur gardhë metalikë.
Qytetarët i kanë bërë thirrje SPAK-ut “Arrestoni Ramën!”, ndërsa kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë së tij. Kjo është protesta e 54 që mbahet sot kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike në vend./Dosja.al

TIRANË- Protestuesit kanë brohoritur njëzëri në protestën para Kuvendit: Thirrjet “Revolucion!”, “Parlament i krimit!” "Ju erdhi fundi" dhe “Rama, dorëheqje". Demonstruesit janë pozicionuar përballë kordonit të Policisë së Shtetit, e cila ka vendosur masa të shtuara sigurie dhe ka rrethuar me gardhe metalike hyrjet drejt Parlamentit, ku pritet të zhvillohet seanca e fundit plenare.
Në terren janë angazhuar forca të shumta policore, ndërsa efektivët e Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH) janë vendosur në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të situatës. Me pankarta dhe brohoritje kundër qeverisë, protestuesit kanë përsëritur kërkesën e tyre kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al

TIRANË- Një përplasje ka ndodhur mes policisë dhe një qytetareje para Kuvendit, ku po mbahet protesta kundër qeverisë Rama. Qytetarja ka tentuar të kalojë rrugën përmes perimetrit të sigurisë duke u përplasur me policinë.
Ajo ka tentuar të largojë gardhin metali, por është penguar nga kordoni policor./Dosja.al

TIRANË- Policia e Shtetit ka bllokuar rrugën pranë Parlamentit, ndërkohë pritet që qytetarët të mblidhen përpara institucionit për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës. Policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë, duke vendosur gardh metalik nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit dhe duke e bërë të pamundur lëvizjen e qytetarëve në segmentin që të çon drejt godinës së parlamentit.
Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar dhe kanë bërë thirrje nga podiumi i protestës mbrëmjen e djeshme, që sot në orën 08:30 të mblidheshin fillimisht në sheshin “Skënderbej” për t’i lënë rrugë marshimit drejt Kuvendit, ku në orën 10:00 nis seanca plenare./Dosja.al

TIRANË- Sot mbahet protesta e 54-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët shprehen se janë të vendosur që do protestojnë deri në largimin e kryeministrit nga pushteti. Ndryshe nga herët e tjera, qytetarët kanë paralajmëruar se protesta sot do të nisë që në orën 08:30, në ditën ku zhvillohet seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar.
Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar dhe kanë bërë thirrje nga podiumi i protestës mbrëmjen e djeshme, që sot në orën 08:30 të mblidheshin fillimisht në sheshin “Skënderbej” për t’i lënë rrugë marshimit drejt Kuvendit, ku në orën 10:00 nis seanca plenare.
Gjithashtu është lajmëruar që protesta do jetë e shoqëruar me aksion në goditjen me vezë apo miell të deputetëve të Kuvendit dhe për këtë shkak do u zihet prita në hyrje të institucionit, pavarësisht nga masat e Policisë. Kjo do të jetë e disata protestë qytetare që mbahet para Kuvendit.
Protestat e mëparshme janë shoqëruar me përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë, pasi këta të fundit ushtruan dhunë ndaj qytetarëve që ishin të pranishëm në tubim. Gjatë protestave të zhvilluara deri tani nuk kanë munguar thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa protestuesit kanë kërkuar ndryshime të thella politike dhe institucionale.
Gjatë tubimeve qytetarët kanë brohoritur një zëri “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi"./Dosja.al