Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Personazhe të njohur të bostës së krimit janë përfshirë këtë të shtunë në një sherr brenda burgut të Fierit. • Bëhet fjalë për Denis Bajri (Bajoviç), Aldo Gjini dhe Jurgen Zotaj, të cilët janë përplasur fizikisht, duke përdorur edhe mjete prerëse, përfshirë brisk. • Pas nisjes së konfliktit, kanë ndërhyrë menjëherë forcat e sigurisë së burgut, të cilat kanë neutralizuar situatën. • Por, për shkak të përplasjes me mjete prerëse, Denis Bajri dhe Jurgen Zotaj, kanë mbetur të plagosur. • Si pasojë, ata janë dërguar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore dhe më pas janë kthyer sërish në qeli. • Ndërsa Aldo Gjini, pjesë e grupit të Rrajave, menjëherë pas sherrit është futur në izolim. • Tre të dënuarit njiheshin me njëri-tjetrin dhe kishin pasur marrëdhënie të mira, ndërsa konflikti dyshohet se ka nisur pas një debati të momentit. • Denis Bajri, është i akuzuar nga SPAK në kuadër të një hetimi për vrasjen e Gjin Ndojit. • Ndërsa, Jurgen Zoto ndodhet në burg, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”. • Sa i përket Aldo Gjinit, ai është pjesë e grupit kriminal të ‘Rrajave’ të Fushë-Krujës, të cilët akuzohen nga SPAK se kanë trafikuar 2.4 ton marijuanë e kokainë drejt Evropës.
4 artikuj për këtë temë.
FIER- Personazhe të njohur të bostës së krimit u përleshën këtë të shtunë brenda burgut të Fierit. Bëhet fjalë për Denis Bajri (Bajoviç), Aldo Gjini dhe Jurgen Zotaj, të cilët janë përplasur fizikisht, duke përdorur edhe mjete prerëse.
Për shkak të përplasjes me mjete prerëse, Denis Bajri dhe Jurgen Zotaj mbetën të plagosur, ku si pasojë u dërguan në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore dhe më pas janë kthyer sërish në qeli.
Ndërsa Aldo Gjini, pjesë e grupit të Rrajave, menjëherë pas sherrit është futur në izolim. Tre të dënuarit njiheshin me njëri-tjetrin dhe kishin pasur marrëdhënie të mira, ndërsa konflikti dyshohet se ka nisur pas një debati të momentit.
Denis Bajri
Denis Bajri, i njohut ndryshe edhe si Denis Brajoviçi është ekstraduar nga Dubai korrikun e 2025, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Ndaj Brajoviçit ishte lëshuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, ku nga përgjimet e SKY ECC, ai flet me mbretin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj.
Denis Brajoviç ka qenë subjekt i OFL-së, pasi u hetua për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
Lidhja me Pellumb Gjokën
Komunikimet në aplikacionin “SkyECC” të zbardhura nga autoritetet franceze zbuluan se vrasja e Gjin Boriçit ishte organizuar nga Behar Bajri, ndërsa në rolin e ekzekutorit ishte Denis Bajri. Denis Bajri në “SkyECC” njofton Behar Bajrin dhe i shkruan “kryvi”.
Të njëjtin mesazh pak minuta më vonë ia nisën edhe Ervis Martinajt. Për këtë vrasje, biznesmeni Pëllumb Gjoka ishte ai që pajtoi Behar Bajrin dhe Behari ia la porosi Denisit, në këmbim më pas Gjoka kërkoi vrasjen e ish policit të burgut, Kleanth Musabelliu, i cili shpëtoi. Behar dhe Gjin Boriçi ishin miq në atë kohë dhe pas vrasjes i shkoi në varrim.
Aldo Gjini
Gjini ka një histori të gjatë përplasjesh me ligjin. Më 24 korrik 2021, ai u përfshi në një ngjarje të dhunshme në Tiranë, ku pas një përplasjeje të dy automjeteve, nxori pistoletën dhe qëlloi ndaj dy të rinjve, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi, për t’u larguar më pas me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Incidenti kishte nisur për të përcaktuar fajin në përplasjen e makinave, por degjeneroi në dhunë fizike dhe përdorim të armës.
Gjini rezulton gjithashtu i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL, për tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake, si dhe për një plagosje të ndodhur më 24 nëntor 2020 në Luksemburg. Në vitin 2016, ai u arrestua bashkë me të vëllanë, Andis Gjini dhe një mikun e tyre, Kelvin Strati. Të tre akuzoheshin se ishin pjesë e një bande të lëndëve narkotike, pasi furnizonin me kokainë dhe marijuanë rrethinat në Ascoli Piceno.
Sipas policisë, të rinjtë shqiptarë shisnin rreth 1 kilogramë kokainë në muaj dhe sigurisht shumë më shumë marijuanë. Skeda e Gjinit nuk ndalet këtu. Në vitin 2011, ai është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohej për pengmarrje. Më 20 shkurt të atij viti, bashkë me një tjetër shqiptar, Aldo Iamandi (Imeldi) Gjini morën peng një person, e çuan në rrugicat e grumbullimit të Grottammare dhe e dhunuan atë. Shkak në atë kohë u raportua se ishte bërë ndarja e territoreve për trafikimin e lëndëve narkotike
Jurgen Zoto
Ndërkohë, i burgosuri tjetër që ishte pjesë e sherrit te dy pwrsonazheve të njohura të botes së krimit është edhe Jurgen Zoto. Ky i fundit është arrestuar korrikun e 2023 në Vlorë pasi u kap me armë zjarri në automjet. Jurgen Zotaj nga Vlora ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë. Së bashku me Zotajn, Policia vuri në pranga edhe Ermal Binjakun, që ishte pasagjer në automjet.
Arrestimi i tyre u bë i mundur në vendin e quajtur “Fusha e Murrës”, kur dy të rinjtë janë ndaluar nga policia për kontroll. Pas kontrollit, policia i gjeti Jurgen Zotës një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. Nga verifikimet rezultoi se Jurgen Zotaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, me vendimin e datës 17.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale” “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim./Dosja.al

FIER- Detaje të reja vijojnë të dalin nga sherri mes të burgosurve në ambientet e burgut të Fierit. Mësohet se Denis Bajoviç i njohur edhe me mbiemrin Bajri, Aldo Gjini dhe Jurgen Zotaj, janë tre të burgosurit që janë përfshirë në një konflikt të çastit brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.
Tre të dënuarit njiheshin me njëri-tjetrin dhe kishin pasur marrëdhënie të mira, ndërsa konflikti dyshohet se ka nisur pas një debati të momentit.
Për shkak të përplasjes me mjete prerëse, Denis Bajoviç i njohur si Denis Bajri, si edhe Jurgen Zotaj kanë mbetur të plagosur. Ata u dërguan në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore dhe tashmë janë kthyer sërish në qeli. Ndërsa Aldo Gjini, pjesë e grupit të Rrajave, menjëherë pas sherrit është futur në izolim. /Dosja.al
FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga sherri mes dy të burgosurve në IEVP Fier. Bëhet me dije se Jurgen Zoto dhe Denis Brajovic, i njohur edhe me mbiemrin Bajri, janë përplasur fizikisht.
Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë me dije se dy të burgosurit janë konfliktuar me grushte dhe sende rrethanore, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e punonjësve të sigurisë ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të situatës.
I pari që ka nisur konfliktin ka qenë Jurgen Zoto i cili ka goditur Denis Bajrin. Pas konfliktit, dy të burgosurit janë dërguar për mjekim në spitalin e burgut. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ata pritet të rikthehen në qelitë e tyre respektive, të shoqëruar nga forcat e Policisë.
Denis Brajovic, i njohur edhe si Bajri, është i akuzuar nga SPAK në kuadër të një hetimi për vrasjen e Gjin Ndojit. Ndërsa, Jurgen Zoto ndodhet në burg, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.
Nuk dihen ende rrethanat e plota që çuan në nisjen e konfliktit, por pritet një reagim zyrtar nga drejtoria e institucionit të vuajtjes së dënimit për të sqaruar ngjarjen dhe masat e marra pas incidentit./Dosja.al
FIER- Një sherr mes disa të burgosurve ka ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Fier në dhomën e ajrimit. Burime nga Spitali Rajonal i Fierit dhe nga institucioni i vuajtjes së dënimit konfirmojnë se gjatë konfliktit dy të burgosur kanë mbetur të plagosur.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se të plagosurit janë goditur me mjete të improvizuara, mes tyre edhe brisqe rroje. Pas nisjes së konfliktit, kanë ndërhyrë menjëherë forcat e sigurisë së burgut, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë rikthyer të burgosurit në qelitë e tyre.
Dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme dhe ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende rrethanat e plota që çuan në nisjen e konfliktit sikurse nuk bëhen të ditur edhe emrat e dy të plagosurve apo të personave që janë përfshirë në konflikt, ndërsa pritet edhe një reagim zyrtar nga drejtoria e institucionit të vuajtjes së dënimit për të sqaruar ngjarjen dhe masat e marra pas incidentit./Dosja.al