LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Plumbi i Artë"/ Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO: Kam paguar para që të dilja nga burgu, më ndihmoi dhëndri i vëllait të Nasip Naços! Ish-ministri: Distancohem nga akuzat!

• I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka deklaruar në Gjykatën e Posaçme se në vitin 2014 e ka ndihmuar një i afërmi i Ministrit të Drejtësisë të kohës për të dalë nga burgu. • Në dëshminë e tij ka theksuar se e ka ndihmuar dhëndri i vëllait të ministrit të drejtësisë Nasip Naçi, ndërsa ndërmjetës ishte avokati Alban Bengasi. • Më tej është shprehur se i siguruan nja raport mjekësor që kishte vetëm pak muaj jetë, duke shtuar se për këtë ka paguar 40 mijë euro. • Nuredin Dumani ka vijuar me dëshmitë e tij sot në GJKKO, duke treguar sesi ishte porositur për të vrarë persona, me urdhër të Erjon Alibeaj. • Ai ka deklaruar se Alibeaj kishte bërë një listë me dhjetë persona për t’i vrarë. • Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka reaguar pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani se dhëndri i vëllait të Naços e nxorri nga burgu. • Në reagim, Naço thotë se distancohet nga çdo akuzë e bërë publike sot dhe fton organet e drejtësisë që të kryejnë një hetim të thelluar mbi këtë rast. • Ai shton se roli i Ministrit të Drejtësisë, sipas legjislacionit në fuqi, është i kufizuar. • Naço thotë se ministri nuk heton, nuk ngre akuza, nuk pushon çështje dhe nuk jep vendime fajësie apo pafajësie. • Ish-ministri thotë po ashtu se detyra e tij lidhej vetëm me dhënien e lejeve të veçanta për të dënuarit, bazuar në ligj.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

“Dhëndri i vëllait të Naços më nxorri nga burgu!” Dëshmia e Nuredin Dumanit reagon ish-ministri i Drejtësisë: Distancohem nga akuzat!

"Plumbi i Artë"/ Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO: Kam
Nuredin Dumani dhe Nasip Naço

TIRANA- Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka reaguar pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani se dhëndri i vëllait të Naços e nxorri nga burgu. Në reagim, Naço thotë se distancohet nga çdo akuzë e bërë publike sot dhe fton organet e drejtësisë që të kryejnë një hetim të thelluar mbi këtë rast. 

Ai shton se roli i Ministrit të Drejtësisë, sipas legjislacionit në fuqi, është i kufizuar. Naço thotë se ministri nuk heton, nuk ngre akuza, nuk pushon çështje dhe nuk jep vendime fajësie apo pafajësie. Ish-ministri thotë po ashtu se detyra e tij lidhej vetëm me dhënien e lejeve të veçanta për të dënuarit, bazuar në ligj.

"Gjatë ushtrimit të detyrës sime si Ministër i Drejtësisë, nuk kam miratuar asnjë leje të veçantë për subjektin në fjalë.
Distancohem nga çdo mashtrim, i bërë nga kushdo, individualisht apo në bashkëpunim, për të dëmtuar integritetin tim. Akuzat publike të bëra sot nuk përputhen me faktet reale të ushtrimit të detyrës sime si Ministër", thotë Naço.

REAGIMI:

Jam njohur sot nga mediat ku përmendet emri im. Dua të theksoj se:

Distancohem nga çdo akuzë e bërë publike sot dhe ftoj organet e drejtësisë që të kryejnë një hetim të thelluar mbi këtë rast. Nëse akuzat vërtetohen, organet përkatëse duhet të marrin masa ligjore ndaj çdo personi të përfshirë në këtë çështje.
Roli i Ministrit të Drejtësisë, sipas legjislacionit në fuqi, është i kufizuar. Ministri:
– Nuk heton,

– Nuk ngre akuza,

– Nuk pushon çështje,

– Nuk jep vendime fajësie apo pafajësie.

Detyra e tij lidhet vetëm me dhënien e lejeve të veçanta për të dënuarit, bazuar në ligj.

Gjatë ushtrimit të detyrës sime si Ministër i Drejtësisë, nuk kam miratuar asnjë leje të veçantë për subjektin në fjalë.
Distancohem nga çdo mashtrim, i bërë nga kushdo, individualisht apo në bashkëpunim, për të dëmtuar integritetin tim. Akuzat publike të bëra sot nuk përputhen me faktet reale të ushtrimit të detyrës sime si Ministër.
Faleminderit!

1 VITE ME PARE

“I dua të vrarë se kanë marrë pjesë te vrasja e vëllait në Bradashesh!" Dëshmia e Nuredin Dumanit në GJKKO: Ja kush ishte në krye të listës për tu ekzekutuar

"Plumbi i Artë"/ Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO: Kam
Nuredin Dumani

TIRANA- I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka vijuar me dëshmitë e tij sot në GJKKO, duke treguar sesi ishte porositur për të vrarë persona, me urdhër të Erjon Alibeaj. Ai ka deklaruar se Alibeaj kishte bërë një listë me dhjetë persona për t’i vrarë.

Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, në krye të kësaj liste ishte Emiliano Ramazani dhe Talo Çela. Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, këtë listë Alibeaj ia kishte dhënë Dumanit duke i thënë “i dua të vrarë se kanë marrë pjesë te vrasja e vëllait në Bradashesh”.

“Erjon Alibeaj kishte bërë një listë me dhjetë persona për t’i vrarë. Në krye të kësaj liste ishte Emiliano Ramazani dhe Talo Çela”, ka deklaruar Nuredin Dumani.

 

1 VITE ME PARE

"Kam paguar 40 mijë euro të dilja"/ Zbardhet raporti, ja "sëmundja" që liroi Nuredin Dumanin nga burgu

"Plumbi i Artë"/ Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO: Kam
nuredin dumani

TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka deklaruar në Gjykatën e Posaçme se në vitin 2014 e ka ndihmuar një i afërmi i Ministrit të Drejtësisë të kohës për të dalë nga burgu. 

Në dëshminë e tij ka theksuar se e ka ndihmuar dhëndri i vëllait të ministrit të drejtësisë Nasip Naçi, ndërsa ndërmjetës ishte avokati Alban Bengasi. Më tej është shprehur se i siguruan një raport mjekësor që kishte vetëm pak muaj jetë, duke shtuar se për këtë ka paguar 40 mijë euro.

Ndërkohë është zbardhur nga Euronews Albania raporti mjekësor fals që thotë se vuante nga një sëmundje e zemrës e cila e bëntë të pamundur qëndrimin në kushte paraburgimi.

“Nga ana e organit të prokurorisë është kërkuar të verifikohet edhe gjendja shëndetësore e të pandehurit Nuredin Dumani dhe për këtë qëllim është kryer akti i ekspertimit mjekoligjor nr…, datë 07.05.2014, pasi është shtruar në QTUS, në sallën e reanimacionit, për shkak të sëmundjes së zemrës. Në konkluzionet e aktit të ekspertimit rezulton se: “1.- Referuar të dhënave të kartelës klinike dhe dokumenteve të çështjes si dhe historikut të sëmundjes, shtetasi Nuredin Dumani vuan nga regurgitim aortal i moderuar, insuficiencë kardiake NYHA II, dilatacion i ventrikulit të majtë, aritmi ventrikulare, kardiomiopatia hipertensive, sëmundje të cilat kanë ardhur si pasojë e një defekti të lindur të aortës. 2.- Në stadin aktual, gjendja shëndetësore e këtij shtetasi është e pastabilizuar, gjendje e cila nuk e lejon qëndrimin e tij në kushtet e paraburgimit”, thuhet në raport.

1 VITE ME PARE

"Plumbi i Artë"/ Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO: Kam paguar para që të dilja nga burgu, më ndihmoi dhëndri i vëllait të Nasip Naços

"Plumbi i Artë"/ Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO: Kam
nuredin dumani

TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka deklaruar në Gjykatën e Posaçme se në vitin 2014 e ka ndihmuar një i afërmi i Ministrit të Drejtësisë të kohës për të dalë nga burgu. Në dëshminë e tij ka theksuar se e ka ndihmuar dhëndri i vëllait të ministrit të drejtësisë Nasip Naçi, ndërsa ndërmjetës ishte avokati Alban Bengasi. Më tej është shprehur se i siguruan nja raport mjekësor që kishte vetëm pak muaj jetë, duke shtuar se për këtë ka paguar 40 mijë euro.

“Kam paguar para që të dilja nga burgu, kisha avokat Alban Bengasin. Më ka ndihmuar dhëndri i vëllait të Nasipit, që është mjek. I bënë letrat sikur isha për të vdekur. Dhe më nxorën nga burgu gjasme vuaja nga zemra”, ka vijuar Dumani dëshminë e tij.

Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro.

nuredin dumani nasip naco

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin