LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

POST- Protesta/ U hodhën lëndë piroteknike, dëmtohen 3 efektivë policie, disa protestues të shoqëruar

• Nisin zhvillimet "post protestë". • Tre persona janë shoqëruar nga Policia menjëherë pas përfundimit të protestës së sotme të mbajtur para Kuvendit. •Të shoqëruarit, dyshohet se kanë qenë pjesë e personave që tentuan të çajnë kordonin e Policisë dhe kanë qëlluar me mjete piroteknike. • Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë shkuar në mbështetje të qytetarëve që janë shoqëruar nga Policia në Komisariate. • Po ashtu, tre efektivë policie kanë mbetur të dëmtuar lehtë; njëri është dëmtuar në këmbë, një në dorë dhe tjetri në sy. Fatmirësisht, të tre ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. • Por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me të shoqëruarit dhe pasojat e protestës. • Mungon edhe reagimi politik i kryeministrit Edi Rama.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VOA: Tensione brenda në Kuvend dhe protesta jashtë tij, tubimi vazhdoi qetësisht. Rama mungoi sërish në parlament

POST- Protesta/ U hodhën lëndë piroteknike, dëmtohen 3
Pamje nga protesta

Në Tiranë përkrahës të opozitës dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha zhvilluan për afro dy dorë në mbrëmje një tubim proteste në sheshin para Kuvendit, duke kërkuar dorëheqjen e kryenimistrit Rama për skandale korruptive. Disa deputetë të opozitës, që janë të përjashtuar nga seancat e mëparshme për shkelje të rregullave, u përpoqën të merrnin pjesë në seancën e sotme, por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nuk e lejoi këtë veprim, pas interpretimit të rregullores.

Ata iu bashkuan më pas protestës në oborrin para Parlamentit. Kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme plenare, për shkak të angazhimeve të tjera qeveritare.

Tubimi i sotëm para Kuvendit u njoftua nga ish-kryeministri Berisha në fund të tubimit, që u mbajt të shtunën para kryeministrisë.

Deputetët e opozitës morën fjalën njëri pas tjetrit në tubimin, që vazhdoi qetësisht, përveç disa fishekzjarrëve që u hodhën në fillim të protestës në drejtim të policisë. Protestuesit u përpoqën pa sukses të çanin rreshtimin e ngjeshur të policisë në hyrje të Kuvendit, dhe më pas hodhën drejt tyre flakadanë, shashka dhe fishekzjarrë.

Ndërsa brenda në seancë plenare të Kuvendit deputetët opozitarë kishin në krye të fjalës së tyre akuzat ndaj kryeministrit Rama, që i lidhin me çështjen McGonigal. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren ndërsa zoti Berisha mori fjalën disa herë teksa ndërpritej nga kryetarja Nikolla. Deputetët u frynë bilbilave dhe goditnin tavolinat me duar në shenjë proteste, duke kërkuar që çështja McGonigal të bëhet temë kryesore e diskutimeve në Kuvend,

Kryeministri Edi Rama ka mohuar çdo lidhje të tij me këtë çështje, ndërsa interpelancën e kërkuar me të për këtë temë ia delegoi seancën e kaluar ministres Elisa Spiropali për marrëdhëniet me Kuvendin./VOA

3 VITE ME PARE

Flakadanë, tymnaja e thirrje për 'revolucion'/ Çfarë u pa në protestën e sotme të opozitës, përplasja me policinë para Parlamentit (FOTOLAJM)

POST- Protesta/ U hodhën lëndë piroteknike, dëmtohen 3
tensione në protestën e opozitës

TIRANË- Protesta e dytë e zhvilluar sot nga opozita e pasuar nga ajo e 11 shkurtit është shoqëruar me tensione në ambientin para Kuvendit. Qindra protestues janë përplasur fizikisht me policinë në përpjekje për të hyrë brenda oborrit të Kuvendit, duke çarë edhe kordonin që ata kishin krijuar për të ruajtur sigurinë. 

Policia ka përdorur tymuese për të neutralizuar protestuesit dhe për të bërë shpërndarjen e tyre, por këta të fundit kanë bërë rezistencë duke shtyrë në përpjekje për të hyrë në oborrin e Kuvendit. Me pankarta thumbuese ndaj qeverisë e kryeministrit Rama për skandalin 'McGonigal' ku u zbulua edhe emri i tij në aferën me ish-zyrtarin e FBI-së, protestuesit për rreth 3 orë në mbështetje të opozitës kanë qëndruar para Kuvendit ku edhe kanë ndjekur deklaratat e kreut të opozitës Sali Berisha përmes një monitori në Led. 

Pasi kryetari i PD-së ka lënë foltoren e Kuvendit dhe u është bashkuar protestuesve me thirrje për një tjetër organizim për ditën e enjte 16 shkurt për pak minuta ata janë shpërndarë në zona të ndryshme. 

3 VITE ME PARE

Përfaqësues të PD po shkojnë tek Komisariati nr.1 në mbështetje të protestuesve të ndaluar: Kemi garancinë se do lirohen

POST- Protesta/ U hodhën lëndë piroteknike, dëmtohen 3
Sorina Koti

TIRANË- Policia e Tiranës shoqëroi tre protestues, të cilët dyshohet se kanë hedhur kapsolla dhe tymuese para Kuvendit, duke sjellë kështu edhe lëndimin e 3 efektivëve të Policisë së Shtetit. Në mbështetje të protestuesëve ka shkuar deputetja demokrate, Sorina Koti, e shoqëruar nga Bislim Ahmetaj dhe avokatja Adriana Kalaja u interesuan për ta pranë komisariatit 1 ku ata ndodhen dhe prej aty thanë se dolën me garancinë se do të lirohen.

FJALA E TYRE PARA MEDIAVE:

Sorina Koti: Është protesta e radhës ku asnjë zë nuk mund të cenohet, burgoset apo shoqërohet në Komisariatet e Policisë, aktualisht janë 3 përfaqësues të Partisë Demokratike në Komisariat, por për shkak të moshës njëri prej tyre do të lirohet shpejt, dy të tjerë janë njëri i forumit dhe tjetri anëtar, të cilët janë ndaluar sepse po protestojnë për fjalën e lirë, për pluralizmin politik dhe për të mbrojtur të drejtën e fjalës. Unë sapo dola tani bashkë me kolegët e mi nga Komisariati ku kemi marrë garanci se ata do të lirohen së shpejti sepse në fund të fundit është e drejta kushtetuese e secilit nga ne për të protestuar, qoftë Brenda parlamenti apo jashtë tij. Kështu që askush nuk ka të drejtë për të cënuar këdo që proteston për të drejtat e tij, ne do presim këtu deri në momentin që anëtarët tanë të dalin nga ambientet e Komisariatit. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Ahmetaj: Kemi marrë përsipër që çdo i ndaluar në protestat tona që kanë filluar të shtunën që të mbrojmë çdo të ndaluar dhe të shoqëruar që merr pjesë në protestat tona. Do të amnistohen. Jam në monitorim të çdo veprimi që bën policia në dënim dhe cënim të së drejtës për të protestuar. Të shtunën dhe sot policia është sjellë mirë, i bëj thirrje të vazhdojë kështu. Hedhja e tymueseve është e lejuar.

Adriana Kalaja: Janë tymuese me ngjyrën e flamurit kombëtar, të PD. Protesta ku shprehet fjala e lirë është ditë gëzimi. në një ditë feste hidhen dhe tymuese dhe fishekzjarre sakohë nuk cënohet jeta e policëve dhe institucionet. Garantoj të gjithë protestuesit në emër të PD që ka ikur koha që protestuesit qëndronin dyerve të komisariateve dhe gjykatave. Do jemi këtu për të gjitha rastet. Policia mos ti agravojë shoqërimet, të enjten do jemi prapë në protestë.

Ndërkohë që kryedemokrati Sali Berisha u la takim mbështetësve të opozitës të enjten, sërish para Kuvendit.

3 VITE ME PARE

Përplasja mes protestuesëve dhe policisë në oborrin e Kuvendit, shoqërohen në polici 3 persona

POST- Protesta/ U hodhën lëndë piroteknike, dëmtohen 3
Tensione në protestën e opozitës

TIRANË- Dy persona janë shoqëruar nga policia menjëherë pas përfundimit të protestës së sotme të mbajtur para Kuvendit. Të shoqëruarit, dyshohet se kanë qenë pjesë e personave që tentuan të çajnë kordonin e policisë.

Protesta zgjati rreth 3 orë dhe u zhvillua në ambientet pranë Parlamentit. Tubimi në ambientet e jashtme nisi me një përplasje fizike të rreshtit të parë të protestuesve me kordonin e policisë dhe efektivëve të vendosur për të mbrojtur Parlamentin. Ndaj tyre janë hedhur edhe mjete të ndryshme piroteknike si shashka dhe kapsolla, ndërsa policia ka rujatur qetësinë dhe ka qëndruar stoike në pozicionin e vetë. 

3 VITE ME PARE

U hodhën lëndë plasëse, dëmtohen tre efektivë policie

POST- Protesta/ U hodhën lëndë piroteknike, dëmtohen 3
Protesta e opozitës

TIRANË- Tre efektivë policie kanë mbetur të dëmtuar lehtë pas protestës që u zhvillua ditën e sotme nga Sali Berisha përpara Kuvendit. Mësohet se një prej policëve është dëmtuar në këmbë, një në dorë dhe tjetri në sy. Fatmirësisht, të tre ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Protesta zgjati rreth 3 orë dhe u zhvillua sa në rrugë nga protestuesit opozitarë aq edhe në ambientet e Parlamentit. Tubimi në ambientet e jashtme nisi me një përplasje fizike të protestuesve me kordonin e policisë dhe efektivëve të vendosur për të mbrojtur Parlamentin. Ndaj tyre janë hedhur edhe mjete të ndryshme piroteknike si shashka dhe kapsolla, ndërsa policia ka rujatur qetësinë dhe ka qëndruar stoike në pozicionin e vetë.

protesta e opozites 13 shkurt 2023

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin