LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Propozimi i PS për ‘Territorialen’ shkakton pakënaqësi/ Protestë në Klos, Qytetarët: Do u bashkohemi "flamingove" në Tiranë. Administrata bojkoton punën, tubime edhe në Belsh e Prrenjas 

 • Drafti i Partisë Socialiste për Reformën e re Territoriale ka krijuar pakënaqësi në shumë bashki të vendit. • Pas propozimit të Partisë Socialiste për shkrirjen e 15 bashkive, qytetarët e klosit dhe punonjës të administratës vendore kanë dalë në protestë.  Ata kanë kundërshtuar planin që parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat.  • Në shenjë revolte, administrata e Bashkisë Klos ka bojkotuar edhe punën. • Gjatë protestës, qytetarët janë shprehur se ky vendim do të dëmtojë zhvillimin e zonës dhe paralajmërojnë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.  • Ndërsa punonjësit e administratës kanë deklaruar se mbështetin qëndrimin e komunitetit lokal, duke theksuar se Klosi plotëson kriteret për të mbetur bashki më vete. • Pas propozimit të PS për shkrirjen e 15 bashkive, ka raguar edhe kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, i cili thekson se me këtë vendim është tejkaluar çdo kufi ndaj banorëve, ndërkohë u bën thirrje qytetarëve të dalin në protestë për të mbrojtur të drejtat e tyre.  • Ai shprehet se disa vendime, si ky që ka propozuar PS nuk ndërtojnë të ardhmen e një komuniteti, por thjesht fshijnë nga harta atë që nuk kanë ditur ta zhvillojnë. • Drafti i PS për Reformën e re Territorial ka shkaktuar pakënaqësi edhe në Belsh e Prrenjas, të cilat kanë protesta.  • Ndërsa, ditën e djeshme u zhvilluan protesta në Poliçan, ku qytetarët socialiste dogjën teserat, ndërsa kreu i PS në këtë qytet dha dorëheqjen para protestuesve.  • Në shenje revolte, anëtarët e PS-së në Poliçan i vunë flakën edhe edhe teserave të partisë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj politikave të ndjekura nga qeveria.

7 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Reforma territoriale/ Banorët e Këlcyrës dalin në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me banorët

Propozimi i PS për ‘Territorialen’ shkakton
Pamje nga protesta

KËLCYRA- Banorët e Këlcyrës kanë dalë në protestë kundër reformës territoriale, e cila parashikon bashkimin e Bashkisë Këlcyrë me Bashkinë Përmet. Ata kanë deklaruar se Këlcyra duhet të mbetet bashki në vete, pasi nuk është vetëm një institucion administrativ, por përfaqëson shërbimet, përfaqësimin dhe dinjitetin e komunitetit.

Gjatë tubimit, pjesëmarrësit mbanin pankarta me mesazhe si “Këlcyra historike” dhe “Këlcyra e kulturës”, duke kërkuar që bashkia të ruajë statusin e saj. Banorët janë shprehur se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me banorët.

"Këlcyra nuk duhet të shuhet. Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me banorët", shprehen ata./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Reforma territoriale/ Banorët e Dimalit dalin në protestë, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë dhe dorëzojnë peticion(VIDEO)

Propozimi i PS për ‘Territorialen’ shkakton
Protesta në Dimal

DIMAL- Reforma e re territoriale ka ngritur në protestë ditën e sotme banorët e Dimalit, të cilët janë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë së tyre. Ata shprehen se bashkimi me një bashki tjetër do të sjellë më pak shërbime për qytetarët dhe do ta bëjë më të vështirë aksesin në administratën vendore, veçanërisht për banorët e fshatrave.

Për të kundërshtuar këtë nismë, ata kanë firmosur një peticion, me të cilin kërkojnë që Bashkia Dimal të mbetet një njësi e pavarur administrative. Reforma e propozuar nga mazhoranca ka ngjallur reagime edhe në zona të tjera të vendit. Banorë dhe drejtues vendorë kanë dalë kundër reduktimit të numrit të bashkive, duke kërkuar që çdo ndryshim të bëhet në konsultim me komunitetet lokale./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Reforma territoriale/ Banorët e Memaliajt protestojnë kundër bashkimit të bashkisë me Tepelenën

Propozimi i PS për ‘Territorialen’ shkakton
Protesta në Memaliaj

MEMALIAJ- Banorët e Memaliajt kanë dalë në protestë ditën e sotme kundër ndryshimeve të propozuara në kuadër të Reformës Territoriale, të cilat parashikojnë bashkimin e Bashkisë së Memaliajt me Bashkinë e Tepelenës.

Protestuesit shprehen kundër kësaj nisme, duke thënë se shkrirja e dy bashkive do të sillte më shumë vështirësi për qytetarët. Sipas tyre, shtrirja e gjerë territoriale, do ti detyronte banorët që të përballen me kosto më të larta dhe do ta kenë më të vështirë të marrin shërbimet që u nevojiten.

Ata theksuan se përqendrimi i administratës në një qendër të vetme do të ndikojë negativisht, veçanërisht për banorët e zonave të thella, të cilët do të detyrohen të përshkojnë distanca më të gjata për të marrë shërbimet publike. Banorët kërkojnë që propozimi të rishqyrtohet dhe që zëri i komunitetit të merret parasysh përpara se të merret një vendim përfundimtar./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Deputetët të mos e votojnë projektligjin"/ Leonard Hide kundër shkrirjes së Bashkisë së Libohovës: Nuk marr pjesë në procese që cenojnë interesat e qytetarëve! 

Propozimi i PS për ‘Territorialen’ shkakton
Leonard Hide

LIBOHOVA- Kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hide, ka kundërshtuar propozimin e mazhorancës për bashkimin e Bashkisë së Libohovës me Gjirokastrën në kuadër të reformës territoriale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hide është shprehur se Libohova ndodhet përballë një rreziku real, ndaj duhet një reagim qytetar.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të përdorin çdo mundësi parlamentare dhe politike për të mbrojtur të drejtën e Libohovës për të vazhduar të ekzistojë si bashki. Gjithashtu ai u kërkoi, deputetëve që të mos e votojnë projektligjin. 

Hide deklaroi se deri në sqarimin përfundimtar të fatit të Bashkisë Libohovë, nuk do të jetë pjesë e asnjë takimi apo procesi ku nuk mbrohen qartë të drejtat dhe interesat legjitime të Libohovës dhe të komunitetit të saj. Kryebashkiaku i Libohovës nënvizoi se prania e tij nuk mund të shërbejë për të legjitimuar heshtjen përballë një padrejtësie që rrezikon të ardhmen e vendit.

REAGIMI I PLOTE:

Të nderuar deputetë të qarkut, të zgjedhur me votën e qytetarëve që përfaqësoni,

Sot nuk ju drejtohem për interes politik, por për përgjegjësinë që buron nga besimi që qytetarët kanë vendosur mbi ju.

Libohova ndodhet përballë një rreziku real. Nëse kjo reformë do të çojë në shkrirjen e Bashkisë sonë, atëherë momenti për të vepruar është tani, jo pasi vendimi të jetë marrë.

Ju jeni zëri ynë në Kuvendin e Shqipërisë. Vota që mbani në Parlament nuk është vetëm një e drejtë kushtetuese, ajo është besimi i mijëra qytetarëve që ju zgjodhën për t’i përfaqësuar dhe për t’i mbrojtur kur preken interesat e tyre.

Prandaj ju bëj thirrje të përdorni çdo mundësi parlamentare dhe politike për të mbrojtur të drejtën e Libohovës për të vazhduar të ekzistojë si bashki. Nëse kjo çështje vjen për votim në Kuvend, ju kërkoj të jeni në lartësinë e mandatit që ju është besuar dhe të mbroni me bindje interesin e komunitetit që përfaqësoni.

Historia nuk i kujton ata që heshtën në momentet vendimtare, por ata që patën guximin të ngriheshin në mbrojtje të qytetarëve të tyre. Sot keni mundësinë të dëshmoni se vota e qytetarëve nuk ishte thjesht një mandat për të qenë në Parlament, por një përgjegjësi për të qenë në krah të tyre kur e ardhmja e vendit të tyre vihet në rrezik.

Libohova nuk kërkon privilegje. Kërkon drejtësi, përfaqësim dhe respekt për historinë, identitetin dhe të ardhmen e saj.

Qëndrimi im personal është ky.

Sot zgjedh të jem në krah të qytetarëve të mi, ashtu siç kam qenë gjithmonë. Ky nuk është një qëndrim i diktuar nga rrethanat, por një parim që më ka udhëhequr në çdo hap të rrugëtimit tim. Nuk mund të jem askund tjetër veçse pranë njerëzve që më kanë besuar dhe pranë vendit që më ka rritur.

Për këtë arsye, deklaroj se, deri në sqarimin përfundimtar të fatit të Bashkisë Libohovë, nuk do të jem pjesë e asnjë takimi apo procesi ku nuk mbrohen qartë të drejtat dhe interesat legjitime të Libohovës dhe të komunitetit të saj. Prania ime nuk mund të shërbejë për të legjitimuar heshtjen përballë një padrejtësie që rrezikon të ardhmen e vendit tim.

Do të jem në çdo tryezë ku mbrohet zëri i Libohovës dhe ku kërkohen zgjidhje në interes të saj. Sot, si gjithmonë, zgjedh të jem në krah të qytetarëve të mi, sepse mbiemri ynë i dytë është LIBOHOVA./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Memaliaj, kryebashkiaku: Me këtë vendim është tejkaluar çdo kufi, të ngrihemi në protestë

Propozimi i PS për ‘Territorialen’ shkakton
Albert Malaj

MEMALIAJ- Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj ka reaguar pas propozimit të PS për shkrirjen e bashkisë Memaliaj. Me anë të një postimi në Facebook, Malaj thekson se me këtë vendim është tejkaluar çdo kufi ndaj banorëve, ndërkohë u bën thirrje qytetarëve të dalin në protestë për të mbrojtur të drejtat e tyre. 

Malaj shprehet se pavarësisht kundërshtimeve të ngritura në dëgjesat zyrtare në Gjirokastër dhe në Kuvendin e Shqipërisë, argumentet e paraqitura nuk janë marrë në konsideratë. Në fund ai thekson se disa vendime, si ky që ka propozuar PS nuk ndërtojnë të ardhmen e një komuniteti, por thjesht fshijnë nga harta atë që nuk kanë ditur ta zhvillojnë.

Reagimi i plotë i kryebashkiakut Albert Malaj:

Të dashur banorë të Bashkisë Memaliajt, Në respekt të qindra mesazheve që më keni dërguar, ku me të drejtë kërkoni të protestoni për padrejtësinë që po i bëhet qytetit të Memaliajt dhe 53 fshatrave të tij mbi fshirjen e bashkisë në kuadër të hartës së re territoriale të propozuar, dua t’ju drejtohem me këtë mesazh;

SI Kryetar i Bashkisë Memaliaj, ndonëse kam marrë pjesë në dëgjesën e zhvilluar në Gjirokastër dhe në seancën dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë ku e kam kundërshtuar me forcën e argumentit propozimin që Bashkia Memaliaj të shkrihet, argumentat nuk janë marrë për bazë. Edhe pse Bashkia Memaliaj është bashkia e dytë në qarkun e Gjirokastrës, si për numrin e banorëve, ashtu edhe për sipërfaqen e tij mungon transparenca dhe mungon dëgjesa publike me komunitetin e Bashkisë Memaliaj për të dëgjuar zërin real të tyre.

Kam paraqitur të gjitha argumentet që tregojnë se një vendim i tillë sjell humbje të identitetit, traditave dhe kulturës sonë, ngadalëson ritmin e zhvillimit ekonomik, nxit më tej shpopullimin dhe bie ndesh me frymën e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, në një kohë kur Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Në një kohë kur kjo bashki po merrte gjallëri përmes aktiviteteve kulturore, artistike dhe sportive, po përmirësonte infrastrukturën rrugore falë fondeve të bashkisë e mirëmenaxhimit të taksave vendore, po u përgjigjej problemeve të qytetarëve nga qendra e qytetit deri në fshatin më të largët; Në një kohë kur, vit pas viti, po rriste performancën, të ardhurat dhe po shfrytëzonte më mirë potencialet e saj;

Në një kohë kur Bashkia Memaliaj po arrinte të mirëmenaxhonte çdo qindarkë, dhe në një kohë kur qeveria duhej të investonte në infrastrukturën rrugore, ujore, energjetike dhe arsimore për ta zhvilluar më tej këtë bashki, i dha shuplakën më të hidhur duke propozuar shkrirjen e tij.

Komisionit që e sheh Bashkinë e Memaliajt si barrë buxhetore dua t’i bëj një pyetje: për çfarë janë taksat e shqiptarëve? A janë për AKSHI-n, për tunelet që kushtojnë dhjetëra miliona euro më shumë se parashikimet, për koncerte luksi apo për pagesa charter? Apo janë për të garantuar zhvillimin dhe shërbimet për qytetarët? Me këtë vendim, keni tejkaluar çdo kufi në raport me banorët e Memaliajt.

Ndaj sot, banorëve të qytetit dhe të 53 fshatrave u them se jam plotësisht dakord me kërkesën tuaj për të protestuar. Jam dakord që sot, në orën 19:00, të mblidhemi te Ura e Vjetër, në hyrje të qytetit, për të mbrojtur të drejtën tonë dhe të ardhmen e Memaliajt. Sot, më shumë se kurrë, në mbrojtje të Memaliajt. Sepse ka vendime që nuk ndërtojnë të ardhmen e një komuniteti; thjesht fshijnë nga harta atë që nuk kanë ditur ta zhvillojnë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

“Rama po na shkel me këmbë"/ Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, banorë dhe punonjës të administratës në protestë: Do protestojmë me “flamingot” në Tiranë (VIDEO)

Propozimi i PS për ‘Territorialen’ shkakton
banoret

KLOS- Banorët dhe punonjësit e Bashkisë Klos janë ngritur në portestë, duke kundërshtuar draftin e PS-së për Reformën Territoriale, i cili parashikon bashkimin e Bashkisë Klos me Bashkinë Burrel. Qytetarët shprehen se ky vendim do të dëmtojë zhvillimin e zonës dhe paralajmërojnë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.

“Unë jam kundër ndarjes së bashkive. Më mirë të na çojnë me Tiranën. Ne nuk do marrim pjesë fare në votime nëse këta na bashkojnë me Burrelin. Nuk kemi asnjë leverdi me Burrelin”, tha një banor i Klosit.

Ndërsa një punonjës i administratës vendore theksoi se mbyllja e bashkisë do të sillte pasoja të rënda. Ai theksoi gjithashtu se Klosi është një zonë në zhvillim, sidomos pas ndërtimit të Rrugës së Arbrit, ndërkohë theksoi se me mbylljen e bashkisë do shpopullohet vendi.

“Nëpunësit dhe qytetarët e Klosit kanë shumë të drejtë. Klosi është një zonë në zhvillim, sidomos me hapjen e rrugës së Arbrit. Me mbylljen e bashkisë do të bien edhe institucione të tjera, si arsimi, do shpopullohet vendi. Ndoshta për ata që e kanë menduar për më mirë, por ne nuk kemi shpresë për të jetuar këtu. Sidomos të rinjtë”, punonjës i administratës vendore.

Një tjetër protestues e cilësoi shkrirjen e bashkisë si një humbje të madhe për komunitetin. Qytetari tha më tej se dikush duhet të ngrijë zërin që bashkia e Klosit të mos shkrihet. Po ashtu, ajo u shpreh e vendosur se protestat do t'i vijojnë deri në përmbushjen e kërkesës së tyre.

“Jemi kundër që të bashkia e Klosit të bashkohet me Burrelin, sepse kjo bashki mori frymë dhe tani të largohet, për mua është humbje e madhe. Dikush duhet të flasë që të mbahet bashkia e Klosit. Ne protestat do ti vazhdojmë”, tha qytetarja.

Një prej punonjëseve, e cila tha se punon në Bashkinë Klos që prej vitit 1992, u shpreh se është e kënaqur me arritjet e institucionit dhe i bëri thirrje deputetit të zonës që t'i mbështesë qytetarët në protestë. 

“Jemi kundër bashkimit me bashkinë e Burrelit. Unë kam që në 1992 që punoj këtu. Jam e kënaqur me arritjet që ka bashkia e Klosit, prandaj i bëj thirrje deputetit të zonës që t’i prijë para komunitetit të Klosit dhe të ngrejë zërin në Parlament për kundërshtimin e këtij vendimi që kanë marrë”, tha një punonjëse e bashkisë Klos.

Edhe një tjetër punonjëse e bashkisë deklaroi se mbështet qëndrimin e komunitetit lokal, duke theksuar se Klosi plotëson kriteret për të mbetur bashki më vete.

“Jemi në mbështetje të komunitetit klosian, unë si banore dhe punonjëse e kësaj administrate në mënyrë kategorike shpreh qëndrimin kundër bashkimit të bashkisë së Klosit me atë të Burrelit. Bashkia Klos duhet të jetë më vetë sepse i plotëson komponentët për të qenë bashki më vete”, tha punonjësja tjetër e bashkisë Klos./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Drafti i PS-së për Reformën Territoriale shkakton pakënaqësi/ Protestë në Klos, administrata e bashkisë bojkoton punën. Tubime edhe në Belsh e Prrenjas

Propozimi i PS për ‘Territorialen’ shkakton

KLOS- Drafti i Partisë Socialiste për Reformën e re Territoriale ka krijuar pakënaqësi në shumë bashki të vendit. Pas propozimit të Partisë Socialiste për shkrirjen e 15 bashkive, qytetarët e klosit dhe punonjës të administratës vendore kanë dalë në protestë. 

Ata kanë kundërshtuar planin që parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat. Në shenjë revolte, administrata e Bashkisë Klos ka bojkotuar edhe punën.

Propozimi i PS për ‘Territorialen’ shkakton

Protesta janë njoftuar edhe në Belsh e Prrenjas, edhe këto dy bashki që me propozimin e mazhorancës pritet të shkrihen.

Propozimi i PS për ‘Territorialen’ shkakton

Ndërsa, ditën e djeshme u zhvilluan protesta në Poliçan, ku qytetarët socialiste dogjën teserat, ndërsa kreu i PS në këtë qytet dha dorëheqjen para protestuesve. Po ashtu, anëtarët e PS-së në Poliçan kanë djegur në shesh edhe teserat e partisë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj politikave të ndjekura nga qeveria.

Gjatë portestës, qytetarët u shprehën se Poliçani duhet të vijojë të jetë bashki më vete, duke theksuar se çdo ndryshim i statusit të saj do të ndikojë te e ardhmja e qytetit dhe e brezave të rinj./Dosja.al

reforma territoriale

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin