LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta 88-të e revoltës qytetare/ Qytetarët e vendosur: Rama, jepe dorëheqjen

• Qytetarët u mblodhën sot në ditën e 88-të të revoltës së tyre. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. •Në protestën e 88-të para kryeministrisë, një i ri u tregua mjaft i ashpër duke kërkuar lënien mënjanë të fasadave dhe rikthimin në realitet.• Ai deklaroi se vera kaloi, por për qeverinë i nxehti sapo ka filluar sepse shqiptarët nuk durojnë më përbuzje dhe propagandë. • Në përmbyllje të fjalës së tij, i riu theksoi se rezistenca në shesh do të vazhdojë deri në ndryshimin e kësaj situate. • Në protestën e sotme, pjesëmarrësit kanë shpalosur pankarta me mesazhe të forta kritike dhe ironizuese. • Fokusi kryesor i mesazheve në pankarta është vendosur mbi platformën e re "Pasqyra Albania", të prezantuar së fundmi në Pogradec nga kreu i qeverisë. • Protestuesit e kanë konsideruar atë si një përpjekje për të mbuluar skandalet e korrupsionit përmes fasadave digjitale. • “Ju me pasqyra e fasada digjitale, ne të ndryshëm por të bashkuar për dhimbje reale!”, shkruan një pankartë. • Është mbyllur protesta në ditën e saj të 88-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas një tjetër mbrëmjeje të shoqëruar me fjalime mobilizuese, marshim në akset kryesore të kryeqytetit dhe thirrje të njëpasnjëshme për dorëheqjen e pushtetit. • Pasi përfunduan fjalimet e mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisë marshimin e tyre përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, duke u ndalur përpara Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku ndodhet i shoqëruar biznesmeni Ergys Agasi pas arrestimit të tij të sotëm. • Atje, qytetarët kanë shpërthyer në kor me thirrje të drejtpërdrejta ndaj Agasit dhe drejtuesve të qeverisë, “O Ergys, o zagar, merre Ramën sa më parë!". • Në përfundim të tubimit përpara godinës qeveritare, protestuesit mbyllën aktivitetin me thirrjen e kthyer tashmë në refren: “Nesër më shumë!”.

6 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Mbyllet protesta e 88- të e revoltës qytetare: Nesër më shumë

Protesta 88-të e revoltës qytetare/ Qytetarët e vendosur: Rama,
PAMJE NGA PROTESTA

TIRANË- Është mbyllur protesta në ditën e saj të 88-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas një tjetër mbrëmjeje të shoqëruar me fjalime mobilizuese, marshim në akset kryesore të kryeqytetit dhe thirrje të njëpasnjëshme për dorëheqjen e pushtetit.

Pasi përfunduan fjalimet e mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisë marshimin e tyre përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, duke u ndalur përpara Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku ndodhet i shoqëruar biznesmeni Ergys Agasi pas arrestimit të tij të sotëm.

Atje, qytetarët kanë shpërthyer në kor me thirrje të drejtpërdrejta ndaj Agasit dhe drejtuesve të qeverisë, “O Ergys, o zagar, merre Ramën sa më parë!". Në përfundim të tubimit përpara godinës qeveritare, protestuesit mbyllën aktivitetin me thirrjen e kthyer tashmë në refren: “Nesër më shumë!”./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Marshimi i protestës zhvendoset te Policia e Tiranës/ Qytetarët thirrje Agasit: O Ergys, o zagar, merre Ramën sa më parë

Protesta 88-të e revoltës qytetare/ Qytetarët e vendosur: Rama,
pamje nga protesta

TIRANË-  Turma masive e protestuesve ka vijuar marshimin e saj përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, duke u ndalur përpara Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku ndodhet i shoqëruar biznesmeni Ergys Agasi pas arrestimit të tij të sotëm.

Me të mbërritur përpara godinës ku po mbahet i arrestuari, qytetarët kanë shpërthyer në kor me thirrje të drejtpërdrejta ndaj Agasit dhe drejtuesve të qeverisë.

“O Ergys, o zagar, merre Ramën sa më parë!”, kanë brohoritur qytetarët njëzëri në kor, duke kërkuar që pas tij të arrestohet edhe kreu i qeverisë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Pankartat pikante të ditës së 88-të të protestës: Ju me pasqyra e fasada digjitale, ne të ndryshëm por të bashkuar për dhimbje reale

Protesta 88-të e revoltës qytetare/ Qytetarët e vendosur: Rama,
protesta 88

TIRANË – Në protestën e 88-të qytetare para godinës së Kryeministrisë kundër qeverisë Rama, pjesëmarrësit kanë shpalosur pankarta me mesazhe të forta kritike dhe ironizuese.

Siç shihet edhe nga pankartat, fokusi kryesor i mesazheve është vendosur mbi platformën e re "Pasqyra Albania", të prezantuar së fundmi në Pogradec nga kreu i qeverisë. Protestuesit e kanë konsideruar atë si një përpjekje për të mbuluar skandalet e korrupsionit përmes fasadave digjitale.

“Ju me pasqyra e fasada digjitale, ne të ndryshëm por të bashkuar për dhimbje reale!”, shkruan një pankartë./Dosja.al

Protesta 88-të e revoltës qytetare/ Qytetarët e vendosur: Rama,Protesta 88-të e revoltës qytetare/ Qytetarët e vendosur: Rama,Protesta 88-të e revoltës qytetare/ Qytetarët e vendosur: Rama,

2 MUAJ ME PARE

Dita e 88-të e protestës/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, turma u drejtohet rrugëve të Tiranës

Protesta 88-të e revoltës qytetare/ Qytetarët e vendosur: Rama,

protesta 88

TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë, një turmë masive protestuesish i është drejtuar Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të nisur marshimin përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit.

Me mijëra qytetarë të pajisur me simbole e flamuj kuqezi kanë mbuluar rrugët e Tiranës, duke bllokuar në mënyrë simbolike qarkullimin në nyjet kryesore të qytetit.

Gjatë gjithë lëvizjes, protesta e 88-të shoqërohej nga thirrje e kore të forta njëzëri kundër mazhorancës dhe kryeministrit, duke kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të tij./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Protesta 88-të/ I riu në shesh: Në Pogradec ishte teatër kukullash, ky i nxehtë do “djegë” qeverinë...

Protesta 88-të e revoltës qytetare/ Qytetarët e vendosur: Rama,
pamje nga protesta

TIRANË- Në protestën e 88-të para kryeministrisë, një i ri u tregua mjaft i ashpër duke kërkuar lënien mënjanë të fasadave dhe rikthimin në realitet.

Ai deklaroi se vera kaloi, por për qeverinë i nxehti sapo ka filluar sepse shqiptarët nuk durojnë më përbuzje dhe propagandë. Në përmbyllje të fjalës së tij, i riu theksoi se rezistenca në shesh do të vazhdojë deri në ndryshimin e kësaj situate.

“Menduan se do ndaleshim, por nuk u ndalëm. Zëri jonë u bë më i fortë. Vera kaloi, por për këtë qeveri, i nxehti sapo ka filluar. Ajo që për ne ishte vapë, për ta po kthehet në një zjarr. U mblodhën në Pogradec për të reflektuar, por pamë vetëm teatër kukullash.

Janë mbyllur në një realitet paralel.
Këta sillen sikur e kanë situatën nën kontroll.Do qëndrojmë në këtë shesh, nuk durojmë më përbuzje. E shikojmë kur shikojnë në market, bëjnë blerje vetëm për sot se nesër nuk i dihet. Këtë realitet që shqiptarët nuk e përtypin më, nuk e rregulloni me propaganda. Rroftë Shqipëria, rrofin shqiptarët”, u shpreh ai./Dosja.al

 

 

2 MUAJ ME PARE

Protesta 88-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin "Skëndërbej": Shqipëria kërkon Revolucion

Protesta 88-të e revoltës qytetare/ Qytetarët e vendosur: Rama,
pamje nga protesta

TIRANË- Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.

Ata finalizojnë sot ditën e 88-të e protestës, ndërsa kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë./Dosja.al

protesta 88

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin