Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Dita e 91-të e protestës qytetare në Tiranë vijon me mbledhjen e qytetarëve me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, formimin e një qeverie tranzitore 12-mujore dhe ndryshimin e sistemit politik. • Protestuesit, të cilët kanë marshuar çdo ditë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, insistojnë se nuk do të tërhiqen nga rruga pa pasur llogaridhënie të plotë nga pushteti. • Mobilizimi i përditshëm në kryeqytet synon të mbajë të gjallë presionin qytetar, ndërsa organizatorët po përgatiten për protestën e madhe kombëtare të paralajmëruar më 12 shtator me pjesëmarrjen e Diasporës. • Një qytetare e pranishme në protestën kundër qeverisë ka deklaruar se ekzekutivi ndodhet nën një presion të madh popullor dhe po përjeton grahmat e tij të fundit. • Teksa komentoi lëvizjet e fundit të mazhorancës dhe platformat e prezantuara për bashkëveprimin me qytetarët, ajo i cilësoi ato si tentativa të dështuara manipulimi, duke theksuar se shqiptarët nuk mund të mashtrohen më. • Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka deklaruar nga sheshi i protestës se qytetarët nuk do të largohen derisa kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij qeveritar të japin dorëheqjen. • Ajo nënvizoi se në 92 ditë qëndresë, protestuesit kanë zgjedhur të jenë bashkë përballë propagandës, duke përshëndetur edhe qëndresën 30-ditore të banorëve të Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë së tyre. • Në ditën e 92-të të protestës përpara godinës së Kryeministrisë, një nënë e kthyer nga emigracioni i është drejtuar turmës me një mesazh mobilizues, ku i bëri thirrje prindërve të tjerë t’i bashkohen rinisë në shesh për mbrojtjen e të drejtave të tyre. • Gjatë fjalës së saj nga foltorja, ajo përgëzoi protestuesit për qëndresën përballë temperaturave të larta dhe shpjegoi arsyen e rikthimit të saj në atdhe për t'iu bashkuar lëvizjes qytetare. • Në përmbyllje, ajo nënvizoi se përpjekjet për të frenuar lëvizjen do të dështojnë, pasi kauza e protestuesve për të drejtat e tyre është e qartë, e fuqishme dhe e pavdekshme. • Aktivisti Arben Kola ka bërë një denoncim të fortë nga foltorja e protestës përpara Kryeministrisë, duke akuzuar autoritetet se pas zjarreve të fundit në zonat malore të Pukës dhe Fushë-Arrëzit fshihen interesa të pastra financiare dhe oligarkike. • Sipas tij, vetëm pesë ditë pas rënies së flakëve, pushteti lokal ka nisur procedurat për shfrytëzimin e atyre sipërfaqeve për projekte të energjisë së rinovueshme. • Protesuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, në kuadër të protestës së tyre të 92-të kundër qeverisë Rama. • Të organizuar pas thirrjeve të organizatorëve, pjesëmarrësit janë larguar nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në bulevard, ndërsa mbanin në duar pankarta dhe brohorisnin slogane kundër qeverisë. • Edhe sot, protesta ka spikatur duke bërë bashkë shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga fëmijë e të moshuar, te studentë, profesionistë, aktivistë dhe deri te turistë të huaj që i janë bashkuar qëndresës qytetare.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Protesuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, në kuadër të protestës së tyre të 92-të kundër qeverisë Rama.
Të organizuar pas thirrjeve të organizatorëve, pjesëmarrësit janë larguar nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në bulevard, ndërsa mbanin në duar pankarta dhe brohorisnin slogane kundër qeverisë.
Edhe sot, protesta ka spikatur duke bërë bashkë shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga fëmijë e të moshuar, te studentë, profesionistë, aktivistë dhe deri te turistë të huaj që i janë bashkuar qëndresës qytetare./Dosja.al
TIRANË- Në ditën e 92-të të protestës përpara Kryeministrisë, gazetari Osman Stafa ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë për abuzim me fondet publike dhe skandale në sistemin shëndetësor.
Gjatë fjalës së tij, Stafa e cilësoi të rremë deklaratën e kryeministrit Rama për shërbimet e reja spitalore, duke denoncuar se paratë e shëndetësisë po shkojnë për inceneratorët dhe jo për pacientët.
Për të ilustruar situatën e rëndë në spitalet publike, ai solli në vëmendje rastin e një pacienteje me kancer nga Maliqi, e cila sipas tij u la pa trajtim për muaj të tërë te Onkologjiku. Në përmbyllje, gazetari vlerësoi qëndresën e protestuesve dhe iu bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen në shesh për të mbrojtur të drejtat e tyre, pensionet e të moshuarve dhe të ardhmen e të rinjve.
“Asnjëherë historia e Shqipërisë nuk ka parë një protestë që zgjat 92 ditë dhe nuk i ndihet fundi, sepse në këtë betejë është e ardhmja jonë dhe e Shqipërisë. Po bëni historinë! Po bëni qëndresë, rezistencë, po tregoni forcë e dinjitet. Nuk doni një Shqipëri të vjedhur e të korruptuar, por një vend ku të jetoni me dinjitet.
Para tri ditësh kryeministri Rama publikoi një video të ministres së Shëndetësisë ku u tha se qytetarët me goditje ishemike do të kishin në shërbim arteriografinë dhe trombektominë. Sot po ju thosha se ata gënjyen! Këto shërbime nuk jepen për qytetarët shqiptarë. Mungesa e këtij trajtimi të çon në vdekje ose në paralizë. Edhe shëndetësinë nuk e japin sepse paratë i çojnë te ‘Kopshti Eden’, te inceneratorët që nuk ekzistojnë, te tigri 1 dhe 3, por jo te shëndetësia!
Një grua nga Maliqi u sorollat prej 4 muajsh nga Onkologjiku për kancerin në gji. Shkoi të trajtohej para pak ditësh me një plagë të hapur në gjoks, mjekët u lemerisën sepse po e hanin krimbat për së gjalli! Dhe thanë se nuk e marrin përsipër e donin ta çonin në shtëpi. E kuptoni apo jo? Po kërkojmë që ky vend të mos vidhet, që gjyshërit tanë të kënë pensione për të blerë së paku ilaçet e tyre dhe fëmijët e shqiptarëve të mos largohen nga vendi. Nëse e doni këtë vend, hajdeni në protestë!”, tha Stafa./Dosja.al
TIRANË- Aktivisti Arben Kola ka bërë një denoncim të fortë nga foltorja e protestës përpara Kryeministrisë, duke akuzuar autoritetet se pas zjarreve të fundit në zonat malore të Pukës dhe Fushë-Arrëzit fshihen interesa të pastra financiare dhe oligarkike.
Sipas tij, vetëm pesë ditë pas rënies së flakëve, pushteti lokal ka nisur procedurat për shfrytëzimin e atyre sipërfaqeve për projekte të energjisë së rinovueshme.
Aktivisti nënvizoi se sipërfaqet e djegura po synohen gjithashtu për projekte të reja ndërtimi, duke e lidhur këtë skemë drejtpërdrejt me fenomenin e shpopullimit të zonave malore nga banorët me të drejta pronësie.
“Bashkia e Pukës, pa pikë turpi, në më pak se 5 ditë nga djegia e maleve të Pukës dhe Fushë-Arrëzit, shpalli një konkurs për vendosjen e paneleve diellore në kodra e male, si edhe për helikat e erës për prodhimin e energjisë elektrike. Ja pse po i djegin malet, për t’i mbushur me panele diellore për llogari të mafias politike anti-shqiptare,” u shpreh ai nga foltorja./Dosja.al
TIRANË- Në ditën e 92-të të protestës përpara godinës së Kryeministrisë, një nënë e kthyer nga emigracioni i është drejtuar turmës me një mesazh mobilizues, ku i bëri thirrje prindërve të tjerë t’i bashkohen rinisë në shesh për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Gjatë fjalës së saj nga foltorja, ajo përgëzoi protestuesit për qëndresën përballë temperaturave të larta dhe shpjegoi arsyen e rikthimit të saj në atdhe për t'iu bashkuar lëvizjes qytetare.
Në përmbyllje, ajo nënvizoi se përpjekjet për të frenuar lëvizjen do të dështojnë, pasi kauza e protestuesve për të drejtat e tyre është e qartë, e fuqishme dhe e pavdekshme.
“Patronazhistët, në kohën që bënin marshim protestuesit, hidhnin vezë nga lart. Ata mundohen me çdo mënyrë të provokojnë protestuesit, por nuk do të fitojnë asnjëherë sepse kauza e tyre është e sëmurë dhe e vdekshme. Kauza e protestuesve është e madhe dhe e fuqishme sepse kërkon mbrojtjen e të drejtave. Ndaj kauza jonë është e qartë, ajo është e pavdekshme! Vala e protestuesve nuk pushon asnjëherë!” përfundoi ajo./Dosja.al
TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka deklaruar nga sheshi i protestës se qytetarët nuk do të largohen derisa kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij qeveritar të japin dorëheqjen.
Ajo nënvizoi se në 92 ditë qëndresë, protestuesit kanë zgjedhur të jenë bashkë përballë propagandës, duke përshëndetur edhe qëndresën 30-ditore të banorëve të Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë së tyre.
Sipas Vatnikajt, pas 36 vitesh të qeverisjes nga autokratë që kanë ndërruar karriget, vendi meriton një sistem të vërtetë demokratik dhe ndërtimin e një ëndrre të re politike për të gjithë shqiptarët.
“Në këto 92 ditë na kanë etiketuar, shpifur e përgojuar. E vërteta është se 92 ditë ne kemi zgjedhur Shqipërinë dhe njëri-tjetrin përballë propagandës qeveritare, hajdutëve që kemi në krye dhe të jemi këtu për një Shqipëri të re e të lirë. Në 92 ditë nuk ka ndodhur protestë vetëm në Tiranë.
Sot dua t’u dërgoj përshëndetje banorëve të Divjakës që janë sot në ditën e 30 të protestës kundër shkrirjes së bashkisë. Revolta e tyre është kundër një sistemi, që e ka grumbulluar pushtetin në një dorë. Për 36 vjet jemi qeverisur nga dy autokratë që vetëm kanë ndërruar karriget.
Sot kemi ndëtuar një ëndërr të re politike, ku ka vend për të gjithë. Shqipëria meriton të qeveriset nga një sistem demokratik, jo autokratik e kriminal. Ne nuk e lëshojmë sheshin pa ikur Edi Rama dhe kabineti i tij qeveritar. “, tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Një qytetare e pranishme në protestën kundër qeverisë ka deklaruar se ekzekutivi ndodhet nën një presion të madh popullor dhe po përjeton grahmat e tij të fundit.
Teksa komentoi lëvizjet e fundit të mazhorancës dhe platformat e prezantuara për bashkëveprimin me qytetarët, ajo i cilësoi ato si tentativa të dështuara manipulimi, duke theksuar se shqiptarët nuk mund të mashtrohen më.
“Mendoj se ekzekutivi nuk është i kthjellët. Janë në përpjekje të dëshpëruara dhe të dështuara. Mënyra se si qeveria reagon është ajo që ka bërë gjithmonë, që fillimisht është hequr si indiferente. E shikoj të trembur e shikoj si përpjekjet e fundit të një strukture në rënie. Është një lloj manipulimi me ‘Besën’, por shqiptarët nuk gënjehen më. Iu është çjerrë maska.”, tha ajo./Dosja.al

Protesta 92-të/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë