Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• U mbajt sot protesta e 29- të rradhazi në kryeqytet kundër qeverisë Rama. • Mes thirrjeve revoltuese, qytetarët kërkuan dorëheqejen e kryeministrit Edi Rama. • Një protestues ka rikonfirmuar se organizimi i protestës në sheshin para Kryeministrisë do të vijojë si çdo ditë.• Në protestën e 29-të rradhazi, ai u shpreh se, nesër do të vijnë një grup europarlamentarësh kryesisht të partive të gjelbër. • Ai theksoi se, shkresa për ambasadat ishte për pesë pikët që kanë dalë nga ky popull dhe ia adresuam ambasadave që të njihen më mirë. • Një protestues ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke u shprehu se ai shpenzon 4.5 mln euro për 'kapriçot e tij', në vend që paratë të shkonin për ilaçe e spitale. • Një protestuese me profesion soprano ka treguar se është përzënë nga Shqipëria dhe familja e saj ka qenë e internuar. • Gjatë fjalës së saj ajo ngriti akuza ndaj kryeministrit duke e cilësuar atë si 'komunist'. • Sipas saj, ai do vijojë të ngelet i tillë. • Një protestues e ka cilësuar presidentin e Shqipërisë si 'qesharak' pasi zgjodhi të heshtë ndaj protestës. • Kryebashkiakja e parë shqiptare në Itali, Sindi Manushi ka folur sot në protestën e 29-të në kryeqytet. • Gjatë fjalës së saj në podiumin para Kryeminstrisë ajo iu drejtua protestuesve duke i falenderuar për guximin duke theksuar se ata arritën të shqyenin 'vellon e hipokrizisë'. • I pranishëm në shesh, ishte publicisti i njohur Ndriçim Kulla i cili u bashkua protestuesve për të prezantuar librin e tij më të fundit, "Tirania e buzëqeshjes", një analizë e thelluar mbi atë që ai e cilëson si diktatura e Edi Ramës. • Protesta qytetare para Kryeministrisë ka marrë një rrjedhë të papritur dhe emocionuese. • Mes fundit për ndryshimin e atmosferës së tensionuar, një i ri ësjhtë ulur në gjunjë për t'i propozuar për martesë të dashurës së tij. • Protestuesit po vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës. • Me blicat e celularëve të tyre, qytetarët nuk ndalojnë revoltën e tyre të palëkundur teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
13 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës. Me blicat e celularëve të tyre, qytetarët nuk ndalojnë revoltën e tyre të palëkundur teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
"Zegjine na numëro, shih sa veta jena sot", thirrën ata në kor duke ironizuar deputeten e PS, Zegjine Çaushi./Dosja.la

ITALI- Televizioni publik italian, RAI 3, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë situatës politike në rajonin tonë, duke vënë në dukje paralelizmat mes lëvizjeve qytetare në Serbi dhe Shqipëri.
Në një analizë të thelluar, media italiane raporton dorëheqjen surprizë të Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, pas një presioni disamujor nga protestat masive të udhëhequra nga studentët dhe brezi i ri, Gen Z.
Sipas RAI 3, fryma e revoltës që çoi në dorëheqjen e kreut të shtetit serb për shkak të akuzave për korrupsion, është e njëjtë me atë që po vërehet aktualisht në Tiranë. Reportazhi thekson se prej një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë po marshojnë kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama, duke shprehur mosdakordësinë e tyre për politikat qeverisëse./Dosja.al
TIRANË- Në një artikull për “Le Monde”, gazetari Fatos Lubonja analizon sfidat e protestave në Shqipëri, ku qytetarët po kundërshtojnë njëkohësisht politikat korruptive të kryeministrit Edi Rama dhe projektet e debatueshme të pasurive të patundshme të klanit Trump.
Autori theksoi se kjo lëvizje popullore bart rreziqe të mëdha, pasi shoqëria civile po përballet me interesa të fuqishme ekonomike dhe politike. Ky opinion pasqyron kompleksitetin e krizës aktuale, ku kauzat për drejtësi sociale ndërthuren me shqetësimet për ndikimin e bizneseve ndërkombëtare në zhvillimin urban të vendit.
"Për të kuptuar plotësisht çështjet që lidhen me mobilizimin e njerëzve kundër projektit megaloman të kompleksit turistik të Jared Kushner dhe Ivanka Trump në ishullin shqiptar të Sazanit dhe lagunën e Zvërnecit, është i nevojshëm një vështrim prapa në histori.
Në vitet 1920, Mbreti i ardhshëm i shqipërisë Zog I ishte kryeministër kur fashizmi mori pushtetin në Itali. Forca politike e Zogut mbështetej në milicinë e tij prej 200 burrash, dhe ai vetë vinte nga një familje pronarësh tokash nën Perandorinë Osmane. Një ditë Zogu, që udhëhiqte një nga fraksionet në luftë për pushtet, i kërkoi qeverisë italiane të financonte milicinë e tij dhe ofroi, në këmbim, të jepte hektarë pyje që zotëronte për kompaninë kombëtare hekurudhore italiane, duke u zotuar që sapo të vinte në pushtet, do të ndiqte politika të favorshme për Mbretërinë e Italisë. Propozimi u pranua.
Paralelisht me këtë transaksion privat u lidhën midis dy qeverive në vitin 1923, marrëveshja tregtare dhe ajo e transportit detar. Zogu u bë president i Republikës dy vjet më vonë, ndërkohë që kishte nënshkruar një pakt të fshehtë ushtarak, i ndjekur nga pakti i miqësisë dhe sigurise në vitin 1926 me Italinë. Nën mbretërimin e Mbretit Zog [1928-1939], Shqipëria u bë një gjysmëkoloni e Italisë deri në pushtimin e saj nga Roma.
Kjo ngjarje është emblematike përsa i përket marrëdhënies midis një vendi të vogël, udhëheqësve të tij dhe fuqive apo perandorive të huaja. HIstorikisht, fati i Shqipërisë dhe i popullit shqiptar është përcaktuar nga dy faktorë: vasaliteti dhe pozicioni periferik i vendit. Vasaliteti ka nënkuptuar që udhëheqësit vendas e kanë marrë legjitimitetin nga shërbimet që kanë kryer ndaj qendrës së perandorisë. Nën Perandorinë Osmane shërbimi kryesor ka qenë dërgimi i ushtarëve për luftë. Pozicioni periferik ka nënkuptuar që qendra i ka lejuar atyre të qeverisin sipas zakoneve lokale, duke mbyllur sytë ndaj abuzimeve të tyre dhe bllokimit të reformave ndonjëherë progresive.
Kjo paradigmë ka vazhduar me Italinë, pastaj BRSS-në, Kinën dhe, që nga rënia e komunizmit, me perandorinë perëndimore. Projekti i hotelit luksoz të Jared Kushner mishëron versionin e përditësuar të kësaj paradigme dhe shpjegon pozicionimin e Kryeministrit shqiptar Edi Rama. Pushteti i tij mbështetet tek menaxhimi që i bën katër interesave: atyre të oligarkëve, të krimit të organizuar, i cili është bërë investitori kryesor në ekonominë shqiptare gjatë dy dekadave të fundit; pushtetit te mediave ku dy të parët, kanë investuar shumë; dhe së fundmi, dhe ndoshta më e rëndësishmja, të atyre që shqiptarët i quajnë "partnerët tanë strategjikë", Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, që janë për Tiranën perandoria e re.
I bindur se garantimi i jetës së tij politike varet prej tyre, Kryeministri shqiptar nuk ka reshtur së investuari në bashkësinë ndërkombëtare perëndimore. Disa muaj para se Trump të vinte në pushtet, pavarësisht se ishte shumë afër demokratëve amerikanë, Edi Rama, ndërmori hapa për të vendosur marrëdhënie miqësore me kandidatin republikan. Kështu një ditë hipi në jahtin e Jared Kushnerit dhe i premtoi t'i jepte një copë Shqipërie, gjest ky identik në qëllim me ofrimin e tokës Giorgia Melonit për ndërtimin e një kampi refugjatësh, ashtu sikurse ai i mbretit Zog dikur që ua dha pyllin e tij italianëve.
Përjashtimi i paturp
Kjo nxjerrje në ankand e Shqipërisë kënaq jo vetëm interesat e dhëndrit të Trumpit, por edhe ato të krimit të organizuar dhe oligarkëve shqiptarë, të cilët kontrollojnë mediat më me ndikim në vend dhe të cilëve jo rastësisht qeveria u ka dhënë statusin e investitorëve strategjikë. Kjo do të thotë se shteti u jep atyre një ndihmë të fotrtë në ndërtimin e komplekseve rezidenciale dhe turistike në brigjet e Shqipërisë, duke e bërë gjithnjë e më të pamundur aksesin në det për shqiptarët.
Ky përjashtim i paturp shpjegon zemërimin e njerëzve. Ai nuk drejtohet vetëm kundër projektit të Jared Kushnerit, por, në një kuptim më të gjerë, kundër fatit të një Shqipërie të ndërtuar nga ky sistem kriminal, i cili, pasi përjashton shqiptarët nga vendimmarrja, u plaçkit atyre përditë hapësirat publike dhe të mirat e përbashkëta, deri në atë pikë sa mungesa e të ardhmes ka prodhuar dhe amplifikuar emigrimin masiv. Kjo shpjegon sloganet më të fuqishme të protestës: "Shqipëria nuk është në shitje", "Bojkotoni median", "Duam një Shqipëri të re". Shkurt, nëpërmjet kësaj kryengritjeje, që tashmë quhet "revolucioni i flamingove" (flamingot janë veçanërisht të bollshëm në lagunën e Zvërnecit), populli shqiptar refuzon të reduktohet në pozicionin e vasalitetit.
Në rastin e projektit të Kushnerit, paradoksalisht, objektivi i Edi Ramës për t'i shërbyer perandorisë me qëllim forcimin e mbështetjes ndaj tij doli kundërproduktiv. Kjo për shkak se kryengritja shqiptare hodhi një dritë të fortë mbi mënyrën se si menaxhohet edhe në perëndim mbrojtja e mjedisit, mbi kontrollin e vendimeve nga një pakicë e vogël si dhe për shkak të pasojave të politikave jashtëzakonisht irrituese të brendshme dhe të jashtme të Trumpit brenda perandorisë perëndimore. Thënë kjo, problemi i paradigmës shtet vasal - perandori vazhdon për shqiptarët që shpresojnë të jetojnë një ditë në një Shqipëri shtet anëtar i BE-së ku mbizotëron sundimi i ligjit, e që mezi arrrijnë ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet nga institucionet evropiane.
Duket se angazhimi i sinqertë i shteteve perëndimore në fillim të viteve 1990 për të kontribuar në ndërtimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vende si Shqipëria është transformuar gradualisht në politika që i shohin këta vende thjesht si burime ekonomike dhe gjeostrategjike. Në këtë kontekst, duket se ka një tundim të fortë tek udhëheqësit perëndimorë për t’i mbështetur në heshtje udhëheqësit autoritarë, apo për të mbyllur sytë ndaj abuzimit të tyre me pushtetin kur ata u bëjnë oferta të dobishme (si kampi i përpunimit të azilkërkuesve) apo realizimi i tekave faraonike (si plani Kushner). Me "Revolucionin Flamingo", populli shqiptar, dhe veçanërisht rinia e tij, kanë nisur një lëvizje qytetare të paprecedent. Le të shpresojmë që evropianët do t’i mbështesin objektivat e tij: braktisjen e planit Kushner, detyrimin e dorëheqjes së qeverisë së korruptuar dhe rindërtimin e demokracisë në Shqipëri.", shkruan Le Monde./Dosja.al

TIRANË- Protesta qytetare para Kryeministrisë ka marrë një rrjedhë të papritur dhe emocionuese. Mes fundit për ndryshimin e atmosferës së tensionuar, një i ri ësjhtë ulur në gjunjë për t'i propozuar për martesë të dashurës së tij.
Propozimi është pjesë me duartrokitje të ngrohta dhe brohoritje nga ana e tyre, të cilët kanë ndaluar për çaste për t'u bërë pjesë e gëzimit të çiftit. Mes çiftit nuk kanë munguar përqafimet e sinqerta dhe një puthje, duke sjellë një moment humaniteti dhe shpresë në mes të tubimit./Dosja.al

Dita e 29-të e Protestës/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë
TIRANË– Në ditën e 29-të të protestës qytetare në bulevard, mes thirrjeve për ndryshim, një ndalesë e veçantë i është kushtuar debatit intelektual.
I pranishëm në shesh, ishte publicisti i njohur Ndriçim Kulla i cili u bashkua protestuesve për të prezantuar librin e tij më të fundit, "Tirania e buzëqeshjes", një analizë e thelluar mbi atë që ai e cilëson si diktatura e Edi Ramës.
Mes të tjerash ai u shpreh se, Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2 vjet, ndërsa ne e po e mbajmë 16 vjet.
"Jam këtu jo vetëm si qytetar. Edhe si një intelektual. Dëshiroj që zemërimin tuaj ta përziejmë edhe pak me kulturë se shikoj një defekt të madh. Kultura të ndriçon mendjen. Nëse do ishim të kulturuar nuk do kishim arritur një ngërç të tillë. Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2 vjet. Ne po e mbajmë 16 vjet. Kam bërë një libër kush jemi shqiptarët. Në këto momente kam qenë i dëshpëruar mendoja të rishkruaja librin. Kjo protestë na ka dhënë shpresë të gjithëve. Na ka ushqyer me optimizëm, e quaj revolucion. Pa shtuar asgjë. Si parathënie ju bëj thirrje politikanëve të meditojnë mbi këtë revolucion. Ti vënë gishtin kokës dhe të nxjerrin mësime nga tragjeditë që na kanë krijuar.
Kam ardhur me një dhuratë. Kam medituar gjatë mbi qeverisjen e Ramës dhe kam bërë një libër e quaj diktator, me arsyetim, literaturë me psiqitri, me psikologji me shkencë me një fjalë. Që ky është një nga prurjet më shkatërruese që i ka ardhur kombit shqiptar. Ai është spektakolar, e kam quajtur Djalli, Makbethi që jeton me pushtetin. Libri im, “Tirania e buzëqeshjes”. Diktatorët si Edi Rama, tipik nuk kanë ardhur me tanke, dhunë represione kanë ardhur me spektakël buzëqeshje me skena, me premtime me batuta. Por gjithmonë nuk kanë ardhur me ide institucionesh. Kanë ardhur me ide pushteti. Në libër do gjeni një analizë të Edi Ramës. Dua tju bëj thirrje këtë protestë nuk do e lëshoni, derisa të rrëzohet Edi Rama. Përpara!", u shpreh ai./Dosja.al
TIRANË- Kryebashkiakja e parë shqiptare në Itali, Sindi Manushi ka folur sot në protestën e 29-të në kryeqytet.
Gjatë fjalës së saj në podiumin para Kryeminstrisë ajo iu drejtua protestuesve duke i falenderuar për guximin duke theksuar se ata arritën të shqyenin 'vellon e hipokrizisë'. Ajo u shpreh se, atyre që nuk protestojnë do iu dëgjohet zëri me anë të votës, shumë shpejt.
View this post on Instagram
"Nuk kam ardhur si institucion. Nuk jam observatorë. Jam njëra prej jush. Jam shqiptare dhe ju jeni njerëzit e mi. Erdha për tju falënderuar për guximin e treguar gjatë këtyre ditëve. Ju të dashur bashkë-kombas arritët të shqyet vellon e hipokrizisë me të cilët ka qeverisur Rama në 13 vjet. E nisi karrierën duke u marrë më fasada pallatesh dhe vijon të merret me fasada propagandë për kundër realitetit shqiptar. Por ju jeni realiteti shqiptar. Mos u dorëzoni, organizohuni.
Në lëvizje. Sepse borxhin që do lenë partitë në parlament do e zëvendësoni ju. Mos kini frikë të bëni politikë. Politika është e juaja. Shqipëria është e juaja. Vendi është i juaji. E gënjen mendja ER se do shkrihemi nga vapa e do përçahemi. Këtu na ka, këtu do na ketë. Ta dini se ju jeni dhe përfaqësuesit edhe njerëzve që kanë frikë të vijnë këtu. Atyre do iu dëgjohet zëri me anë të votës, shumë shpejt. E gënjen mendja Edi Ramën se ne do përfundojmë duke qenë ai në fund në ngrysjen e karrierës së tij. Ne jemi në fillim. Ju jeni fati i Shqipërisë. Ju jeni e ardhmja. faleminderit që ekzistoni.", u shpreh Manushi./Dosja.al
TIRANË- Një protestuese me profesion soprano ka treguar se është përzënë nga Shqipëria dhe familja e saj ka qenë e internuar. Gjatë fjalës së saj ajo ngriti akuza ndaj kryeministrit duke e cilësuar atë si 'komunist'. Sipas saj, ai do vijojë të ngelet i tillë.
"Taulant Balla i lutej Zotit të më falte se jam mes jush këtu. I them Taulant Balla që unë Zotit i kërkoj falje çdo ditë se ne të gjithë nuk jemi pa mëkat. Por ti Taulant Balla si do j bësh ku do futesh. Kujton se je bëri nën Zotit pas Edi Ramës.
Ti e more me të tallur çdo gjë tani të ka hyrë frika. Për çfarë vij këtu ishte një pyetje. Jam e përzënë nga Shqipëria por jam fëmijë e rritur internimeve. Kur unë bërtas RB BB nuk është kot. Jemi akoma të persekutuar politik. Edi Rama është një komunist dhe kështu do ngelet", u shpreh protestuesja./Dosja.al
TIRANË- Një protestues ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke u shprehu se ai shpenzon 4.5 mln euro për 'kapriçot e tij', në vend që paratë të shkonin për ilaçe e spitale.
Gjatë fjalës së tij në podiumin para Kryeministrisë, ai tregoi se presidenti serb Aleksander Vuçiç po jep dorëheqjen, gjë që sipas tij duhet ta bëjë edhe kryeministri Rama.
View this post on Instagram
“Shqipërinë ky e trajton si çifligun e tij. Shqiptarët ende vuajnë ligjin antishqiptar nga ai dhe Berisha. Ka ndërtuar kopshtin e Eden dhe ende nuk ka bërë transparencë se si e ka paguar. Rama shpenzon 4.5 mln euro për kapriçot e tij, në vend që paratë të shkonin për ilaçe e spitale. Në këtë bulevard jeni dëshmor që do largojmë jo vetëm Ramën por të gjithë kastën politike 35-vjeçare.
Vuçiç sivllau po jep dorëheqjen, të marrë me vete edhe Ramën. Një thirrje për faktorin ndërkombëtar, kemi parë disa eurodeputetë në mbështetje. Por një thirrje për ta, të ndajnë mendje, janë me popullin shqiptar apo me hajdutin? Edhe një thirrje për SPAK, “të çojnë para drejtësisë këtë njeri, Ballukun dhe të gjithë antishqiptarët”, u shpreh një tjetër protestues./Dosja.al
TIRANË- Ka startuar marshimi i protestuesve nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeiministrisë.
Mes thirrjeve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, protestuesit po i drejtohen zyrës së këtij të fundit për të nisur fjalimet. Kjo është protesta e 29-të kombëtare e cila mbahet në kryeqytet si revoltë kundër politikave në vend./Dosja.al
TIRANË- Një protestues ka rikonfirmuar se organizimi i protestës në sheshin para Kryeministrisë do të vijojë si çdo ditë.
Në protestën e 29-të rradhazi, ai u shpreh se, nesër do të vijnë një grup europarlamentarësh kryesisht të partive të gjelbër. Ai theksoi se, shkresa për ambasadat ishte për pesë pikët që kanë dalë nga ky popull dhe ia adresuam ambasadave që të njihen më mirë.
“Protesta do të vazhdojë çdo ditë. Nuk do të ndalemi deri në dorëheqjen e Ramës. Shkresa për ambasadat ishte për pesë pikët që kanë dalë nga ky popull dhe ia adresuam ambasadave që të njihen më mirë . Kemi kontakte. Ne jemi të interesuar që zërin e popullit shqiptar ta çojmë sa më lart në të gjitha institucionet diplomatike.
Nesër do të vijnë një grup europarlamentarësh kryesisht të partive të gjelbër. Forca jonë është ai shesh dhe ne nuk do ta lëshojnë atë shesh. Kjo protestë nuk duhet të përshkallëzojnë në dhunë dhe kjo ka bërë që kryeministri të ulë armët e tij. Në pushtet ka ardhur nga një protestë ku kishim katër të vrarë”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Ka nisur grumbullimi i protestuesve në sheshin "Skëndërbej".
Mes thirrjeve revoltuese, qytetarët kërkojnë dorëheqejen e kryeministrit Edi Rama. Kjo është protesta e 29-të kundër politikave qeverisëse në vend./Dosja.al