Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Protestuesit janë mbledhur para kryeministrisë në protestën e 31 radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. • Qytetarët fillimisht u mblodhën në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas marshuan drejt kryeministrisë, aty ku dhe mbajtën fjalime. • Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, si edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë, t’i bashkohen tubimit në Tiranë. • Ata theksojnë se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. • Protestuesit kanë theksuar gjithashtu se protestat do të vijojnë deri në arritjen e këtij objektivi, duke u bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje sa më të gjerë në protestë. • Pas përfundimit të fjalimeve para kryeministrisë, mijëra qytetarë nisën marshimin në rrugët e Kryeqytetit, duke vijuar me thirrjet dhe mesazhet e tyre kundër qeverisë. • Gjatë marshimit qytetarët kanë brohoritur njëzëri: “Tradhtarë, këlyshë komunistësh”, “Polici e krimit”, "Rama në burg, Berisha në burg", "Rama jepe dorëheqjen", O Erion o legen prite Ramën se po vjen" dhe "Ju erdhi fundi".
20 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur marshimin për ditën e sotme, ndërsa kanë finalizuar ditën e 31-të të revoltës së tyre. Nën thirrjet “Nesër më shumë” dhe “Ju erdhi fundi”, ata i kanë qëndruar bindshëm kërkesave të tyre.
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, ata marshumuan drejt institucioneve më kryesore në Tiranë. Ata kaluan pranë Bashkisë, Parlamentit dhe selisë së Partisë Demokratike.
“Opozitë e shitur”, “PD, PS, klysha komunistësh”, “Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëria e re” dhe “Ju erdhi fundi”, këto kanë qenë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar marshimin e tyre kilometrik.
Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
KËRKESAT E PROTESTUESVE:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët kanë marshuar pranë selisë së Partisë Demokratike, duke brohoritur kundër opozitës, dhe qeverisë me thirrjet: Opozitë e shitur dhe PD, PS, klysha komunistësh. Gjatë marshimit në rrugët e kryeqytetit janë përsëritur edhe sloganet e protestave të mëparshme “Rama n’burg e Berisha n’burg.
Protesta e 31-të vijon me marshimin e qytetarëve në disa akse të Tiranës, pas fjalimeve të mbajtura më herët para Kryeministrisë, ku aktivistët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese. Ndërkohë, nesër në orën 10:00 do të zhvillohet një organizim para SPAK-ut, ku do të dorëzohet edhe libri “Albanian Files”, i firmosur nga protestuesit gjatë ditës së sotme./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. “Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria është e shqiptarëve”, “Dorëheqje” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri”, këto kanë qenë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar marshimin e tyre.
Të shumtë ishin qytetarët që folën në podiumin e vendosur para godinës qeveritare. Me flamuj kuqezi dhe pankarta në duar ata kanë bërë thirrje për një Shqipëri të re. Ata kanë finalizuar ditën e 31 të protestë së tyre madhështore, përmes së cilës kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al
TIRANË- Një protestues ka deklaruar se Shqipëria ka pensionet dhe rrogat më të ulëta në Europë dhe ministra të korruptuar. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se protestuesit nuk duhet të bien pre e provokimeve.
Në fund, ai tha se qeveritarët janë bërë bashkë prej 36 vitesh, ndërsa qytetarët shqiptarë duhet të bëhen bashkë një herë të vetme.
“Jam këtu për 36 vite agoni që kanë ulur në gjunjë dhe anë marrë zvarrë tre gjenerata. Firmat piramidale, ‘97, “21 janari”, Gërdeci, armët kimike, Bela me 300 shtëpi, Diella miliardere, pensionet dhe rrogat më të ulëta në Europë, ministra të korruptuar, uji dhe dritat.
Mos bini pre e provokimeve, nëse shihni njërëz që mendoni se po provokojnë largohuni. Mos ua lejoni t’ju mbajnë peng, janë bashkë prej 36 viteve, ne duhet të bëhemi bashkë një herë të vetme”, deklaroi protestuesi./Dosja.al
TIRANË- POLITICO i ka bërë jehonë përshkallëzimit të "Revolucionit të Flamingove" në vendin tonë, duke raportuar për përplasjet mes protestuesve dhe policisë, të cilat çuan në arrestimin e gjashtë personave. Në artikull, POLITICO thekson se tensionet u rritën vetëm një ditë pasi disa eurodeputetë vizituan Tiranën dhe shprehën mbështetje ndaj protestuesve.
POLITICO nënvizon se protestat të cilat fillimisht nisën kundër projektit të lidhur me Jared Kushner, janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë me kërkesa për dorëheqjen e qeverisë dhe opozitës, si edhe krijimin e një qeverie teknike.
Në artikull është përmendur edhe mbështetja e eurodeputetëve, të cilët e vlerësuan protestën si një shembull të demokracisë qytetare dhe kërkuan mbrojtjen e mjedisit. POLITICO përshkruan gjithashtu me detaje përplasjet e së martës pranë Parlamentit, arrestimet dhe reagimet e dhunshme të policisë.
Artikulli i POLITICOS:
"Revolucioni i Flamingove" në Shqipëri u përshkallëzua të martën me përplasje mes protestuesve dhe policisë. E gjithë kjo situatë ndodhi vetëm një ditë pasi eurodeputetët mbërritën në kryeqytet për të shprehur mbështetjen e tyre për qytetarët. Gjashtë persona u arrestuan.
Përplasjet e së martës shënuan një përshkallëzim krahasuar me demonstratat paqësore që janë zhvilluar në Tiranë gjatë 31 ditëve të fundit. Fillimisht, protestat e shqiptarëve kishin në shënjestër një projekt për ndërtimin e një resorti luksoz në një pjesë të paprekur të bregdetit jugor, i lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.
Megjithatë, gjatë muajit të fundit, demonstruesit kanë kërkuar gjithashtu: dorëheqjen e të gjithë qeverisë dhe të opozitës, shfuqizimin e ligjeve të diskutueshme për investimet dhe mjedisin, të cilat, sipas tyre, hapin rrugën për projekte që kërcënojnë natyrën; dhe krijimin e një qeverie teknike.
Të dielën, eurodeputetja italiane Ilaria Salis mori pjesë në protesta. Të hënën asaj iu bashkuan eurodeputetja gjermane Jutta Paulus dhe eurodeputetet holandeze Tineke Strik dhe Anna Strolenberg, të gjitha nga grupi i Të Gjelbërve. Salis, Paulus dhe Strik iu drejtuan turmës, duke vlerësuar lëvizjen dhe popullin shqiptar, si dhe duke kërkuar ndalimin e projektit të resortit.
"Unë besoj se protestat e Flamingove kanë një rëndësi thellësisht evropiane, madje ndoshta edhe globale. Ato shprehin kërkesën e popullit për një model zhvillimi rrënjësisht të ndryshëm një model që refuzon kapitalizmin grabitqar dhe vendos në radhë të parë njerëzit, komunitetet dhe mjedisin," deklaroi Ilaria Salis pas vizitës së saj.
Ajo shtoi se protestat janë një shembull i jashtëzakonshëm i demokracisë nga poshtë në veprim. Të martën në mëngjes, rreth 200 protestues u mblodhën jashtë Parlamentit, ndërsa deputetët mbërrinin për seancën plenare. Mes thirrjeve që deputetët të japin dorëheqjen dhe akuzave për korrupsion, disa protestues hodhën vezë mbi makinat e deputetëve.
Policia u pozicionua për t'i shtyrë protestuesit prapa, duke penguar një gazetar të filmonte ngjarjen. Sipas dëshmitarëve, disa persona pësuan lëndime të lehta. Tensionet u përshkallëzuan edhe më tej kur disa persona hodhën shishe uji dhe gurë drejt Parlamentit dhe makinave të deputetëve, gjë që solli përplasje të tjera me policinë dhe më pas arrestimin e gjashtë personave.
Më pas, një turmë protestuesish marshoi drejt Drejtorisë së Policisë për të kërkuar lirimin e të arrestuarve dhe për të dënuar atë që e quajtën përdorim të tepruar të forcës nga policia. Jutta Paulus tha se gjatë protestave ku kishte marrë pjesë të hënën nuk kishte parë as dhunë dhe as gjuhë të ashpër, duke i përshkruar ato si me një "atmosferë miqësore" dhe me "shumë familje me fëmijë."
E pyetur për përshkallëzimin e së martës në të cilin ajo nuk ishte e pranishme ajo u përgjigj: Dhuna nuk është kurrë e pranueshme. Tineke Strik theksoi se protestat e së hënës në mbrëmje ishin paqësore, por nuk mund të komentonte për ato të së martës, pasi nuk ndodhej më në Tiranë kur ato ndodhën. Njëri prej të arrestuarve ishte Dritan Goxhaj, të cilin qeveria e ka akuzuar publikisht se ka lidhje me regjimin iranian. Ai, së bashku me një protestues tjetër, u lirua pas disa orësh.
Javën e kaluar, shtetases së Kosovës Igballe Huduti iu ndalua hyrja në Shqipëri për 15 vjet, pasi ajo ishte fotografuar gjatë një proteste. Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari tha se vendimi u mor mbi bazën e informacioneve të institucioneve të zbatimit të ligjit, duke përmendur kërcënime ndaj "sigurisë kombëtare, sigurisë së atdheut dhe sigurisë publike." Kjo ndodh pasi kryeministri Edi Rama ka pretenduar vazhdimisht se në protesta ka ndërhyrje të huaja, kryesisht nga Irani./Dosja.al
TIRANË- Një protestuese ka deklaruar se kjo protestë nuk është vetëm për Ramën, por për të gjithë klasën politike. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ajo u shpreh se populli nuk mund të jetoj më në mjerim.
Protestuesja tha se populli është zgjuar, duke shtuar se Shqipëria ishte në errësirë, por tani do të nxjerrë dritë edhe për botën sepse është kërthiza e Ballkanit.
“Kam 30 vite që jetoj në Greqi, por kam rrënjë shqiptare dhe dua të kthehem këtu për një jetë më të mirë, që mund ta jetojmë së bashku. Kjo protestë nuk është vetëm Për Edi Ramën, por për të gjithë.
Burrat shqiptarë i quanin agresivë, por kanë kaq ditë të palodhur dhe në paqe.
Në 2026 njerëzit janë këtu nga zemërimi. Boll në mjerim, populli nuk të do më , si e mban karrigen me zor? Si të ze gjumi? Populli u zgjua, Shqipëria ishte në errësirë, por tani do të nxjerrë dritë edhe për botën sepse jemi kërthiza e Ballkanit”, tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Protesta e 31-të për largimin e Edi Ramës është shoqëruar me momente tensioni brenda turmës. Siç shihet edhe në pamje, një grua u fut mes turmës dhe filloi të debatonte me protestuesit.
Arsyeja e tensioneve mes tyre nuk dihet ende, por kjo situatë ka irrituar shumë protestuesit. Ndërkohë, aktivisti Edison Lika mori mikrofonin dhe bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos provokohen./Dosja.al
TIRANË- Shkëlzen Bushi i cili ishte një prej protestuesve të shoqëruar nga policia gjatë incidenteve të ndodhura para Kuvendit, tha se shqiptari i përulet vetëm Zotit, nënës dhe flamurit. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ai tha se Rama i përulet vetëm Melonit.
Bushi shtoi se qytetarët duan ta ruajnë protestën paqësore, por qeveria nuk e don të tillë.
“Mos të kujtojnë se shqiptari trembet. Ne që ishim aty, policinë e mbrojtëm me krahët tona, i dolëm përballë popullit që t’i mbronim dhe ta ruajmë paqësore protestën. Këta nuk duan, nuk duan paqe. Ndoshta ky i gjati i përulet Melonit, shqiptari i përulet vetëm Zotit të madh, nënës që i ka bërë kokën dhe flamurit. Askujt tjetër”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një protestues u ka bërë thirrje të pranishmëve në tubim që të mos bien pre e provokimeve dhe të mos devijojnë nga qëllimi i protestës. Ai kritikoi ashpër Kryeministrin, ndërkohë u bëri apel qytetarëve të mos reagojnë ndaj personave që, sipas tij, mund të tentojnë të tensionojnë situatën. Protestuesi tha ndër të tjera se Rama është kumbar i krimit dhe drogës.
“Rama, kumbar i krimit dhe drogës! Fuck you! Poshtë patronazhistët! Mos bini pre e provokimeve! Sot treguam që as Policia e Shtetit nuk na provokon dot, jo më një patronazhist. Këta njerëz kanë treguar që nga dita e parë se nuk bien pre e provokimeve. Betejën e kemi vetëm me Edi Ramën. Një patronazhist nuk e ka problem të bëhet kurban që të shpëtojë qeveria, por ne e kemi”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një aktivist shqiptar, i cili jeton në Gjermani tha se policia duhet të kuptojë që kriminelët janë brenda zyrës së Kryeministrisë dhe jo duke protestuar. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, aktivisti u shpreh se
Aktivisti shtoi se nuk do të ndahet nga shkallët e Kryeministrisë, ndërsa ftoi qytetarët t'i bashkohen nëse kanë dëshirë.
“Sot u zgjova në orën 10, në Mynih dhe pashë protestues që tërhiqeshin zvarrë sepse protestuan paqësisht. Ata që protestuan janë sot mes nesh, policia duhet të kuptojë se kriminelët janë brenda zyrës së Kryeministrisë dhe jo duke protestuar.
Aksidenti është tragjedi kombëtare, ndërsa policia është më e impenjaur me protestuesit. Kriminelët që ulen në tavolinën e Këshillit të Ministrave edhe po i kërkon mes nesh.
Erion Veliaj, Olta Xhaçka, Vangjush Dako, Jurgis Çyrbja, Arben Ahmetaj, Sajmir Tahir etj. Meqë policia e di se protesta vetëm njoftohet, unë po them se sonte s’do të ndahem nga shkallët e Kryeministrisë, kush të dojë le të bashkohet”, deklaroi aktivisti./Dosja.al
TIRANË- Mjeku Ilir Allkja tha se populli ka të drejtë t’i kërkoj llogari kryeministrit Edi Rama, për punën e tij gjatë këtyre mandateve. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, mjeku u shpreh se kryeministri premtoi shëndetësi falas, por sot shqiptarët paguajanë 60% nga xhepi.
Më tej, ai tha se kryeministri premtoi ujë 24 orë, por shumica e qyteteve nuk kanë ujë. Mjeku Ilir Allkja u shpreh se shqiptarët blejnë ushqime më shtrenjtë se të gjithë.
“Përshëndes patronazhistët dhe spiunët që nuk na janë ndarë asnjë ditë. Jemi në shesh edhe për dinjitetin tuaj pasi në Shqipërinë e lirë do të jetoni me dinjitet dhe jo duke spiunuar njerëzit e punës. Sot Rama e shthuri gjuhën dhe u bë mahskulli më i padenjë në karrigen e kryeministrit. Unë jam sovrani dhe kam të drejtë t’i kërkoj llogari Edi Ramës.
Premtove shëndetësi falas dhe sot shqiptarët paguajanë 60% nga xhepi. Ne jemi popull, popull s’është ai që serviloset. Premtove ujë 24 orë dhe shumica e qyteteve s’ka ujë. Çfarë bërë 4 mandate? Blejmë ushqimet më shtrenjtë se të gjithë. Premtove rilindje në arsim, por shihni testin “Pisa”. Premtove mbrojtje të territorit dhe sot e ke dhënë nga veriu në jug”, tha ai./Dosja.al

TIRANË- Aktivisti Edison Lika ka deklaruar gjatë fjalimit para kryeministrisë se ditën e nesërme do dorëzohet në SPAK kallëzimin për dosjen “Albanian Files”. Sipas tij, kjo dosje “armë krimi” do sigurojë burgosjen e kryeministrit Rama.
"Nesër në 10 te SPAK për armën e krimit AF. Jeni të lutur ta firmosni nga ky shesh se ajo armë krimë mban firmën e secilit prej jush. Ajo armë krimi do sigurojë burgosjen e kryeministrit të vendit Edi Rama. Ju erdhi fundi," tha protestuesi./Dosja.al
TIRANË- Një protestues ka deklaruar ditën e sotme se presidenti i vendit, Bajram Begaj paguhet 4.3 milionë lekë në muaj që të luajë guralecë në Kirgistan. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se populli nuk ka frikë ngë kryeministri Edi Rama.
Më tej, ai tha se vera 32 mijë euro që konsumon kryeministri është sa rroga e tre vjet e gjysmë e një arsimtari.
“Ngjarja e sotme ishte e turpshme. Ata që rrinë në kafe, të hanë një sufllaqe nga partia, do të vijë dita që do t’ju tërheqin zvarrë nga shtëpitë. Dita është sot, bashkohuni me ne. Do të qurraviteni për padrejtësitë, por s’ka kush ju del më krah.
Për fatin tonë të zi kemi pasur dy gjeni matematike, Zegjinën dhe Bashën. Thonë 120 mijë lekë është pensioni mesatar, shtatë pensione bëjnë 800 euro, sa një palë brekë të gruas së Veliajt. Belindës i duhen një javë për të gjetur çelësat e një shtëpie, mua një javë s’më zuri gjumi kur m’u rrit qiraja 80 mijë lekë të vjetra. Nëse ka burra Shqipëria, të mos tuten nga ky qelbësirë. 32 mijë euro është një verë që pin ai, sa rroga e tre vjet e gjysmë e një arsimtari.
Kemi dhe presidentin, qershia mbi tortë, i cili paguhet 4.3 milionë lekë në muaj të luajë guralecë në Kirgistan. Turpi të mbuloftë, populli ka halle, ti shtrihesh si kali në lumë në Kirgistan.” tha ai./Dosja.al
TIRANË- Protestuesja Sidorela Vatnikaj, duke folur gjatë tubimit para kryeminbistrisë theksoi se protestuesit janë paqësorë dhe pavarësisht kësaj u tërhoqën zvarrë nga policia. Ajo deklaroi se protestuesit nuk janë kriminelë, por kriminel është Edi Rama dhe policia që bëhet palë me krimin. Protestuesja u shpreh se dhuna që policia ka ushtruar sot tregon vetëm frikën e tyre dhe sipas saj, sa më shumë frikë ata aq më shumë guxim për protestuesit.
“Për 30 ditë me radhë i kemi thënë Policisë së Shtetit se jemi këtu paqësisht. 6 shokët tanë u tërhoqën zvarrë vetëm sepse protestuan, ju themi ne nuk jemi kriminelë, kriminelë janë shefat tuaj që bashkëpunojnë me krimin. Kriminel është kryeministri i vendit që bashkëpunon me krmin. Kriminele është qeveria e Edi Ramës që është e gjitha në SPAK. Dhuna që kanë ushtruar sot tregon vetëm frikën e tyre, sa më shumë frikë ata aq më shumë guxim ne. Sa më shumë të na rrihni e tërhiqni zvarrë do të vijmë më shumë këtu. Jemi këtu për një Shqipëri të re ku policia dhe qeveria nuk drejtohen nga krimi. Ku policia nuk na tërheq zvarrë. Jemi për revolucion paqësor, mos na provokoni”, tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Aktivisti Edison Lika ka folur për protestën e cila u zhvillua ditën e sotme para Parlamentit. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Lika u shpreh se protesta nuk ra pre e provokimeve e policisë.
Ai tha se deputetët u fshehën, ndërsa theksoi se ata nuk janë të zgjedhurit e popullit, por të krimit dhe oligarkëve. Në fund, aktivisti tha se policia e shtetit e burgosura e parë e këtij shteti.
Edison Lika: Protesta nuk ra pre e provokimeve e policisë. Pavarësisht se tentuan të na provokojmë nuk ramë pre, derisa u detyruan të na sulmojnë. Pasi na sulmuan u detyruan të ulin kokën dhe të hapin derën. Sepse kanë kuptuar se kjo protestë shënon fundin e tyre. Sot për herë të parë kishim mundësi të shkonim para parlament dhe tju jepnim mundësi të zgjehdurve të na shohin në sy. Nuk na panë dot. E patë si u fshehën? Si miu në qark. Kanë frikë të na shohin në sy.
Nuk janë të zgjedhurit tanë. Janë të zgjedhurit e krimit, oligarkëve. Sot ne rezistuam përsëri paqësisht dhe ju treguam se jemi më të fortë se ata, edhe më të drejtë se ata. Edhe një herë kërkojmë dorëheqje. Për sot falenderojmë policinë, sepse kur ka kështu rastesh e duam më shumë njëri-tjetrin. Ajo polici që i kemi dhënë uji për të pirë. Nuk marrin as dieta, nuk marrin as paga. Duhet ta kuptojnë se ne do t’i çlirojmë dhe ata. Policia e shtetit e burgosura e parë e këtij shteti. Kjo fitore na ka bërë më të fortë dhe na ka treguar se jemi në rrugën e duhur./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ndërsa finalizojnë ditën e 31 të revoltës së tyre. Fillimisht ata nisën grumbullimin e tyre në sheshin “Skëndërbej” dhe më pas nisën marshimin drej godinës qeveriatre, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për rrëzimin e klasës së vjetër poltike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “ Rama jepe dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Revolucion” dhe “Shqipëri e Re”, këto janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre./Dosja.al
TIRANË- Aktivisti Arben Kola ka deklaruar se autoritetet kërkojnë dhunë ,jo protestë paqësore. Ai tha se kryeministri Rama duhet ta jap dorëheqjen, para se qytetarët t’i marrin vërtet zvarrë dhe ti hedhin në kosh.
Në fund, ai tha se në PS e PD ka shumë të rinj që mund të qeverisin shumë më mirë se Rama dhe Saliu.
“Këta kërkojnë dhunë, duan dhunë, jo protestë paqësore. Tani e tutje shqiptarët të reagojnë në mënyrë të pavarur dhe ne nuk mbajmë përgjegjësi. I zuri tmerri nga koshi, Ballën dhe Ballukun.
Rama jep dorëheqjen, më mirë para se qytetarët t’ju marrin vërtet zvarrë e t’ju hedhin në kosh. Lërjani radhën rinisë, në PS e PD ka shumë të rinj që mund të qeverisin shumë më mirë se Rama dhe Saliu”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një nga organizatorët e protestave, Arben Kola, ka folur lidhur me incidentet e ndodhura gjatë protestës së sotme para Kuvendit, ku disa protestues u shoqëruan nga policia. Duke folur nga Sheshi "Skëndërbej", Kola akuzoi autoritetet se po synojnë përshkallëzimin e situatës, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë në mënyrë të pavarur. Më tej, Kola i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, duke deklaruar se dhunës do i përgjigjen me dhunë.
"Këta kërkojnë dhunë, duan dhunë, jo protestë paqësore. Tani e tutje shqiptarët të reagojnë në mënyrë të pavarur dhe ne nuk mbajmë përgjegjësi. Rama jep dorëheqjen, më mirë para se qytetarët t’ju marrin vërtet zvarrë e t’ju hedhin në kosh. Lërjani radhën rinisë, në PS e PD ka shumë të rinj që mund të qeverisin shumë më mirë se Rama dhe Saliu. Dhunës do i përgjigjemi me dhunë”, tha Arben Kola./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët kanë filluar grumbullimin e tyre në sheshin “Skëndërbej”, ndërsa pritet që të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata finalizojnë ditën e 31-të të revoltës së tyre.
Përmes këtyre protestave ata kanë kërkuar dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Edi Rama. Krahas kësaj, qytetarët organizuan edhe një protestë tjetër para ambienteve të Kuvendit, e cili më pas përfundoi me shoqërimin e disa prej protestuesve drejt komisariatit, mes tyre dhe Dritan Goxhajn./Dosja.al