LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta e 65 kundër qeverisë Rama/ Qytetarët vijojnë revoltën: Rama në burg, Berisha në burg

• Protestat në kryeqytet kanë hyrë në ditën e tyre të 65-të, ndërsa qytetarët vijojnë kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Ajo e cila lindi fillimisht si një reagim ndaj ngjarjeve në Zvërnec, ka evoluar në një lëvizje mbarëkombëtare kundër qeverisë dhe asaj që organizatorët e quajnë "kastë politike".• Gjatë më shumë se dy muajve, tubimet janë shoqëruar me marshime në arteriet kryesore të kryeqytetit dhe thirrje të vazhdueshme për ndryshim rrënjësor të sistemit politik.• Gjatë protestës, një qytetar ngriti pyetje publike se si biznesmeni Ermal Beqiri bleu pasuri luksoze në Francë pa u diktuar nga institucionet. • Një folës tjetër mbajti një fjalim të zjarrtë, duke kërkuar veprime të menjëhershme dhe largimin e kryeministrit nga pushteti. • Me doza revolte, ai propozoi masa ekstreme ndaj kreut të qeverisë si paralajmërim për çdo drejtues të ardhshëm. • Ndërkohë, një aktivist paralajmëroi pjesëmarrjen masive të Diasporës në datat 14, 15 dhe 16 gusht. • Protesta para Kryeministrisë u mbyll me thirrjet e qarta se qeverisë i ka ardhur fundi.

6 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

"Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

Protesta e 65 kundër qeverisë Rama/ Qytetarët vijojnë
PROTESTA 65

TIRANË-  Ka përfunduar tubimi i 65-të i qytetarëve para goditjes së Kryeministrisë, i cili u karakterizua nga fjalime të ashpër dhe thirrje të forta kundër qeverisë. Gjatë protestës u ngritën shqetësime të shumta lidhur me situatën politike, ekonomike dhe rastet e korrupsionit në vend.

Pjesëmarrësit përsëritën kërkesën e tyre të prerë për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshimin e sistemit aktual. Ndërkohë, organizatorët dhe qytetarët e pranishëm paralajmëruan se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim deri në përmbushjen e qëllimeve të tyre./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Revolta e 65-të/ Qytetari: Diaspora masivisht në 14, 15 dhe 16 gusht në protestë, Rama do largohet, nuk do të presë 1 shtatorin

Protesta e 65 kundër qeverisë Rama/ Qytetarët vijojnë
protesta 65

TIRANË- Një aktivist ka paralajmëruar pjesëmarrjen masive të Diasporës në datat 14, 15 dhe 16 gusht. Ai theksoi se lëvizja do të vijojë pa ndërprerje deri në dorëheqjen e kreut të qeverisë, duke shtuar se e vetmja mundësi për ta shmangur këtë është largimi i tij para datës 14 gusht.

Gjatë protestës së radhës kundër kryeministrit Edi Rama, ai u shpreh se, mbërritja e Diasporës do t'i japë një hov të ri protestave, duke e detyruar kryeministrin të largohet para fillimit të muajit shtator.
Aktivisti përsëriti se qëndresa qytetare nuk do të ndalet derisa të arrihet synimi i saj kryesor politik.

“Kjo protestë do vazhdojë derisa Edi Rama të dorëhiqet. Diaspora do të vijë në mënyrë masive në 14, 15 dhe 16 gusht. E vetmja mënyra që kjo gjë të mos ndodhë është që Edi Rama të jetë dorëhequr deri më 14 gusht. Por edhe nëse nuk ndodh është e sigurt që pasi të vijë Diaspora ai do të largohet dhe nuk do presë 1 shtatorin”, tha ai./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"T’i heqim qafe këta tradhtarë"/ Protestuesi revoltohet në turmë: Ta hedhim në Lanë

Protesta e 65 kundër qeverisë Rama/ Qytetarët vijojnë
protesta e 65

TIRANË- Një prej folësve ka bërë thirrje të forta kundër qeverisë, duke i cilësuar protestuesit si njerëz që duan atdheun dhe jo krahët politikë. Gjatë një fjalimi të zjarrtë para qytetarëve, ai u shpreh se nuk ka më kohë për fjalë, duke kërkuar veprime të menjëhershme për largimin e kryeministrit nga pushteti.

Me doza ironie dhe revolte, folësi propozoi masa ekstreme ndaj kreut të qeverisë, duke paralajmëruar se një veprim i tillë do t'i shërbejë si shembull çdo drejtuesi të ardhshëm. Në përfundim, ai theksoi se guximi dhe mendja e kthjellët e qytetarëve janë çelësi për të sjellë ndryshimin e merituar në vend.

“Ma keni bërë borxh me këto duartrokitje. Miq dhe shokë, këtu është një bashkësi me njerëz që nuk janë as majtas, as djathtas, por njerëz që duan atdheun dhe duan t’i shkulin dhëmbët këtij plehre që është këtu, që shet atdheun pjesë-pjesë. Nuk kemi kohë më për fjalë. Nuk kemi kohë më! Jo! Tani do bëjmë atë që duhet bërë, nëse ai nuk del. Duhet ta nxjerrim! Një palo burrë. Ose kam një variant tjetër, sikur ne ta marrim me këmbë dhe vallë se çfarë kohe i binte defit. Ta marrim opa dhe ta hedhim në Lanë! E qëllojmë me domate bam e bam. Ai që do të vijë më vonë si kryeministër do të thotë: Atë e hodhën në Lanë, por mua si dihet çfarë më bëjnë. Ne jemi trima kur kemi mendje.”, tha ai./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Shqipëria ka nisur të digjet, pushtetarët kanë nisur pushimet"/ Qytetarja: Si mund të kërkosh besimin e popullit kur qytetarët e kanë humbur besimin te ty?

Protesta e 65 kundër qeverisë Rama/ Qytetarët vijojnë
protesta 65

TIRANË- Një qytetare ka ngritur akuza të ashpëra ndaj qeverisë, duke theksuar se ndërsa vendi po përballet me kriza, pushtetarët kanë nisur pushimet.

Gjatë protestës në shesh, ajo u ndal tek vështirësitë ekonomike, duke theksuar se pensionistët dhe qytetarët me paga të ulëta që nuk ia dalin dot për pushime janë derdhur në shesh për të kërkuar llogari.

Duke kritikuar pandëshkueshmërinë, ajo pyeti se në cilin vend të botës zyrtarët e lartë të akuzuar nga SPAK vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet pa dhënë dorëheqjen. Në përfundim të fjalës së saj, ajo i bëri thirrje direkte kryeministrit Edi Rama që të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të hapë rrugën për një ndryshim të ri.

“Ndërsa Shqipëria ka nisur të digjet, pushtetarët kanë nisur pushimet. Por qytetarët janë në shesh, ne jemi në shesh, pensionistët janë në shesh se nuk ia dalin dot për pushime, ata që s’u dalin rrogat janë përsëri para kryeministrisë, në shesh dhe në protestë.

Si mund të kërkosh besimin e popullit kur qytetarët e kanë humbur besimin te ty? Në cilin vend të botës zyrtarët e lartë janë të akuzuar në dyert e SPAK dhe qeveria nuk dorëhiqet? Ndaj dëgjo zërin e qytetarëve, dorëhiqu dhe hap rrugën e një ndryshimi të ri. Rama jepe dorëheqjen vjen thirrja çdo ditë nga ky shesh”, përfundoi ajo./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protesta e 65-të/ Qytetari ngre pyetjen për pasuritë e Ermal Beqirit në Francë dhe bën thirrje për revolucion demokratik: Kriminel me rreth të kuq, si ka mundësi nuk kapet?

Protesta e 65 kundër qeverisë Rama/ Qytetarët vijojnë
protesta 65

TIRANË- Një qytetar ngriti pyetje publike se si biznesmeni Ermal Beqiri, i arrestuar në Francë për dosjen e AKSHI-t, bleu pasuri të mëdha si apartamente, një kështjellë dhe avion privat pa u diktuar nga institucionet.

Ai shprehu habi dhe indinjatë për mungesën e reagimit të autoriteteve vendase dhe ndërkombëtare përballë këtyre pasurive të dyshimta të krijuara jashtë vendit.

Duke e cilësuar ndryshimin si një domosdoshmëri përmes revolucionit demokratik, ai ftoi masat të bashkohen në shesh për të detyruar kryeministrin Edi Rama të japë dorëheqjen.

"Kam një pyetje për të gjithë shqiptarët, për të gjithë gazetarët. Si ka mundësi që një njeri si Ermal Beqiri, kriminel me rreth të kuq, shkon në Francë dhe blen apartamente, blen kështjellë, blen avion privat dhe nuk kapet nga institucionet e Francës, nuk kapet nga policia shqiptare? Si ka mundësi? A mund të na kthejë dikush përgjigje?

O shqiptarë, këta kriminelë duhet t’i fusim në burg. Nuk kemi liri dhe demokraci prej 36 vitesh. I bëj thirrje të gjithë demokratëve, socialistëve, me parti ose pa parti, të vijnë këtu të rrëzojmë Edi Ramën. Këtu jemi 20-30 mijë veta, të bëhemi 500 mijë dhe t’i rrëzojmë këta. Ne pushtetin nuk do ta marrim më me armë, por me revolucion demokratik dhe ky do të japë dorëheqjen.", u shpreh protestuesi./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Mohoi masakrën e betonit përpara Channel 4"/ Protestuesi: Protesta do të zgjasë, është maratonë jo sprint

Protesta e 65 kundër qeverisë Rama/ Qytetarët vijojnë
Protesta e 65

TIRANË-Një prej protestuesve ka akuzuar ashpër qeverinë se ka lejuar një masakër betoni në zonën e Nartës, një fakt që sipas tij është mohuar nga kryeministri para mediave të huaja si “Channel 4”.

Ai u shpreh se ekzekutivi shqiptar njihet ndërkombëtarisht për fshehjen e parave të pista të mafies vendase dhe atyre ndërkombëtare. Duke e cilësuar lëvizjen si një maratonë dhe jo sprint, protestuesi theksoi se protesta mund të përshkallëzohet në mosbindje civile në të gjithë vendin.

Gjatë fjalës së tij, ai vuri në dukje vështirësitë e mungesës së sindikatave dhe kontrollit të institucioneve, duke e cilësuar megjithatë revoltën si një hap të vonuar por shumë të nevojshëm.

"Këtu nuk di nga t’ja fillosh. Ai që shkatërrimin që ka nisur në Nartë, që Rama e ka mohuar masakrën e betonit përpara Channel 4. Kjo është qeveria e parë që njihet ndërkombëtarisht se fsheh në Shqipëri para të pista, jo vetëm të mafiozëve shqiptarë, por dhe të gjitha mafieve.

Dua që kjo protestë të zgjasë, pasi është maratonë, jo sprint. Kjo protestë mund të përshkallëzojë vërtetë, mund të përshkallëzohet në mosbindje civile anembanë Shqipërisë. Do të jetë e vështirë, patjetër, pasi këta kontrollojnë gjithçka. Nuk kemi sindikata. Ju jeni e vetmja media e lirë. Revolta është e vonë, por shyqyr që ndodhi.", u shpreh protestuesi./Dosja.al

protesta e 65

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin