Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Protestat në kryeqytet kanë hyrë në ditën e tyre të 70-të, ndërsa qytetarët kanë vijuar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Ajo e cila lindi fillimisht si një reagim ndaj ngjarjeve në Zvërnec, është shndërruar në një lëvizje mbarëkombëtare kundër qeverisë dhe asaj që organizatorët dhe protestuesit e kanë quajtur "kastë politike". • Gjatë më shumë se dy muajve, tubimet janë shoqëruar me marshime në arteriet kryesore të kryeqytetit dhe thirrje të vazhdueshme për ndryshim rrënjësor të sistemit politik. • Një emigrant shqiptar që jeton prej më shumë se dy dekadash në Angli është bashkuar me protestën kundër qeverisë, duke denoncuar varfërinë, korrupsionin dhe shkatërrimin e spitaleve në vend. • Në fokus të kësaj proteste kanë qenë thirrjet për bashkim dhe rezistencë qytetare ndaj pushtetit, të pasqyruara qartë në pankartat e shpalosura. • "Të ndryshëm nga natyra. Të bashkuar me zgjedhje" dhe "Të ndryshëm, por të bashkuar kundër qeverisë. Një popull. Një zë. Një kërkesë: llogaridhënie!". •Një emigrante e cila është kthyer pranë vendlindjes pas 31 vitesh ka drejtuar akuza të ashpra ndaj zyrtareve dhe deputeteve të mazhorancës, të cilat i ka akuzuar se ofendojnë qytetarët duke i quajtur "sorra e korba". • Gjatë fjalës së saj, ajo denoncoi shkatërrimin e arsimit dhe shëndetësisë, duke theksuar se diaspora është detyruar të largohet por po rikthehet për të çrrënjosur këtë klasë politike. • Protestuesja solli në vëmendje kontrastin mes ndarjes së miliona eurove për koncerte dhe braktisjes së Krujës gjatë përfshirjes nga flakët. • Aktivisti Arben Kola ngriti shqetësimin për situatën alarmante të zjarreve dhe gjendjen e mjerueshme të zjarrfikësve, duke krahasuar pagat e zyrtarëve me sakrificën e heronjve të terrenit dhe duke kujtuar se gjatë vitit 2025 u dogjën 60 mijë hektarë pyje. • Një qytetar nga diaspora shqiptare në Belgjikë ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe dorëzimin e drejtimit të vendit tek brezi i ri. •Protesuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, në kuadër të protestës së tyre të 71-të kundër qeverisë Rama. • Të organizuar pas thirrjeve të organizatorëve, pjesëmarrësit janë larguar nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në bulevard, ndërsa mbanin në duar pankarta dhe brohorisnin slogane kundër qeverisë. • Edhe sot, protesta ka spikatur duke bërë bashkë shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga fëmijë e të moshuar, te studentë, profesionistë, aktivistë dhe deri te turistë të huaj që i janë bashkuar qëndresës qytetare.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Qytetarët e mbledhur në marshim janë ndalur në shenjë proteste pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.
Me thirrje të forta si "Arrestoni Ramën!", pjesëmarrësit kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që të ndërmarrin hapa konkretë dhe të hetojnë zyrtarët e lartë përgjegjës për korrupsionin dhe keqqeverisjen në vend.
Marshimi ka vijuar më pas në rrugët kryesore të kryeqytetit, ku protestuesit kanë përsëritur kërkesat e tyre për dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit.
Tubimet e përditshme po shërbejnë si një platformë vazhdimësie e opozitës dhe qytetarëve për të mbajtur të ndezur tensionin politik dhe kërkesën për llogaridhënie./Dosja.al
TIRANË- Protesuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, në kuadër të protestës së tyre të 71-të kundër qeverisë Rama.
Të organizuar pas thirrjeve të organizatorëve, pjesëmarrësit janë larguar nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në bulevard, ndërsa mbanin në duar pankarta dhe brohorisnin slogane kundër qeverisë.
Edhe sot, protesta ka spikatur duke bërë bashkë shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga fëmijë e të moshuar, te studentë, profesionistë, aktivistë dhe deri te turistë të huaj që i janë bashkuar qëndresës qytetare./Dosja.al
TIRANË-Një qytetar nga diaspora shqiptare në Belgjikë ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe dorëzimin e drejtimit të vendit tek brezi i ri.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të ruhen nga manipulimet dhe të shkëputen përfundimisht nga politika e vjetër, duke theksuar se vetëm rinia mund ta çojë Shqipërinë përpara.
Në përfundim, ai renditi si prioritete kryesore për një të ardhme më të mirë ruajtjen e sovranitetit, forcimin e mbrojtjes, zhvillimin e një ekonomie në shërbim të popullit dhe përmirësimin rrënjësor të arsimit.
“Edi Rama dhe qeveria e tij duhet të largohen. Udhëheqjen duhet t’ia lërë rinisë. Besimin duhet t’ia japim rinisë, sepse vetëm ajo mund ta çojë Shqipërinë përpara. Manipulatorët do të përdorin të gjitha mënyrat për të shkuar te politika e vjetër. Larg politikës së vjetër. Rinia duhet të ruajë sovranitetin shqiptar, dinjitetin e kombit, të forcojë mbrojtjen, ekonominë që t’i shërbejë popullit, të krijojë arsim që t’i përshtatet kushteve dhe të përgatisë një rini me të gjitha mundësitë”, përfundoi ai./Dosja.al
TIRANË- Aktivisti Arben Kola ngriti shqetësimin për situatën alarmante të zjarreve dhe gjendjen e mjerueshme të zjarrfikësve, duke krahasuar pagat e zyrtarëve me sakrificën e heronjve të terrenit dhe duke kujtuar se gjatë vitit 2025 u dogjën 60 mijë hektarë pyje.
Ai denoncoi shpenzimet e papërgjegjshme për propagandë dhe ndarjen e miliona eurove për koncerte si ai i Kanye West, ndërkohë që mungojnë avionët e premtuar dhe pajisjet bazë për mbrojtjen e natyrës, teksa u bëri thirrje zjarrfikësve dhe qytetarëve t'i bashkohen sheshit për të rrëzuar qeverinë.
"Sa para harxhohen për propagandë, sikur të shpenzoheshin për natyrën, pajisje për zjarrfikësit. Avioni i premtuar mbi 4 herë, ndërkohë 4.2 milionë euro iu dhanë Kanye West," deklaroi ai./Dosja.al
TIRANË- Një emigrante e cila është kthyer pranë vendlindjes pas 31 vitesh ka drejtuar akuza të ashpra ndaj zyrtareve dhe deputeteve të mazhorancës, të cilat i ka akuzuar se ofendojnë qytetarët duke i quajtur "sorra e korba".
Gjatë fjalës së saj, ajo denoncoi shkatërrimin e arsimit dhe shëndetësisë, duke theksuar se diaspora është detyruar të largohet por po rikthehet për të çrrënjosur këtë klasë politike.
Protestuesja solli në vëmendje kontrastin mes ndarjes së miliona eurove për koncerte dhe braktisjes së Krujës gjatë përfshirjes nga flakët.
“Zonjat zv-kryeministre, apo ministre apo deputete tona…na keni dalë në TV na keni ofenduar. Keni ofenduar shqiptarët, sorra e korba i keni quajtur…Arsimi është tmerr në Shqipëri…Shqiptarët e tregojnë në botë sa inteligjent janë…Mafiet që i thonë nëpër botë, janë të lidhura me politikën…Bizneset shqiptare në gjithë botën kanë lulëzuar…
Turp apo femra të politikës që ofendojnë shqiptarët, jeni thjesht kukulla të politikës…31 vite larg nga familja ime…Ne Diasporën na detyruan të ikim, por po kthehemi që ta çrrënjosim këtë politikë. Shqipe të gjithë bashkë për një të ardhme më të mirë. 4.2mln euro u dhanë për Kanye West, dhe Kruja u dogj, asnjë masë dhe asnjë avion”, tha ajo./Dosja.al

TIRANË- Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka shënuar mbrëmjen e sotme edicionin e saj të 71-të, duke mbledhur sërish qytetarë në shesh të cilët kanë kërkuar llogaridhënie përmes pankartave dhe mesazheve sensibilizuese.
Në fokus të kësaj proteste kanë qenë thirrjet për bashkim dhe rezistencë qytetare ndaj pushtetit, të pasqyruara qartë në pankartat e shpalosura.
"Të ndryshëm nga natyra. Të bashkuar me zgjedhje" dhe "Të ndryshëm, por të bashkuar kundër qeverisë. Një popull. Një zë. Një kërkesë: llogaridhënie!"./Dosja.al
TIRANË- Një emigrant shqiptar që jeton prej më shumë se dy dekadash në Angli është bashkuar me protestën kundër qeverisë, duke denoncuar varfërinë, korrupsionin dhe shkatërrimin e spitaleve në vend.
Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se ndihet i revoltuar kur shikon vuajtjet e popullit, ndërsa theksoi se vendi po boshatiset për shkak të largimit masiv të të rinjve me arsim të lartë drejt emigracionit.
Ai drejtoi akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një njeri që nuk do t'ia dijë për qytetarët dhe duke sjellë shembullin e largimit të liderëve në Britani kur humbasin mbështetjen. Në përfundim, ai u bëri thirrje të gjithë bashkatdhetarëve në diasporë që të kthehen dhe t'i bashkohen protestave për të rrëzuar qeverinë dhe për të kërkuar llogaridhënie.
"Jetoj prej 20 e ca vitesh në Angli dhe e kam parë këtë vend vetëm poshtë, poshtë, duke u vjedhur çdo gjë. Spitalet copë-copë, pensionistët shumë të varfër, kudo të shkosh, varfëri, korrupsion. Nëse ke fëmijët, të bie të shkosh në spital, po nuk pate lekë, shkon kot. Jetoj atje, jam shumë rehat, por kur shoh popullin tim që po vuan kështu, ndaj vij këtu. Nuk mund ta shoh më këtë lloj fukarallëku.
Që kur ka ardhur Rama në qeveri, Anglia është mbushur me rini shqiptare. Kam kompaninë time atje dhe punëtorët që janë janë djem që kanë mbaruar shkollat e larta këtu, e sot punojnë në ndërtim. Këtu s’ka. Ose do përfundosh në ndërtim, ose kamarier, nuk ka punë tjetër. Të kontribuosh shumë vite në shkollë dhe të përfundosh kamarier dhe në ndërtim, është e rëndë.
Por kemi të bëjmë me një njeri të sëmurë, që e kemi për kryeministër. Nuk do t’ia dijë për popullin. Kryeministrit britanik, dy deputetë të vet i dolën kundër dhe dha dorëheqjen. Tha: “Nuk më duan njerëzit” dhe iku. Sa ditë u bë protestë këtu? Nuk do të dijë fare Edi Rama. Janë të gjithë të korruptuar, që te Balla i pari, që del duke sharë dhe bërtitur njerëzit si sorra. Unë nuk jam sorra.
Unë jam 20 e ca vite që kam ikur, s’kam asnjë interes këtu, por kur shoh popullin duke vuajtur për copën e bukës… Balluku vjedh, këta dalin e mbrojnë. Nuk e di çfarë njerëzish.
Ajo që kam për të thënë është që të gjithë emigrantët, të Italisë, Anglisë, Amerikës dhe kudo të jenë, të vijnë në këtë shesh dhe ta rrëzojmë këtë maskara. Pa kushte. Ky duhet të ikë! T’ia marrim pasurinë dhe ta shpallin non grata e këtu të mos ketë vend më.", u shpreh ai./Dosja.al
TIRANË- Qindra qytetarë janë bashkuar në sheshin “Skënderbej” për të nisur marshimin e paralajmëruar drejt goditjes së Kryeministrisë.
Me thirrje të forta kundër qeverisë dhe pankarta në duar, protestuesit kërkojnë largimin e menjëhershëm të drejtuesve aktualë.
Tensioni në terren mbetet i lartë, ndërsa organizatorët paralajmërojnë se protestat do të vijojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, ndërsa finalizojnë ditën e 71-të të revoltës së tyre kombëtare.
Përmes këtyre protestave, ata kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave, ku e para është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama nga qeveria.
Pas organizmit, ata do të zhvendosen drekt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Protesta e tyre ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa të shumta kanë qenë mediat e huaja që i kanë kushtuar artikuj./Dosja.al