"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
LIVE UPDATES
Protesta e 77-të kundër Ramës/ Diaspora sërish në shesh, oshëtin Bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
• Protestuesit janë mbledhur sot në protestën e 77-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Tubimit të sotëm i janë bashkuar masivisht edhe diaspora, ashtu si edhe një ditë më parë. • Prej 77 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. • Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. • Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 77 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. • Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. • “Poshtë komunistët”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O milet, Rama ka siklet", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor.
14 artikuj për këtë temë.
3 MUAJ ME PARE
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 77-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit: Ju erdhi fundi
TIRANË – Protesta e 77-të kundër qeverisë Rama është mbyllur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në fund të tubimit, thirrja që u përsërit ishte “Nesër më shumë”, duke sinjalizuar vijimin e protestave edhe në ditët e ardhshme.
Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa gjatë tubimit u dëgjuan vazhdimisht thirrje kundër gjithë klasës politike.
“Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës./Dosja.al
3 MUAJ ME PARE
FOTOLAJM/ Protestuesit lënë mesazh gjigant para Kryeministrisë: Besa e diasporës
TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë lënë një mbishkrim gjigant në Bulevardin para kryeministrisë. "Besa e diasporës” është mesazhi që protestuesit lanë të shkuar me shkronja të mëdha.
Me këtë mesazh, protestuesit kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të vijuar protestën dhe për të kërkuar ndryshimin politik. Krahas shkrimit, protestuesit lanë edhe një pankartë me mesazhin: Ju erdhi fundi.
Pas vendosjes së mbishkrimit, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, nën thirrjet "Rama, jep dorëheqjen", "Shqipëria kërkon revolucion", "Pa rini nuk ka Shqipëri" dhe "Ju erdhi fundi"./Dosja.al
3 MUAJ ME PARE
"Diaspora është me ne", protestuesit marshojnë pranë bashkisë: Arrestoni Ramën
TIRANË- Me thirrjet “Arrestoni Ramën” dhe "Diaspora është me ne", qytetarët po vijojnë marshimin pranë Bashkisë. Tubimit të sotëm i është bashkuar edhe diaspora, e cila ka mbushur sheshin plotë.
Në protestën e 77 kundër kryeministrit dhe klasës politike 36-vjeçare shqiptarët janë shprehur të vendosur për të vazhduar revoltën deri në largimin e kryeministrit./Dosja.al
3 MUAJ ME PARE
Marshimi në rrugët e Tiranës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi, thirrje njëzëri: Poshtë komunistët
TIRANË- Qytetarët po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës me thirrjet "Poshtë komunistët" dhe Ju erdhi fundi". Protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën, ndërsa edhe në ditën e 77-të të protestës kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Mes thirrjeve të protestuesve janë “Poshtë komunistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “O milet, Rama ka siklet"./Dosja.al
3 MUAJ ME PARE
Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Edi Rama jepe dorëheqjen
TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit. Protestuesit janë zhvendosur nga kryeministria nëpër rrugët e Tiranës, duke përcjellë mesazhe kundër qeverisë.
“Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, "Revolucion", "Rama në burg, Berisha në burg", "Nuk na përfaqësoni", "Diaspora është me ne", janë disa nga thirrjet që kanë brohorit në kor protestuesit.
Për 77 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo pasdite në kryeqytet, duke zhvilluar tubime përpara Kryeministrisë, Parlamentit, marshime në rrugët kryesore dhe duke përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira./Dosja.al
3 MUAJ ME PARE
"Unë jam me ju"/ Koordinatori i “Forza Italia” për Ballkanin, Lorenzo Grassini në mbështetje të protestës: Populli duhet dëgjuar
TIRANË- Koordinatori i Forza Italia për Ballkanin, Lorenzo Grassini, me anë të një video-mesazhi ka përcjellë një mesazh mbështetjeje për protestuesit. Ai ka theksuar rëndësinë e së drejtës për të protestuar dhe për tu dëgjuar në një demokraci. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se dalja e qytetarëve në shesh nuk duhet parë si krijim rrëmuje, por si ushtrim i së drejtës për të shprehur zërin e tyre.
“Ju flas si një njeri që Ballkanin e njeh prej 20 vitesh, jo nga librat, por duke ecur nëpër rrugët tuaja. Kur një popull del në shesh nuk po krijon rrëmujë, por po ushtron lirinë më të vjetër që ekziston, atë për tu dëgjuar. Populli duhet dëgjuar gjithmonë, edhe kur ka të drejtë, edhe kur gabon. Sheshi nuk paragjykohet, por dëgjohet dhe më pas vlerësohet me qetësi. Ajo që nuk duhet bërë kurrë në një demokraci të vërtetë është ta bësh të heshtin. Një zë i shtypur nuk zhduket, por kthehet më i fortë. Ju them qartë që unë jam me ju, me atë që ngre zërin dhe me atë që qëndron gjithmonë në këmbë”, tha Grassini në mesazhin drejtuar protestuesve shqiptare./Dosja.al
3 MUAJ ME PARE
"Ndryshimi në mënyrë paqësore"/ I riu nga Maqedonia e Veriut: E kemi në dorë vetë, secili ka përgjegjësinë kombëtare
TIRANË- Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut i është bashkuar protestës së 77-të kundër qeverisë Rama. Gjatë fjalës së tij, ai ka bërë thirrje për më shumë vëmendje ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu i riu u bëri thirrje shqiptarëve që të marrin përgjegjësi dhe të marrin pjesë në protestë, duke theksuar se ndryshimi, duhet të arrihet në mënyrë paqësore.
"Shqipëria duhet të ketë kujdes për të gjithë shqiptarët. Ne në 2026 sot protestojmë për të folur shqip. Para disa ditësh pashë në Tuz e kishin ndërprerë kolonën që kishte shkuar të merret nusen vetëm se kishin vendosur flamurin kombëtar aty sipër. Ajo që më brengos është kjo? Cfarë ka bërë shteti shqiptar për shqiptarët jashtë Republikës së Shqipërisë, që jemi më shumë sesa ju që jeni brenda territorit. Ata që nuk janë këtu mund të mendojnë që nuk na ka ngelur ne për të shpëtuar Shqipërinë. E kemi në dorë vetë, secili ka përgjegjësinë kombëtare, të vijë këtu dhe të tregojë që ne jemi shqiptarë. Në këtë mënyrë paqësore të arrijmë qëllimin tonë se Shqipëria nuk shitet. Kemi dhënë mjaftueshëm tokë, nuk kemi më”, tha shqiptari nga Maqedonia e Veriut./Dosja.al
3 MUAJ ME PARE
Emigranti nga Italia thirrje SPAK e KE: Na e largoni këtë klasë politike të korruptuar
TIRANË- Një emigrant nga Itali, duke folur në protestën 77 ka shprehur kritika ndaj klasës politike. Gjatë fjalës së tij, ai tha se sheh shpresë te SPAK dhe institucionet europiane, duke kërkuar largimin e klasës politike të korruptuar. Ai iu drejtua gjithashtu investitorëve të huaj që interesohen për të investuar në Shqipëri, duke i mirëpritur, por duke kërkuar respektimin e pronës së shqiptarëve.
“Një kërkesë shpresë për SPAK dhe Komisionin Evopian, largojeni këtë klasë politike të korruptuar tash e 35 vite, një ore e më parë. Ky moment është shpresë e fundit për shqiptarët. Një kërkesë të fundit për cdo investitor të huaj, Mirëse te vini në Shqipëri, por mos vidhni tokat e shqiptarëve, pasi Shqipëria nuk është në shitje. Derisa të jetë shqiptari, ta dinë mirë se nuk i marrin dot tokat tona”, u shpreh emigranti./Dosja.al
3 MUAJ ME PARE
Protestuesi: Rinia do ta marrë udhëheqjen, do krijojë një qeveri që t’i shërbejë popullit
TIRANË- Një protestues ka deklaruar se tubimet do të vijojnë deri në largimin e qeverisë Rama. Gjatë fjalës së tij para kryeministrisë, ai tha se beson te roli i të rinjve në ndryshimin e klasës politike në vend, duke nënvizuar se ata duhet të marrin drejtimin dhe të ndërtojnë një qeverisje që t’i shërbejë popullit.
“Do rezistojmë derisa kjo qeveri të bjerë poshtë. Ditët i ka të numëruara. Edi Rama nuk do të ketë të gjatë, Rinia do ta marrë udhëheqjen dhe do krijoi një qeveri që ti shërbejë popullit. Prandaj vazhdoni të qëndroni, të qëndrojmë bashkë derisa të arrijmë atë ditë”, tha protestuesi./Dosja.al
3 MUAJ ME PARE
'Shqiptarët vranë frikën'/ Protestuesi para kryeministrisë: 'Shqipërinë e Re' do e bëjmë pa kriminelë e trafikantë
TIRANË- Revoltës kundër qeverisë Rama i është bashkuar këtë të shtunë edhe Diaspora duke mbushur sheshin para Kryeministrisë. Një nga protestues deklaroi se shqiptarët sot kanë vrarë frikën dhe se nuk do të ndalën deri në largimin e Edi Ramës.
“Sot është detyra jonë dhe nga ky shesh do të nisë kthimi i shpresës për të gjithë shqiptarët. Ne e kemi vrarë frikën dhe ata nuk na trembin më me asgjë, as me kërcënimet e pseudodeputetëve dhe langot e tyre por as më me oligarkë apo vëllezërit kadiaf e bakllava. Shqipërinë e re do e bëjmë pa kriminelë e trafikantë, por me mbarë shqiptarë me vlera e ideale”, tha ai./Dosja.al
3 MUAJ ME PARE
"Një gjë është e garantuar, nuk do vijë një autokrat apo trafikant"/ Protestuesja thirrje qytetarëve: Mos kini frikë t’i bashkoheni kësaj lëvizje
TIRANË- Një protestuese u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkim dhe pjesëmarrje masive në lëvizjen qytetare. Duke folur para kryeministrisë, ajo u bëri thirrje qytetarëve të mos kenë frikë t’i bashkohen protestës, ndërkohë theksoi se bashkimi i qytetarëve është mënyra për të penguar sundimin nga grupe të caktuara të interesit.
“Jemi këtu sepse më në fund kemi gjetur besimin tek njëri tjetri. Janë njerëz që nuk i keni parë më përpara, mund të kenë fe të ndryshme, mund të kenë arsimim të ndryshëm, por kërkojnë një jetë më dinjiteti. Mos keni frikë ti bashkoheni kësaj lëvizje me frikën se kush do të vijë pas këtij që është në ikje. I vetmi garant është që nuk do vijë një autokrat, një trafikant. Për aq kohë sa jemi bashkë nuk mund të na sundojnë më as hajdutët, as oligarkia dhe as krimi. Prandaj edhe sot jemi me besim vetëm tek njëri tjetri për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe të klasës politike të korruptuar në 36 vite”, tha aktivistja./Dosja.al
3 MUAJ ME PARE
"Korrupsion, keqqeverisje e shitje e Atdheut"/ Protestuesi: Rama duhet të japë dorëheqjen, e ka mbushur kupën
TIRANË- Një prej protestuesve ka renditur një sërë arsyesh që po e detyrojnë të dalë në protestë prej 77-të ditësh. Qytetari kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se sipas tij qeveria ka kaluar çdo kufi me korrupsion e keqqeverisje. Në fund, ai theksoi se Rama e ka mbushur kupën, ndërkohë shtoi se ashtu siç ja dhanë mandatin ashtu edhe do tia heqin.
“Ekonomia, korrupsioni, keqqeverisja, shitja e Atdheut. Varfëria janë shumë arsye që na kanë nxjerrë në shesh. Rama duhet të japë dorëheqjen e ka mbushur kupën. Mandatin ia ka dhënë populli, dhe populli t’ja heqë. Mandati i tij ka rënë”, tha ndër të tjera protestuesi./Dosja.al
3 MUAJ ME PARE
FOTOLAJM/ Protestuesit mesazh Ramës me anë të pankartave: Ju prisni të lodhemi, ne vazhdojmë
TIRANË- Protesta e 77-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës është shoqëruar me pankarta me mesazhe të forta. Në një prej pankartave shkruhet: Ju prisni të lodhemi, ne vazhdojmë…
Pankarta është shfaqur mes protestuesve si një mesazh drejtuar qeverisë, duke theksuar se pjesëmarrësit nuk kanë ndërmend të tërhiqen apo të ndalojnë protestat.
Prej 77 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës.
Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 76 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”./Dosja.al
3 MUAJ ME PARE
Protesta e 77-të kundër qeverisë/ Diaspora sërish në shesh, nis grumbullimi i qytetarëve: Revolucion
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur sot në protestën e 77-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Tubimit të sotëm i janë bashkuar masivisht edhe diaspora, ashtu si edhe një ditë më parë.
Prej 77 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës.
Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 77 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”.
"Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al