Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Protestat në kryeqytet kanë hyrë në ditën e tyre të 78-të, ndërsa qytetarët kanë vijuar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Ajo e cila lindi fillimisht si një reagim ndaj ngjarjeve në Zvërnec, është shndërruar në një lëvizje mbarëkombëtare kundër qeverisë dhe asaj që organizatorët dhe protestuesit e kanë quajtur "kastë politike". • Gjatë më shumë se dy muajve, tubimet janë shoqëruar me marshime në arteriet kryesore të kryeqytetit dhe thirrje të vazhdueshme për ndryshim rrënjësor të sistemit politik.• Gjatë fjalës së mbajtur para të pranishmëve, një prej protestuesve deklaroi se rezistenca në shesh do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit, pavarësisht paralajmërimeve për mbylljen e tubimeve përpara fillimit të muajit shtator. • Protestuesi konfirmoi vendosmërinë e tubuesve për të mos u larguar nga sheshi pa rrëzimin e asaj që e cilësoi si një kabinet të korruptuar. • Mbështetja nga jashtë kufijve për protestat në kryeqytet ka marrë një zë të fortë gjatë fjalës së mbajtur nga një emigrant i ardhur nga Gjermania, i cili iu drejtua turmës së mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë. • Qytetari theksoi se rezistenca nuk do të ndalet derisa të rrëzohet ajo që e cilësoi si diktaturë, duke dhënë mesazhe të prera si për qeverinë, ashtu edhe për opozitën. • Në ditën e 78-të të protestave përpara godinës së Kryeministrisë, një i moshuar i është drejtuar turmës së grumbulluar me një fjalim plot emocione, ku vlerësoi qëndresën e protestuesve dhe lëshoi akuza të forta ndaj klasës politike në vend. • Gjatë fjalës së tij, i moshuari bëri një retrospektivë historike, duke lidhur krizën aktuale të pronave dhe braktisjen e fshatrave me vendimet e marra që nga periudha e regjimit komunist e deri më sot. • Deklaratat e kryeministrit Edi Rama se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen pasi mbështetet nga 800 mijë votues kanë nxitur reagime dhe ironi mes protestuesve të mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë. • Gjatë fjalës së tij në tubim, një qytetar vuri në dyshim shifrat e pretenduara nga kreu i qeverisë, duke theksuar se pakënaqësia qytetare ka përfshirë edhe vetë mbështetësit e tij. • Në vijim të fjalës së tij, ai iu drejtua drejtpërdrejt protestuesve me pyetjen nëse duhet të lejohet vijimi i kësaj qeverisjeje, pyetje që mori një "JO" të fuqishme dhe në kor nga të pranishmit. • Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nën thirrjet "Nesër më shumë" dhe "Ju erdhi fundi", ata kanë finalizuar ditën e 78-të të revoltës së tyre. • Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. • Ata kërkuar largimin e kryeministrit Rama dhe qeverisë
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nën thirrjet "Nesër më shumë" dhe "Ju erdhi fundi", ata kanë finalizuar ditën e 78-të të revoltës së tyre.
Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. Ata kërkuar largimin e kryeministrit Rama dhe qeverisë./Dosja.al
TIRANË- Deklaratat e kryeministrit Edi Rama se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen pasi mbështetet nga 800 mijë votues kanë nxitur reagime dhe ironi mes protestuesve të mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë.
Gjatë fjalës së tij në tubim, një qytetar vuri në dyshim shifrat e pretenduara nga kreu i qeverisë, duke theksuar se pakënaqësia qytetare ka përfshirë edhe vetë mbështetësit e tij.
Në vijim të fjalës së tij, ai iu drejtua drejtpërdrejt protestuesve me pyetjen nëse duhet të lejohet vijimi i kësaj qeverisjeje, pyetje që mori një "JO" të fuqishme dhe në kor nga të pranishmit.
“Dua të pyes dështak zemërakun si të dalin llogaritë. Sepse para dy javësh the se më votuan 800 mijë shqiptarë, dhe brenda javës e pe shumë mirë se edhe ata që të paskan votuar nuk të duan. E kupton se sa i pa vlerë je ti dhe Sali Berisha. Edi Rama, e more përgjigjen nga sheshi”, përfundoi protestuesi./Dosja.al
TIRANË– Deklarata e mëparshme të kryeministrit Edi Rama, ku i cilësonte protestuesit si “sorra”, ka marrë një përgjigje me ironi nga një qytetare e pranishme në tubimin përpara godinës së Kryeministrisë.
Gjatë fjalës së saj, ajo vuri në shënjestër retorikën e kreut të qeverisë, duke e rikthyer krahasimin e tij ndaj vetë kabinetit qeveritar.
Thirrja e saj u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit në shesh, ndërsa rezistenca qytetare po vijon me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit dhe hapjen e rrugës për një qeveri tranzitore.
“Si nuk kam parë asnjë sorrë në shesh. Kam parë vetëm flamingo dhe shqiponja. Sorrat janë të ulura në karriget e pushtetit”, u shpreh ajo para protestuesve./Dosja.al
TIRANË- Në ditën e 78-të të protestave përpara godinës së Kryeministrisë, një i moshuar i është drejtuar turmës së grumbulluar me një fjalim plot emocione, ku vlerësoi qëndresën e protestuesve dhe lëshoi akuza të forta ndaj klasës politike në vend.
Gjatë fjalës së tij, i moshuari bëri një retrospektivë historike, duke lidhur krizën aktuale të pronave dhe braktisjen e fshatrave me vendimet e marra që nga periudha e regjimit komunist e deri më sot.
Ai e cilësoi politikën e tre dekadave të fundit si një forcë shkatërruese që ka zbatuar axhenda të huaja në dëm të interesit kombëtar.
"Të dashur protestues... jemi të mrekullueshëm. Këto 30 vjet, në këto 30 vjet që po luftoni për interesin e qytetarëve, për interesin e kombit dhe të atdheut. Jemi përballë një politike shkatërruese, një politike që ka marrë peng popullin për 30 vite me radhë. Një politikë që ka parë interesin personal, interesin klanor, interesin partiak dhe mbi të gjitha interesin e agjenturave të huaja, që i ka bërë Shqipërisë një gjëmë, një dëm të jashtëzakonshëm.
Kujtojmë nga agjenturat franceze dhe ruse që krijuan Partinë Komuniste nëpërmjet Millosheviçit. Dëmet e jashtëzakonshme që i bëri kjo parti vendit nëpërmjet luftës së klasave, nëpërmjet internimeve, nëpërmjet marrjes së pronave dhe më vonë me Ramiz Alinë që krijoi ligjin e kobshëm të 7501-shit, për grabitjen e pronave të shqiptarëve dhe këto prona kanë vrarë 8000 persona, një dëm i jashtëzakonshëm i Shqipërisë. Dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite, që vazhdojnë akoma që po na shesin pronat tona, e kanë bërë Shqipërinë si çiflig personal.
Në fakt në pushtet këta janë për t'i shërbyer qytetarëve të Shqipërisë, janë për t'i shërbyer atdheut, janë për t'i shërbyer kombit, por këta kanë zbatuar programet djallëzore të fuqive të huaja dhe në dëm të atdheut tonë të dashur. Në dëm të atdheut, si gjithmonë me Partinë Komuniste, me Ramizin, me ligjin 7501 dhe pasardhësit e tyre sot e kësaj dite vazhdojnë të grabisin pronat, vazhdojnë të grabisin naftën, kanë shkatërruar ushtrinë, kanë shkatërruar ekonominë, kanë katandisur me fshatra të braktisura bujqësia që brez pas brezi... Shkurtimisht t'ju them, ju falënderoj nga zemra të gjithë këtyre protestuesve paqësorë që mbrojnë interesat e Shqipërisë. Rroftë atdheu ynë i dashur, rroftë Shqipëria, rroftë populli shqiptar! Poshtë spiunët, poshtë servilët, poshtë kjo politikë e ndyrë që ka katandisur Shqipërinë në këtë ditë kaq të vështirë!", u shpreh ai./Dosja.al
TIRANË – Mbështetja nga jashtë kufijve për protestat në kryeqytet ka marrë një zë të fortë gjatë fjalës së mbajtur nga një emigrant i ardhur nga Gjermania, i cili iu drejtua turmës së mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë.
Gjatë fjalës së tij, qytetari theksoi se rezistenca nuk do të ndalet derisa të rrëzohet ajo që e cilësoi si diktaturë, duke dhënë mesazhe të prera si për qeverinë, ashtu edhe për opozitën.
Ai garantoi protestuesit se diaspora është dhe do të mbetet pranë tyre çdo ditë, duke bërë me dije se lëvizja qytetare ka marrë përmasa globale me qindra tubime të organizuara në kontinente të ndryshme.
“Diktatura që ka zënë rrënjë si një bar i keq në Shqipëri. Diaspora nuk është vetëm këto tre ditë, një herë në muaj por çdo ditë me ju. Në diasporë zhvillohen protesta çdo javë pa pushim. Deri më tani 300 protesta të numëruara dhe vazhdojnë të rriten. Njerëzit në diasporë iu mbështesin çdo javë.
Në protestat tona nuk perëndon dielli. Shqiptarët protestojnë nga Amerika, Evropë dhe deri në Australi. Prandaj ju mos kujtoni se jeni vetëm, por jemi 7 milionë shqiptarë anembanë botës që kërkojmë dorëheqjen e pushtetit dhe opozitës aktuale sepse nuk po e bëni punën siç duhet. Shqipëria nuk ka më nevojë për ju dhe shqiptarët nuk iu duan.”, u shpreh ai./Dosja.al
TIRANË- Protestat kundër qeverisë kanë hyrë në ditën e tyre të 78-të, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish në bulevardin kryesor të kryeqytetit për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së mbajtur para të pranishmëve, një prej protestuesve deklaroi se rezistenca në shesh do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit, pavarësisht paralajmërimeve për mbylljen e tubimeve përpara fillimit të muajit shtator.
Protestuesi konfirmoi vendosmërinë e tubuesve për të mos u larguar nga sheshi pa rrëzimin e asaj që e cilësoi si një kabinet të korruptuar.
“Ne nuk do të largohemi nga ky shesh pa u larguar kjo qeveri e korruptuar dhe kjo klasë e inkriminuar. Është e jashtëzakonshme sesi për 78 ditë ky bulevard ka një energji të jashtëzakonshme. Kemi treguar se jemi bashkë mbi çdo ideologji politike dhe krahinë nga vijmë. Do të jemi bashkë sepse qëllimi është më i madh se ne, është vetë Shqipëria. Njerëzit më të afërt të kryeministrit i kanë dhënë fjalën se do ta shpërndajnë protestën para shtatorit, por nuk do të shpërndahemi pa të larguar ty”, tha protestuesi./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë shënon sot 78 ditë të revoltës kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Pas grumbullimit dhe organizimit të protestuesve në sheshin Skënderbej, ka nisur marshimi drejt godinës së Kryeministrisë.
Nën thirrjet "Arrestoni Ramën", "Shqipëria kërkon revolucion" dhe me pankarta në duar qytetarët po i drejtohen godinës në të cilën priten të mbahen fjalime nga qytetarët dhe organizatorët e protestës./Dosja.al
TIRANË- Qytetarë të shumtë janë grumbulluar sërish ditën e sotme në Sheshin “Skënderbej” për të vijuar marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 78-të rresht të protestave kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.
Protetsuesit vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kreut të qeverisë, duke ngritur zërin për krizën ekonomike, rritjen e vazhdueshme të çmimeve dhe vështirësitë e përditshme me të cilat përballen familjet shqiptare.
Që prej datës 14 gusht, shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme të botës janë bërë pjesë e tubimeve në kryeqytet, duke i dhënë lëvizjes një dimension të ri dhe masivitet më të madh në shesh.
Përveç largimit të kryeministrit Rama, kërkesa kryesore e protestuesve mbetet krijimi i një qeverie tranzitore me një mandat 12-mujor. Sipas tyre, ky kabinet i përkohshëm do të ketë si mision kryesor përgatitjen dhe garantimin e kushteve për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme të lira dhe të ndershme./Dosja.al