LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta e 82-të e revoltës qytetare/ Qyetarët të vendosur për largimin e kryeministrit nga pushteti: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

• Qytetarët janë mbledhur sërish këtë të enjte në protestën e 82-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe kanë mbajtur fjalimet e tyre. • Prej 82 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. • Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. • Një protestues ka lëshuar akuza të fortë ndaj qeverisë për nivelin e lartë të korrupsionit dhe pasojat e tij të drejtpërdrejta në arsim, mjedis dhe çështjet e pronësisë. • Gjatë fjalës së tij, ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin vetë në dorë mbrojtjen e pasurive natyrore dhe pronave, duke denoncuar përpjekjet e pushtetit për të favorizuar ndërtimet në zonat pyjore. • Në protestën e 82-të qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë, një prej pjesëmarrësve ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar qeverisjen e tij si një “dinasti”. • Një qytetare që mori pjesë në protestën e zhvilluar kundër qeverisë në Tiranë lëshoi akuza të forta ndaj dy krerëve të politikës shqiptare, Edi Ramës dhe Sali Berishës, ndërsa bëri thirrje për vazhdimësi të revoltës qytetare në mbrojtje të territoreve dhe të ardhmes së vendit. • Një nga pjesëmarrësit në protestë iu drejtua turmës me një fjalim motivues, duke theksuar se bashkimi i qytetarëve ka si qëllim kryesor dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe realizimin e ndryshimeve kushtetuese në vend. • Protesuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, në kuadër të protestës së tyre të 82-të kundër qeverisë Rama. • Të organizuar pas thirrjeve të organizatorëve, pjesëmarrësit janë larguar nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në bulevard, ndërsa mbanin në duar pankarta dhe brohorisnin slogane kundër qeverisë. • Edhe sot, protesta ka spikatur duke bërë bashkë shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga fëmijë e të moshuar, te studentë, profesionistë, aktivistë dhe deri te turistë të huaj që i janë bashkuar qëndresës qytetare.

7 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Protesta e 82-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi drejt rrugëve të kryeqytetit

Protesta e 82-të e revoltës qytetare/ Qyetarët të vendosur
PAMJE NGHA

TIRANË-  Protesuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, në kuadër të protestës së tyre të 82-të kundër qeverisë Rama.

Të organizuar pas thirrjeve të organizatorëve, pjesëmarrësit janë larguar nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në bulevard, ndërsa mbanin në duar pankarta dhe brohorisnin slogane kundër qeverisë.

Edhe sot, protesta ka spikatur duke bërë bashkë shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga fëmijë e të moshuar, te studentë, profesionistë, aktivistë dhe deri te turistë të huaj që i janë bashkuar qëndresës qytetare./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

Tubimi i 82-të në kryeqytet/ Protestuesi me thirrje prekëse për brezin e vjetër: A është kjo Shqipëria që keni ëndërruar?

Protesta e 82-të e revoltës qytetare/ Qyetarët të vendosur
pamje nga protesta

TIRANË-  Një nga pjesëmarrësit në protestë iu drejtua turmës me një fjalim motivues, duke theksuar se bashkimi i qytetarëve ka si qëllim kryesor dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe realizimin e ndryshimeve kushtetuese në vend.

Përmes një fjalimi të drejtpërdrejtë, ai vuri në pikëpyetje sakrificat e breznive të kaluara dhe të emigrantëve, duke kërkuar që qëndresa të vijojë deri në plotësimin e kërkesave.

“Kjo protestë ka treguar se jemi bashkë për qëllime të mëdha. A është kjo Shqipëria që keni dashur ju gjyshër që keni punuar e sakrifikuar? A është kjo Shqipëria kur keni lënë kockat në hidrocentrale, nëpër bunkerë? A është kjo Shqipëria që keni dashur ju emigrantë të viteve ’90? Dhe të gjithë ne këtu , a është kjo Shqipëria që kemi ëndërruar? Dhe përgjigja është jo. Prandaj ne jemi këtu  në këtë shesh. Kam thirrje për çdonjeri. Në këtë qëndresë ne do t’i arrijmë qëllimet tona sepse nuk dorëzohemi më.

Vetëm të bashkuar mund të ja dalim…Faktori shqiptar është më i rëndësishëm dhe më i fortë, por këta që janë këtu duan të shesin interesat e kombit tonë dhe ne për këtë jemi këtu sepse nuk e pranojmë këtë. Këto ndryshime nuk mund të vijnë pa thelbin e kërkesave tona, dhe më themelorja është ndryshimet Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë. Por në kërkojmë liri dhe të drejta…Duhet të jemi bashkë sepse vetëm bashkë  i arrijmë qëllimet tona. Kjo qëndresë është fuqia e vërtetë e një kombi të bashkuar. Tani jemi më afër se kurrë realizimit të kërkesave tona”, tha ai./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protesta e 82-të/ Qytetarja: Sot po vuajmë 10 fish më shumë nga "këlyshet e komunistëve" që janë në pushtet

Protesta e 82-të e revoltës qytetare/ Qyetarët të vendosur
pamje nga protetsa

TIRANË- Një qytetare që mori pjesë në protestën e zhvilluar kundër qeverisë në Tiranë lëshoi akuza të forta ndaj dy krerëve të politikës shqiptare, Edi Ramës dhe Sali Berishës, ndërsa bëri thirrje për vazhdimësi të revoltës qytetare në mbrojtje të territoreve dhe të ardhmes së vendit.

Përmes një fjalimi të ashpër, ajo u shpreh se tubimet nuk do të ndalen as në kryeqytet e as në vende të tjera të Evropës, duke vënë theksin te shpopullimi, dëmtimi i pasurive natyrore dhe zjarret në zona malore.

Sipas saj, sot qytetarët shqiptarë po vuajnë 10 fish më shumë nga "këlyshet e komunistëve" që janë në pushtet.

“Kjo protestë nuk do të ndalet as në Tiranë dhe asnjë në çdo vend të Evropës. Sali Berisha, je i pari kriminel dhe pas teje edhe Edi Rama. Ne studentët e ’91 e dimë se si Berisha hyri si kërpudhat pas shiut në grevë. Protesta do vazhdojë. Ne protestojmë për të gjitha familjet,. Ky shtet nuk do t’ja dijë për të ardhmen e këtij vendi. Unë vij nga ajo familje që ka vuajtur nga regjimi komunist, por sot po vuajmë 10 fish më shumë nga këlyshet e komunistëve që janë në pushtet. Por këto nuk do ja dalin, sepse shqiptari di të mbrojë kombin. I bëj thirrje të gjithëve të protestojnë për lirinë e tyre. Sot kemi një Paketë Malesh. Por sot malet nuk digjen rastësisht…Nuk duhet lënë malet të shpopullohen. Qytetarët në Vjenë protestojnë prej 11 javësh, ne ju mbështesim do protestojmë deri ditën e fundit. Duhet të luftojmë për Rrjollin, Zvërnecin, Sazanin dhe çdo tokë shqiptare”, tha një qytetare në protestë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protestuesi në ditën e 82-të të protestës: Dinastia e Berishës i përket të shkuarës...dinastia e Ramovicit është më e sofistikuar

Protesta e 82-të e revoltës qytetare/ Qyetarët të vendosur
pamje nga protesta

TIRANË-  Në protestën e 82-të qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë, një prej pjesëmarrësve ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar qeverisjen e tij si një “dinasti”.

Gjatë fjalës së tij, qytetari kritikoi edhe patronazhistët, duke i akuzuar se përfitojnë nga korrupsioni dhe lidhjet me oligarkët.

“Dinastia e Ramovicit është më e sofistikuar, është dinastia e 84 mandateve dhe e patronoazhistëve, të këtyre kufomave pa shtyllë kurrizore, të këtyre që ushqehen nga paratë e oligarkëve”, tha një qytetar./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protesta 82-të/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi (VIDEO)

Protesta e 82-të e revoltës qytetare/ Qyetarët të vendosur
pamje nga protesta

TIRANË- Protesta qytetare ka shënuar sot ditën e saj të 82-të të revoltës kundër klasës politike. Pas grumbullimit dhe organizimit fillestar në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Me thirrjen kryesore “Rama në burg, Berisha në burg”, pjesëmarrësit kanë përcjellë mesazhin e tyre për ndryshimin e të gjithë klasës politike në vend.

Ndër pankartat dhe brohoritjet në kor, protestuesit kanë lëshuar thirrje të forta si "Edi Rama jep dorëheqjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, "Pa rini nuk ka Shqipëri" dhe "Shqipëria kërkon revolucion"./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

Protesta 82-të/ Protetsuesi "shpërthen" ndaj qeverisë: Korrupsioni ka shkatërruar arsimin dhe mjedisin

Protesta e 82-të e revoltës qytetare/ Qyetarët të vendosur
pamje nga protesta

TIRANË- Një protestues ka lëshuar akuza të fortë ndaj qeverisë për nivelin e lartë të korrupsionit dhe pasojat e tij të drejtpërdrejta në arsim, mjedis dhe çështjet e pronësisë.

Gjatë fjalës së tij, ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin vetë në dorë mbrojtjen e pasurive natyrore dhe pronave, duke denoncuar përpjekjet e pushtetit për të favorizuar ndërtimet në zonat pyjore.

Më tej, ai nënvizoi se ruajtja e pyjeve arrihet vetëm nëse populli ndihet zot i tyre, duke apeluar që qytetarët të mos presin reagim nga ekzekutivi.

“Korrupsioni ka shkatërruar gjithçka, korrupsioni ka shkatërruar shkolla, universitetet, ka shkatërruar pyjet, ka shkatërruar  pronësinë. Shqiptarit këtu i thonë që je në vendin tënd, por realisht shqiptari nuk ndihet pronar i tokës së vet. Kjo është kërdia që ka ndodhur. Pyjet ruhen vetëm nëse populli ndihet pronar i tyre. Unë i bëj thirrje popullit të dalin të mbrojnë pasurinë e gjyshërve, mos prisni qeverinë. Kjo qeveri tenton ti djegë, kërkon të futë ndërtime”, tha qytetari./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protesta e 82-të kundër qeverisë Rama/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Protesta e 82-të e revoltës qytetare/ Qyetarët të vendosur
pamje nga protesta

TIRANË-Në ditën e 82-të të protestës, qytetarët janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej” kundër qeverisë dhe klasës politike.

Pjesëmarrësit shprehen të vendosur për të vijuar me tubimet deri në realizimin e kërkesave të tyre. Ata theksojnë njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama është e panegociueshme./Dosja.al

protesta 82

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin