LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta e 89-të/ Vijon revolta qytetare në shesh: Rama jepe dorëheqjen! Shqipëria kërkon revolucion

• Qytetarët u mblodhën sot në ditën e 88-të të revoltës së tyre. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Studenti dhe aktivisti Kleidi Memo ka ngritur alarmin mbi rritjen e papërballueshme të kostove të jetesës për të rinjtë në kryeqytet, duke bërë një lidhje të drejtpërdrejtë mes shtrenjtimit brutal të qirave dhe ecurisë së sektorit të ndërtimit në Tiranë.• Sipas Memos, pagesa e qirasë mbetet barra më e rëndë financiare për studentët, situatë e cila rëndohet akoma më shumë nga çmimet e larta të ushqimeve, tarifat universitare, faturat e internetit dhe shpenzimet shtesë të stinës së dimrit. • Një i moshuar, pjesëmarrës në tubim, ka dhënë një deklaratë ku ka vënë në shënjestër udhëheqësit kryesorë politikë, Edi Ramën dhe Sali Berishën. • Ai ka theksuar se kauza e protestës është në dobi të të gjithë shqiptarëve dhe se vendi ka nevojë urgjente për ndryshim nga sundimi i gjatë i elitarëve të vjetër. • Një tjetër i moshuar i pranishëm në tubim ka dhënë një deklaratë të fortë për mediat, duke treguar se pamundësia ekonomike dhe hallet e përditshme e kanë detyruar të dalë në rrugë për të protestuar. • Ai u shpreh se nuk i ka dhënë kurrë votën pushtetit dhe se përballë vështirësive të jetesës, qytetarët nuk dinë më se çfarë të bëjnë në këtë shtet. • Një aktiviste u ka bërë thirrje qytetarëve dhe protestuesve të grumbullohen nesër në orën 17:30 përpara selisë së Partisë Socialiste, teksa në ambientet e saj pritet të zhvillohet mbledhja e kësaj force politike. • Në podiumin para Kryeministrisë, ajo kërkoi reagim dhe prani masive për të realizuar një protestë me mjete simbolike si vezë, me qëllim shprehjen e revoltës dhe llogaridhënies ndaj mazhorancës. • Kjo iniciativë vjen në vazhdën e aksioneve qytetare që kërkojnë të kundërshtojnë vendimmarrjet e qeverisë. • Një qytetar i pranishëm në protestën para Kryeministrisë ka dhënë një deklaratë të fortë, duke bërë thirrje për anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura dhe mbrojtjen e territorit. • Ai ngriti shqetësimin për degradimin e kryeqytetit, duke përmendur mungesën e ajrit, hapësirave publike dhe trafikun e rënduar që shkaktohet nga lejet e ndërtimit. • Është mbyllur protesta në ditën e saj të 89-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas një tjetër mbrëmjeje të shoqëruar me fjalime mobilizuese, marshim në akset kryesore të kryeqytetit dhe thirrje të njëpasnjëshme për dorëheqjen e pushtetit. • Protestuesit kanë paralajmëruar protestë nesër para selisë së Partisë Socialiste, ku pritet të mb ahet mbledhja e mazhorancës. • Pasi përfunduan fjalimet e mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisë marshimin e tyre përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit.

8 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Tensione në ditën e 89-të të protestës/ Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn te sheshi

Protesta e 89-të/ Vijon revolta qytetare në shesh: Rama jepe
pamje nga perleshja

TIRANË-  Dita e 89-të e protestës në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike mes protestuesve. Në videot e publikuara vërehet se, në qendër të konfliktit ishte ish-truproja e Berishës, Sali Lushaj, babai i këngëtarit të njohur Stresi.

Bëhet me dije se, incidenti ka nisur pasi Lushaj dhe disa anëtarë të tjerë të PD-së po bënin foto gjatë protestës duke ngritur dy gishtat, simbolin e partisë së tyre. gjë që ka provokuar reagimin e protestuesve të tjerë.

Këta të fundit kanë ndërhyrë për t'i larguar nga sheshi me pretendimin për të ruajtur karakterin jopartiak të tubimit. Më pas, situata ka degjeneruar në përplasje fizike, ku Lushaj shihet duke u përleshur me Dritan Goxhajn, një nga nismëtarët e kësaj proteste, duke rritur akoma më shumë tensionet në terren./Dosja.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

 

2 MUAJ ME PARE

Protesta 89-të/ Mbyllen fjalimet në shesh, nis marshimi rrugëve të Tiranës: Rama në burg, berisha në burg

Protesta e 89-të/ Vijon revolta qytetare në shesh: Rama jepe
protesta 89

TIRANË-  Është mbyllur protesta në ditën e saj të 89-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas një tjetër mbrëmjeje të shoqëruar me fjalime mobilizuese, marshim në akset kryesore të kryeqytetit dhe thirrje të njëpasnjëshme për dorëheqjen e pushtetit.

Protestuesit kanë paralajmëruar protestë nesër para selisë së Partisë Socialiste, ku pritet të mb ahet mbledhja e mazhorancës. Pasi përfunduan fjalimet e mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisë marshimin e tyre përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Protesta e 89-të në kryeqytet/ Protestuesi: Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura! Mungon ajri, hapësirat, trafiku i rënduar...

Protesta e 89-të/ Vijon revolta qytetare në shesh: Rama jepe
protesta 89

TIRANË- Një qytetar i pranishëm në protestën para Kryeministrisë ka dhënë një deklaratë të fortë, duke bërë thirrje për anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura dhe mbrojtjen e territorit.

Ai ngriti shqetësimin për degradimin e kryeqytetit, duke përmendur mungesën e ajrit, hapësirave publike dhe trafikun e rënduar që shkaktohet nga lejet e ndërtimit.

Sipas tij, politikanët e vjetër nuk ofrojnë më zgjidhje dhe vendi kërkon një reagim rrënjësor nga vetë qytetarët.

“E kemi kuptuar se nuk ka kuptim Rama në burg, pa Berishën apo anasjelltas. Dhuna informale dhe ajo e organizuar me ligj do të vazhdojnë. Shqipëria kërkon revolucion. Mungon ajri, hapësirat, trafiku i rënduar. Të gjitha këto bëhen me leje dhe me ligj. Pavarësisht se lejet miratohen, zbatimi nuk bëhet. Ndaj mendoj se rruga e re që po ndjekim sjell shpresë për territorin. Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura.”, tha ai./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Nesër mbledhja e PS/ Qytetarët në protestë: Tubim përballë selisë rozë! Nuk na përfaqësojnë

Protesta e 89-të/ Vijon revolta qytetare në shesh: Rama jepe
pamje nga protesta

TIRANË- Një aktiviste u ka bërë thirrje qytetarëve dhe protestuesve të grumbullohen nesër në orën 17:30 përpara selisë së Partisë Socialiste, teksa në ambientet e saj pritet të zhvillohet mbledhja e kësaj force politike.

Në podiumin para Kryeministrisë, ajo kërkoi reagim dhe prani masive për të realizuar një protestë me mjete simbolike si vezë, me qëllim shprehjen e revoltës dhe llogaridhënies ndaj mazhorancës.  Kjo iniciativë vjen në vazhdën e aksioneve qytetare që kërkojnë të kundërshtojnë vendimmarrjet e qeverisë.

“Nesër në orën 17:30 PS mblidhet te selia për mbledhje. Të shkojmë atje me vezë dhe të protestojmë e t’u tregojmë se nuk na përfaqësojnë,” deklaroi ajo./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Protesta 89-të/ I riu në shesh: Rama dhe Berisha të lëshojnë vendin, Shqipëria ka nevojë për ndryshim

Protesta e 89-të/ Vijon revolta qytetare në shesh: Rama jepe
protesta 89

TIRANË- Një i moshuar, pjesëmarrës në tubim, ka dhënë një deklaratë ku ka vënë në shënjestër udhëheqësit kryesorë politikë, Edi Ramën dhe Sali Berishën.

Në fjalën e tij në shesh, ai ka theksuar se kauza e protestës është në dobi të të gjithë shqiptarëve dhe se vendi ka nevojë urgjente për ndryshim nga sundimi i gjatë i elitarëve të vjetër.

“Kjo protestë masive është për të mirën e popullit sepse gjithnjë jemi sunduar nga dy persona, Sali Berisha dhe Edi Rama, që nuk e lëshojnë vendin dhe dua ta trashëgojnë këtë përjetë. Por kjo nuk mund të ndodhë këtu sepse Shqipëria u zgjua. Pse të kemi frikë nga e drejta? Shqiptarët po protestojnë për këtë vend që ka qenë i vuajtur dhe i shfrytëzuar gjithë jetën,” deklaroi ai./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Dita e 89-të e protestës/ I moshuari mesazh të fortë protestuesve: Kurrë nuk ia kam dhënë votën këtij, as Enver Hoxhës nuk ia kam dhënë

Protesta e 89-të/ Vijon revolta qytetare në shesh: Rama jepe
pamje nga protesta

TIRANË- Një i moshuar i pranishëm në tubim ka dhënë një deklaratë të fortë për mediat, duke treguar se pamundësia ekonomike dhe hallet e përditshme e kanë detyruar të dalë në rrugë për të protestuar.

Ai u shpreh se nuk i ka dhënë kurrë votën pushtetit dhe se përballë vështirësive të jetesës, qytetarët nuk dinë më se çfarë të bëjnë në këtë shtet.

Pavarësisht pretendimeve se protesta po zbehet, i moshuari këmbënguli se qëndresa do të vijojë deri në fund, duke paralajmëruar se po nuk qëndruan të bashkuar, pushteti do të bëjë çfarë të dojë me ta.

“Kemi halle dhe probleme, ndaj kemi dalë këtu! Unë kurrë nuk ia kam dhënë votën këtij, as Enver Hoxhës nuk ia kam dhënë. Nuk dimë se çfarë të bëjmë në këtë shtet. Jam i moshuar, pa shkollë, por praktika më ka dhënë shumë njohuri. Thonë se kanë ikur protestuesit. Ne kemi ardhur këtu, do të ngurtësohemi këtu dhe nuk na ndalon njeri. Po nuk qëndruam këtu, do të bëjnë përshesh me ne!”, përfundoi i moshuari./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Protesta e 89-të kundër qeverisë/ Aktivisti: Ndërtimet vijojnë edhe pse popullsia po bie...të rinjtë përballen me një faturë të rënduar të kostos së jetesës!

Protesta e 89-të/ Vijon revolta qytetare në shesh: Rama jepe
pamje nga protesta

TIRANË-  Studenti dhe aktivisti Kleidi Memo ka ngritur alarmin mbi rritjen e papërballueshme të kostove të jetesës për të rinjtë në kryeqytet, duke bërë një lidhje të drejtpërdrejtë mes shtrenjtimit brutal të qirave dhe ecurisë së sektorit të ndërtimit në Tiranë.

Sipas Memos, pagesa e qirasë mbetet barra më e rëndë financiare për studentët, situatë e cila rëndohet akoma më shumë nga çmimet e larta të ushqimeve, tarifat universitare, faturat e internetit dhe shpenzimet shtesë të stinës së dimrit.

“Ndërtimet vijojnë edhe pse popullsia po bie, duke prodhuar një paradoks të qartë. Prodhimi i madh i banesave po drejtohet nga kapitali investues dhe jo nga nevoja reale për strehim, pra për të pastruar paratë,” u shpreh ai./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Dita e 89-të e protestës qytetare/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej

Protesta e 89-të/ Vijon revolta qytetare në shesh: Rama jepe
Protesta në Tiranë (foto ilustruese)

TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e 89-të të revoltës qytetare. Protestuesit janë grumbulluar për të 89-tën ditë radhazi në sheshin Skënderbej për të vazhduar më tej marshimin drejt godinës së Keryeministrisë në të cilën do të mbahen fjalime nga qytetarët dhe organziatorët e protëstës.

Sakaq, kërkesat e protestuesve mbeten dorëheqja e panegociueshme  ekryeministrit të vendit Edi Rama , dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al

protesta 89

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin