Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Qytetarët janë mbedhur sot për të 67-të ditë radhazi në protestën kundër qeverisë Rama. • Ata nisën organizimin fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët që folën në podiumin e vendosur para godinës qeveritare, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • I pari që mori fjalën ishte një aktivist, i cili i bëri thirrje SPAK të nis hetimet për kryeministrin Edi Rama. • Ai komentoi edhe fotot e kyryeministrit, që kanë qarkulluar në rrjet, ku është parë në një skaf duke pushuar. • Në lidhje me këtë, ai i bëri thirrje t'i shijoj ato, pasi sipas tij do jenë pushimet e fundit të lirisë. • Një emigrant solli rastin e Kroacisë dhe Rumanisë, për të cilat tha se kanë futur në burg, kryeministrat dhe presidentin. Në lidhje me këtë, ai i bëri thirrje SPAK të nis një hetim ndaj kryeministrit Rama, duke theksuar se 800 votuesit, nuk përfaqësojnë Shqipërinë. • Një pedagog i bëri thirrje studentëve, fermerëve, bujqëve dhe profesorëve të vijnë në protestë. • Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se vendi duhet çliruar nga ata që e kanë vënë ndër këmbë. • Ai theksoi se toka e shqiptarëve është e vetmja tokë e pambjellë, e lënë shkretë, si pasojë e qeverisjes. • Një i ri deklaroi se qytetarët nuk e japin votën që qeveritarët t'i vjedhin, gënjejnë apo grabisin, duke shtuar se Shqipëria meriton më shumë dhe meriton ndryshim. • Ai theksoi se qytetarët përmes protestave po kërkojnë një Shqipëri të re. • Në fund, i riu përgëzoj të gjithë ata që kanë protestuar gjatë këtyre ditëve, duke shtuar se kanë treguar shpirtin e një qytetari evropian. • Një studente ishte një nga folëset në protestën e ditës së sotme. • Duke folur para qytetarëve, ajo u shpreh se studentët nuk pranojnë më të udhëhiqen nga pedagogë që i shërbejnë vetëm pushtetit. • E reja tha gjithashtu se studentët nuk pranojnë më bursat qesharake dhe jetesën në konvikte me kushte skandaloze. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre.
11 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nën thirrjet "Rama në burg, Berisha në burg" dhe "Ju erdhi fundi", ata përmbyllin ditën e 67-të të protestës së tyre.
Të organizuar pas thirrjeve të organizatorëve, pjesëmarrësit u larguan nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe nisën marshimin, ndërsa mbanin pankarta dhe brohorisnin slogane kundër qeverisë.
Të shumtë ishin qytetarët dhe aktivistët të cilët folën në podiumin e vendosur para godinës qeveritarë ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar ka shpërthyer në akuza të forta ndaj klasës politike dhe kryeministrit, duke e cilësuar qeverisjen aktuale si një vazhdimësi të keqqeverisjes dhe korrupsionit që rëndon çdo ditë mbi jetën e qytetarëve.
Gjatë një fjalimi të mbajtur në hapësirë publike, ai u shpreh se kryeministri aktual ka humbur çdo lidhje me vullnetin e popullit dhe se vendi po përballet me një krizë të thellë për shkak të abuzimit me pushtetin.
“Kur ne jemi këtu dhe kryeministri jonë nuk na vlerëson. Nuk respekton vullnetin e popullit. Ka 26 vite në pushtet, diktatori i dytë pas Enver Hoxhës. Klasa politike 36 -vjeçare janë të gjithë hajdutë. Nëse Rama nuk jep dorëheqje, jam i mendimit për mosbindje civile. Shumica e popullit 80 % e popullit duan mosbindje civile, sepse jemi ngopur me mashtrimet e juaja. Vetëm keni vjedhur”, tha ai./Dosja.al
TIRANA- Një studente ishte një nga folëset në protestën e ditës së sotme. Duke folur para qytetarëve, ajo u shpreh se studentët nuk pranojnë më të udhëhiqen nga pedagogë që i shërbejnë vetëm pushtetit.
E reja tha gjithashtu se studentët nuk pranojnë më bursat qesharake dhe jetesën në konvikte me kushte skandaloze. Sipas saj, Shqipëria ka nevojë për studentët dhe popullin e saj, ndaj ajo bëri thirrje për sa më shumë pjesëmarrje.
Studentja: Kjo është protesta e të ardhmes sonë. Bashkohuni, sepse vetëm së bashku mund ta ndryshojmë Shqipërinë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për veten tonë dhe për brezat që do të vijnë.
Studentët nuk pranojnë më bursat tuaja qesharake 100 mijë lekëshe. Studentët nuk pranojnë të jetojnë në konvikte me kushte skandaloze. Studentët nuk pranojnë më të udhëhiqen nga pedagogë që i shërbejnë vetëm pushtetit. Studentët nuk pranojnë më të udhëhiqen nga pedagogë që, përveçse i shërbejnë pushtetit, nuk i shërbejnë dijes dhe të vërtetës.
Sot jeni përballë forcës më të madhe në këtë vend. Përveçse përballë studentëve, jeni përballë popullit shqiptar. Kemi pritur me vite që këta pushtetarë të ndërtojnë të ardhmen tonë dhe çfarë kanë bërë këta? Vetëm shkatërrim. Na kanë shkatërruar të ardhmen, kanë ngritur një sistem që i shërben vetëm këtyre dhe familjarëve të tyre. Turp!
Ne nuk kërkojmë më lëmoshën tuaj. Ne kërkojmë dinjitetin që na takon, kërkojmë arsim cilësor, mundësi të barabarta dhe një Shqipëri ku të rinjtë të mos detyrohen të largohen jashtë për të ndërtuar të ardhmen e tyre, por ta ndërtojnë në Shqipëri.
Shqipëria është vetëm e jona. Prandaj, i dashur popull, bashkohuni me ne, bashkohuni me studentët që ta ndryshojmë Shqipërinë dhe të bëjmë një Shqipëri më të mirë për të gjithë ne. Shqipëria ka nevojë për studentët dhe popullin e saj, ka nevojë për zërin tonë dhe së bashku do ta bëjmë Shqipërinë që duam./Dosja.al
TIRANA- Një i ri në protestë tha se qytetarët nuk e japin votën që qeveritarët t'i vjedhin, gënjejnë apo grabisin. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai tha se Shqipëria meriton më shumë dhe meriton ndryshim.
Ai theksoi se qytetarët përmes protestave po kërkojnë një Shqipëri të re. Në fund, i riu përgëzoj të gjithë ata që kanë protestuar gjatë këtyre ditëve, duke shtuar se kanë treguar shpirtin e një qytetari evropian.
I riu në protestë: Ne duam një Shqipëri të re. Kur i shqiptari thërret Rama në burg, Berisha në burg është jo se kanë urrejtje, por se ai shqiptar është i shtypur, është i lënë pa mekanizëm për t’u mbrojtur. Kjo nuk ju jep të drejtën që të na shtypni për katër vite edhe pse na e merrni njëherë votën. Nuk e japim votën për të na vjedhur, gënjyer, mashtruar dhe sidomos jo që të na ofendoni. Shqiptarët kudo në diasporë janë punëtorë dhe të ndershëm. Ne jemi luftuar gjithmonë paqësisht, jemi një komb me zjarr, jemi krenarë. E kemi treguar me mënyrën se si ngrihemi e protestojmë kundër të padrejtave.
Këtu vite më parë bëheshin protesta të dhunshme, shikoni tani, asnjë lloj dhune, asnjë lloj arme, shikojeni tani, Shqipëria meriton më shumë. Kemi 67 ditë që vijmë në protestë, me besimin se ndoshta do ndryshojmë diçka, sado të vogël. Ju përgëzoj të gjithëve në shesh se keni bërë punë fantastike, duke treguar shpirtin e një qytetari evropian. Është koha që të tregojmë se sikur edhe zvarrë të vijmë në këtë shesh, ne të mbajmë kryet lartë dhe të ruajmë dinjitetin tonë, edhe sikur 5 vetë të mbetemi këtu, edhe sikur 1 person të vijë poshtë dritares së kryeministrit dhe t’i bërtasë, ai është mjaftueshëm./Dosja.al
TIRANA- Protesta e 67-të e qytetarëve shqiptarë po zhvillohet para Kryeministrisë, ndërsa pjesëmarrës kanë qenë edhe emigratët. Një prej tyre solli rastin e Kroacisë dhe Rumanisë, për të cilat tha se kanë futur në burg, kryeministrat dhe presidentin.
Në lidhje me këtë, ai i bëri thirrje SPAK të nis një hetim ndaj kryeministrit Rama. Emigranti theksoi se 800 votuesit, nuk përfaqësojnë Shqipërinë.
Emigranti: Unë sapo kam ardhur me anije nga jashtë për protestën këtu. Kam vetëm një kujtesë. Kroacia ka futur kryeministrat në burg, njërin për 5 mln euro dhe tjetrin për 4 mln euro. Rumania po ashtu ka futur presidentin dhe kryeministrin, i ka hetuar.
Ky kryeministri karagjoz që kemi ne thotë kam 800 mijë njerëz, por i them se nuk janë ata 800 mijë spiunë Shqipëria. Ndaj SPAK të veprojë siç bëri Kroacia dhe Rumania. Kaq desha me i kujtu, unë jam me ju deri në vdekje./Dosja.al
TIRANA- Qytetarët janë zhvendosur para Kryeministrisë dhe kanë nisur fjalimet e tyre. I pari që mori fjalën ishte një aktivist, i cili i bëri thirrje SPAK të nis hetimet për kryeministrin Edi Rama.
Ai komentoi edhe fotot e kyryeministrit, që kanë qarkulluar në rrjet, ku është parë në një skaf duke pushuar. Në lidhje me këtë, ai i bëri thirrje t'i shijoj ato, pasi sipas tij do jenë pushimet e fundit të lirisë.
I rit theksoi se kanë dorëzuar në SPAK librin “Albanian Files”, ndaj ai duhet të nis hetimet. Në fund, aktivisti tha se qytetarët nuk do të largohen nga sheshi derisa Rama të mos jetë kryeministër dhe deri kur të jetë pas hekurave.
Aktivisti: Nisim sot ditën e 67 të kësaj proteste që ka qenë leksion qytetarie dhe demokracie. Ditën e 67 të protestës me të cilën shqiptarët fituan dinjitetin. Edhe sot në ditën e 67 kërkojmë atë që kemi kërkuar ditën e parë, dorëheqje.
Kanë qarkulluar disa foto ku shihet kryeministri i vendit Edi Rama me një skaf duke pushuar, nga ky shesh i themi s’ka problem, shijoji pushimet e fundit të lirisë. Ky shesh do jetë çdo ditë i mbushur, sepse pushimet tona janë njëkohësisht edhe shpresa jonë dhe ajo gjendet në këtë bulevard. Ky objekt që është pas nesh, Kryeministria, nuk ka qenë kurrë i përfaqësuar sesa nga ju që jeni në këtë shesh. Ndaj sa më larg të jetë kryeministri nga ky objekt, aq më i sigurtë është ky objekt dhe shteti.
Përsëri sot i drejtohemi organeve të drejtësisë dhe konkretisht SPAK me thirrjen që i kemi bërë nga fillimi: Hetoni Ramën! Sikur të mos mjaftonte dosja që kemi çuar aty, “Albanian Files”, ditët e fundit u arrestua edhe Ermal Beqiri, dhe para se ta ekstradoni, kujtoni që t’i çoni edhe shokun e tij në qeli, mikun e tij dhe të Macronit që është Edi Rama. Nuk largohemi nga ky shesh derisa Rama të mos jetë jo vetëm kryeministër, por deri kur të jetë pas hekurave./Dosja.al

TIRANË- Në ditën e 67-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët e mbledhur në shesh kanë përcjellë mesazhe të reja përmes pankartave ironike, duke vënë në shënjestër pushimet e kreut të ekzekutivit.
Një prej pankartave kryesore mbante mbishkrimin “POPULLI NË RRUGË. PUSHTETI NË JAHT”, shoqëruar me një fotografi të kryeministrit Rama gjatë pushimeve në Dhërmi, referuar një videoje të publikuar një ditë më parë ku ai shihej duke lundruar me skaf, krahas pamjeve të protestuesve që qëndrojnë prej javësh para Kryeministrisë.
Lëvizja e qytetarëve ka vijuar me mesazhe të tjera goditëse, ku një tjetër pankartë theksonte se “Realiteti nuk fshihet me foto”, duke kërkuar llogaridhënie institucionale.
Ndërkohë, përmes frazës “67. Çdo ditë ka rëndësi”, protestuesit kanë rikonfirmuar vendosmërinë e tyre për të mos u tërhequr nga sheshi, duke kërkuar ndryshime rrënjësore dhe përgjegjësi nga qeveria./Dosja.al
TIRANA- Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Nën thirrjet "Rama, jepe dorëheqjen" dhe "Shqipëria kërkon revolucion", ata finalizojnë ditën e 66-të të protestës së tyre.
Me thirrje të forta kundër qeverisë dhe pankarta në duar, protestuesit kërkojnë largimin e menjëhershëm të drejtuesve aktualë. Qytetarët i kanë qëndruar bindshëm kërkesave të tyre dhe kanë zgjedhur që të mos bëjnë negociata me to./Dosja.al

TIRANË- Protesta e cila po zhvillohet prej 67 ditësh në Sheshin “Skënderbej” vijon të mbajë në fokus pakënaqësitë e qytetarëve ndaj situatës në vend, ndërsa arsyet e kësaj lëvizjeje janë sjellë sërish në vëmendje përmes zërit të protestuesve.
Një qytetare pjesëmarrëse në tubim ka shprehur shqetësimet kryesore që kanë nxitur njerëzit të dalin në rrugë, duke vënë theksin te korrupsioni, keqmenaxhimi dhe mungesa e mbështetjes institucionale për shtresat në nevojë.
“Gjëja e parë që duhet të bëjmë është rezistenca. Duhet të kërkojmë edhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Ata përdoren vetëm si numër votash. Arsyeja pse protestojmë është korrupsioni, keqqeverisja. Janë shumë faktorë. Po shkojmë drejt një gjendjeje jetike për qytetarët”, u shpreh qytetarja./Dosja.al
TIRANA- Protestuesit kanë nisur organizimin në sheshin “Skënderbej”, ndërsa finalizojnë ditën e 67-të të revoltës së tyre kombëtare. Përmes këtyre protestave maratonë, ata kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave, ku e para është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama nga qeveria.
Pas organizmit, ata do të zhvendosen drekt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Protesta e tyre ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa të shumta kanë qenë mediat e huaja që i kanë kushtuar artikuj./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 67-të radhazi kundër qeverisë Rama. Protestuesit fillimisht do të mblidhen në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, aty ku dhe do të mbajnë fjalimet e tyre.
Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.
Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.
Gjatë tubimeve, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi"./Dosja.al