LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit

•U mbajt sot protesta më e madhe e paralajmëruar kundër projektit në Zvërnec dhe qeverisë Rama. •Protestuesit kanë thirrur në kor që kryeministri Rama të japë dorëheqjen. •Në nisje të protestës së shtatë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, një nga protestuesit ka theksuar se, pasuria e krerëve të partive kryesore, PD dhe PS u përket shqiptarëve. •Mes thirrjeve për mbrojtjen e pasurive natyrore, një nga pjesëmarrëset hodhi poshtë çdo pretendim për prapavijë politike apo të organizuar nga aktorë të jashtëm, duke theksuar se shkaku i vërtetë i pranisë së tyre është vetë sistemi. •Vala e protestave në kryeqytet është përhapur edhe në Shkodër, ku një numër i madh qytetarësh protestuan përballë bashkisë së Shkodrës duke kërkuar 'Revolucion'. •Një qytetar nga Kosovë i është bashkuar protestës i cili deklaroi se, ka ardhur nga Prishtina për të thënë se Kosova është me nënën Shqipëri. •Përmes një ironie ku theksohet situata e vendit gjatë 13 viteve të fundit, një prej folësve ka sfiduar publikisht kryeministrin duke i kërkuar llogari për “Romën” e premtuar. •Më tej, një qytetar ka prekur turmën gjatë protestës me fjalimin e tij, ku ka treguar se po lufton me kancerin dhe për këtë ai bën fajtor qeverinë. •Protestuesi e ka krahasuar onkologjikun me kampet naziste të përqëndrimit duke u shprehur se spitali është si një Auschwitz. •Dy fëmijë, motër e vëlla janë shfaqur në podium me një qese me mbeturina, teksa u shprehën se i kanë sjellë nga Zvërneci. •Djali tha se, meqë qeveria nuk i ka pastruar, po i sjell në kryeministri. •Në protestën e zhvilluar sot në shesh, mes thirrjeve të shumta për mbrojtjen e zonës së Zvërnecit dhe revoltës ndaj qeverisë Rama, një zë ka spikatur për dhimbjen dhe drejtësinë e munguar prej vitesh. •Bëhet fjalë për motrën e Mateo Beajt, të miturit i cili u zhduk pa lënë gjurmë plot 15 vite më parë, iu bashkua protestuesve për të dhënë një mesazh të fortë. •Në mbyllje, protestuesit dhe aktivistët kanë sqaruar edhe njëherë publikisht arsyet e vërteta të organizimit të këtij tubimi.• Ata janë shprehur se, qytetarët nuk janë mbledhur vetëm për çështjen e projektit të Zvërnecit për të cilën janë kundër, por gjithashtu për taksat dhe korrupsionin. •Nën sloganin "Free Albania", pjesa e tjetër e protestuesve e kanë konfirmuar qëllimin me të cilin janë unifikuar. •Pas tre orësh në shesh, protestuesit po bëjnë thirrjen e tyre ndaj qytetarëve të tjerë duke u kërkuar të çohet nga kafeja dhe t'i bashkohen marshimit. •Kjo ishte protesta e shtatë e organizuar në sheshin para kryeministrisë kundër investimeve në Zvërnec.

17 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion

Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e
foto nga protesta

TIRANË- Protesta e qytetarëve po vijon duke marshuar nëpër rrugët e Tiranës nën sloganin "Shqipëri e re". Pas fjalimeve të forta në bulevard, protestuesit me flamuj mdhe pankarta po vijojnë qëndresën e tyre teksa kërkojnë revolucion. 

Ndërkohë, kjo qëndresë pritet të vijojë edhe nesër me më shumë pjesëmarrës, pasi siç e theksuan edhe aktivistët, ditën e nesërme do të jenë të pranishëm edhe studentë nga diaspora./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit: Çohuni nga kafeja

Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e
Foto nga PROTESTA

TIRANË- Tubimi në shesh ka përfunduar por protestuesit po vijojnë marshimin e tyre drejt rrugëve të Tiranës.

Pas tre orësh në shesh, protestuesit po bëjnë thirrjen e tyre ndaj qytetarëve të tjerë duke u kërkuar të çohet nga kafeja dhe t'i bashkohen marshimit. Kjo ishte protesta e shtatë e organizuar në sheshin para kryeministrisë kundër investimeve në Zvërnec./Dosja.al

 

5 MUAJ ME PARE

Mbyllet protesta e shtatë për Zvërnecin: Nesër më shumë

Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e
foto nga protesta

TIRANË- Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mijëra qytetarë kanë qëndruar në sheshin para kryeministrisë me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë Rama. 

Ndërsa pritet që ditët në vijim numri i tyre të rritet, aktivistët lajmëruan se nesër do jenë të pranishëm edhe studentët nga diaspora./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Free Albania"/ Protestuesit sqarojnë mediat ndërkombëtare: Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin

Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e
pamje nga protesta

TIRANË- Protestuesit dhe aktivistët kanë sqaruar edhe njëherë publikisht arsyet e vërteta të organizimit të këtij tubimi. 

Një nga aktivistët e kësaj proteste ka deklaruar se, qytetarët nuk janë mbledhur vetëm për çështjen e projektit të Zvërnecit për të cilën janë kundër, por gjithashtu për taksat dhe korrupsionin.

Nën sloganin "Free Albania", pjesa e tjetër e protestuesve e kanë konfirmuar qëllimin me të cilin janë unifikuar./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Rama u kërkon mediave ndërkombëtare të censurojnë protestat masive në Shqipëri: Janë produkt i amplifikimit artificial

Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar mediave ndërkombëtare ditën e sotme që të censurojnë protestat masive që kanë përfshirë Shqipërinë ditët e fundit.

Në letrën e postuar në llogarinë e tij në "X", Rama shkruan protesta ka pjesëmarrje të ulët, rreth 2,000 veta dhe se ajo çfarë përcillet në rrjetet sociale është një realitet i manipuluar, i cili nuk përkon me numrin e njerëzve në terren.

Ai sqaron se për projektin në fjalë nuk ka ende as leje, as projekt përfundimtar. Sipas tij, bëhet fjalë vetëm për një vizion për zhvillim turistik të nivelit të lartë, i cili, sipas qeverisë, do të sjellë madje shtim të gjelbërimit e jo shkatërrim mjedisor.

Letra e Ramës:

"Drejtuar CNN International dhe të gjitha mediave të panumërta, të mëdha e të vogla, si edhe të gjithë atyre që prodhojnë dhe shpërndajnë me qëllime të mira në Facebook, X, Instagram, TikTok dhe çdo platformë tjetër që sot formëson bisedën globale, do të doja shumë të përcillja këtë mesazh:

Ndërsa flasim, protesta e sotme ka mbledhur rreth 2,000 pjesëmarrës. Kjo është pjesëmarrja më e ulët deri tani, por edhe në kulmin e saj, pjesëmarrja nuk ka kaluar kurrë 8,000 njerëz. Atëherë, si ka mundësi që ajo që një pjesë e madhe e botës ka parë gjatë ditëve të fundit është dukur kaq e madhe, kaq dramatike, kaq dërrmuese?

Në një moment, kur histeria digjitale e prodhuar gjatë këtyre ditëve të ketë kaluar dhe klima emocionale të jetë qetësuar, bota demokratike duhet të shohë më nga afër se si hendeku mes realitetit dhe mënyrës se si ai u paraqit u bë kaq i madh. Jo thjesht si çështje e këtij rasti të veçantë, por si simptomë e diçkaje shumë më të madhe. Si mund të bëhet një vend i vogël lajm global për arsye kaq të shkëputura nga realiteti në terren?

Si mund të shndërrohet një protestë lokale me disa mijëra njerëz në një spektakël ndërkombëtar? Si mund të kthehen supozimet në fakte, narrativat në vendime përfundimtare dhe spekulimet në të vërteta të pranuara, përpara se të ishin përcaktuar madje edhe faktet bazë?

Dhe ndoshta më e rëndësishmja: çfarë tregon kjo për ekosistemin tonë të informacionit, kur perceptimi mund të udhëtojë nëpër botë më shpejt se vetë realiteti? Sepse realiteti është se ende nuk ka asnjë projekt. Nuk ka ende asnjë leje ndërtimi. Nuk ka ende asnjë ndërtim. Nuk ka madje as një projekt përfundimtar.

Ka vetëm një vizion dhe një plan: Ta transformojmë Shqipërinë në destinacionin më tërheqës të turizmit elitar në këtë pjesë të botës, duke krijuar një zhvillim mjedisor me bilanc pozitiv, i cili, sipas vizionit aktual, do të sillte përfundimisht rreth 25% më shumë pemë dhe hapësira të gjelbra se sa ekzistojnë sot, krahas përmirësimeve të matshme në disa tregues të biodiversitetit. Ambicia nuk është thjesht të ndërtohet. Ambicia është të tregohet se zhvillimi dhe përmirësimi mjedisor mund të ecin krah për krah.

Pikërisht për këtë arsye, disa nga ekspertët më të mirë në botë në ekologji, biodiversitet, arkitekturë peizazhi, inxhinieri mjedisore dhe turizëm të qëndrueshëm po punojnë mbi këto koncepte dhe parametra. Nëse ata do të kenë sukses apo jo, kjo është çështje e vlerësimit të ardhshëm, e shkencës, e shqyrtimit publik dhe e debatit transparent.

Por ta paraqesësh si katastrofë mjedisore diçka që ende nuk ekziston, që ende nuk është projektuar, që ende nuk është lejuar dhe objektivi i deklaruar i së cilës është pikërisht prodhimi i rezultateve pozitive mjedisore, nuk është kontribut serioz në diskutimin publik.

Megjithatë, nga ky realitet i thjeshtë lindi një uragan histerie digjitale, tituj apokaliptikë, zemërim i fabrikuar dhe përfundime gjithëpërfshirëse të paraqitura si fakte të vërtetuara.

Gjatë kësaj rruge u shfaqën edhe video dhe imazhe të manipuluara me inteligjencë artificiale, pretendime të fabrikuara, amplifikim i koordinuar, rrjete anonime dhe sjellje online që mbartin shumë nga karakteristikat e luftës hibride të informacionit, e cila po ndikon gjithnjë e më shumë debatin publik në shoqëritë demokratike.

Edhe më e habitshme është se platformat sociale regjistruan një shpërthim aktiviteti rreth kësaj teme, me angazhimin në gjuhën shqipe që u rrit disa herë brenda vetëm pak ditësh. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj rritjeje të papritur duket se nuk është nxitur nga një zgjerim organik i pjesëmarrjes publike, por nga përhapja e shpejtë e profileve të krijuara rishtazi, llogarive anonime dhe faqeve me pak ose aspak histori të identifikueshme, duke ngritur pyetje legjitime mbi amplifikimin artificial dhe prodhimin e një vrulli digjital të fabrikuar.

Por ndoshta detaji më domethënës është edhe më i thjeshti.

Një numër i konsiderueshëm raportimesh nuk arrijnë as të dallojnë mes një ishulli dhe një prone private në territorin kontinental. Vetë protesta lidhet me këtë të fundit. Jo me të parën. Në fakt, aktualisht nuk ekziston ndonjë debat i madh publik në Shqipëri lidhur me vetë ishullin.

Megjithatë, artikuj, postime dhe komente të panumërta i bashkojnë të dyja në një narrativë të vetme, duke krijuar konfuzion aty ku duhet të kishte saktësi dhe emocion aty ku duhet të mbizotëronin faktet. Mospajtimi është legjitim. Kritika është legjitime. Pyetjet janë legjitime.

Shqetësimet mjedisore janë legjitime. Shqyrtimi publik është legjitim Ajo që nuk është legjitime është zëvendësimi i fakteve me supozime, i supozimeve me siguri absolute dhe i sigurisë absolute me zemërim kolektiv. Ajo që nuk është legjitime është trajtimi i pretendimeve si fakte, i spekulimeve si prova dhe i frikës si përfundim.

Dhe kur media shumë të respektuara ndalojnë së bëri dallimet më bazike, kur nuk arrijnë më të ndajnë atë që ekziston nga ajo që nuk ekziston, atë që propozohet nga ajo që është miratuar, atë që po debatohet nga ajo që thjesht po imagjinohet, ato jo vetëm që nuk po keqinformojnë; Ato po kontribuojnë në erozionin e vetë realitetit.

Dhe kjo duhet të shqetësojë çdo demokraci. Sepse kështu shkatërrohet gradualisht besimi tek institucionet. Kështu gërryhet besimi tek politika tradicionale. Kështu përgatitet terreni për demagogë, sharlatanë dhe nxitës profesionistë të zemërimit. Kështu normalizohen thirrjet për shkatërrimin e kundërshtarëve politikë.

Kështu amplifikohen dhe legjitimohen thirrjet për “tradhtarë”, “armiq të popullit” dhe madje edhe kërkesat për vdekje e hakmarrje. Kështu rikthehen fantazmat e vjetra të fanatizmit, të veshura me petka të reja digjitale. Kështu fashizmi rishpik veten për epokën e algoritmeve. Shqipëria do ta kalojë edhe këtë.

Ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë. Do të vazhdojmë ta transformojmë vendin tonë në një destinacion të shkëlqyer të turizmit elitar, në një demokraci më të fortë dhe në një anëtar krenar të familjes europiane. Por kjo histori duhet të ketë rëndësi shumë përtej Shqipërisë.

Sepse të tjerë mund të shohin në të një paralajmërim të asaj që po vjen. Jetojmë në një kohë kur shoqëritë demokratike po investojnë miliarda për t’u mbrojtur nga raketat me rreze të gjatë, dronët dhe kërcënimet e jashtme.

Dhe kjo është e mençur. Por mbrojtja e vendeve tona nga raketat do të ketë shumë pak vlerë nëse nuk arrijmë të mbrojmë shpirtin e vendeve tona dhe mendjet e të rinjve tanë nga manipulimi industrial, urrejtja dhe gënjeshtrat që mbërrijnë çdo ditë nga një distancë shumë më e shkurtër se ajo që mund të përshkojë çdo raketë:

Distanca mes ekranit të një telefoni dhe mendjes njerëzore. Sepse nëse e humbasim këtë betejë, mund të zbulojmë një ditë se kemi mbrojtur kufijtë tokësorë, ndërsa kemi lejuar që themelet e shoqërive tona demokratike të shemben nga brenda. Dhe atëherë mund të mbetet shumë pak për t’u mbrojtur." shkruan Rama./Dosja.al 

5 MUAJ ME PARE

"Duam drejtësi"/ Flet në protestë motra e të miturit të zhdukur 15 vite më parë: Jam këtu si motra e Mateo Beajt

Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e
Fabiola Beaj, motra e Mateo Beajt

TIRANË- Në protestën e zhvilluar sot në shesh, mes thirrjeve të shumta për mbrojtjen e zonës së Zvërnecit dhe revoltës ndaj qeverisë Rama, një zë ka spikatur për dhimbjen dhe drejtësinë e munguar prej vitesh.

Bëhet fjalë për motrën e Mateo Beajt, të miturit i cili u zhduk pa lënë gjurmë plot 15 vite më parë, iu bashkua protestuesve për të dhënë një mesazh të fortë.

Në fjalën e saj, ajo theksoi se prezenca e saj aty është një thirrje e vazhdueshme për drejtësi, një plagë që kërkon përgjigje pas më shumë se një dekade pritjeje./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Motër e vëlla nuk e kursejnë ironinë ndaj Ramës: Meqë qeveria nuk i ka pastruar, mbeturinat po jua sjellim nga Zvërneci

Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e
FOTO NGA PROTESTA

TIRANË- Në protestën e shtatë kundër projektit në Zvërnec dhe qeverisë Rama, një moment epik ka rrëmbyer vëmendjen e protestuesve. 

Dy fëmijë, motër e vëlla janë shfaqur në podium me një qese me mbeturina, teksa u shprehën se i kanë sjellë nga Zvërneci. Djali tha se, meqë qeveria nuk i ka pastruar, po i sjell në kryeministri.

“Meqë qeveria nuk i ka pastruar, ne këto mbeturina i kemi marrë nga Zvërneci dhe po ja sjellim këtu në kryeministri”, tha djali në podium./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Pacientët me kancer nuk kanë ilaçe"/ Gazetari Osman Stafa nga sheshi: Shteti harxhon lekët për 'kopshtin Eden' nga taksat tona

Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e
Osman Tafa

TIRANË- Gazetari Osman Stafa ka deklaruar nga podiumi në shesh se, ndërkohë që pacientët e onkologjikut nuk kanë ilaçe, shteti ynë harxhon lekë në 'kopshtin Eden'.

Në protestën e shtatë kundër projektit në Zvërnec, gazetari u shpreh se çdo herë që qytetarët kërkojnë shërbimet bazë, qeveria përdor pushtetet e jashtme për të shmangur përgjegjësinë.

Gjithashtu, Stafa nënvizoi edhe pabarazinë sociale dhe shpërdorimi i fondeve, duke përmendur një realitet të hidhur të shqiptarëve. 

“Na kanë thënë se ky vend nuk bëhet, por ky imazh këtu tregon të kundërtën. Ky vend bëhet! A ka korrupsion në Shqipëri? A ka shëndetësi? Nafta, çmimet janë në qiell. Si do jetojmë? Ne themi nuk ka shëndetësi, ata thonë Irani. Ne themi s’ka arsim, ata thonë Soros, ne themi s’ka rroga, ata thonë greku… Jo mor jo, kanë frikë, janë në panik se kur populli del në shesh nuk ka më mandate! Në spitale nuk ka ilaçe, nuk ka pajisje. Nuk kurohet kanceri pa pajisje e ilaçe! Ndërkohë ky shtet harxhon lekët me kopshtin Eden në kryeministri me 4.3 mln euro nga taksat tona dhe pacientët me kancer nuk kanë ilaçe. Kemi çuar dy satelitë dhe pacientët nuk kanë ilaçe. Ky është realiteti ynë dhe ka një përgjegjës! A e dini ju se një jetim në Shqipëri merr 15 mijë lekë në muaj, ndërkohë luksi, 10 mijë euro për të larë makinat në një muaj këtu!”, u shpreh Tafa./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin"/ Qytetari në podium: T’i japim zemër policisë dhe gardës që të thyejnë frikën

Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e
foto nga protesta

TIRANË- Një qytetar i cili po proteston para Kryeministrisë,  ka paralajmëruar kreun e qeverisë për pasojat e revoltës së rinisë shqiptare.

Gjatë fjalës së tij në podium ai u bëri thirrje turmës t'i japin zemër gardës dhe efektivëve të policisë që të thyejnë frikën. Ai u shpreh se, rinia do jetë në shesh çdo ditë derisa kryeministri të japë dorëheqjen.

“O plak i ligë, shkove 61 vjeç, po ne jemi rinia! Jemi zotuar se jemi këtu çdo ditë derisa të shporresh nga karrigia e pamerituar! Do jemi këtu përditë. Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin e të gabojë e ta fusë Tiranën në kolaps!.T’i japim zemër policisë dhe gardës që të thyejnë frikën. E kanë frikë se vetë rojet e tij dhe garda e republikës do u rrëshqasë këmba dhe do gabojnë shumë dhe do e sjellin me duart e tyre zvarrë këtu!”, u shpreh ai./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ “Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin: Fajtore për këto është kjo godinë e ndyrë që duhet shembur

Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e
pamje nga protesta

TIRANË- Një qytetar ka prekur turmën gjatë protestës me fjalimin e tij. Protestuesi ka treguar se po lufton me kancerin dhe për këtë ai bën fajtor qeverinë.

Protestuesi e ka krahasuar onkologjikun me kampet naziste të përqëndrimit duke u shprehur se spitali është si një Auschwitz. 

“Jam një qytetar që vuaj prej 3 vitesh nga kanceri. Do e mund këtë sëmundje! Jo më larg se 3 km nga këtu është një krematorium ku kanë vdekur 20 mijë veta. A është një Aushvic? Është turpi i kësaj godine, i këtij vendi, i 35 viteve! Onkologjiku është vendi ku vdesin e varrosen njerëz përditë. Ky është mesazhi im o njerëz. Mesazhi i dytë o bij nënash, qofshi jetëgjatë në këtë kauzë. Zoti e do që të mblidhemi çdo ditë më shumë, sepse këtu ka vetëm hajdutëri, vjedhje e poshtërsi. Fajtore për këto është kjo godinë e ndyrë, duhet shembur o njerëz kjo godinë! Edhe dheu poshtë saj duhet të largohet”, u shpreh ai./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Roma nuk bëhet për një ditë, kanë kaluar 13 vite"/ Protestuesi-kryeministrit nga sheshi: Cila është Roma jote?

Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e
Pamje nga protesta

TIRANË-  Protesta para Kryeministrisë ka kulmuar me fjalime të ashpra në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një ironie ku theksohet situata e vendit gjatë 13 viteve të fundit, një prej folësve ka sfiduar publikisht kryeministrin duke i kërkuar llogari për “Romën” e premtuar.

“Roma nuk bëhet për një ditë, kanë kaluar 13 vite, cila është Roma jote? Është Roma e kullave të shokëve të tu! Ti do të na përzesh neve dhe të ndërtosh Romën tënde, mos e falni motra e vëllezër shqiptarë,” u shpreh ai./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Poshtë diktatura, rroftë revolucioni"/ Qytetari nga Kosova i bashkohet tubimit në shesh: Kosova është me nënën Shqipëri

Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e
protestuesi nga Kosova

TIRANË- Një qytetar nga Kosovë i është bashkuar protestës së sotme në shesh kundër projektit në Zvërnec dhe qeverisë Rama.

Gjatë fjalës së tij në podium, ai deklaroi se, ka ardhur nga Prishtina për të thënë se Kosova është me nënën Shqipëri. 

Në përfundim të fjalës së tij, qytetari u bëri thirrje protestuesve të mos dorëzohen. 

“Kam ardhur nga Prishtina! Vetëm një lutje kam për ju, mos u dorëzoni, rezistoni dhe do fitoni! Kosova është me juve, Kosova është me nënën Shqipëri. Poshtë diktatura, rroftë revolucioni!”, deklaroi ai mes brohoritjeve të zjarrta të turmës./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ "Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e
protesta ne shkoder

SHKODËR- Vala e protestave në kryeqytet është përhapur edhe në Shkodër.

Një numër i madh qytetarësh po protestojnë përballë bashkisë së Shkodrës duke kërkuar 'Revolucion'. 

Me pankarta që kujtojnë protestat e Rrjollit, shkodranët kanë zgjedhur të tregojnë pakënaqësinë ndaj qeverisë./Dosja.al

 

5 MUAJ ME PARE

"Nuk duam vetëm burgun"/ Qytetarët në shesh: Duam konfiskimin e pasurisë që i përket popullit shqiptar

Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e
FOTO NGA PROTESTA

TIRANË-  Protestuesit në shesh kanë deklaruar se nuk duan vetëm burgun për krerët e partive po edhe konfiskimin e parave të tyre.

Në nisje të protestës së shtatë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, një nga protestusit ka theksuar se, pasuria e krerëve të partive kryesore, PD dhe PS u përket shqiptarëve.

"Ne nuk duam vetëm burgun, por edhe konfiskimin e pasurive, konfiskim të vërtetë. Ne duam konfiskimin e pasurisë që i përket popullit shqiptar”, tha ai mes të tjerash./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ "Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën e na korruptuan

Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e
protestuese

TIRANË-   Në protestën e shtatë radhazi kundër ndërhyrjeve në zonën e Zvërnecit, qytetarët kanë dhënë një përgjigje të prerë përballë aludimeve mbi organizimin e tubimit.

Mes thirrjeve për mbrojtjen e pasurive natyrore, një nga pjesëmarrëset hodhi poshtë çdo pretendim për prapavijë politike apo të organizuar nga aktorë të jashtëm, duke theksuar se shkaku i vërtetë i pranisë së tyre është vetë sistemi.

"Na pyesin shpesh se kush e organizon këtë protestë. Protestën nuk e organizoi askush tjetër, përveç atyre që na vodhën, na korruptuan...", u shpreh qytetarja./Dosja.al

 

 

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ "Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen

Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e
foto nga protesta

TIRANË- Ka nisur zyrtarisht protesta e shtatë kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë Rama me thirrje të forta nga tubimi. 

Protestuesit kanë thirrur në kor që kryeministri Rama të japë dorëheqjen.

"Poshtë qeverisë", u shprehën protestuesit ndërsa i drejtohen zyrës së Kryeministrit Edi Rama./Dosja.al 

 

5 MUAJ ME PARE

"Jo vetëm për Zvërnecin"/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama jep dorëheqjen

Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e
foto nga protesta

TIRANË- Mijëra qytetarë sapo kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë nën thirrje të forta për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Duke përshkuar bulevardin kryesor, protestuesit kanë deklaruar se kjo revoltë ka kapërcyer kauzat e veçanta, duke u shndërruar në një betejë kundër modelit aktual qeverisës.

“Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin”, është motoja e sotme të cilën organizatorët theksuan se lëvizja e tyre synon mbrojtjen e interesave kombëtare./Dosja.al

 

protesta per zvernecin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin