Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Dhjetëra qytetarë janë mbledhur përpara zonës ku po ndërtohet Muzeu Hebraik në Vlorë, duke protestuar dhe kundërshtuar vijimin e punimeve për ngritjen e tij në këtë vend. • Në përfundim të protestës nuk kanë munguar as momentet e tensionit. • Mes qytetarëve protestues dhe forcave të policisë ka pasur përplasje, pasi një pjesë e protestuesve kanë tentuar të futen brenda kantierit ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e Muzeut Hebraik. • Sipas protestuesve, kjo zonë mbart një rëndësi të veçantë për historinë kombëtare shqiptare, pasi lidhet me Ismail Qemalin dhe firmëtarët e Pavarësisë, ndaj kërkojnë që hapësira t’i kushtohet historisë dhe identitetit kombëtar. • Qytetarët protestues shprehen se ndërtimi i Muzeut Hebraik pikërisht në këtë vend cenon, sipas tyre, simbolikën historike të zonës dhe unitetin kombëtar. • Disa prej tyre e konsiderojnë projektin një “vulë turpi”, duke pretenduar se ai zbeh historinë e vendit. • Nga ana tjetër, protestuesit theksojnë se kundërshtimi i tyre nuk lidhet me historinë e komunitetit hebre. • Ata kujtojnë se shqiptarët kanë treguar solidaritet duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë gjatë Holokaustit, por kërkojnë që një muze kushtuar kësaj historie të ndërtohet në një tjetër hapësirë. • Në vendin ku po zhvillohen aktualisht punimet, qytetarët propozojnë ngritjen e një muzeu që duhet t’i kushtohet historisë, kulturës dhe figurave të rëndësishme të kombit shqiptar. • Protestuesit kërkojnë pezullimin e punimeve dhe rishikimin e vendndodhjes së Muzeut Hebraik. • Pas protestës, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama. • Me anë të një postimi në "X", Rama ka akuzuar deputetin e Partisë Demokratike, Bujar Leskaj dhe disa persona te tjërë, duke iu referuar si “një grup delenxhinjsh” që pretendojnë se punimet në kantier po çojnë në shkatërrimin e Muzeut “Labëria”, i njohur ndryshe si Muzeu Etnografik. • Sipas Ramës, kantieri i Muzeut Hebraik përbën një projekt me rëndësi për kujtesën historike të Vlorës dhe për rolin e qytetit në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. • Kryeministri thotë se Muzeu Labëria nuk do të zhduket, por do të rikonstruktohet dhe me kërkesën e tij, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mijë dollarë për hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër lidhur me protestën në kantjerin e Muzeut Hebraik të Vlorës. Me anë të një postimi në "X", Rama ka akuzuar deputetin e Partisë Demokratike, Bujar Leskaj dhe disa persona te tjërë, duke iu referuar si “një grup delenxhinjsh” që pretendojnë se punimet në kantier po çojnë në shkatërrimin e Muzeut “Labëria”, i njohur ndryshe si Muzeu Etnografik.
Sipas Ramës, kantieri i Muzeut Hebraik përbën një projekt me rëndësi për kujtesën historike të Vlorës dhe për rolin e qytetit në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryeministri thotë se Muzeu Labëria nuk do të zhduket, por do të rikonstruktohet dhe me kërkesën e tij, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mijë dollarë për hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria.
Reagimi i Ramës:
Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko pijanikun kanë mësyrë sot në kantierin e Muzeut Hebraik të Vlorës - një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Pavarësisë e të lavdisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore - me pretendimin pervers dhe shpifarak se medemek po u shkatërroka Muzeu Labëria ose ndryshe Muzeu Etnografik???? Çeta e Lesko Pijanikut e ka zakon këtë ritual sulmesh mbi kantieret e transformimit epokal të Vlorës, por populli vlonjat duhet ta dijë që me kërkesën time, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mije USD per hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria, një karakatinë e degraduar totalisht që do të kthehet krahas Muzeut Hebraik në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës patriotike e turistike. Dhe Lesko Pijaniku do vrapojë tek kantieret e radhës, njësoj siç vrapon përnatë pas kecave e pulave që shoqërojnë rrëketë e rakisë në gurmazin e pangopur të tij./Dosja.al
Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko pijanikun kanë mësyrë sot në kantierin e Muzeut Hebraik të Vlorës - një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Pavarësisë e të lavdisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore - me pretendimin pervers dhe shpifarak se… pic.twitter.com/HNlHgQ0WHF
— Edi Rama (@ediramaal) September 12, 2026

VLORË- Dhjetëra qytetarë janë mbledhur përpara zonës ku po ndërtohet Muzeu Hebraik në Vlorë, duke protestuar dhe kundërshtuar vijimin e punimeve për ngritjen e tij në këtë vend. Në përfundim të protestës nuk kanë munguar as momentet e tensionit.
Mes qytetarëve protestues dhe forcave të policisë ka pasur përplasje, pasi një pjesë e protestuesve kanë tentuar të futen brenda kantierit ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e Muzeut Hebraik. Sipas protestuesve, kjo zonë mbart një rëndësi të veçantë për historinë kombëtare shqiptare, pasi lidhet me Ismail Qemalin dhe firmëtarët e Pavarësisë, ndaj kërkojnë që hapësira t’i kushtohet historisë dhe identitetit kombëtar.
Qytetarët protestues shprehen se ndërtimi i Muzeut Hebraik pikërisht në këtë vend cenon, sipas tyre, simbolikën historike të zonës dhe unitetin kombëtar. Disa prej tyre e konsiderojnë projektin një “vulë turpi”, duke pretenduar se ai zbeh historinë e vendit.
Nga ana tjetër, protestuesit theksojnë se kundërshtimi i tyre nuk lidhet me historinë e komunitetit hebre. Ata kujtojnë se shqiptarët kanë treguar solidaritet duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë gjatë Holokaustit, por kërkojnë që një muze kushtuar kësaj historie të ndërtohet në një tjetër hapësirë. Në vendin ku po zhvillohen aktualisht punimet, qytetarët propozojnë ngritjen e një muzeu që duhet t’i kushtohet historisë, kulturës dhe figurave të rëndësishme të kombit shqiptar. Protestuesit kërkojnë pezullimin e punimeve dhe rishikimin e vendndodhjes së Muzeut Hebraik./Dosja.al