LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protestuesit mblidhen në ditën 61 të protestës kundër qeverisë/ Oshëtin Bulevardi nga thirrjet e qytetarëve: Edi Rama o legen gjithë Shqipëria të urren

• Qytetarët janë mbledhur në ditën e 61 rradhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe kanë mbajtur fjalimet e tyre. • Prej 61 ditësh qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. • Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. • "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor. • Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. • Gjatë marshimit qytetarët kanë brohoritur edhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa kanë përsëritur mesazhin e tyre se do të vijojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesës së tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama.

7 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Mbyllet dita e 61 e protestës kundër qeverisë, protestuesit thirrje: Nesër më shumë

Protestuesit mblidhen në ditën 61 të protestës kundër

TIRANË- Protesta e 61 kundër qeverisë Rama është mbyllur. Në përfundim të protestës, pjesëmarrësit dhanë mesazhin se do të rikthehen sërish në shesh, duke brohoritur: “Nesër edhe më shumë". Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë çdo ditë, duke theksuar se mobilizimi nuk do të ndalet deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Fillimisht protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe mbajtën fjalimet e tyre. "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion”, "Ju erdhi fundi" dhe “Nesër më shumë”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Pas fjalimeve para kryeministrisë, protestuesit marshojnë rrugëve të Tiranës, thirrje në kor: Arrestoni Ramën! Ju erdhi fundi

Protestuesit mblidhen në ditën 61 të protestës kundër

TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit. Protestuesit janë zhvendosur nga kryeministria nëpër rrugët e Tiranës, duke përcjellë mesazhe kundër qeverisë. 

“Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, "Revolucion", "Rama në burg, Berisha në burg", "Nuk na përfaqësoni", dhe "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", janë disa nga thirrjet që kanë brohorit në kor protestuesit. 

Për 61 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo pasdite në kryeqytet, duke zhvilluar tubime përpara Kryeministrisë, Parlamentit, marshime në rrugët kryesore dhe duke përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Je në panik, të ka nisur numërimi mbrapsh", aktivisti- Ramës: Himni ‘Rama jepe dorëheqjen’ të ka tmerruar

Protestuesit mblidhen në ditën 61 të protestës kundër

TIRANË- Një aktivist ka deklaruar se vijimi i tubimeve të përditshme ka rritur presionin ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili po përpiqet të bindë qytetarët se nuk do të largohet nga posti. Duke folur gjatë protestës së 61-të kundër qeverisë, ai theksoi se daljet e shpeshta publike të kryeministrit tregojnë një situatë paniku përballë protestës që vijon prej më shumë se dy muajsh, ndërsa e cilësoi kreun e qeverisë “si burracak”.

"Sa më shumë kalojnë ditët, aq më i madh është presioni ndaj Edi Ramës dhe, po e keni vënë re, sa më shumë ditë kalojnë, Edi Rama aq më shumë del në TV për të na mbushur mendjen se nuk do të largohet. Ai duket që është në panik, si ata burracakët e frikësuar që, në momentet e panikut dhe frikës, duan të tregojnë trimëri. A e mbani mend, në ditët e para të protestës, Edi Ramën, i cili nuk na merrte seriozisht dhe thoshte se është hera e parë që ai ka menduar të japë dorëheqjen, sepse kjo protestë dhe këta qytetarë e kanë bërë të reflektojë? Por, pikërisht me kalimin e ditëve, ai e ka kuptuar se shqiptarët nuk tërhiqen pa u dorëhequr Edi Rama.

Dhe pikërisht tani që e ka kuptuar se kjo protestë nuk tërhiqet pa u dorëhequr Edi Rama, mundohet çdo ditë të tregohet si i fortë. Argumenti i tij kryesor është se ka një kontratë me 800 mijë qytetarë, por i kujtojmë se kontrata, ndër të tjera, ka edhe dy paragrafë, të drejtat dhe detyrimet. Vitin e kaluar të kemi dhënë të drejtën të qeverisësh, por ti nuk i ke plotësuar detyrimet. Ti ke shkelur çdo nen të kontratës, të paragrafit të detyrimeve, dhe duke qenë se nuk ke përmbushur detyrimet e tua si kryeministër, ne sot të kërkojmë dorëheqjen. Sot, duke u munduar të fshehë panikun që e ka kapluar, tha se himni i kësaj proteste i përket atij “Rama, jep dorëheqjen”. Ne e dimë që ky himn të ka tmerruar dhe po përpiqesh të fshehësh panikun. Sepse për ty ka filluar numërimi mbrapsht. Dhe nëse nuk tërhiqesh, ne do të kujdesemi me çdo formë dhe mënyrë që të mos jesh më kryeministri i shqiptarëve," tha aktivisti./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protestuesi: Ramës i ka hyrë frika! Na thonin se do fusnim Shqipërinë në konflikt, por ne futëm Partinë Socialiste

Protestuesit mblidhen në ditën 61 të protestës kundër

TIRANË- Aktivisti Edison Lika tha se nisnin edhe rrugëtimin e muajit të tretë dhe të pandalshëm të saj, me mision dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ai vuri në dukje se Rama tashmë është i frikësuar, pavarësisht se thotë se nuk jep dorëheqjen.

“Kemi nisur sot rrugëtimin e muajit të tretë të protestës. Sa më shpesh thotë se nuk do japë dorëheqjen, diheni se aq më shumë i ka hyrë frika. Ai është detyruar sot të mbledhë partinë e tij se si duket ajo parti e kthyer në bazë kriminale po shpërndahet. Duket sikur edi Rama që ishte i vetmi që mund ta menaxhonte atë strukturë kriminale, nuk e ka më atë atë aftësi. Për ata dhe Ramën ka nisur numërimi mbrapsht. Na thonin se kjo protestë do fuste Shqipërinë në konflikt, jo mo jo, kjo protestë ka futur në konflikt Partinë Socialiste”, theksoi Lika./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protesta kundër Ramës, i moshuari: Të keqen që i ka bërë vendit ky person, nuk ia ka bërë as pushtuesi

Protestuesit mblidhen në ditën 61 të protestës kundër
Protestuesi

TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka bërë bashkë shqiptarë të çdo moshe. Një i moshuar gjatë grumbullimit të protestuesve në shesh ka thënë se ka shumë arsye se përse duhet të dilet në protestë.

Në fjalën e tij ai u shpreh se politikat e ndjekura nga drejtuesit e kanë çuar vendin në një gjendje që nuk e kanë çuar as pushtuesit, zonat rurale kanë përjetuar një shpopullim të frikshëm që e ka shkatërruar vendin.

“Dal në protestë për shumë gjëra. Të keqen që i ka bërë vendit ky person, nuk ia ka bërë as pushtuesi. Ai nuk e di sa shqiptarë kanë ikur nga fshati, i ka shpopulluar. Nuk ka lënë njeri pa bullizuar. Ai e shkatërroi këtë vend.”, u shpreh ai./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Dita e 61-të e protestës/ Protestuesi: Shqipëria mund të bëhet dhe shpresojmë që rinia të mos ikë

Protestuesit mblidhen në ditën 61 të protestës kundër
Protestuesi

TIRANË- Një protestues që ka marrë pjesë në ditën e 61-të të revoltës qytetare në kryeqytet ka shprehur mendimin e tij në lidhje me protestën.

Në fjalën e tij ai ka thënë se është pjesë e diaporës dhe duke e parë rininë nga syri i tij mendon se ajo duhet të ketë më shumë mbështetje dhe shpresë nga të gjithë.

Pas 30 vite jetesë larg vendit të lindjes ai është i mendimit se jo kushdo largohet me dëshirë nga vendi, dhe shton se shumë bashkëkombës kërkojnë të kthehen në vendin e tyre. Në fund të fjalës së tij ai tregoi se arsyeja e kthimit në Shqipëri, veç shaqeve familjare ka qenë edhe protesta.

“Unë jetoj në Amerikë dhe ajo që më bëjnë përshtypje është se rinia e gjithë mundohet dhe punon, nuk është dembele ashtu siç thonë, t’i japim shpresë, Shqipëria mund të bëhet dhe shpresojmë që rinia të mos ikë. Kam 30 vjet që kam ikur nga Shqipëria, ndoqa familjen, nuk do të thotë të ikin të gjithë.

Ka shumë shqiptarë që duan të kthehen në Shqipëri. Kam ardhur që përveç shkaqeve familjare edhe për protestën. Shpresoj të mblidhemi sa më shumë këtu dhe të vazhdojë. Kanë probleme me ilaçet, shpesh marrin ilaçe të skaduara ose nuk ka specialistët dhe u duhet të dalin jashtë vendit, kështu thonë”, tha ai./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Dita e 61-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej

Protestuesit mblidhen në ditën 61 të protestës kundër
Protesta në Tiranë (foto ilustruese)

TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e saj të 61-të të tubimit, qëllimi kryesor i saj vazhdon të mbetet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura.

Si çdo ditë tashme, qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej për të vazhduar më tej marshimin drejt godinës së Kryeministrisë ku do të mbahen fjalime nga organizatorët e protestës por edhe nga qytetarët e thjeshtë./Dosja.al

protesta kunder rames tirane

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin