Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Kryeminsitri Edi Rama priti në një takim ditën e sotme Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, me të cilin mbajti një knferencë të përbashkët për mediat pas takimit. • Gjatë fjalës së tij Rama tha se me Presidentin e Këshillit Evropian diskutuan rrugëtimin e Shqipërisë në BE. • Ndër të tjera Rama theksoi se Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave dhe synojmë t’i hapim kapitujt brenda vitit. • Rama shtoi se jo vetëm Shqipëria por i gjithë Ballkani Perëndimor duhet të luftojnë fort për tu bërë pjesë e BE-së. • Ai theksoi se BE e gatshme të pranojë anëtarë të rinj. • Kryeminstri gjithashtu u shpreh se një tjetër temë e takimit është ecuria në tërësi e rajonit dhe sipas tij kjo është e lidhur me arsyen pse BE është i gatshëm të pranojë anëtarë të rinj. • Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa uroi Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit. • Costa tregoi se objektivi i përbashkët me vendin tonë, tashmë është anëtarësimi në BE. • Sa i përket një datë të caktuar për tu anëtarësuar ai u shpreh nuk ka ndonjë datë magjike dhe se anëtarësimi varet nga ne. • Sipas tij Shqipëria do të bëhet shtet anëtar i BE-së së shpejti.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, theksoi edhe njëherë vendimin e BE-së për zgjerimin e pakthyeshëm në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm. Duke folur në konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Costa tha se Shqipërinë e duan në BE, por e njëjta ofertë qëndronte edhe për Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë nëse ato do të dëshironin të ishin pjesë. Dhe për ta ilustruar e bëri nëpërmjet dhuratës që kryeministri Edi Rama i kishte bërë kohë më parë, një dizanj të kanoçes së coca-cola, që i kujtonte Shqipërinë e izoluar të kohës së diktaturës dhe ëndrrës së saj për t’u bërë pjesë e BE-së.
“Po përjetojmë moment të veçanta sot dhe në këto momente të veçanta më shumë se kurrë kemi nevojë të përshpejtojmë bashkimin e Europës dhe BE-së, ndaj kjo na sjell në këto momente edhe për Ukrainën, Gjeorgjinë, Moldavinë nëse ata duan të bëhen pjesë, por edhe Ballkani Perëndimor që edhe më parë e ka shprehur dëshirën të anëtarësohen.
Dëshira ime është që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin përpara me plotësimin e kritereve, negociatave, për ndryshimin që do sjellë, ndryshon mendësinë, edhe për mënyrën se si funksionojmë, sepse edhe unë vij nga një vend që është bërë anëtar vetëm para 40 vitesh, por kjo është mënyra e duhur për të ecur para. Unë vizitova vendet e rajonit ballkanik në të 6 vendet dhe e finalizova këtu te ju, pavarësisht problemeve dypalëshe ndonjëherë, apo edhe atyre historike, gjithsesi dëshira e përbashkët është anëtarësimi në BE.
Ajo që ju them është se besoni te BE, dëgjojeni BE-në, ne kemi angazhim të qartë, e ky është momenti i duhur për të arritur rezultatet dhe duhet ta përdorni këtë çast. Kemi qenë edhe këtu kur kemi dëgjuar Edi Ramën teksa thoshte se “askush nuk ju beson më për BE sepse është thënë shumë herë”, por ajo që ka ndodhur dy vitet e fundit, si ka ndryshuar edhe BE, mendësia dhe qasja, edhe Edi Rama beson tani në një gjë që nuk e besonte para disa vitesh.
Dhe kjo është duke ndodhur, madje edhe për mua për sa i përket BE në Ballkanin Perëndimor sa herë shkoj në zyrë shoh një kanoçe coca-cola që e ka dizenjuar Edi Rama vetë, por jo vetëm se e ka dezinjuar ai, por edhe kur isha në zyrën e tij më dha një libër nga një shqiptare e madhe në portugalisht, Lea Ypi, e lexova librin nga Tirana në Lisbon, u apasionova nga libri dhe është novelë fantastike për të kuptuar historinë e vendit tuaj dhe të ballkanit. Unë ua kam dhuruar si dhuratë krishtlindjesh atë libër liderëve ballkanikë.
Një nga momentet e veçanta ishte kur diskutohej për kanoçen e coca-cola-s për kohën kur Shqipëria ishte e izoluar shumë vite më parë dhe sa herë e shoh atë kanoçe, mendoj t’i japim fund izolimit dhe të përmbyllim bashkimin e këtyre vendeve me BE-në”, tha Costa.
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama, falenderoi Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, pasi mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat pas takimit. Kryeministri gjithashtu refuzoi të falenderoj gazetarët që ishin të pranishëm në konferencë, duke thënë se gazetarët gjithmonë i kemi këtu.
Rama: Falenderoj presidentin për vizitën dhe kohën si dhe studentët e kolegjit.
Nuk dëgjohet
Rama: Për ça t'i falenderoj mediat? Jo m jo, po nga që ju kemi këtu gjithmonë dhe ju falenderojmë me disponibilitetin tonë
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në konferencë të përbashkët në Tiranë me presidentin e KE, Antonio Costa, tha se Shqipëria do të vijojë reformat për të mbyllur negociatat me BE në 2027. Kur u pyet nga gazetarët për fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, Ramës me sa duket nuk i pëlqeu pyetja. Kryemistri theksoi se nuk ka bërë cirk gjatë fushatës elektorale për të marrë vota.
“Pyetja ishte, gjatë gjithë fushatës unë thashë diçka për të marrë votat dhe ciruku mbaroi, apo ajo që thashë, mbetet në fuqi. Po them që jo vetëm që i qëndroj asaj që kam thënë, na është dhënë mundësia historiek. BE kahapur derën, nëse bëjmë ati që janë të shkruara në planin me KE, deri në fund të 2027. Ne kemi vënë 2030, se mund të ketë procese që mund të marrin momente. Ne kemi në mes të Europës, nga popujt më të vjetër këtu. Ne duam ta mbyllim këtë proces”, theksoi ai.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa, nuk i kurseu batutat me Federica Mogherinin. Gjatë deklaratës për mediat, Rama iu drejtua një moment Mogherinit, duke i thënë se nuk e kupton pse nuk po aplikon për pasaportë shqiptare. Rama e konsideroi Federica Mogherinin si një shqiptare nga Italia, ku me batuta u shpreh se po pret që të marrë pasaportën evropiane të Shqipërisë.
"Më vjen jashtëzakonisht mirë që këtu edhe një mike të shtrenjtë të Shqipërisë. Në fakt, definicioni ekzakt nuk është mike por ish-mike sepse tanimë është “Skipëtare” nga Italia, Frederica Mogherini, që nuk e kuptoj akoma pse nuk e ka bërë aplikimin për pasaportën shqiptare. Vetëm një justifikim ka, që pret të marrë pasaportën europiane të Shqipërisë, se nuk do këtë pasaportën me lëvizje të lirë por pa të drejtë qëndrimi në BE," tha Rama.
TIRANË- Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama tha se Shqipëria mund të jetë në familjen europiane edhe para 2030. Duke folur në konferencë për shtyp krah Kryeministrit Rama, Costa theksoi se dita ditës do të shohim arritjet e Shqiprisë.
"Nuk po kërkoj ndonjë datë magjike. Do të shohim arritjet e Shqiprisë dita ditës. Pse jo më parë? Pse jo para 2030. Nëse vijon me këto rezultate është e mundur të jetë anëtare para 2030. E gjitha varet nga ju. Këtë mesash kam për ju, në muajt në vijim jam i sigurtë se do bëni një punë të shkëlqyer dhe kur të vi viti tjetër, nuk do jetë më këtë pyetje. Shqipëria do të bëhet shtet anëtar së shpejti," tha Costa.
TIRANË- Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin e vendit e uroi Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit. Costa tregoi se objektivi i përbashkët me vendin tonë, tashmë është anëtarësimi në BE.
“I dashur Edi, faleminderit për mikëpritjen kaq të ngrohtë. Është kënaqësi për mua ta përmbyll turin tim në 6 vendet e rajonit këtu në Tiranë. Procesi i zgjerimit të Ballkanit Perëndimior është investimi i duhur dhe e kemi ne në dorë ta bëjmë këtë proces deri në fund. Shqipëria është në rrugën e duhur për BE-në. Rezultati i zgjedhjeve shprehur dëshirën e shqiptarëve për anëtarësimin në BE. Urime për këtë fitore mbresëlënëse. Anëtarësimi është i mundur nuk bëhet fjalë pse, por kur. Ju e dini se si bëhet. Ju inkurajoj t’i mbani sytë te ky objektiv dhe t’i shkoni deri në fund Sundimi i ligjit lufta kunsër korrupsionit dhe reformat.
Thellim bashkëpunimit tonë për sigurinë dhe mbrojtjen. Dialogu mes BE dhe Shqipërisë para ca muajsh është shembull i mirë dhe ky është gur i rëndësishëm me këtë samit me 40 lider, kjo është hera e parë që bëhet në këtë vend jashtë BE-së dhe me padurim pres ditën e nesërme për të parë arritjet e mëtejshme. Përgëzoj edhe Mogherinin për iniciativën, nismën, realizimin këtu të Kolegjit të Europës, uroj edhe studentët e vitit të parë që marrin pjesë këtu. Më vjen shumë keq që nuk do kem kohë të vij te Kolegji dhe shpreh kënaqësinë që ju shoh këtu. Europa nuk do të thotë vetëm begati, apo vetëm vlera, Europa ka nevojë edhe për fytyrën tonë të përbashkët për të ardhmen e përbashkët, ndaj është kënaqësi që shoh këtu vitin e parë të studentëve sepse pas themeluesve e etërve të BE-së ky është moment i rëndësishëm, si në 1992 për një hap tjetër të rëndësishëm. Dhe fatmirësisht ju keni këmbë të forta dhe të gjata për ta bërë këtë hap”, tha Costa.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, tha se jo vetëm Shqipëria por i gjithë Ballkani Perëndimor duhet të luftojë fortë për tu bërë pjesë e BE-së. Rama duke folur në konferencë të përbashkët me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, theksoi se BE e gatshme të pranojë anëtarë të rinj. Kryeminstri gjithashtu u shpreh se një tjetër temë e takimit është ecuria në tërësi e rajonit dhe sipas tij kjo është e lidhur me arsyen pse BE është e gatshme të pranojë anëtarë të rinj.
"BE është shumë i dëshiruar të pranojë anëtarë të rinj bazuar në meritë. Një tjetër temë e takimit është ecuria në tërësi e rajonit, edhe kjo është e lidhur me arsyen pse BE është i gatshëm të pranojë anëtarë të rinj. Përfitoj nga rasti ti ftoj të gjithë kolegët e rajonit të mos e humbasin këtë moment që historia na e ka sjellë në derë. E fundit, që theksoj është që më vjen mirë që këtu edhe një mike të shtrenjtë të Shqipërisë në fakt deficioni ekzakt është ish mike se tanimë është ‘skipëtare’ nga Italia, Federica Mogherini që s’e kuptoj pse se ka bërë pasaportën shqiptare, vetëm një justifikim ka, që kërkon pasaportën europiane të Shqipërisë," tha Rama.
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama priti në një takim ditën e sotme Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, me të cilin mbajti një konferencë të përbashkët për mediat pas takimit. Gjatë fjalës së tij Rama tha se Presidentin e Këshillit Evropian diskutuan rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Ndër të tjera Rama theksoi se Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave dhe synojmë t’i hapim kapitujt brenda vitit.
“Mirëmbrëma presidenti i KE, sigurisht që kjo është kënaqësi e veçantë për ne, personalisht është kënaqësi që të ritakohem me presdidentinm, që është mik i dashur dhe shumë i mençur. Shumë faleminderit, ne jemi këtu sot, pasi presidenti ka vizituar të gjithë rajonin, është ndalur në Tiranë, nesër do të jetë i pranishëm në samit. Diskutuam për të dyja aspektet që na lidhin me KE dhe BE, për aspektin e provesit tonë të rrugës drejt anëtarësimit. Sot, Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave, synojmë t’i hapim kapitujt brenda vitit. Plani i përbashkët me KE dhe i mbështetur nga vendet anëtare, të arrijmë t’i mbyllim negociatat në 2027. Është plan shumë ambicioz”, theksoi ai.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur pasditen e sotme presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Costa ka ardhur në Shqipëri në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë.
47 liderë nga i gjithë kontinenti do të zbarkojnë në Tiranë, për takimin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian, i cili e nis zyrtarisht punën nesër në orën 11:00, për të përfunduar më pas në orën 18:30 me konferencën përmbyllëse mes Ramës dhe presidentit të Danimarkës.
Samiti i Komunitetit Politik Evropian (EPC) që do të mbahet në Tiranë më 16 maj 2025 është një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare që do të mbledhë 47 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Evropa, përfshirë vendet anëtare të BE-së dhe ato jashtë saj, si Shqipëria, Kosova, Serbia, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina dhe Turqia. Ky është samiti i gjashtë i EPC-së dhe për herë të parë mbahet në Ballkanin Perëndimor.
Komuniteti Politik Evropian është një platformë e krijuar për të forcuar dialogun politik dhe bashkëpunimin mes vendeve evropiane në çështje të përbashkëta si siguria, stabiliteti dhe prosperiteti. EPC-ja nuk është një strukturë e BE-së dhe nuk zëvendëson organizata ekzistuese, por synon të krijojë një hapësirë fleksibile për koordinim politik ndërmjet vendeve anëtare dhe jo-anëtare të BE-së.