Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa të cilin e cilësoi një miku të çmuar të Shqipërisë edhe të Ballkanit Perëndimor. • Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Rama u shpreh se fokusi kryesor i Shqipërisë mbetet zbatimi me sukses i reformave të ndërmarra. • Kryeministri tha se Shqipëria ka detyra për të përmbushur, jo për hir të Brukselit por për të bërë të mundur integrimin e saj në BE. • Në fjalën e tij Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk është vetëm në rrugën e integrimit europian, por ka partner Bashkimin Europian. • Në fund, Rama theksoi se vendi ka një burim të jashtëzakonshëm dijeje siç është procesi i negociatave dhe i ndërveprimit me Komisionin Europian. Ndërsa Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa theksoi se Shqipëria duhet të përshpejtojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit. • Gjatë një konferencës, Costa u shpreh se Shqipëria ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grupkapitullin e parë për çështjen e “Themelore”-ve. • Ndërkohë që ka theksuar se angazhimi i vazhdueshëm për sundimin e ligjit dhe për ruajtjen e një gjyqësori të pavarur dhe llogaridhënës, janë themele thelbësore për anëtarësimin në BE. • Ndërkohë që në fund, Costa u shpreh se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën. • Pyetjet nga gazetarët gjatë konferencës janë fokusuar më shumë te projekti për Zvërnecin, për të cilin Rama u shpreh se investimi nuk ka për të ndaluar përsa kohë që ai të jetë kryeministër. • Për projektin e Zvërnecit, foli shkurt dhe Costa, duke theksuar se duhet që të jetë në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian për mjedisin.
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa deklaroi se në procesin e anëtarësimit pritet që Shqipëria të jetë në përputhje me legjislacionin e BE përfshirë mjedisin. Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Costa u pyet për Zvërnecin, por u shpreh se nuk mund të flas për një projekt të veçantë, por me rëndësi është vënia në zbatim e legjislacionit Europian në Shqipëri.
“Siç e dini në procesin e anëtarësimit, ajo që pritet është që Shqipëria të jetë në përputhje të plotë me legjislacionin e Bashkimit Europian për të gjitha fushat përfshirë edhe mjedisin. Pra, nuk është se unë mund të flas për ndonjë projekt të veçantë apo specifik, por Komisioni Europian, të jeni të sigurt, është në kontakt me autoritetet shqiptare, po dëgjon shoqërinë civile dhe në rast se do të ketë arsye për të komentuar, Komisioni Europian do të komentojë. Ky është procesi normal i punës tonë, sepse nuk është puna vetëm për të përkthyer në gjuhën shqipe legjislacionin e Bashkimit Europian, por është vënia në zbatim e legjislacionit europian në Shqipëri në lidhje me mjedisin, e me të gjitha fushat e tjera dhe kapitujt, kjo është mënyra normale.”, tha Costa./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se populli flet ditën e zgjedhjeve, ndërsa theksoi se shprehjet vulgare nuk funksionojnë me të. Gjatë një konference të përbashkët me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, Rama tha se ekonomitë serioze maten me sa para hynë në ekonomi dhe si shpërndahen ato.
Rama mori shembullin e Malit të Zi, për të cilin tha se është vendi më i vogël i rajonit, por prej vitesh ka pagat më të larta në rajon, sepse turizmi mbështet çdo 1 në 4 vende pune. Sipas tij, FMN thotë se rritja e numrit të turistëve, është arsyeja kryesore e rritjes së punësimit në Mal të Zi.
“Pse nuk ngrihen njerëzit të thonë që pse na duhet ne aeroporti kur ne s’kemi avionë? Po porti për çfarë na duhet kur ne s’kemi anije? Po fabrika e makinave për çfarë duhet se unë nuk kam mundësi të blej makinë? Sepse e dimë që vlera e të gjitha këtyre nuk vjen nga përdorimi personal, këto janë gjëra të thjeshta, por janë gjëra që meritojnë të diskutohen. Pyetjet janë legjitime. Dhe ata që thonë ç’na duhet etj, kanë të drejtën e tyre, kështu që investimi nuk ndalet, por natyrisht unë jam shumë i hapur siç kam qenë dhe në rastet e tjera që ju përmendët të flas. Kush do të flasë, ju kujtohet ajo “kur do flasim”. Studentet folën dhe kanë fituar Paktin për Universitetin dhe që vazhdojnë sot efektet pozitive mbi studentet, për konviktet, për kushtet, për laboratorët, për investimet e tjera, kampuset e kështu me radhë falë atyre studentëve që protestuan atëherë. Ndërsa, teoria “ndalu ti se jemi ne”, me mua nuk ka funksionuar, nuk funksionon dhe nuk do funksionojë për sa kohë unë jam këtu me votat e shumicës së shqiptarëve dhe kush thotë “ne jemi populli” duhet të mendohet mirë sepse populli është ai që flet ditën e zgjedhjeve. Ne të tjerët jemi të gjithë individë, na bashkon një kauzë, na bashkon një interes, na bashkojnë këngët, na bashkon nevoja për të thirrur në kor “Edi Rama të qr”, por populli është diçka tjetër. Faleminderit”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur sërish për projektin në Zvërnec të Vlorës, ndërsa theksoi se investimi nuk ndalon sa kohë të jetë ai në krye të qeverisë. Gjatë një konference të përbashkët me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, Rama komentoi hetimet e SPAK-ut lidhur me çështjen e Zvërnecit.
Sipas tij, nisja e këtij hetimi ndahet në dy pjesë. Ai tha se pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën e një pasurie. Ndërsa, pjesa e shëmtuar sipas tij, është ajo e "zëvendësve të vetëofruar" që ndajnë gjysmë të vërteta.
Kryeministri deklaroi se investitorët janë zotëruesit e pronës, bazuar në legjislacionit shqiptar dhe duke ndjekur të gjitha procedurat, ndërsa theksoi se janë investitorë me reputacion të pazëvendësueshëm.
"Pavarësisht se është pak larg temës, megjithatë unë nuk do t'i shmangem dhe do ta nis nga fundi, sepse kjo e SPAK-ut ka dy pjesë. Ka pjesën pozitive që i takon SPAK-ut, ka pjesën e shëmtuar që i takon zëdhënësve të vetë ofruar të SPAK. Pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën e një pasurie. Për sa kohë ky është një problem i ngritur, me të drejtë apo pa të drejtë këtë nuk e dimë, por i ngritur dhe pastaj i shumë përfolur, aq më tepër për sa kohë kjo përfolje lidhet me një hetim të nisur për sa i takon subjektit, është shumë pozitive që SPAK ta hetojë origjinën e kësaj prone, është e mirëseardhur dhe unë e nxis këtë hetim. Nga ana tjetër, pjesa e shëmtuar është ajo e zëdhënësve të vetëofruar, të cilët ndajnë me opinionin publik gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha.
Pasi investitorët, të cilët sot janë zotëruesit e pronës bazuar në legjislacionin shqiptar, duke ndjekur të gjitha procedurat që parashikon legjislacioni shqiptar, janë investitorë me një reputacion të padiskutueshëm, burimet financiarëve të të cilëve për të përcjellë pagesën tek zotëruesit e pronës, se nuk është një, janë disa zotërues të pronës sipas titujve të pronësisë, se atyre i referohemi, janë investiguar si të gjithë rastet e tjera, por në këtë rast edhe më imtësisht nga Agjencia jonë e Pastrimit të Parave që nuk është një agjenci që vepron si një ishull, por është një agjenci që vepron në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe kanë rezultuar totalisht, totalisht legale dhe të ardhura nga institucione financiare me reputacion global. Kështu që, kjo çështje siç është me dy pamje duhet ndarë në dy pjesë.
Investitorët janë tërësisht në të drejtën e tyre, bllokimi i transaksionit nga ana e tyre është tërësisht arbitrar dhe negativ, ndërkohë që pastaj bllokimi i kalimit të parave tek pronari për të cilin ka dyshime, është një çështje absolutisht në të drejtën e organit hetimor. Madje, madje unë e konsideroj këtë pozitive dhe për një aspekt tjetër, sepse në këtë rast investimi vazhdon me pronarët e vet të rinj dhe të ligjshëm dhe në rast se hetimi nxjerr një tjetër origjinë prone, ata që e pretendojnë apo që e kanë të drejtën e asaj prone, fare mirë mund të marrin ato para dhe të gjitha palët janë të lumtura, përveç palës që ka mashtruar, në rast se ka mashtruar, po këtë e tregon hetimi.
Kështu që, do t'i bëja thirrje edhe njëherë zëdhënësve të vetëofruar që të mendohen disa herë përpara se të shkruajnë gjysmë të vërteta, sepse në këtë rast nuk cenojnë thjesht disa investitorë, cenojnë Shqipërinë. Cenojnë Shqipërinë pasi dihet se kush janë investitorët, të cilët janë njerëz me reputacion dhe mbi të gjitha njëri prej tyre është një njeri që për arsye krejt të tjera shikohet nga gjysma e mediave në vendin e tij dhe në vende të tjera si armik i palës tjetër. Kështu që është shumë e rëndësishme që ne të jemi mikpritës, ne të jemi të drejtë dhe ne të mos marrim në asnjë mënyrë damkën e një vendi, ku investitorët priten me këmbët e para, kjo është njëra anë.
Ana tjetër është që nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë do jem këtu dhe ndërkohë unë jam absolutisht i hapur siç kam qenë edhe në rastet e tjera për të diskutuar me këdo që ka pretendime, por mbi të gjitha duhet të sqarojmë për çfarë janë pretendimet sepse nëse pretendimi është për pronën, siç folëm çështja e pronës, falë ndërhyrjes së SPAK-ut është një çështje që ka rrugën e vet dhe fare mirë mund të çojë në një zgjidhje ideale për faktin se ato para mund të shërbejnë për të dëmshpërblyer pronarët. Ndërkohë që, të tjerët janë pronarë sot dhe janë pronarë bazuar në letrat e shtetit shqiptar, letra të cilat i përkasin viteve ’90 nga Komisioni i Kthimit Pronave, e të tjerë, e të tjerë,” tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa tha se i ka marrë parasysh sygjerimet e kryeministrit Rama në lidhje me letërsinë shqiptare. Gjatë një konference për mediat me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Costa u shpreh se ka lexuar librat e Lea Ypit, ndërsa librat e Kadaresë i ka në listën e librave që do të lexojë këtë verë.
“I dashur, Edi, ti ke një traditë që do të thotë që gjithmonë më propozon dhe më rekomandon letërsinë shqipe. Tashmë kam lexuar librat e Lea Ypit dhe librat e Kadaresë i kam në listën e librave që do të lexoj sivjet në verë. Të falënderoj për këto rekomandime, sepse në fakt më ndihmojnë që ta kuptoj më mirë Shqipërinë, por gjithashtu më kujtojnë edhe një gjë tjetër, që ne kemi një histori të përbashkët, një histori të gjatë që gërshetohet më njeri-tjetrin, kështu që sot, ne jo vetëm që reflektojmë për këtë histori të përbashkët, por po formësojmë edhe të ardhmen tonë të përbashkët evropiane. Faleminderit shumë”, u shpreh Costa./Dosja.al
TIRANË- Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa tha se zgjerimi është një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën. Gjatë një konference për mediat me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Costa u shpreh se BE ka sjellë paqe dhe stabilitet afatgjatë në kontinent për të gjitha shtetet anëtare.
Sipas tij zgjerimi është investim tek paqja, stabiliteti dhe siguria e kontinentit. Presidenti i Këshillit të Europës tha se samiti BE- Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet të premten e kësaj jave në Tivat, do të jetë një shenjë e qartë për ta çuar më tej bashkëpunimin dhe për të ecur më tej në zgjerimin e Bashkimit Europian.
"Bashkimi Europian mbështet pikërisht, ecurinë e Shqipërisë që Shqipëria të jetë një vend i begatë, i siguritë me anën e projekteve konkrete dhe politikave të tilla si për shembull; qasja që ju tashmë ju jeni ne zonën SEPA të pagesave në euro, ndërkohë në formë graduale ju po integroheni në tregun unik të BE, në programin e roaming-ut ose “Roam like at home’’ apo skemën ‘’Zbulo hekurudhat e BE-së’’. Pra anëtarësimi në BE është shumë më shumë sesa thjeshtë të jesh pjesë e një tregu unik. Do të thotë që ti bëhesh pjesë e një bashkimi politik, i cili është ndërtuar në bazë të disa vlerave të përbashkëta dhe të zgjedhjeve të rëndësishme strategjike.
BE ka sjellë paqe dhe stabilitet afatgjatë në kontinent për të gjitha shtetet anëtare nëpërmjet institucioneve të forta demokratike, por edhe lidhjeve të forta ekonomike. Zgjerimi ua ofron këto mundësi, pra të njëjta mundësi fqinjëve tanë, si Shqipëria, por në këtë kohë plot pasiguri gjeopolitike në mbarë globin dhe pa stabilitet ekonomik, më shumë sesa mundësi, zgjerimi është gjithashtu dhe një domosdoshmëri gjeostrategjike për Evropën. Është investim tek paqja, stabiliteti dhe siguria e kontinentit tonë dhe për këtë arsye, unë me kërshëri pres që të ritakohemi shumë shpejt në samitin e përbashkët BE- Ballkani Perëndimor të premten e kësaj jave në Tivat. Samiti do të jetë një shenjë e qartë e vendosmërisë tonë për ta çuar më tej bashkëpunimin tonë dhe për të ecur më tej në këtë punë që është bërë për zgjerimin e Bashkimit Europian” tha Costa./Dosja.al
TIRANË- Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa theksoi se Shqipëria duhet të përshpejtojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Gjatë një konference për mediat me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Costa u shpreh se Shqipëria ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grupkapitullin e parë për çështjen e “Themelore”-ve.
Sipas tij, kjo tregon që shtetet anëtare kanë kuptuar dhe vlerësuar angazhimin e Shqipërisë për të vijuar drejt anëtarësimin dhe rrugëtimin e saj në BE. Costa tha se angazhim i vazhdueshëm, i prekshëm politik për sundimin e ligjit dhe për ruajtjen e një gjyqësori të pavarur dhe llogaridhënës, janë themele thelbësore për anëtarësimin në BE.
“Së pari, i dashur Edi, faleminderit shumë për mikpritjen tuaj të ngrohtë në Tiranë dhe për mirëseardhjen sepse për mua është gjithmonë kënaqësi që të vij në Tiranë dhe sot, unë vlerësoj dhe përgëzoj vendosmërinë e Shqipërisë, përpjekjet e saj për t’u bërë shtet anëtar i BE dhe kjo në sajë të, në veçanti, rolit tuaj, Edi, një rol aspak të vogël dhe angazhimit tuaj personal në këtë proces. Javën e shkuar, ashtu siç u konfirmua, pra edhe në konferencën ndërqeveritare, ne pamë ecurinë e Shqipërisë dhe Shqipëria në fakt ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grupkapitullin e parë për çështjen e “Themelore”-ve.
Kjo tregon që shtetet anëtare kanë kuptuar dhe vlerësuar angazhimin e Shqipërisë për të vijuar dhe për të ecur përpara më tej në anëtarësimin dhe rrugëtimin e saj, pra drejt BE dhe ky është fillimi i një faze të radhës, një faze tjetër e cila është impenjative, e cila do të përqendrohet tek çështja e zbatimit dhe tek historiku që do të ketë Shqipëria dhe siç e thoni dhe ju shpesh, Edi, këto reforma më shumë sesa kushte të vendosura nga Bashkimi Europian, janë në fakt zgjedhje nga ana juaj për të ndërtuar institucione të forta demokratike. Që do të thotë, që një angazhim i vazhdueshëm, i prekshëm politik për sundimin e ligjit dhe për ruajtjen e një gjyqësori të pavarur dhe llogaridhënës, janë themele thelbësore për anëtarësimin në BE. Ju inkurajoj që të përshpejtoni përpjekjet tuaja për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkimi Europian është në fakt partneri më i besueshëm i Ballkanit Perëndimor dhe i Shqipërisë. Është dhe investuesi kryesor dhe partneri më i rëndësishëm tregtar”, tha Costa./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk është vetëm në rrugën e integrimit europian, por ka partner Bashkimin Europian. Në një konferencë të përbashkët për mediat, me presidentin e KE, Antonio Costa, Rama u shpreh se janë dakordësuar për të gjitha çështjet për mbylljen e kapitujve, lidhur me negociatat.
Rama theksoi se vendi ka një burim të jashtëzakonshëm dijeje siç është procesi i negociatave dhe i ndërveprimit me Komisionin Europian.
“Ajo që e bën të vështirë që unë të zgjatem është se ne kemi dakordësi 100% në të gjitha çështjet. Kemi dakordësi 100% për sa i përket detyrave që ne duhet të bëjmë. Kemi dakordësi 100% për sa i përket domosdoshmërisë që të ecim me këtë ritëm dhe të fillojmë me mbylljen e kapitujve. Kemi dakordësi 100% që të bëjmë çmos që rajoni si i tërë të funksionojë si një kolektiv bashkëpunues dhe kemi dakordësi 100% që të gjitha këto janë më të lehta për faktin që në këtë rrugë ne s’jemi vetëm, por kemi një partner të jashtëzakonshëm siç është BE dhe kemi një burim të jashtëzakonshëm dijeje siç është procesi i negociatave dhe i ndërveprimit me Komisionin Europian. Kështu që unë nuk dua zgjatem më tutje dhe skam sesi të zgjatem në fakt se s’kemi asnjë problem, asnjë shqetësim që na ndan, kemi vetëm shqetësime që na bashkojnë. Dua ta falënderoj dhe një herë miqësisht dhe përzemërsisht presidentin, t’i kaloj fjalën dhe pastaj natyrisht t’i përgjigjemi dhe pyetjeve përkatëse të gazetareve të pranishëm”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mirëpritur në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa të cilin e cilësoi një miku të çmuar të Shqipërisë edhe të Ballkanit Perëndimor. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Rama u shpreh se fokusi kryesor i Shqipërisë mbetet zbatimi me sukses i reformave të ndërmarra.
Kryeministri tha se Shqipëria ka detyra për të përmbushur, jo për hir të Brukselit por për të bërë të mundur integrimin e saj në BE. Rama theksoi se çdo takim me zyrtarin e lartë europian është një mësim i vyer që buron nga përvoja e tij në çështjet globale, ekonomike dhe sociale.
"Mirëdita të gjithëve! Faleminderit! Edhe një herë më duhet t’i uroj mirëseardhjen për herë të pestë në Tiranë, në Shqipëri, një miku gjithmonë e me të vendosur edhe të çmuar të Shqipërisë, por edhe të Ballkanit Perëndimor, mbështetës i palodhur, qysh në krye të herës, si Kryeministër i Portugalisë i procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian dhe të Bashkimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe sot në cilësinë e Presidentit të Këshillit Europian, në një tjetër cikël tjetër takimesh në Ballkanin Perëndimor përpara takimit të përbashkët që do të kemi mes BE-së dhe Ballkanit perëndimor në pak ditë në Tivat të Malit të Zi.
Mirëserdhe i dashur Antonio! Është gjithmonë kënaqësi, jo për protokollin dhe as për mikpritjen e pakushte, por për faktin se çdo takim me presidentin është një orë, dy orë apo tre orë mësim dhe mësimi nga një eksperiencë e madhe dhe patjetër edhe nga një njohje e thellë e çështjeve të Europës, e çështjeve të botës, e çështjeve të ekonomisë, e çështjeve sociale, e kështu me radhë. Por unë dua ta falënderoj sot Antonion posaçërisht për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe për mbështetjen e palodhur edhe përpara sesa ne të realizonim praktikisht mbylljen e fazës së parë ose më saktë mbylljen e fazës së çeljes së kapitujve me konferencën ndërqeveritare të pak ditëve më parë dhe hapjen e fazës së mbylljes së kapitujve, në një kohë kur të gjithë së bashku përballemi me shumë sfida që nuk janë sfidat tona individuale, por janë sfida gjithmonë e më të përbashkëta.
Dhe po ashtu ne ndajmë plotësisht me presidentin bindjen se pjesa kryesore e punës sonë tonë këtu mbetet puna jonë. Që do të thotë ne kemi detyra për të përmbushur, jo për hir të Brukselit, apo të Berlinit, apo të Parisit, por për hir të përmirësimit të performancës së shtetit, të institucioneve, të pushteteve të pavarura në Shqipëri dhe sigurisht që tani në këtë fazë theksi kryesor është zbatimi i atyre reformave që janë kryer me sukses apo i gjithë këtyre ligjeve që do vazhdojnë të hyjnë në trupin e organizmit ligjor të Shqipërisë nga “acquis communautaire” apo trupi ligjor i BE," tha Rama./Dosja.al