LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

VIDEO/ Denoncimi për dhunë dhe pengmarrje, RENEA futet në apartamentin në Astir me litar nga tarraca! Vajza ishte e vetme në shtëpi, gjenden dy armë dhe jelek antiplumb

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Astirit. • Një person dyshohej se ishte marrë peng nga disa persona dhe është dhunuar në një apartament në katin e 8 të pallatit. • Pas denoncimit në polici, në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale dhe RENEA, të cilët kanë arritur të futen nga tarraca e pallatit për në banesën ku u raportua se ndodhej një qyttetarja, e cila kishte denoncuar se është dhunuar nga disa persona. • Pamjet e siguruara nga Dosja.al tregojnë momentin kur efektivët e RENEA-s janë ulur me litarë nga tarraca për në ballkonin e apartamentin ku qytetarja thuhet se është mbyllur. • Ndërkohë që në momentin që kanë hyrë, forcat speciale, e reja ndodhej vetëm në apartament• • Lidhur me ngjarjen reagoi edhe policia e Tiranës, ku bëri me dije se vajza ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor dhe se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja të dukshme fizike. • Nga kontrolli në banesë janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë dhe një jelek antiplumb. • Informacione për Dosja.al bëjnë me dije se e reja është identifikuar si Sajma Qordja. • Nga raportime të tjera, dyshohet se e reja ishte në një lidhje me një djalë, që familja nuk e pranonte, pasi pretendonin se ishte problematik. • Ndërsa po ashtu ka dyshime se ishte vetë babai i të resë ka njoftuar policinë duke thënë se i kanë rrëmbyer vajzën.

10 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Familja nuk i pranoi lidhjen/ Zbulohen detaje nga ngjarja në Astir, në banesën e 20-vjeçares u gjet edhe jelek antiplumb

VIDEO/ Denoncimi për dhunë dhe pengmarrje, RENEA futet në
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që alarmoi policinë e Tiranës në zonën e Astirit. Mëson se e reja ishte në një lidhje me një djalë, që familja nuk e pranonte, pasi pretendonin se ishte problematik.

Bëhet e ditur se vetë babai i të resë ka njoftuar policinë duke thënë se e kanë rrëmbyer vajzën. Gjithashtu në apartamentin ku u gjet 20-vjeçarja është gjetur edhe një jelek antiplumb.

Sakaq, në apartamentin ngjitur, i cili u kontrollua nga policia u gjetën dy armë zjarri tip pistoletë, alkool si edhe u zbuluan shenja të konsumimit të lëndëve narkotike. Pas ndërhyrjes nga RENEA, e reja u nxor shëndoshë e mirë nga apartamenti në katin e gjashtë të pallatin në zonën e Astirit. 

1 VITE ME PARE

FOTO dhe me Ramën/ Kush ishte vajza në Astir që ngriti në këmbë RENEA-n me denoncimin se ishte marrë peng dhe dhunuar?

VIDEO/ Denoncimi për dhunë dhe pengmarrje, RENEA futet në
sajma qordja

TIRANË- Një denoncim i një vajze se është dhunuar dhe marrë peng nga disa persona ka ngritur në këmbë RENEA-n. Informacione për Dosja.al bëjnë me dije se e reja është identifikuar si Sajma Qordja. Gjithashtu në rrjetet e saj sociale Qordja ka ndarë edhe një foto të saj kur ishte fëmijë me kryeministrin Edi Rama. 

VIDEO/ Denoncimi për dhunë dhe pengmarrje, RENEA futet në
sajma qordja dhe edi rama

Pas denoncimit të vajzës, forcat speciale organizuan menjëherë operacionin dhe arritën të futen në apartamentin ku ndodhej vajza.

Pasi kanë hyrë brenda është zbuluar se e reja ndodhej vetëm në apartament. Sipas informacioneve policiore vajza ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe pa shenja dhune. Gjithashtu në banesë janë gjetur edhe dy armë.

1 VITE ME PARE

Operacioni i RENEA-s në Astir, policia jep detaje: Vajza ndodhet nën asistencë mjekësore, nuk janë konstatuar shenja dhune! Ja çfarë u gjet në banesë

VIDEO/ Denoncimi për dhunë dhe pengmarrje, RENEA futet në
foto nga pallati ne astir

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e sotme në Astir, në lidhje me denoncimin e bërë nga një vajzë se është dhunuar nga disa persona. Policia për mes një njoftimi zyrtar bën me dije se rreth orës 14:10 u bë e mundur hapja e derës së banesës.

Policia në njoftim thekson se vajza ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike. Nga kontrolli në banesë janë gjetur  2 armë zjarri pistoletë. Gjithashtu bëhet me dije se brenda në banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion shtesë. Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se: Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme. Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit. Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.

1 VITE ME PARE

DETAJE/ Denoncimi i vajzës së mbyllur në ndërtesën në Astir, policia gjen armë brenda në banesë

VIDEO/ Denoncimi për dhunë dhe pengmarrje, RENEA futet në
Astir

TIRANË- Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e sotme në Astir, në lidhje me denoncimin e bërë nga një vajzë se është dhunuar nga disa persona. Pas disa përpjekjeve nga policia për të negociuar me të renë për të hapur derën, RENEA është futur nga dritarja.

Ndërkohë, mësohet se RENEA kur është futur në apartament e ka gjetur vajzën të vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Gjithashtu bëhet me dije se brenda në banesë policia ka gjetur edhe pistoleta.

Ka dyshime se në banesë ka pasur persona të tjerë, por se mund të jenë larguar, kur ka ardhur policia për ndihmë.

1 VITE ME PARE

RENEA hyn në apartamentin në Astir, e reja gjendet e vetme

VIDEO/ Denoncimi për dhunë dhe pengmarrje, RENEA futet në
Pamjet

TIRANË- Forcat RENEA dhe policia kanë mundur të hyjnë në apartamentin në katin e 8 në Astir, pasi një vajzë lajmëroi për pengmarrje dhe dhunim. Mësohet se forcat RENEA janë futur nga tarraca e pallatit dhe kanë thyer xhamin e dritares për të hyrë brenda më banesë. 

Ndërkohë që në momentin që kanë hyrë, forcat speciale, e reja ndodhej vetëm në apartament. 

Pak më parë policia raportoi se pasi kishin marrë denoncimin kishin mbërritur në vendngjarje dhe po negocionin me të renë, e cila refuzonte të hapte derën. Sipas njoftimit, qytarja me iniciale S. Q., ka njoftuar sallën operative se ndodhej brenda apartamentit duke pretenduar se është dhunuar nga disa persona.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Qytetarja denoncoi se po dhunohej dhe refuzonte të hapte derën, ja momenti kur Forcat RENEA futen në banesë me litar nga tarraca

VIDEO/ Denoncimi për dhunë dhe pengmarrje, RENEA futet në
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Forcat RENEA janë futur nga tarraca e pallatit për në banesën ku u raportua se ndodhej një qytetare, e cila kishte denoncuar se është dhunuar nga disa persona. Pamjet e siguruara nga Dosja.al tregojnë momentin kur efektivët e RENEA-s janë ulur me litarë nga tarraca për në ballkonin e apartamentin ku qytetarja thuhet se është mbyllur.

 


Pak më parë policia raportoi se pasi kishin marrë denoncimin kishin mbërritur në vendngjarje dhe po negocionin me të renë, e cila refuzonte të hapte derën. Sipas njoftimit, qytarja me iniciale S. Q., ka njoftuar sallën operative se ndodhej brenda apartamentit duke pretenduar se është dhunuar nga disa persona.

 

1 VITE ME PARE

E reja denoncoi se u dhunua dhe u mbyll në banesë, forcat RENEA futen në apartament nga tarraca e pallatit

VIDEO/ Denoncimi për dhunë dhe pengmarrje, RENEA futet në
Astir

TIRANË- Forcat RENEA janë futur nga tarraca e pallatit për në banesën ku u raportua se ndodhej një vajzë, e cila kishte denoncuar në polici se është dhunuar nga disa persona. 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por bëhet me dije se gruaja nuk ka pranuar të hapë derën. Në pamundësi për të negociuar me S.Q., për të hapur derën, forcat RENEA janë futur në banesën e katit të 8 nga dritarja.

Tiranë/Informacion paraprak

Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.

Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.



1 VITE ME PARE

VIDEO/ "Më kanë dhunuar disa persona!" RENEA rrethon pallatin në Astir, qytetarja bën denoncimin, por nuk pranon të hapë derën

 

VIDEO/ Denoncimi për dhunë dhe pengmarrje, RENEA futet në
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Një ngjarje e pazakontë është raportuar ditën e sotme nga zona e Astirit në Tiranë nga ku policia bën me dije se kanë marrë një denoncim nga një qytetare se ndodhet në një banesë në katin e 8-të dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Sipas njoftimit, menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.

 

Gjithashtu njoftohet se shërbimet e Policisë po negociojnë me qytetaren pasi e ka mbyllur derën dhe nuk pranon ta hap. Pamjet e siguruar nga Dosja.al tregojnë momente nga prania e Forcave RENEA në zonë.

1 VITE ME PARE

"Ka mbyllur derën dhe nuk pranon ta hap!" Forcat RENEA rrethuan pallatin në Tiranë, Policia: Një qytetare pretendon se është dhunuar nga disa persona

VIDEO/ Denoncimi për dhunë dhe pengmarrje, RENEA futet në
Foto ilustruese

TIRANA- Policia ka njoftuar se lidhur me raportimin se forcat e RENEA dhe FNSH kanë rrethuar një pallat në zonën e Astirit, një qytatare ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Sipas njoftimit, menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares. Gjithashtu njoftohet se shërbimet e Policisë po negociojnë me qytetaren pasi e ka mbyllur derën dhe nuk pranon ta hap.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares. Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.

1 VITE ME PARE

RENEA rrethon pallatin në Astir, dyshohet për pengmarrjeje

VIDEO/ Denoncimi për dhunë dhe pengmarrje, RENEA futet në
Foto ilustruese

TIRANA- Forcat RENEA dhe FNSH-ja kanë rrethuar mesditën e sotme zonën e Astirit, pas dyshimeve për pengmarrje. Sipas banorëve të zonës, dyshohet se një djalë ka marrë peng një vajzë. Momentalisht ngjarja ende nuk është konfirmuar nga policia.

 

pengmarrje ne astir

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin