LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Reshjet e dendura në vend/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë në Çukë të Sarandës, përmbyten 5 banesa e toka bujqësore! Vjosa arrin 8.25 metra

• Moti i keq vijon të sjellë problematika në disa zonë në vend. • Mësohet se në Çukë të Sarandës, argjinatura e lumit Bistricë është çarë dhe si pasojë janë përmbytur 5 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore. • Si pasojë katër barinj kanë mbetur të izoluar në një stallë me dele. • Përmbytje raportohen edhe në zonën e Shalësit, ku lumi i Pavllës ka dalë nga shtrati pranë urës në Vilë, duke izoluar gjashtë fshatra të njësisë administrative Markat. • Situata paraqitet kritike edhe në Vlorë. • Niveli i lumit Vjosa ka arritur në 8.25 metra, ndërsa pritet ende rritje për shkak të prurjeve nga Tepelena dhe Memaliaj. • Në Mifol dhe Novoselë ka përmbytje të tokave bujqësore. •Ndërkohë 10 banesa në fshatin Fitore, pranë Urës së Mifolit, dhe 7 të tjera në Novoselë janë përmbytur dhe si pasojë banorët janë evakuuar. • Gjithashtu në fshatrat përgjatë Vjosës, Kashisht, Çerven dhe Ferras, ka prezencë të ujit në tokat bujqësore brenda argjinaturës, ndërkohë që niveli i prurjeve në lumin Seman vijon të rritet.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Uji përmbyti banesën në Pogradec, kryefamiljari nxjerr në mes të natës fëmijët e vegjël

Reshjet e dendura në vend/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë
pamje nga vendngjarja

POGRADEC- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në vend gjatë ditëve të fundit. Si pasojë e reshjeve shumë banesa në zona të ndryshme të vendit janë përmbytur nga uji.

Një rast i tillë është shënuar edhe në fshatin Rrëmenj, ku kryefamiljari nxjerr fëmijët nga banesa gjatë orëve të natës pasi uji brenda saj arriti 30 cm. Në pamje shihet edhe momenti kur familjarët detyrohen të dalin nga banesa, për shkak të përmbytjeve./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Situata nga moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Janë evakuuar disa familje në Vlorë, Lezhë dhe Fier! Ja si paraqitet situata në qarqet e vendit

Reshjet e dendura në vend/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, të gjitha strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kanë monitoruar pa ndërprerje situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të ditëve në fundit, në disa qarqe të vendit. Në një pjesë të zonave situata është e stabilizuar, ndërsa në Vlorë, Lezhë, Fier, etj. është bërë evakuimi i disa familjeve.

NJOFTIM MBI SITUATËN E MOTIT NË VEND

Gjatë 24 orëve të fundit, të gjitha strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kanë monitoruar pa ndërprerje situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të ditëve në fundit, në disa qarqe të vendit.  Në një pjesë të zonave situata është e stabilizuar, ndërsa në Vlorë, Lezhë, Fier, etj. është bërë evakuimi i disa familjeve.

Më poshtë situata e detajuar sipas qarqeve dhe bashkive:

QARKU VLORË

Sot ka nisur tërheqja e ujërave të Vjosës. Për shkak të prurjeve të larta të lumit Vjosa, në njësinë administrative Novoselë janë evakuuar dje 7 familje, të cilat u sistemuan pranë të afërmve. Gjithashtu, 3 familje pranë urës së Mifolit u evakuuan për arsye sigurie. Në total deri mbrëmjen e djeshme ishin 10 familje të evakuuara.

Bashkia Himarë

Pas ndërhyrjes së kontraktorit është hapur rruga, e cila u bllokua në segmentin midis fshatrave Shën Vasil–Nivicë, ndërsa vijon puna për pastrimin e segmentit Selenicë–Rromës.

Bashkia Sarandë

Në monitorim është aksi Sarandë–Delvinë në vendin e quajtur Shelegar, ku ka prani uji për shkak të daljes së lumit të Kalasës nga shtrati. Me prioritet po vijon puna për të shmangur rrezikun për banesat në fshatin Çukë, ku është dëmtuar argjinatura e lumit Bistricë. Ekipet e OSHEE po punojnë për rilidhjen e energjisë në tunelin e Llogarasë.

Gjithashtu po punohet për pastrimin e rrugës në Shkallë Qafë Botë dhe në segmentin nga karburanti drejt qendrës së Konispolit. Forcat në terren kanë bërë të mundur pastrimin e ujit në një banesë në Ksamil dhe në Metoq, ndërsa puna vijon në një banesë në fshatin Vrion ku ka prani të uji në një banesë. Rrugët hyrëse në bashkinë e Delvinës janë të gjitha të kalueshme. Në mbështetje janë 30 efektivë dhe 3 mjete të DRGj Gjirokastër. Hidrovorët e bashkisë Vlorë po punojnë me kapacitet të plotë.

QARKU FIER

Po monitorohet me vëmendje maksimale situate e krijuar si pasojë e prurjeve të Vjosës. Lumi në Kashisht–Çervën–Ferras, ka dalë nga shtrati por është brenda argjinaturës, ndërsa 50–60 ha tokë bujqësore janë nën ujë. 1 familje me 2 anëtarë është evakuuar në Çerven. Ka prezencë uji, në oborret e 30 ndërtesave në fshatrat Kashisht, Cerven, Ferras. Si masë paraprake, janë stakuar pompat në stacionin e ujësjellësit në Kafaraj. Po ashtu ka rritje prurjesh edhe në lumin Seman, por pa rrezik për banesa.

QARKU KORÇË

Po mbahet nën monitorim situate si pasojë e fryrjes së lumenjve Devoll dhe Dunavec. Në disa zona si në Dërsnik, Bulgarec dhe lagjen nr. 6, po bëhet devijimi provizor i ujërave. Po ndërhyhet në Sheqeras në një banesë. Po punohet nga kontraktori për pastrimin nga gurët e rënë në aksin Qafë Plloçë–Qukës dhe Pogradec–Qafë Thanë.

QARKU LEZHË

Në njësitë Shënkoll dhe Zejmen, niveli i ujit nga çarja e argjinaturës së lagunës së Vainit vijon të rritet, por ekipet e emergjencave po punojnë për të shmangur rrezikun për banesat e bizneset. Në rastet kur është e nevojshme është kryer edhe evakuim me varka, ndërsa punimet për riparimin e argjinaturës do të vijojnë edhe sot. Vijojnë ndërhyrjet në aksin Skuraj–Gallatë–Vinjollë, në bashkinë Kurbin. Në bashkinë e Mirditës situate është e stabilizuar; po vazhdon rehabilitimi i rrugëve. Lumi Drin ka rënie niveli, ndërsa hidrovorët funksionojnë, përjashtuar Talen.

QARKU DURRËS

Në lumenjtë Erzen, Ishëm, Zezë nuk ka rritje niveli. Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj po punojnë normalisht. Vijon pastrimi i kanaleve të Tonës dhe Tarinit. Lumi Erzen ka nisur të tërhiqet. Situatë e qetë është në bashkinë e Krujës, ku ka përfunduar forcimi i argjinaturës në lumin e Drojes. Po pastrohen kanalet në Borzanë dhe po punohet në njësinë Cudhi. Në tokat bujqësore ka tyërheqje të ujërave.

QARKU DIBËR

Në bashkinë e Bulqizës situiata është e stabilizuar, por po punohet në aksin e qytetit të vjetër. Në bashkinë e Dibrës po punohet në Luzni, Zall Dardhë, Muhur për hapjen e përrenjve. Furnizimi me energji normal, përveç fshatit Vakuf. Rrugët e fshatrave Vinjoll, Stojan, Derjan, Urxall në bashkinë Mat janë hapur. Me mbështetjen e FA është normalizuar situata në Bruç. Po punohet për pastrimin nga rrëshqitjet e dheut, në lagjen Mali-Lezajtë në bashkinë e Klosit.

QARKU SHKODËR

Në qarkun e Shkodrës reshjet kanë vijuar me intensitet mesatar deri të lartë. Në Bashkinë e Fushë-Arrëzit po punohet për pastrimin e rrugëve, ndërsa në Malësinë e Madhe ka rritje të prurjeve në përroin e Thatë.

QARKU BERAT

Po monitorohet më vëmendje situate si pasojë e prurjeve të larta të lumit Osum, ka rrezik daljeje nga shtrati në lagjen Goricë. Po ndërhyhet nga UKT Në lagjen 28 Nëntori. Në Bashkinë e Poliçanit, ujërat në tokat bujqësore janë tërhequr. Ndërsa në Dimal, ka prani uji në tokat bujqësore të Çiflig dhe Arrëz.

QARKU GJIROKASTËR

Janë pastruar nga inertet e rëna gjatë natës në akset Kardhiq–Delvinë, Tepelenë–Gjirokastër, Gjirokastër–Kakavijë dhe tashmë janë të qarkullueshme. Në qarqet e Kukësit, Tiranës, dhe Elbasanit, situate paraqitet e stabilizuar, ndërsa në disa fshatra po punohet për rikthimin e energjisë elektrike.

Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura si dhe të gjitha strukturat në varësi të tyre mbeten në gatishmëri të plotë dhe në komunikim të vazhdueshëm me strukturat vendore dhe qendrore për menaxhimin e çdo situate dhe marrjen e masave të nevojshme në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Përkeqësohet situata në Fier/ Uji hyn në oborret e 30 banesave në Kashisht, Çerven e Ferras! Lumi Seman del nga shtrati në fshatin Kallm

Reshjet e dendura në vend/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë
foto ilustruese

FIER- Reshjet e dendura të shiut ka shkakatuar problematika të mëdha në qarkun Fierit. Si pasojë e prurjeve të larta të lumit Vjosë, situata është vështirësuar, pasi niveli i ujit ka arritur në 7.3 metra në urën e Mifolit, duke mbetur në pikë kritike. Ndërkohë në fshatrat Kashisht, Çerven dhe Ferras, lumi ka dalë nga shtrati. 

Gjithashtu në Çerven është evakuuar një familje me dy anëtarë, ndërsa uji ka hyrë në oborret e 30 ndërtesave në zonat brenda argjinaturës në Kashisht (5 banesa), Çerven (4) dhe Ferras (21)./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Reshjet e dendura të shiut në vend/ Vjosa arrin në pikën 8.25 metra, 10 familje të evakuara

Reshjet e dendura në vend/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë
foto ilustruese

VJOSË- Moti i keq po vijon të sjellë problematika në disa zonë në vend. Niveli i Vjosës ka arritur në pikën 8.25 metra. Si pasojë e reshjeve intensive, tre banesa në fshatin Fitore prane urës së Mifolit dhe shtatë Novoselë janë përmbytur. Ndërkohë nën ujë janë edhe tokat bujqësore në këtë zonë./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Situat katastrofike në Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë në Çukë, përmbyten pesë banesa e toka bujqësore

Reshjet e dendura në vend/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë
Foto nga përmbytjet në Sarandë

SARANDË- Moti i keq vijon të sjellë problematika në disa zonë në vend. Mësohet se në Çukë të Sarandës, argjinatura e lumit Bistricë është çarë dhe si pasojë janë përmbytur pesë banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore. Si pasojë e përmbytjeve katër barinj kanë mbetur të izoluar në një stallë me dele.

Reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në zonën e Shalësit, ku lumi i Pavllës ka dalë nga shtrati pranë urës në Vilë, duke izoluar gjashtë fshatra të njësisë administrative Markat./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Moti i keq/ Evakuohen 4 familje në fshatin Sovjan, kanali del nga shtrati, përmbyt disa banesa

Reshjet e dendura në vend/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë
permbytjet

SOVJAN- Reshjet intensive kanë shkaktuar probleme të mëdha në disa zonë në vend. Bëhet me dije se kanali i ujërave në në fshatin Sovjat ka dalë nga shtrati dhe për pasojë ka përmbytur disa banesa. Katër familje janë detyruar të evakuohen, pasi uji është futur në banesat e tyre. 

Prej disa ditësh intensiteti i reshjeve të shiut ka shkaktuar përmbytje dhe probleme në qarkullim ndërsa në shumë zona lumenjtë dhe kanalet janë në nivel kritik. Banorët shprehen se uji ka dëmtuar prodhimet e tyre të vitit./Dosja.al

moti i keq

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin