LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moti i keq në vend/ Probleme me energjinë elektrike në disa qytete, dëmtohet çatia e spitalit në Pukë, rrëshqitje gurësh në Bulqizë dhe Shkodër

• Reshjet e shiut dhe erërat e forta në vend kanë sjellë problemet e para në qytete të ndryshme. • Shiu i favorizuar edhe nga erërat e forta kanë shkaktuar problematika me energjinë elektrike gjatë natës në disa njësi administrative të Bulqizës. • Më tej raportohet se ka rrëshqitje gurësh dhe inertesh në fshatin Krajk. • Probleme nga reshjet e shiut janë regjistruar edhe në Pukë. • Që prej mbrëmjes së djeshme banorët e disa zonave raportohet se janë pa energji. • Mësohet se probleme janë regjistruar edhe te spitali i Pukës. • Raportohet se era ka shkëputur nga çatia mbulojën metalike duke nxjerr jashtë funksioni dy pavione, patologjinë dhe pediatrinë. • Po ashtu probleme ka edhe në akset rrugore që përshkojnë zonën. • Reshjet e shiut kanë lënë pa drita edhe qytetin e Shkodrës ndërsa raportohet se janë dëmtuar edhe disa pallate. • Në Durrës gjatë orëve të natës ka patur prezencë të erës me shpejtësi 15-20m/s dhe dallgë, lartësia e te cilave ka arritur deri në 2m. • Burime nga autoritetet detare, bëjnë me dije se situata e krijuar në gjirin e Durrësit nuk ka ndikuar në nisjen apo mbërritjen e trageteve nga të dyja anët e Adriatikut.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Reshjet e shiut në Dibër/ Rrëshqitje gurësh në aksin Skuraj-Burrel, bllokohet qarkullimi në segmentin e Shkopetit

Moti i keq në vend/ Probleme me energjinë elektrike në disa
Dibër

DIBËR- Moti i keq ka përfshirë edhe qarkun e Dibrës. Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë krijuar probleme edhë në Dibër ndërsa raportohet se ka rrëshqitje gurësh. Sipas raportimeve gurë të mëdhenj kanë rënë në rrugën nacionale Skuraj-Burrel. Gjithashtu mësohet se përshkak të rrëshqitjeve të gurëvë është bllokuar qarkullimi në segmentin e Shkopetit.

Probleme me qarkullimin e automjeteve pati edhe në rrugën e Arbrit, në bypassin e Murrizit dhe në segmentin e fshatit Plan i Bardhë të Klosit. Gjithashtu përshkak të erës janë thyer dëgë pemësh të cila kanë rënë në rrugë dhe kanë bllokuar qarkullimin. Pas ndërhyrjes dhe heqjes së pemëve dhe gurëve nga rruga është normalizuar qarkullimi.

2 VITE ME PARE

Moti i keq në Lezhë/ Pezullohen lundrimet në Portin e Shëngjinit, bashkia thirrje qytetarëve: Kujdes gjatë lëvizjeve, mund të ketë përmbytje në disa zona!

Moti i keq në vend/ Probleme me energjinë elektrike në disa
Shëngjin

LEZHË- Moti i keq ka sjellë probleme në disa qytete të vendit. Në qytetin e Lezhës mësohet se që prej pasdites së djeshme Porti i Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për anijet vogla dhe ata të peshkimit. Për shkak të reshjeve të shut dhe erës së fortë deti është i trazuar dhe me dallgë dhe për të parandaluar ndonjë tragjedi është pezulluar lundrimi.

Më tëj bëhet me dijese se mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri mesditën e së shtunës. Në lidhje me parashikimin e keq të motit ka reaguar edhe Bashkia e Lezhës. Përmes një postimi në "Facebook" Bashkia shkruan se nga reshjet e shiut mund të ketë rrezik për përmbytje në disa zona. Më tej në njoftim kanë bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes gjatë lëvizjes dhe të raportojnë çdo problematikë pranë shërbimeve përkatëse.

“Bashkia Lezhë ju informon  se gjatë ditës së sotme dhe nesër priten reshje shiu me intensitet mesatar deri në të lartë, të cilat mund të shoqërohen me rrezik përmbytjesh në disa zona. Strukturat e Bashkisë Lezhë janë në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme.

Qytetarët këshillohen: Të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve. Të raportojnë çdo problematikë pranë shërbimeve përkatëse”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Lezhë.

Moti i keq në vend/ Probleme me energjinë elektrike në disa

2 VITE ME PARE

Reshjet e borës mbulojnë akset Bogë-Theth dhe Hani i Hotit-Tamarë, ARRSH: Tregoni kujdes gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë!

Moti i keq në vend/ Probleme me energjinë elektrike në disa
Bora

THETH- Reshjet e borës kanë zbardhur akset Bogë-Theth dhe në Hani i Hotit-Tamarë. Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje ndërsa thekson se grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren për ta mbajtur hapur akset për qarkullim.

ARRSH bën me dije se qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset. Më tej në reagim ka bërë thirrje që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë.


Postim i plotë i ARRSH:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar shoqëruar me erë të fortë në zonën veriore duke sjellë rënie gurësh e inertesh të cilat janë pastruar menjëherë. Në Bogë-Theth dhe në Hani i Hotit-Tamarë në lartësinë mbi 1200m ka pasur reshje dëbore. Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe bërë pastrimin e rrugës. 
Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset. Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë.

Moti i keq në vend/ Probleme me energjinë elektrike në disa

2 VITE ME PARE

Moti i keq sjell probleme me energjinë elektrike në Shkodër, dëmtohen disa pallate në Fushë Arrëz, rrezikohet dhe një banesë

Moti i keq në vend/ Probleme me energjinë elektrike në disa
foto ilustruese

SHKODËR- Kushtet e këqija atmosferike kanë sjellë probleme edhe në qarkun e Shkodrës. Gjatë mbrëmjes ka pasur erëra të fuqishme, ndërsa ka probleme edhe me energjinë elektrike. 

Gjithashtu raportohet se si pasojë e motit të keq janë dëmtuar disa pallate në Fushë Arrëz dhe është rrezikuar një banesë nga shkëputja e një masivi shkëmbor. Si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur rrëshqitje dherash në disa akse rrugore. 

2 VITE ME PARE

Moti i keq në Durrës/ Dallgët arrijnë deri në 2 metër, pezullohet përkohësisht dalja në det e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese

Moti i keq në vend/ Probleme me energjinë elektrike në disa
foto ilustruese

DURRËS- Prej mbrëmjes së djeshme, moti i keq ka përfshirë vendin. Në Durrës gjatë orëve të natës ka patur prezencë të erës me shpejtësi 15-20m/s dhe dallgë, lartësia e te cilave ka arritur deri në 2m.

Burime nga autoritetet detare, bëjnë me dije se situata e krijuar në gjirin e Durrësit nuk ka ndikuar në nisjen apo mbërritjen e trageteve nga të dyja anët e Adriatikut.

Ndërkohë është pezulluar përkohësisht dalja në det e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese, deri në qetësimin e situatës.

2 VITE ME PARE

Reshjet e shiut dhe erërat e forta në Bulqizë/ Disa zona pa energji elektrike, rrëshqitje gurësh në fshatin Krajk

Moti i keq në vend/ Probleme me energjinë elektrike në disa

BULQIZË- Reshjet e shiut në vend kanë sjellë problemet e para në qytete të ndryshme. Shiu i favorizuar edhe nga erërat e forta kanë shkaktuar problematika me energjinë elektrike gjatë natës në disa njësi administrative të Bulqizës. Gjithashtu bëhet me dije se disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Gjithashtu raportohet se ka rrëshqitje gurësh dhe inertesh në fshatin Krajk. Ndërkohë rruga e Arbrit Bypass kalohet pa problem nuk ka patur reshje bore. Probleme me energjinë elektrike ka patur edhe edhe në Pukë. Gjithashtu për shkak të erës së fortë dhe shiu është dëmtuar çatia e spitalit.

2 VITE ME PARE

Reshjet e shiut në Pukë/ Pa energji që prej mbrëmjes së djeshme, dëmtohet çatia e spitalit

Moti i keq në vend/ Probleme me energjinë elektrike në disa
Pukë

PUKË- Reshjet e shiut në Pukë kanë sjellë probleme për banorët ndërsa raportohet se janë pa energji që prej mbrëmjes së djeshme. Mësohet se probleme janë regjistruar edhe te spitali i Pukës.

Raportohet se era ka shkëputur nga çatia mbulojën metalike duke nxjerr jashtë funksioni dy pavione, patologjinë dhe pediatrinë. Po ashtu probleme ka edhe në akset rrugore që përshkojnë zonën.

reshjet e shiut ne vend probleme me energji elektrike rreshqitje guresh

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin