LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi dëshmon në GJKKO: Nuk kam lidhje me ngjarjen! Dua ballafaqim me vëllanë e viktimës

• Dritan Rexhepi po dëshmon sot për herë të parë në seancën në Gjykatën e Posaçme për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. • Rexhepi është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe se në kohën kur ka ndodhur ka qenë burg në Ekuador i dënuar me 13 vjet për trafik droge. • Për Gentian Doçajn, i dyshuar si urdhëruesi i pengmarrjes së Prengës, Rexhepi ka deklaruar se ka dëgjuar për të vetëm në media dhe në dosjen që ka lexuar. • Ai është shprehur se nuk ka pasur asnjë njohje tjetër me të dhe gjithashtu nuk njeh as Martin Bletë dhe Korado Gështenjën. • Rexhepi ka mohuar të ketë pasur dijeni gjithashtu edhe për vjedhjen e drogës në portin Portsmouth në Londër, dhe se për gjithçka është informuar nga familja dhe mediat shqiptare. • Ai theksoi gjatë dëshmisë se nuk ka komunikuar asnjëherë me familjarët e viktimës dhe iu kërkoi prokurorëve të nxjerrin përgjimet nëse ekzistojnë. • Gjithashtu, Rexhepi u tregua i gatshëm për një ballafaqim me vëllanë e viktimës. • Ai është shprehur se nuk është Gramozi nga Vlora për të cilin flitet, ndërsa shtoi se emrin Gramoz e ka patur deri në moshën 25 vjeç dhe se ashtu e thërrasin familjarët. • Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020. • Në nëntor 2020, SPAK sqaroi se nga hetimi kishte rezultuar se të pandehurit Dritan alias Gromos Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës Jani Prenga në Kamëz. • Si bashkëpunëtorë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës akuzohen dhe Martin Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe Altin Hajri, ky i fundit pronari i kompleksit “Golden Resort” në Shijak, ku u rrëmbye dhe u pa për herë të fundit Jan Prenga. • Për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më 17 janar në Kamëz, hetuesit shqiptarë zbuluan përgjimet telefonike nga Ekuadori, lidhur me sasinë e kokainë që do të transportohej nga Amerika Latine në Britani. • Kokaina u mor për t’u transportuar nga vëllai i viktimës, Astrit Prenga, i cili nuk e dorëzoi kurrë dhe në formë hakmarrje u vendos rrëmbimi dhe më pas vrasja e Jan Prengës.

2 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Vrasja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi: Nxirrni përgjimet mes meje dhe familjarëve të viktimës! S’jam unë Gramozi nga Vlora

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi dëshmon në
Dritan Rexhepi

TIRANË- Dritan Rexhepi po dëshmon sot për herë të parë në seancën në Gjykatën e Posaçme për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Gjatë fjalës së tij Rexhepi është shprehur se nuk është Gramozi nga Vlora për të cilin flitet. Ai më tej theksoi se përse nuk nxirren përgjimet ku thuhet se ai ka komunikuar me familjarët e vikitmës. 

Sipas tij ai nuk i njeh familjarët e viktimës dhe se mban përgjegjësi për gjërat që bën ai dhe jo se çfarë thonë të tjerët. Rexhepi theksoi se 500 persona me emrin Gramoz dhe ka insistuar se nuk është ai personi në fjalë. Ai shtoi se emrin Gramoz e ka patur deri në moshën 25 vjeç dhe se ashtu e thërrasin familjarët.

"Nga familjarët mora vesh që akuzohesha për një rrëmbim të një personi qe ishte zhdukur. Tentova të merrja informacion në prokurori përmes një familjari tim, nuk mora dot. Ndërmjet këtij familjari u mundova dhe më thanë qe ka disa përgjime mes një personi që ka thënë jam Gramozi nga Vlora dhe familjarë të familjes. Këto përgjime telefonike nuk kanë dalë kurrë. Pse nuk i nxirrni, kur thuhet që ka përgjime mes meje dhe familjarëve të viktimës.

Ju keni hipur në trenin e gazit dhe kërkoni te shkoni atje ku doni ju. Nuk jam unë personi. Ka ardhur dhe vetë vëllai i viktimës këtu dhe ka thënë këto fjalë. Doni ta bëni përballje mes meje dhe tij, nuk kam kundërshtime. Apo ta bëjmë me foto? E bëjmë. Unë nuk i njoh ata persona. Unë mbaj përgjegjësi ca bëj unë, jo c thonë ta tjerët. Nuk keni bërë asnjë lloj procedure. Pse nuk keni bërë? Nuk kam të drejta unë në këtë shtet? Më thanë për Jani Prengën, familjarët e mi, burri motrës time Dorjan Velaj. Ai takoi një gazetar te prokuroria, dhe une fola me gazetarin përmes kunatit tim. Përmes avokatit tim me vinin gazetat e fotokopjuara. Ndërkohë qe kunati im shkoi te prokuroria e tiranes për këtë çështje, takoj një gazetar dhe i tha dy gjëra. O zoti gazetar i thash nuk jam unë personi qe po flitet. Fola me Artan Hoxhën. I dhash disa foto dhe ai i publikoi" tha ai.

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës

Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020. Në nëntor 2020, SPAK sqaroi se nga hetimi kishte rezultuar se të pandehurit Dritan alias Gromos Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës Jani Prenga në Kamëz më 17 Janar 2020. Si bashkëpunëtorë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës akuzohen dhe Martin Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe Altin Hajri, ky i fundit pronari i kompleksit “Golden Resort” në Shijak, ku u rrëmbye dhe u pa për herë të fundit Jan Prenga.

Për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më 17 janar në Kamzë, hetuesit shqiptarë zbuluan përgjimet telefonike nga Ekuadori, lidhur me sasinë e kokainë që do të transportohej nga Amerika Latine në Britani. Kokaina u mor për t’u transportuar nga vëllai i viktimës, Astrit Prenga, i cili nuk e dorëzoi kurrë dhe në formë hakmarrje u vendos rrëmbimi dhe më pas vrasja e Jan Prengës.

1 VITE ME PARE

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi dëshmon në GJKKO: Kam qenë në burg në Ekuador asokohe, gjithçka e mora vesh nga familja

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi dëshmon në
jan prenga, dritan rexhepi

TIRANË- Dritan Rexhepi po dëshmon sot për herë të parë në seancën në Gjykatën e Posaçme për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Rexhepi është shprehur se asokohet ka qenë burg në Ekuador i dënuar me 13 vjet për trafik droge.

Për Gentian Doçajn, i dyshuar si urdhëruesi i pengmarrjes së Prengës, Rexhepi ka deklaruar se ka dëgjuar për të vetëm në media dhe në dosjen që ka lexuar. Ai është se nuk ka pasur asnjë njohje tjetër me të dhe gjithashtu nuk njeh as Martin Bletë dhe Korado Gështenjën.  

Rexhepi ka mohuar të ketë pasur dijeni gjithashtu edhe për vjedhjen e drogës në portin Portsmouth në Londër, dhe se për gjithçka është informuar nga familja dhe mediat shqiptare. 

Pyetjet dhe përgjigjet në seancë gjyqësore

Prokurori Behar Dibra: Në fund 2019 ku ndodheshit?

Dritan Rexhepi: Isha në burg në Ekuador. Isha i burgosur me 13 vite për trafik droge. Kisha 5 vite e 4 muaj që vuaja burgun.

Prokurori: A kishit kontakte me jashtë?

Rexhepi: Po me kabinë burgu.

Prokurori: Po me persona të tjerë?

Rexhepi: Jo nuk ishte e mundur.

Prokurori: Me kë kishit kontakte në burg ndonjë shqiptar?

Rexhepi: Me një kosovar, nuk ia mbaj mend emrin.

Prokurori: Ku keni qenë më përpara se të burgosurit?

Rexhepi: Nëpër botë.

Prokurori: Me kë u arrestuat?

Rexhepi: U akuzuan 10 persona. Remzi Azemi nga Kosova doli i pafajshëm

Prokurori: Gentjan Funiqi u kujton gjë ky emër?

Rexhepi: Vetëm nëpër media e kam dëgjuar. Kurrë në jetë s’kam pasur me të njohje.

Prokurori: Martin Dedja dhe Korado Gështenja i njeh?

Rexhepi: Jo.

Prokurori: Në atë kohë ke bashkëpunuar me të tjerë për të kryer aktivitet droge kur ndodheshit në Ekuador?

Rexhepi: Jo.

Prokurori: A ke marrë dijeni për një kontejner me drogë që u kap?

Rexhepi: E mësova pasi e pash nga mediat në Shqipëri. E kam dëgjuar nga familjarët e mi që në Shqipëri akuzoheshin për një ngarkesë që është kapur në Angli. Në atë kohë mora dijeni për një person që ishte rrëmbyer dhe ishte marrë peng. Nëpërmjet familjarëve kërkova të merrja vesh. Më thanë që kishte përgjime të Dritan Rexhepit me vëllain e të humburit. Ku janë këto përgjime? Nuk jam unë aty. Më është nxirë faqja ka 5 vite. Ju keni hipur trenin e gabuar dhe doni të shkoni ku doni vetë. Nuk jam unë personi që kam folur me ata dhe s’jam unë ai person për ato që keni shkruar në dosje.

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës

Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020. Në nëntor 2020, SPAK sqaroi se nga hetimi kishte rezultuar se të pandehurit Dritan alias Gromos Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës Jani Prenga në Kamëz më 17 Janar 2020. Si bashkëpunëtorë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës akuzohen dhe Martin Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe Altin Hajri, ky i fundit pronari i kompleksit “Golden Resort” në Shijak, ku u rrëmbye dhe u pa për herë të fundit Jan Prenga.

Për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më 17 janar në Kamzë, hetuesit shqiptarë zbuluan përgjimet telefonike nga Ekuadori, lidhur me sasinë e kokainë që do të transportohej nga Amerika Latine në Britani. Kokaina u mor për t’u transportuar nga vëllai i viktimës, Astrit Prenga, i cili nuk e dorëzoi kurrë dhe në formë hakmarrje u vendos rrëmbimi dhe më pas vrasja e Jan Prengës.

 

vrasja dhe rrembimi i jan prenges dritan rexhepi gjkko

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin